Ballina Bota VIDEO+FOTO/ Të ulur në gjunjë dhe me duar e sy të lidhura,...

VIDEO+FOTO/ Të ulur në gjunjë dhe me duar e sy të lidhura, ushtria izraelite publikon pamje të militantëve të kapur të Hamasit, ndësa palestinezët thonë se janë marrë peng civilë dhe gazetarë

Pasi mediet izraelite raportuan se dhjetëra luftëtarë të Hamasit janë dorëzuar te ushtria izraelite në Rripin Verior të Gazës, video dhe foto janë publikuar në rrjet.

Ata shihen me të brendshme, të ulur në gjunjë, pranë njëri-tjetrit dhe me duar e sy të lidhura.

Luftimet vijojnë, teksa forcat izraelite kanë goditur xhaminë al-Awda në kampin e refugjatëve Jabalia, afër objekteve që strehojnë civilët në Gazën veriore.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori është 17,177.

Megjithatë, faqet palestineze në rrjetin social X kanë thënë se Izraeli po gënjen, ka marrë peng civilë të pafajshëm.Ata pretendojnë se kanë kapur anëtarë të ‘Hamasit’, ndërsa në realitet po rrëmbejnë CIVILËT dhe GAZETARËT! Gazetari e njohur, Diaa Al-Kahlot është në mesin e atyre që janë kapur. Është raportuar se mes tyre janë edhe kushërinjtë dhe të afërmit e tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews