Ballina Teknologji ‘Google Translate’ tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

‘Google Translate’ tani përkthen edhe tekstet nga fotografitë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Google Translate në ueb-faqen e saj tani ka një mundësi të re, e bëhet fjalë për përkthimin e teksteve nga fotografitë.

Google përdorë të njëjtën teknologji sikurse edhe veglën AR Translate në rastin e Google Lens, që publikon përkthimin në telefonat e mençur në kohë reale.

Opsioni mund të gjendet në ueb-faqen e Google Translate, ku gjendet “tabi” i ri për fotografitë. Pas ngarkimit të fotografive apo “screenshotat” nga kompjuteri, do të shfaqet përkthimi.

Ueb-interfejsi përfshin opsionin për kopjimin e tekstit, marrjen e fotografisë së “përkthyer” dhe shlyerjen e saj. Aktualisht është i qasshëm në 113 gjuhe të ndryshme të Google Translate në mënyrë automatike i detekton, sikurse edhe 133 gjuhë tjera.

Edhe pse Google Lens prej vitesh mund të përkthej tekstin nga fotografitë në pajisjet mobile, versioni më i ri që debutoi vitin e kaluar, përdor të njëjtën teknologji që e aplikon edhe Magic Eraser, vegël që debutoi në telefonin e mençur Pixel 6, kurse tani është i qasshëm edhe në telefonat e vjetër Pixel dhe Google One.