Ballina Aktualitet Shqipëri Mjeku Pëllumb Pipero në luftë për jetën, pëson goditje në tru, shtrohet...

Mjeku Pëllumb Pipero në luftë për jetën, pëson goditje në tru, shtrohet me urgjencë në spital

Mjeku i mirënjohur Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spitalin e neurologjise ne QSUT

Burime nga QSUT-ja, mjeku Pellumb Pipero ka pësuar stroke, ose siç njihet ndryshe goditje në tru.

Ndërkohë, mësohet se doktor Piperos i është bërë ndërhyrje me sondë dhe do të pritet 24 orë për të parë gjendjen e tij.

Stroku (goditja në tru) ndodh atëherë, kur një pjesë e trurit ndalon së funksionuari ose nuk e kryen funksionin e tij të plotë.

Kur truri ndalon së furnizuari me oksigjen, e që në shumë pak minuta qelizat e trurit fillojnë të vdesin.

Stroke do të thotë urgjencë, ndaj trajtimi i duhur mjekësor në kohë minimizon dëmtimet e trurit, si dhe ul shansin e pasojave që lë kjo sëmundje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews