Ballina Sport Mbreti i Marokut konfirmon kandidaturën: I bashkohemi Spanjës dhe Portugalisë, për të...

Mbreti i Marokut konfirmon kandidaturën: I bashkohemi Spanjës dhe Portugalisë, për të pritur Botërorin e Futbollit 2030

Maroku i bashkohet Spanjës, Portugalisë dhe Ukrainës, si kandidaturë për organizimin e Botërorit 2030. Ishte vetë mbreti Mohamed VI, që konfirmoi bashkangjitjen e vendit të tij me kandidaturat e tjera të prezantuara deri tani në FIFA, për të fituar dhe zhvilluar të drejtën e eventit të rëndësishëm. FIFA pritet të konfirmojë këtë të enjte kandidaturën marokene, në Kongresin që do të mbahet në Ruanda.

Dhe nëse aprovohet, atëherë kjo do të jetë hera e parë në histori, që kompeticioni më i rëndësishëm i sportit, futbolli, do të mbahet në dy kontinente, Europë dhe Afrikë në të njëjtën kohë. “Konfirmoj zyrtarisht se Mbretëria e Marokut ka vendosur t’i bashkohet Spanjës dhe Portugalisë, për të prezantuar kandidaturë të përbashkët, me qëllim pritjen e Kupës së Botës 2030″, tha mbreti Mohamed VI sot, gjatë asamblesë së prezantimit të çmimeve të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF).

@tn.lajmelokale
@tetovanews