Gjatë vizitës në Komunën e Zhelinës, pata mundësinë të vizitoj nga afër disa prej kompanive vendore – Kipper, Liberta dhe EFAL döner kebap produktion i cili ka lënë Zvicrën për të investuar në Maqedoni të Veriut, më konkretisht në fshatin Çiflik, shkruan ministri i Ekonomisë dhe Punës së Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi.
Nga afër u njoftova me punën, përkushtimin dhe sfidat me të cilat përballen bizneset, të cilat janë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik lokal.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës vazhdon të mbështesë kompanitë përmes politikave dhe instrumenteve konkrete, në veçanti përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve, i cili mundëson zhvillim, rritje dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Mbështetja e sektorit privat mbetet prioritet, me qëllim krijimin e një ekonomie më të fortë dhe më konkurruese.
Ministri Durmishi viziton Komunën e Zhelinës dhe disa biznese në këtë komunë (FOTO+VIDEO)
Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






