Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas informacioneve, viktima është Ilir Brahimi (48-vjeçar), i cili dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i një banese.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në afërsi të pjesës së pasme të marketit “Kiper”.
Policia e Kosovës ka pranuar informatën për rastin dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




