Ballina Blog Faqe 137

ERNEST KOLIQI (Me rastin e 120-vjetorit të lindjes)

Nga Xhelal Zejneli

Prozatori më i madh dhe më fuqishëm i periudhës së pavarësisë, Ernest Koliqi (1903-1975) lindi në Shkodër më 20 maj 1903. Është bir i Shan Koliqit dhe i Age Cuk Simonit. Mësimet e para Koliqi i mori në Kolegjin Severian të Jezuitëve. Në vitin 1918 i ati e dërgoi për shkollim në kolegjin jezuit “Cesare Arici” në Breshia të Lombardisë. Atje njohu kulturën dhe letërsinë italiane. Poezitë, tregimet e shkurtra dhe komeditë e para i shkroi në gjuhën italiane. Me disa studentë, themeloi në Bergamo gazetën e përjavshme Noi, giovani (Ne të rinjtë). Këtu i botoi edhe vjershat e veta të para. U kthye në Shkodër. Mësuesi i tij, Luigj Bumçi (1872-1945) ka qenë kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919. Nëpërmjet tij, u njoh me Kolë Thaçin (1886-1941), me Kolë Kamsin (1886-1950), me Lazër Shanton (1892-1945) dhe me Karl Gurakuqin (1895-1971).

Bashkë me Anton Harapin (1888-1946) dhe me Nush Topallin themeloi të përjavshmen opozitare Ora e maleve. Numri i parë i këtij periodiku jetëshkurtër doli në Shkodër më 15 prill 1923. Ishte organ i Partisë Demokratike Katolike, e cila i kishte fituar zgjedhjet në Shkodër. 

Shënim: Nush Topalli është baba i kalorësit të shqipes, albanologut dhe akademikut Kolec Topalli (Shkodër, 1938 – Tiranë, 2018). Më 1948, kur Koleci ishte 10-vjeç, për arratisjen e vëllait, babai iu burgos, ndërsa e ëma me tre fëmijët u internuan në kampin e Tepelenës. Është autor i veprave kapitale “Fonetika historike e gjuhës shqipe”, Tiranë 2007, “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”, Tiranë 2011. “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, Tiranë, nëntor 2017.   

*   *   *

Figura më të njohura politike dhe letrare të kësaj kohe ishin Gjergj Fishta (1871-1940), Luigj Gurakuqi (1879-1925), Mid’hat Frashëri (1880-1949) dhe Fan Noli (1882-1965). Tani e tutje, afirmohej edhe poeti i ri, Koliqi. Në këtë kohë botoi poemën dramatike “Kushtrimi i Skanderbeut”, Tiranë 1924. Vepra përmban ode për Gjergj Kastriotin (1405-1468) si dhe për figura të tjera të mëdha të historisë së popullit shqiptar. Koliqi i krijoi odet sipas traditës së letërsisë së Rilindjes Kombëtare. 

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu (1895-1961) mori fuqinë me një grusht shteti. Koliqi dhe shumë intelektualë të tjerë të shquar u detyruan të emigronin. Koliqi u vendos në Tuzëll (Tuzla) të Bosnjë e Hercegovinës. Në Jugosllavi qëndroi pesë vjet. Në Tuzëll ku qëndroi tre vjet, u njoh me krerë të fiseve të malësisë shqiptare të veriut, të cilët po ashtu ishin në mërgim. Këmbyen mendime për zakonet e lashta të malësorëve, për letërsinë gojore dhe për tiparet heroike të mënyrës së tyre të jetesës. 

