Sanksionet amerikane, trazirat e brendshme dhe politikat e gabuara financiare të ndjekur nga autoritetet vendase kanë bërë që bolivari, monedha venezueliane të humbasë zhvlerësohet me 99.9 për qind ndaj dollarit dhe euros.
Inflacioni preku pikun më të lartë në historinë e vendit amerikano-latinpka muaj më parë dhe për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia vendase mjafton fakti se për të blerë një bukë, duhet në kuptimin e plotë të fjalës një thes me bolivar.
Në rrugët e Karakasit gjen të hedhura kuturru si mbeturina prerje të ndryshme, kryesisht 1000, vlera e të cilave e konvertuar është vetëm 0.03 dollarë amerikanë.
Pjesa më derrmuese e venezuelianëve janë duke vuajtur pasojat e këtij zhvlerësimi, por jo një 25-vjeçar që ka emigruar në Kolumbi. Wilmer Rojas përdor pikërisht kartmonedhat e bolivarit për të ndërtuar suvenire të ndryshme.
“Mund të përdor edhe letrat e gazetave apo revistave, por bolivari është më mirë. Është më i qëndrueshëm dhe për më tepër, nuk vlen fare. Njerëzit i hedhin sepse nuk vlejnë për të blerë asgjë, madje askush nuk i pranon më”, thotë ai.
Wilmer ndërton duke përdorur monedhën e vendlindjes së tij kapele, kurora, çanta, shporta dhe të tjera suvenire. Një kapele thotë ai kërkon qindra-mijëra prerje bolivarësh, që nuk i kushtojnë më shumë se 2-3 dollarë në total, por që të shndërruara në kapele, 25-vjeçari i shet për 10-15 dollarë./sn/