Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të AKI-së
Indeksonline ka siguruar vendimin e kryeministrit Haradinaj.
Kërkesa e Haradinajt ka efekt të menjëhershëm.
Haradinaj në letrën drejtuar Gashit thotë se “dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së lejeqëndrimit, ndalimit dhe depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë”, shkruan në vendimin e Haradinajt./sn/