Në vitet 1930-1933 Koliqi punoi si profesor në shkollën tregtare të Vlorës si dhe në gjimnazin e Shkodrës. Rrethanat politike e detyruan të largohet në Itali. Duke botuar artikuj studimorë për historinë dhe për letërsinë shqiptare, e njoftoi publikun italian me kulturën shqiptare. Koliqi shërbeu si ndërmjetës kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Për ta njohur brezin e ri të intelektualëve shqiptarë me letërsinë italiane, në vitet ’30 Koliqi solli në shqip poezi të poetëve të Apenineve. Botoi antologjinë në dy vëllime “Poetët e mëdhej t’Italisë”, Tiranë 1932, 1936. Vëllimi i parë përmbante përkthimet nga Koliqi të klasikëve: Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), Françesko Petrarka (Francesco Petrarca, 1304-1374), Ludoviko Ariosto (Ludovico Ariosto, 1474-1533) dhe Torkuato Taso (Torquato Tasso, 1544-1595). Vëllimi i dytë ndërkaq, përmban përkthime poetësh të shekujve XVII dhe XVIII: Xhuzepe Parini (Guiseppe Parini, 1729-1799), Vinçenco Monti (Vincenzo Monti, 1754-1828), Ugo Foskolo (Ugo Fiscolo, emri i vërtetë Niccolo Foscolo, nga nëna greke; Zakint, Greqi, 1778 – Turnham Greent / Londër, 1827) dhe Alesandro Manzoni (Alessandro Manzoni, 1785-1873).   

Në vitin 1933 Koliqi u regjistrua në Universitetin e Padovës. Studioi pesë vjet pranë gjuhëtarit Karlo Taliavini (Carlo Tagliavini, 1903-1983). Në këtë universitet Koliqi punoi si profesor i gjuhës shqipe. Në vitin 1937 mbrojti tezën Epica popolare albanese (Epika popullore shqiptare). Që andej, bashkëpunoi me botuesit e të përjavshmes kulturore “Iliria” që filloi të dalë në Tiranë më 4 mars 1934. Tanimë Koliqi ishte një albanolog i njohur. Në vitin 1939 Koliqi udhëhoqi katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës. 

Koliqi ishte njohës i mirë i kulturës dhe letërsisë italiane. I njihte mirë krijimet e poetëve të gadishullit të Apenineve. Midis tyre edhe të poetëve Xhozue Karduçi (Giosue Carducci, 1835-1907), Xhovani Paskoli (Giovanni Pascoli, 1855-1912) dhe Gabriele d’Anuncio (Gabriele D’Annunzio, 1863-1938).

Në kohën e synimeve ekspansioniste të fashizmit italian, Vangjel Koça (1900-1943) dhe Vasil Alarupi (1908-1977) ishin mbështetës të vërtetë të ideologjisë së sipërthënë. Rritja e ndikimit italian në Shqipëri përfundoi të premten e Pashkëve në vitin 1939 me pushtimin dhe aneksimin ushtarak të Shqipërisë. 

Duke qenë nacionalist, Koliqi bëri ç’është e mundur për ta zhvilluar kulturën shqiptare edhe në kohën pushtimit italian. Në vitet 1939-1941 Koliqi u bë ministër i arsimit. Në këtë mes, ndihmoi botimin e një antologjie të letërsisë shqiptare, në dy vëllime “Shkrimtarët shqiptarë”, Tiranë 1941. Vepra u redaktua nga gjuhëtari Namik Resuli (Berat, 10.9.1908 – Torino, 12.9.1985) dhe nga gjuhëtari e folkloristi Karl Gurakuqi (Shkodër, 1895 – Palermo, 1971). Në këtë botim që nuk është kapërcyer sot e kësaj dite, punuan studiuesit më të mirë të kohës.

  Shënim: Namik Resuli është autor i botimit kritik shkencor Il “Messale” di Giovanni Buzuku. Reproduzione e transcrizione (Città del Vaticano, 1958). Ky botim është i pari i llojit të vet në historinë e albanologjisë dhe si i tillë, shënon fillimet e filologjisë moderne shqiptare.

  Në vitin 1940 Koliqi themeloi dhe drejtoi të përmuajshmen letrare dhe artistike “Shkëndija”. Revista dilte në Tiranë.  

