Ballina Bota Videoja që trondit Francën! Polici përplas 29-vjeçarin në tokë, i riu godet...

Videoja që trondit Francën! Polici përplas 29-vjeçarin në tokë, i riu godet kokën dhe vdes 13 ditë më vonë

Një hetim nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Franceze (IGPN) ka nisur pas vdekjes së një 29-vjeçari, i cili humbi jetën 13 ditë pasi një efektiv policie e shtyu, duke bërë që të përplaste kokën në tokë.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Karkasonës, pas një festivali muzikor më 21 qershor. I riu, i identifikuar si Yusuf, u dërgua në spital dhe ndërroi jetë 13 ditë më vonë.

Fillimisht, prokuroria e Karkasonës deklaroi se nuk kishte prova për një lidhje mes incidentit dhe vdekjes.

Sipas autopsisë së kryer më 9 korrik, shkak i mundshëm i vdekjes u konsiderua një helmim toksik.

Por pas publikimit të videos së incidentit, çështja iu referua degës së IGPN në Marsejë për hetime më të thelluara.