Më 01.05.2026, S.M. (63) nga fshati Xhepçisht ka denoncuar se, derisa po kthehej me traktorin e tij nga ara, është ndaluar nga bashkëfshatari i tij A.M. (34), nga i njëjti fshat, i cili e ka kërcënuar me thikë dhe më pas e ka goditur me bisht sëpate. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
NGA FJALORI I MADH I GJUHËS SHQIPE:
SËPÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT
- Vegël dore prej hekuri me teh të mprehtë nga njëra anë, me mykë nga ana tjetër dhe me një vrimë ku futet bishti prej druri, e cila përdoret për të prerë dhe për të çarë dru.
Sëpatë e mprehtë. U gjet një sëpatë e lashtë prej guri. E mbante me kujdes presën e sëpatës. E kishte vrarë bishti i sëpatës. Sëpata e druvart. Mprehte sëpata. Çaj dru me sëpatë. I ra me sëpatë cungut. - Vegël e tillë me qafë e me bisht të gjatë, që përdoret si armë lufte dhe për t’u prerë kakat të dënuarve me vdekje.
Luftëtar me sëpatë. I dënuari shpatës së xhelatit.
Sin.: sakicë, sakavicë, nakhake, cakorre, çorkë, kepore, nagace, sakë, latë, latore, latushë, latoshë, balltë, balltuke, qyfyke, qafore.
♦ I ra sëpata në *gur (dikujt). Del si *lisi para sëpatës (para sharrës, para farkës) (dikush). Si *lata dhe sëpata keq. E mban sëpatën nën *gunë (dikush). E pret *lisin me një sëpatë (me një të rënë) (dikush). E pret *malin me një sëpatë (me një të rënë) (dikush). Ia preu me sëpatë (dikujt) a tha hapur, ia tha copë; nuk ia zgjati, nuk i dha mundësi të kundërshtonte a të parashtonte arsyet e veta për diçka; ia preu shkurt e pa mëdyshje; e kundërshtoi prerazi dhe ashpër; nuk i bëri asnjë lëshim; ia preu me thikë (me brisk). Nuk i pret sëpata (dy herë) në një vend (dikujt) nuk thotë të njëjtën gjë dikush, e ndryshon mendimin shpesh; flet kot e pa lidhje, llomotit vend e pa vend. Qan *pylli për sëpatë. (Shkoi, humbi) si sëpata pa bisht (dikush a diçka) humbi krejt dhe kot, shkoi dëm, pa i hyrë në punë askujt. (Shkoi) për dhjamë qeni; (shkoi) si qeni në vresht (në rrush) (dikush); (humbi) si pluhuri në erë; e mori ora e ligë (dikë). Me sëpatën e dardharit haptas, drejtpërdrejt e trashë, pa i rënë rrotull, prerazi e vendosmërisht; pa kursyer asnjë dhe asgjë. Me sëpatë të madhe me kërcënime; me dhunë, me forcë. I vuri sëpatën (diçkaje) shih i vuri kosën (diçkaje). E vret mizën me sëpatë (dikush) e tepron në mënyrën a në mjetin që zgjedh për të bërë diçka të vogël; i zmadhon tepër gjërat; gjuan një zog me top. S’i zë sëpata në një vend (dikujt) nuk i qëndron fjalës së dhënë, sillet e flet si t’ia dojë puna; nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm e i besës. e drodh; s’ka lidhje burri (dikush) përb.; (është) mëssallë me dy faqe (dikush); e kthen pjatën nga të katër anët (dikush) keq.