Shqiptarët nën Mbretërinë Jugosllave, nuk kishin të drejtë të deklaroheshin si shqiptarë. Rrjedhimisht, nuk kishin të drejtë shkollimi në gjuhën amtare. 

Nën drejtimin e Koliqit si ministër, në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, për herë të parë u hapën shkolla në gjuhën shqipe. Me ndihmën e tij u hap shkolla e mesme në Prishtinë, ndërsa studentëve nga Kosova iu dha bursë për të ndjekur studimet në Itali dhe në Austri. Në shumë qytete të trojeve shqiptare – në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, ku deri atëherë ishte i ndaluar shkollimi në gjuhën shqipe, Koliqi çeli një numër të madh shkollash shqipe dhe dërgoi mbi 200 mësues.  

Duke i ofruar punë si profesor në Shqipëri, Koliqi u përpoq të shpëtojë prej nazistëve albanologun austriak me prejardhje çifute Norbert Joklin (1877-1942).Në vitet 1942-1943 Koliqi ishte kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë, që sapo ishte themeluar. Ky institut do të jetë pararendës i Akademisë së Shkencave. 

Para se ta merrnin pushtetin forcat fitimtare komuniste, Koliqi u largua nga Shqipëria për t’u vendosur në Itali. Veprimtarinë e tij në fushën e letërsisë dhe të kulturës e vazhdoi pa reshtur. Në vitet 1957-1973 botoi në Romë periodikun letrar “Shéjzat” (Le Plèiadi). Revista ndiqte zhvillimet letrare në botën shqipfolëse. U bë tribunë e letërsisë arbëreshe, mbrojti trashëgiminë e autorëve të paraluftës, të autorëve në mërgim të cilët ishin anatemuar nga kritika zyrtare e pasluftës.  

Më pas botoi monografitë “Poesia popolare albanese” (Poezia popullore shqiptare), Firence 1957, “Antologia della lirica albanese” (Antologjia e lirikës shqiptare), Milano 1963 dhe “Saggi di litteratura albanese” (Sprova për letërsinë shqiptare), Firence 1972.

I konsideruar si ithtar i letërsisë borgjeze, reaksionare dhe fashiste, nga autoritetet e pasluftës Koliqi u godit rëndë.   

Me bashkëshorten Vangjelije Vuçani, Koliqi kishte dy fëmijë, Markun dhe Elizabetën. Vdiq në Romë më 15 janar 1975.    

*   *   *

Vepra – Në periudhën e pavarësisë, në aspektin e vëllimit dhe të gamës, proza e letërsisë shqiptare shënoi një rritje të konsiderueshme. Kjo periudhë e letërsisë arriti kulmin në vitet tridhjetë dhe në fillim të viteve dyzet. Shumë intelektualë shqiptarë, duke qenë të njohur me ide dhe modele letrare evropiane, nisën të krijojnë në prozë, dramë e poezi vepra me vlera të çmueshme. Nga të gjithë prozatorët e periudhës, askush nuk qe më i madh dhe më i fuqishëm se Koliqi. 

Për herë të parë bëri emër si prozator me përmbledhjen “Hija e maleve”, Zarë 1929. Janë 12 tregime për jetën e kohës në Shkodër dhe në malësinë e Shqipërisë së veriut. Një pjesë e shkrimtarëve të asaj kohe ende lëngonin nga sentimentalizmi i romantikës kombëtare. Te Koliqi ndërkaq, kemi një trajtim pak a shumë realist dhe analizë psikologjike të karaktereve njerëzore. Përmbledhja përmban tregime të shkurtra që sillen rreth temës qendrore – ndeshje e kulturave: zakonet tradicionale të malësisë, si martesat me shkuesi dhe gjakmarrja fisnore ndeshen me idetë dhe vlerat bashkëkohore perëndimore. Shumë intelektualë shkodranë, në vitet ’20 dhe ’30 ishin shkolluar jashtë. Me t’u kthyer në atdhe, ata u përpoqën për ndryshimin e realitetit të ashpër të Shqipërisë veriore.

