Ballina Aktualitet Lajme VIDEO: Cila ishte makina më e shtrenjtë në Shqipërinë e vitit 1939

VIDEO: Cila ishte makina më e shtrenjtë në Shqipërinë e vitit 1939

Me vendosjen e autoriteteve italiane në Shqipëri pas pushtimit fashist, në qershor 1939 vendi u vizitua nga një grup specialistësh të firmës së prodhimit të automjeteve FIAT.

Ky grup vizitoi qytetet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Vlorës dhe rrethin e Devollit dhe bëri dhe një përshkrim të shkurtër mbi aparaturat dhe nivelin e teknologjisë në vend.

Në Shqipëri llogaritej që të kishte rreth 1.000 përdorues privatë të telefonave. Numri i biçikletave të përdorura ishte gjithashtu 1.000 në të gjithë vendin.

Shqipëria kishte kryesisht rrugë gjarpëruese të hapura me funksion ushtarak. Rrugët kryesore brenda në qendrat e banuara kishin një gjerësi nga 5 deri 7 metra.

Shqipëria në këtë kohë kishte një trafik automobilistik modest.

Benzina kushtonte 2 lekë litri dhe nafta 0.25 franga. Pikat e shitjes së karburanteve nuk ishin shumë të përhapur, në gjithë vendin ekzistonin 22 të qëndrueshëm dhe 120 të lëvizshëm.

Në Shqipëri deri në vitin 1938 kishte vetëm 404 makina për përdorim personal.

Llojet e makinave në vend ishin Shevrolet veturë që kushtonte 4.800 franga, Kraisler që kushtonte 5007 franga Ford që kushtonte 4700 franga dhe Fiat 1100 me çmimin më të lirë 3200 franga.

Shihni më pooshtë editorialin e përgatitur nga DITA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews