Ballina Bota Katastrofa natyrore në Marok, shkon në 1037 numri i viktimave! Tërmeti vdekjeprurës...

Katastrofa natyrore në Marok, shkon në 1037 numri i viktimave! Tërmeti vdekjeprurës shkatërron ndërtesat, mbi 1204 të plagosur (VIDEO+FOTO)

Të paktën 1037 njerëz deri tani raportohet se kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6.8 ballë, sipas Ministrisë së Brendshme të Marokut.

Ndërkohë numri i të plagosurve ka shkuar në 1204 persona, përfshirë 721 të plagosur rëndë.

Autoritetet paralajmëruan njerëzit në të gjithë Marokun që të mos kthehen në shtëpitë e tyre pas tërmetit, kështu që shumica e njerëzve e kaluan natën jashtë.

Në Marrakesh, qyteti i madh më i afërt me epiqendrën, ndërtesat u shembën duke u kthyer në rrënoja.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit.

Personat që vdiqën jetonin në Marrakesh dhe disa zona në jug, tha Ministria e Brendshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Provincat dhe komunat e godituara nga tërmeti ishin al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant.

Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytetin Rabat, rreth 350 km larg, si dhe në qytetet Casablanca dhe Essaouira.

Tërmeti u ndje edhe në Algjerinë fqinje, por zyrtarët thanë se nuk kishte shkaktuar dëme apo viktima.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës në vend në më shumë se gjashtë dekada.

Artikulli paraprakSylvester Stallone sfidon Papa Franceskun në boks (VIDEO)
Artikulli tjetërMbi 1300 viktima dhe mbi 1832 të plagosur nga tërmeti në Marok, shpallen tri ditë zie