Në tregimet e tij, Koliqi flet për rolin dhe rëndësinë e qytetërimit të një kombi të zhytur në errësirën e padijes (tregimi tragjik “Gjaku”); për mësuesin idealist i cili është i shtrënguar të vërë në vend nderin e familjes dhe të hakmerret për vrasjen e të vëllait (i njëjti tregim); Ky tregim të përkujton gjakmarrjen në “Prillin e thyer” të Kadaresë. Në rrëfenja të tjera autori flet për motive dashurie: muzikanti popullor, në saje të talentit të vet, synon të bëjë për vete vashën shkodrane; për vrasje dhe gjakmarrje ndër fiset malësore; për kërcimtaren, e cila nga shpirtrat e malit shndërrohet në vashë të bukur, nga e cila më pas i dashuri i saj zhgënjehet; për ndjekje xhandarësh, të ngatërruar sipas kanunit, me detyrime dhe fjalë bese; për magjinë e mbinatyrshmes mbi komitin; si dhe për Skënderbeun. Shpirtrat e maleve gjithmonë ndodhen në mendjet e fiseve të veriut, kështu që disa tregimeve ua japin frymën e së mbinatyrshmes. 

Përmbledhja e dytë e Koliqit me rrëfenja është “Tregtar flamujsh”, Tiranë 1935. Kemi tema të ngjashme me ato të përmbledhjes së parë. Rrëfimi në këtë vëllim me gjashtëmbëdhjetë tregime është më i fuqishëm. Depërtimi në psikologjinë e personazheve të sjellë ndër mend shkrimtarin italian të Sicilisë Luixhi Pirandelo (Luigi Pirandello, 1876-1936) veprën e të cilit Koliqi me siguri e ka njohur. Tregimet e këtij vëllimi vlerësohen si më të mirat e prozës shqiptare të periudhës së paraluftës. 

Njëzet e pesë vjet më vonë, Koliqi botoi romanin e shkurtër me 173 faqe “Shija e bukës së mbrume”, Romë 1960. Vepra flet për temën e mallit për atdheun të mërgimtarëve shqiptarë në ShBA dhe ka theks të dukshëm politik. 

Koliqi ka qenë i ngacmuar edhe nga muza poetike. Pra, shkruar edhe poezi. Përmbledhjen me poezi “Gjurmët e stinëve” Tiranë 1933 Koliqi i shkroi gjatë viteve të mërgimit në Jugosllavi. Me poezitë në të, në mënyrë filozofike poeti i kthehet vendlindjes së vet. I kthehet Shkodrës me emocionet e stinëve të ndryshme të natyrës, ndërsa formën e poezisë popullore shqiptare e gërsheton me simbolizmin e evropian. 

“Symfonia e shqipevet”, Tiranë 1941 është poezi në prozë për tema historike kombëtare që të sjell ndërmend veprën e tij “Kushtrimi i Skanderbeut”. Vepra është përkthye edhe në anglisht “Symphony of eagles”, Romë 1959

Vëllimi poetik i “Kangjelet e Rilindjes”, Romë 1959 po ashtu është shkruar në gegërisht dhe është botuar edhe në italisht. 

*   *   *

Pas luftës, Koliqi është gjykuar nga pushtetarët për veprimtarinë politike të tij, ndërsa vepra i është flakur nga historia e letërsisë shqiptare. Veprat letrare dhe artistike vlerësohen me kritere estetike dhe jo me ato politike dhe ideologjike. Historia e letërsisë botërore njeh raste kur shkrimtari në jetën publike apo private të tij ka mbështetur një ideologji që ka qenë në kundërshti me tendencën historike, por këtë s’e ka manifestuar dot në krijimtarinë letrare të vet. Kritika letrare e botës demokratike veprat e një krijuesi të tillë i ka vlerësuar me kritere estetike. 

