Ballina Kronika Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri nga...

Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri nga aksidenti në trafik, tjetri nga sëmundja

Peja është tronditur këtë të diel nga një tragjedi e rëndë familjare, ku dy vëllezër kanë humbur jetën brenda pak orësh.

Fillimisht, Gazmend (Shefqet) Maloku, i njohur nga të afërmit dhe miqtë si “Meni”, humbi jetën aksidentalisht, në një rast që u raportua gjatë ditës.

Por dhimbja për familjen Maloku nuk përfundoi me kaq. Vetëm pak kohë më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim (Shefqet) Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Sipas burimeve, Bashkimi ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në spital, brenda rreth një ore pasi kishte marrë lajmin për humbjen tragjike të vëllait të tij.

Dy humbje të njëpasnjëshme në të njëjtën ditë kanë lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë në Pejë.

BASHKIM (SHEFQET) MALOKU

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 10.05.2026, papritur në moshën 54-vjeçare, ndërroi jetë më i dashuri ynë BASHKIM (SHEFQET) MALOKU.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 11.05.2026, në ora 16:00, në varrezat e qytetit në Pejë.
E pamja mbahet me: 12 dhe 13 MajKulla 3.


GAZMEND (SHEFQET) MALOKU – MENI

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 10.05.2026, papritur në moshën 53-vjeçare, ndërroi jetë më i dashuri ynë GAZMEND (SHEFQET) MALOKU – MENI.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 11.05.2026, në ora 16:00, në varrezat e qytetit në Pejë.
E pamja mbahet me: 12 dhe 13 MajKulla 3.