Ballina Kronika Sot u varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku

Sot u varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku

Sot u varrosen dy vëllezërit e familjes Maloku nga Peja, të cilët humbën jetën këtë të diel brenda pak orësh.

Ata u përcollën për në banesën e fundit në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

Peja është tronditur nga kjo një tragjedi e rëndë familjare.

Fillimisht, Gazmend Maloku (Meni) humbi jetën pas një aksidenti që kishte bërë para disa ditësh në Pejë, por dhimbja për familjen Maloku nuk përfundoi me kaq.

Vetëm pak kohë më vonë, edhe vëllai i tij, Bashkim Maloku, ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Sipas burimeve, Bashkimi ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në spital, brenda rreth një ore pasi kishte marrë lajmin për humbjen tragjike të vëllait të tij.

Dy humbje të njëpasnjëshme në të njëjtën ditë kanë lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë në Pejë.

Transkript i tekstit nga njoftimi mortor:

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se i dashuri ynë:

BASHKIM (SHEFQET) MALOKU

Pas një sëmundje të shkurt ndërron jetë më 10.05.2026, në moshën 56 vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet më 11.05.2026, në varrezat qytetit. Funerali niset nga shtëpija e të ndjerit, Rr. Rozafa, në orën 14:00.

E pamja mbahet me 12 dhe 13 Maj në Koha 3.

Të pikëlluarit:
Bashkëshortja, Hermina, djemtë: Dorjani, Diari, vajza: Dilara, vëllezërit: Ahmeti, Shkelzeni, Afrimi, dhe Naimi, motra: Agimja si dhe mbarë farefisi.

Pejë, më 10.05.2026


Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se i dashuri ynë:

GAZMEND (SHEFQET) MALOKU MENI

Aksidentalisht ndërron jetë më 10.05.2026, në moshën 53 vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet më 11.05.2026, në varrezat qytetit. Funerali niset nga shtëpija e të ndjerit, Rr. Rozafa, në orën 14:00.

E pamja mbahet me 12 dhe 13 Maj në Koha 3.

Të pikëlluarit:
Bashkëshortja, Kristina, djemtë: Florenti, Lioni, Arijani dhe Diljani, vëllezërit: Ahmeti, Shkelzeni, Afrimi, dhe Naimi, motra: Agimja si dhe mbarë farefisi.

Pejë, më 10.05.2026