Poeti dhe kritiku amerikan Ezra Paund (Ezra Pound, Hailey/Idaho, 1885 – Venecie, 1972) ishte romanist brilant me arsimi të jashtëzakonshëm. E ndërpreu karrierën e profesorit universitar në ShBA dhe u nis për në Evropë. Vëllimin e parë poetik “Me dritë të fikur” (A lume spento, 1908) e botoi në Itali. Po atë vit u vendos në Londër ku me një grup bashkëmendimtarësh formoi qerthullin poetik imazhizmi. Më 1914 u njoh me të famshmin poet, kritik dhe dramaturg anglo-amerikan Tomas Stërnz Elliët (Thomas Stearns Eliot, 1888-1965) të shkolluar në Harvard, në Sorbonë dhe në Oksford. Më 1948 Elliët mori çmimin “Nobel”. Midis dy poetëve u lidh një ndër miqësitë letrare më frytdhënëse të shekullit XX. Në dhjetëvjeçarin e ardhshëm ata e transformuan poezinë anglo-amerikane. Më 1920, nga Londra, Paund shkon në Paris ku qëndroi katër vjet. Këtu i bashkëngjitet rrethit të krijuesve të famshëm Gërtrud Stain (Gertrude Stein, 1874-1946), Xhejmz Xhojs (James Joyce, 1882-1941), Heminguei (Ernest Hemingwey, 1899-1961), Frensis Skot Fixhërëld (Francis Scott Fitzgerald, 1896-1940).

Në vitet 1910-1920 Paund ishte personaliteti kryesor i avangardës poetike angloamerikane.   

 Më 1924 Paund u vendos në Rapall të Italisë ku qëndroi deri në vitin 1945. Gjatë kësaj periudhe poeti pësoi ndryshime. U përfshi nga ideologjia obsesive shkatërruese. Besonte se qytetërimi modern shkon pa kthim drejt shkatërrimit dhe se fajtorë kryesorë për këtë janë qarqet kapitaliste bankare në krye të të cilëve qëndrojnë çifutët. Kjo e afroi poetin me antisemitizmin nazist dhe me fashizmin e Musolinit. Gjatë Luftës II Botërore Paund zhvilloi propagandë kundër aleancës antifashiste, sidomos nëpërmjet radios italiane. Më 1945 u zu në Gjenovë nga ushtria amerikane dhe u shoqërua për në ShBA, ku qysh më 1943 ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për tradhti të lartë. Megjithëkëtë, procesi gjyqësor nuk u mbajt ngase gjykata, në pikëpamje mendore, e shpalli si të paaftë për gjykim. Në vend të burgosjes, e mbyllën në repartin neuropsikiatrik të spitalit “St. Elisabeth” të Uashingtonit, ku qëndroi deri në vitin 1958. Pas kësaj u kthye në Itali. 

Me krijimtarinë poetike të Paundit janë marrë kritikët letrarë më të mëdhenj të botës. vepra letrare e tij sot e gjithë ditën studiohet në ShBA dhe në mbarë botën e lirë. Askujt s’i ka rënë ndërmend që krijimtarinë letrare ta lërë në harresë apo edhe ta flakë nga historia e letërsisë për shkak të jetës publike apo private të autorit. Krijimi letrar i Paundit është vlerësuar me kritere estetike dhe jo me kritere joletrare.   

Në letërsinë shqipe s’kemi asnjë rast të ngjashëm me atë të Paundit. Të çelësh dhjetëra apo qindra shkolla shqipe në të gjitha trojet shqiptare nuk do të thotë se i ke shërbyer pushtuesit. Koliqi është një nga shkrimtarët e shumtë që duhej rivlerësuar. Për rolin e tij në zhvillimin e prozës në letërsinë shqiptare, Koliqi mbetet gjigant. 

Në fillim të viteve dyzet, sa i përket stilit të përdorur, gamës tematike, përmbajtjes dhe vëllimit, krijimtaria letrare u zhvillua mjaft. Meritë të madhe për këtë ka botuesi, prozatori dhe studiuesi Koliqi.

