Në samitin BE- Ballkani Perëndimor, që mbahet në maj në Sofje, Bullgaria do të respektojë plotësisht neutralitetin ndaj statusit të Kosovës.
Kështu ka thënë thënë për “Novosti” zëdhënësja e presidencës bullgare të BE-së, Genoveva Çervenakova.
Bullgarët aktualisht po përpiqen të bindin të gjitha shtetet anëtare se nuk do të trajtohet çështja e statusit dhe po kërkojnë formulën e duhur, shkruan më tutje kjo gazetë dhe kujton se ishte Spanja e para ajo që u deklarua se nuk është e kënaqur me faktin se Kosova ka një trajtim shtetëror në atë konferencë dhe pastaj rezervë për të marrë pjesë në konferencë për shkak të Kosovës shfaqën edhe Rumania e Qipro, transmeton Klan Kosova.
“Jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes së raportit ndaj Kosovës nga shtetet që s’e kanë njohur, dhe me ta po punojmë për së afërmi në forma të ndryshme”, ka thënë ajo.
Sipas saj, qëllimi i Bullgarisë të organizojë një samit për të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së dhe që të gjithë të përfaqësohen në nivelin më të lartë, si dhe për të dërguar një mesazh të unitetit për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, që është një nga prioritetet e presidencës bullgare, transmeton Klan Kosova.