Ballina Lajme “Zoti mos e sprovoftë askënd” – Gazetari nga Tetova rrëfen kalvarin me...

“Zoti mos e sprovoftë askënd” – Gazetari nga Tetova rrëfen kalvarin me gurët në veshka, falënderon mjekët pas operacionit

Gazetari dhe themeluesi i portalit Nistori, Emir RN Hamzi, ka ndarë një rrëfim personal dhe emocional pas përballjes me gurët në veshka, një gjendje që, sipas tij, i shkaktoi dhimbje të vazhdueshme për më shumë se dhjetë ditë dhe e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një statusi publik, ai e përshkruan përvojën si “një tmerr”, ndërsa shpreh mirënjohje të veçantë për mjekët dhe stafin e repartit të Urologjisë në Spitalin e Tetovës, duke veçuar mjekun Florin Deari dhe drejtorin e spitalit, Erzen Elezi, transmeton Tetova News.

Më poshtë, statusi i plotë i tij në Facebook:

Dhimbjen e gurit ne veshke e kisha degjuar shpesh. Derisa e perjetova vete dhe e kuptova çfare do te thote realisht! Cfare te them?! Nje tmerr! Zoti mos e sprovofte askend. Per 10-12 dite me radhe kam kaluar dhimbje te vazhdueshme, me shpresen dhe sakrificen qe guri te dilte natyrshem. Fatkeqesisht, kjo nuk ndodhi dhe u detyrova t’i nenshtrohem nje operacioni, sepse situata rrezikonte te komplikohej edhe me shume nese procedura zgjatej.
Sot, mbi te gjitha, dua te shpreh mirenjohjen time te sinqerte per mjekun Florin Deari. ❤Nje mjek i ri ne moshe, por me guxim, profesionalizem dhe ambicioz, qe po i jep shume Urologjise, qe po i jep jetë repartit dhe po fiton besimin e pacienteve me punen dhe perkushtimin e tij. Nje falenderim aq te madh e te vecante e kam edhe per drejtorin e spitalit, Erzen Elezi.❤ Tipi nuk lodhet duke ndihmuar pacientet ne menyre te drejtperdrejt, edhe pse nuk e di nese pozicioni ia lejon, po njeri eshte full human.
Falenderim te vecante kam edhe per te gjithe mjeket e repartit te Urologjise, si dhe per gjithe stafin mjekesor, nga infermieret deri tek administrata. Miresia, kujdesi dhe perkushtimi qe treguan ndaj pacienteve ishin vertet per t’u respektuar. Eshte e vertete qe spitali ka nevoje per me shume pasterti, organizim dhe komunikim me te mire institucional e mjekesor. Por nje gje e them me bindje te plote: kesaj radhe, Urologjia me la pershtypjen e nje reparti serioz dhe te besueshem, per te cilin spitali i Tetoves duhet te krenohet. Shpesh me dukej sikur po trajtohesha me privilegj, por e kuptova se perkushtimi i stafit ishte i njejte per cdo pacient, pa dallim.
E falenderoj Zotin qe kjo gjame nuk zgjati me shume. Faleminderit gjithashtu te gjitheve nga zemra per kujdesin qe treguat dhe njerezillekun! Zoti ju ruajt!