Adoptimi i të rriturve, fenomen i ri në Korenë Jugore

Shkrimtarja jugkoreane, Eun Seo-ran ka qenë e lumtur si beqare, derisa një emergjencë mjekësore ia ka nxitur dëshirën që ta ketë familjen afër. Më vonë ajo e ka marrë një hap jokonvencional: e ka adoptuar ligjërisht miken e saj më të mirë. Kjo 44-vjeçare jeton larg prej familjes së saj biologjike, dhe pjesëtarët e saj nuk janë të përfshirë në jetën e shkrimtares. Ajo nuk është e martuar, sikurse shumë njerëz në Korenë Jugore, me shkallë të ulët nataliteti, dhe nuk ka fëmijë.

Të dyja gratë, që nuk janë të përfshira në lidhje romantike, e kanë një pronë të përbashkët, jetojnë bashkë, i ndajnë faturat dhe kujdesen për njëra-tjetrën kur sëmuren. Eun ka thënë se kur ka qenë në spital, e ka kuptuar se ka nevojë për dikë që t’i qëndrojë afër, dhe jo vetëm që ta mbështesë emocionalisht. Ajo ka dashur që Lee të ketë qasje në spital si pjesëtare e familjes, dhe në skenarin më të keq të mundshëm, t’ia organizojë funeralin, pa u marrë me shumë procedura burokratike.

Eun nuk ka pasur asnjë mënyrë për ta formalizuar lidhjen me miken e ngushtë, derisa e ka gjetur një vakum ligjor: adoptimin e të rriturve. “Familja përcaktohet me ligjin aktual si e bazuar në lidhje seksuale të dy personave dhe në fëmijë që janë rezultat i asaj lidhjeje”, ka thënë Eun për AFP-në.

Mirëpo, “mendoj se lidhjet emocionale janë më të rëndësishmet”, ka thënë ajo. “Në momentin kur jam me dikë dhe ndihem mirë emocionalisht dhe në paqe, ose kur mendoj për të, mendoj se ai person është familja ime”. Me një prej normave më të ulëta të natalitetit dhe rënie të normës së martesave, secilën herë e më shumë njerëz në Korenë Jugore lindin dhe vdesin vetëm. Mbi 41 për qind e shtëpive tani banohen prej vetëm një personi në Korenë Jugore, tregojnë të dhënat zyrtare dhe numri pritet të rritet.

“Definicioni i ngushtë në ligj për familjen është pjesërisht përgjegjës”, ka thënë Hyeyoung Woo, profesoreshë e sociologjisë, e cila bën kërkime për familjen në Universitetin Portland në Korenë Jugore.

Në këtë ligj nuk lejohen martesat mes personave të gjinisë së njëjtë dhe familja tradicionale vazhdon të jetë normë.

Sistemi ende e përkrah “një familje tradicionale, një çift heteroseksual, ku burri e sjell bukën në tavolinë dhe gruaja rri në shtëpi, por ky realitet nuk përkon me demografinë aktuale në Kore”, ka shtuar Woo. Edhe pse në këtë vend regjistrohen secilën herë e më pak martesa vetëm 3.7 për 1.000 banorë vitin e kaluar, njerëzit prapëseprapë kanë nevojë për lidhje, dhe ato duhet të njihen ligjërisht, ka thënë ligjvënësja, Yong Hye-in.

“Kjo rritje e numrit të njerëzve që jetojnë vetëm në një shtëpi nënkupton se po rritet numri i njerëzve që jetojnë me dikë, pa qenë të lidhur me martesë, apo pa pasur lidhje gjaku”, ka thënë Yong për AFP-në. “Duhet ta zgjidhim këtë problem për njerëzit e izoluar, duke u ofruar më shumë mundësi, dhe jo vetëm ‘të jenë vetëm’ ose ‘të jenë të martuar’”. Yong e ka propozuar një projektligj me qëllim të zgjerimit të definicionit të familjes përtej normave tradicionale.

