Ballina Bota Refugjati sirian zgjidhet kryetar bashkie në Gjermani

Refugjati sirian zgjidhet kryetar bashkie në Gjermani

Një sirian 29 vjeçar është zgjedhur kryebashkiak në Ostelsheim, në Gjermaninë jugperëndimore. Mediat e huaja shkruajnë se Alsebel është larguar 8 vite më parë nga Siria për ti shpëtuar luftës dhe në prill të 2023 në zgjedhjet për kryebashkiakë të rinj në Gjermani, ai ka marrë bësimin e kumonitetit ku jeton prej 2500 banorësh të cilët e zgjodhën atë në krye të këshillit të ri të qytetit, me Alsembl që fitoi një shumicë absolute prej 55,41%.

Rrjeti i Kryebashkiakëve të Rinj tha se nuk njeh ndonjë refugjat tjetër që shkoi në Gjermani në vitin 2015 dhe tani është kryetar i një qyteti në vend.

Nuk ka pasur kandidatë të tjerë me origjinë siriane për postin e kryetarit të bashkisë në këtë shtet në Gjermaninë jugperëndimore, sipas Shoqatës së Komunave të Baden-württemberg.

Kur Alsebel mbërriti në Gjermani, ai ishte vetëm 21 vjeç. Ai ishte larguar nga Siria për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendin e tij, i cili ishte i zhytur në luftë civile. Ai shkoi nga Lesbos në Greqinë kontinentale dhe kaloi Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë me transport publik dhe në këmbë. U deshën 12 ditë për të mbërritur në Gjermani.

Mësoi shpejt gjermanishten dhe bëri një stazh si nëpunës administrativ në bashkinë e Altengstedt, një fshat afër Ostelsheim. Ai kandidoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet komunale. Ai është edhe anëtar i të Gjelbërve, sepse “mbrojtja e klimës është shumë e rëndësishme”.

Fitorja e tij në zgjedhje është veçanërisht mbresëlënëse në një fshat që konsiderohet konservator./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews