Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm për të tretën herë radhazi të Italisë, duke mos u bërë pjesë në nëj Kupë Bote.
Prej së martës në mbrëmje mnë të gjtihë Italinë kërkohehsin ëprgjegjës për kët turp të madh që po i ndodh futvbollit italian, prandaj ditëne sotme Gravina ka dhënë dorëheqjen.
Ish-numri një në futbollin italian dha dorëheqjen në prani të të gjithë aktorëve kryesorë në sistemin e futbollit të vendit (Serie A, Serie B, Serie C, amatorë, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e Lojtarëve) gjatë takimit të sotëm të mbajtur në selinë e FIGC në Romë.
Njëkohësisht me dorëheqjen e tij, Gravina ka shpallur zgjedhjet për 22 qershor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Federatës.
Favoritët për ta pasuar atë janë Giovanni Malago, Giancarlo Abete dhe Matteo Marani, megjithëse emërimi zyrtar do të zgjasë rreth një muaj e gjysmë. Sidoqoftë, Gravina do të mbetet në detyrë derisa të emërohet pasardhësi i tij.















