Pelisteri ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në javën e 25-të të elitës, duke triumfuar 2:1 ndaj Shkëndijës së Tetovës në një përballje mjaft dramatike.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 35-të, kur Spirovski shfrytëzoi një rast brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë për 0:1.
Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i shpejtë. Vetëm shtatë minuta më vonë, Ibraimi riktheu baraspeshën, duke barazuar rezultatin në 1:1. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej pa fitues, në skenë doli Kerim. Futbollisti i futur nga pankina realizoi në kohën shtesë të pjesës së dytë, duke i siguruar Pelisterit një fitore të madhe me rezultat 1:2. Ky triumf ka peshë të madhe për Pelisterin në luftën për mbijetesë, ndërsa për Shkëndijën paraqet një hap fals në garën për titull, ku rivali kryesor mbetet Vardari. /SHENJA








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






