Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se Serbia duhet sa më shpejt të jetë e mundur duhet të angazhojë lobist për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.
“Qëllimi duhet të jetë qasja në vendimmarrësit, posaçërisht te Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në mënyrë që të ketë mbështetjen e tyre për një zgjidhje të përhershme për Kosovën”. tha ai për Blicin serb, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se tani 173 vende e kanë nënshkruar kontratën e lobimit me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në kohët moderne vendi funksionon në këtë mënyrë.
“Çështja është se e gjithë kjo është transparente, dhe i kam thënë Aleksandar Vuçiqit se ishte një gabim nuk kemi dikë për të lobuar për ne”, ka deklaruar ai, transmeton Klan Kosova.