Ballina Sport Arabia gati të ‘mbulojë’ me ar kampionin e botës Lionel Messi, 300...

Arabia gati të ‘mbulojë’ me ar kampionin e botës Lionel Messi, 300 mln euro në sezon te Al Hilal dhe kundërshtar i Ronaldos?

Arabia Saudite kërkon një tjetër “brand” sportiv për të arritur qëllimin e fitimit të të drejtës nga FIFA, për organizimin e Kupës së Botës 2030. Pasi joshi Cristiano Ronaldo, vendoi i gadishullit arabik po përpiqet që të rrëmbejë edhe Lionel Messi. Me kontratën e yllit argjentinas që përfundon në verë te sheikët e PSG-së, nuk është çudi që të transferohet në kampionatin saudit. Klubi i Al-Hilal, rivalë të mbretërorëve të Al Nassri, ka shfaqur interes për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe është gati që të bëjë çmenduri për të. Përfaqësuesit e klubit nga Riadi, kontaktuan me përfaqësuesit e 35-vjeçarit.

Sauditëve u është bërë e qartë se Messi do të ishte gati që të firmoste, por në këmbim do 600 milionë euro, për dy sezonet e ardhshme (300 mln euro për sezon). Një shifër e çmendur, por që në Arabi po e shqyrtojnë, teksa mbetet e paqartë nëse këtu përfshihen përqindjet nga imazhi, reklamat apo dhe shitjet e fanellave e bonuset. Nëse operacioni kryhet, do të kemi sërish një duel CR7-Messi, me dy futbollistët që do të risillnin një “El Klasiko” saudit, që do ta shtonte edhe më shumë popullaritetin e kampionatit të vendit.

Arabia Saudite kërkon që të kthehet në një destinacion popullor për futbollin. Mbretëria do të aplikojë bashkë me Greqinë dhe Egjiptin, për të organizuar Kupën e Botës 2030. Dhe plani është që në këtë mision të përfshihen edhe CR7 e Messi, që do të kenë rolin e ambasadorit. Por nëse Messi nuk transferohet te Al Hilal, e ardhmja e tij mund të jetë në SHBA, me Interi Miamin e drejtuar nga David Beckam, që e pret prej kohësh, edhe si një imazh për kupën e botës 2026 që zhvillohet në Amerikën e Veriut, përfshi SHBA-të.

@tn.lajmelokale
@tetovanews