Ballina Aktualitet Shqipëri Shpikje në Librazhd, banori ndërton hidrocentral për shtëpinë e tij. Mahniten të...

Shpikje në Librazhd, banori ndërton hidrocentral për shtëpinë e tij. Mahniten të gjithë, kërkojnë…

Shpikje intelegjente në një fshat të Librazhdit. Banori ndërton një minihidrocentral për nevojat e tij. Rasti i pazakontë, dhe që vlen të përshëndetet, ka ndodhur në Gizavesh.

Banori me iniciale B.H. ka marrë një inisiativë të çuditshme duke ndërtuar një mini HEC që furnizon shtëpinë e tij me energji elektrike, raporton infoelbasani.al.

Ai ka shfrytëzuar kanalin vaditës që merr ujë nga përroi i fshatit, ka ndërtuar një dhomë ku uji bie nga lartësia dhe vë në lëvizje pajisjen.

Kështu prodhon energji, por edhe ujit tokat.

Helikat që rrotullohet nga presioni i ujit vënë në punë dinamon e cila trasmeton energji drejt shtëpisë së tij.

Fillimisht B.H ka pasur vështirësi sepse energjia nuk ishte stabël duke krijuar luhatje dhe për pasojë kishte djegur dhe paisjet shtëpiake, por më vonë ai vendosi stabilizator që mbante energjinë konstante, transmeton infoelbasani.al.

Shpikja konsiderohet gjeniale për faktin se gjatë dimrit këto fshatra mbeten pa energji për muaj me radhë për shkak të dëborës, këputjes së përcjellsave dhe avarive të tjera. Ai e ka të siguruar energjinë për 6 muaj.

Tashmë që shpikja ka marrë dhenë, drejt tij kanë mbërritur dhjetëra kërkesa nga banorë të zonës që i kërkojnë që të ndërojë edhe mini-hec-e për ata.

Respekt për këtë fshatar inovator dhe mbështetje për iniciativa të tilla praktike që na mungojnë aq shumë.