Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Bahamas ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë kështu shteti i 121-të që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Vendimi u cilësua si historik dhe një tjetër sukses diplomatik për Kosovën, transmeton KosovaPress.
Lajmin e ka dhënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa e ka quajtur vendim historik për vendin tonë. “Edhe një vendim historik për vendin tonë.
Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!
Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”, shkruan Osmani.











![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



