Mëngjesin e së martës, vullkani Shiveluch shpërtheu në rajonin lindor të Rusisë Kamchatka, duke ngritur në qiell një re të madhe, e cila ka mbuluar zona të tëra, ndërsa pluhuri vullkanik ka pushtuar fshatrat. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë të tmerrshme, ndërsa hiri vullkanik është rikthyer në rrezik dhe për fluturimin e avionëve. Një ekspert ka paralajmëruar se shpërthimi i vullkanit Shiveluch mund të ketë pasojë edhe më të rënda se Eyjafjallajökull në Islandë në vitin 2010, i cili shkaktoi pezullimin më të madh të fluturimit të avionëve që nga Lufta e Dytë Botërore.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email