Ballina Kronika Tragjedia në Durrës, kjo është 19-vjeçarja Prayla Key Troplini që dyshohet se...

Tragjedia në Durrës, kjo është 19-vjeçarja Prayla Key Troplini që dyshohet se u vetëhodh nga kati i pestë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit mëngjesin e kësaj të diele, ku një 19-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Viktima është identifikuar si Prayla Key Troplini, një vajzë e re që, sipas burimeve paraprake, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike përpara ngjarjes së rëndë.

Për pasojë, 19-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Kanë qenë kalimtarët dhe banorët e zonës ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës pas ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e tragjedisë.

Ndërkohë, trupi i pajetë i së resë është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.

LAJMËRIM

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta e vajzës tonë të dashur

Prayla Key Troplini
vjeçe 18

Ceremonia e varrimit bëhet ditën e diel, më dt. 10.5.2026, ora 16:30 (varreza e vjetër).

Homazhet do të kryhen pranë amb. fun. “Cerloj”, lagja 6 rruga Ardian Nupi, përballë kop. Sotir Nola.

Pritjet zhvillohen ditën e Hënë dhe të Martë nga ora 10:00–13:00 / 16:00–20:00 pranë amb. fun. “Cerloj”.

E gjëkin këtë lajm të hidhur prindërit dhe motra.

Ju falënderojmë për pjesëmarrjen në hidhërimin tonë!