Mirëpo ky hap është pritur me kritika të ashpra nga grupet konservatore dhe blloku i krishterë, të cilat argumentojnë që nëse miratohet, legjislacioni do të përbënte legalizim të martesave të gjinisë së njëjtë. Nëse miratohet, legjislacioni “do ta shkatërronte sistemin familjar të Koresë Jugore dhe do të shkaktonte dëm të madh te fëmijët”, ka thënë Asociacioni për Komunikime me Kishën, përmes një deklarate. Eun ka thënë se ka lindur në atë që në Korenë Jugore konsiderohet familje “normale”, mirëpo nuk ka qenë e lumtur si fëmijë.

“Duke qenë dëshmitare e martesës së palumtur të nënës sime, më është rritur frika se mund ta kem fatin e njëjtë, nëse martohem”, ka thënë ajo për AFP-në. “Kam vendosur dhe e kam krijuar një familje të re me atë që po jetoj”, ka thënë ajo, duke treguar se ndihet “rehat”.

Eun ka thënë se procesi i adoptimit të mikes së saj ka qenë jashtëzakonisht i lehtë. Adoptimi i një fëmije nga një individ i pamartuar në Korenë Jugore përcillet me një proces që përfshin disa faktorë sikurse moshën, stabilitetin financiar, dhe ambientin shtëpiak. Rastet kur miratohen kërkesat janë tepër të rralla.

Mirëpo për Eun, adoptimi i një të rrituri nuk është përcjell me komplikime ligjore përveç që është dashur të jetë më e vjetër se Lee, të ketë miratimin e nënës së saj, dhe të mos jetë fëmija i saj biologjik. Kur e kam dorëzuar aplikacionin, një dokument të thjeshtë, miratimi më ka ardhur pas 24 orëve, ka thënë ajo. Procesi ka qenë aq i thjeshtë dhe e ka bërë shkrimtaren të mendojë për gjithë sfidat me të cilat po përballen aktivistët që shteti t’i njohë çiftet me gjini të njëjtë. Ajo ka thënë se korniza ligjore e Koresë Jugore është e vjetërsuar dhe duhet të lejojë që beqarët t’i zgjedhin vetë familjet e tyre ligjërisht.

“Një familje përbëhet prej një lidhjeje ku njerëzit, pavarësisht moshës dhe gjinisë, kanë besim dhe varen në njëri-tjetrin”, ka thënë mes tjerash ajo.

Aeroplani i “Air Serbia” evakuon qytetarët e Maqdonisë së Veriut nga Izraeli!

LARGOHEN 133 QYTETARË, PJESA MË E MADHE NGA RMV-ja

Avioni i kompanisë “Air Serbia” ka kthyer nga Izraeli qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Bëhet fjalë për 133 udhëtarë, shumica nga Maqedonia e Veriut, kurse ka shtetas edhe nga Serbia dhe Mali i Zi që do të vazhdojnë udhëtimin nga Shkupi për në Beograd.0

“Pranuam edhe udhëtarin e fundit në avion. Ju dëshiroj cdo të mirë dhe ju përshëndes në emër të Ambasadave të Serbisë dhe Maqedonisë, konsulatën e Malit të Zi dhe Ambasadën e Shqipërisë, që organizuar gjithcka. Së pari fluturojmë për Shkup, më pas në Beograd. Shpresoj të shihemi në kohëra më të mira. Gjithë të mirat”, tha Dushan Vujoviq.

Dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në kushte të fluturimeve të anuluara dhe trafikut ajror të bllokuar me Izraelin, sfida për organizimin e fluturimit – çarter është tejkaluar në bashkëpunim me “Air Serbia”. Fluturim inga Izraeli do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët që kanë kërkuar ndihmë – thanë nga Qeveria.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Jashtme, gjatë ditës së sotme janë evakuar 90 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse 60 të tjerë ishin evakuar ditëve të kaluara. \KlanMacedonia

“Google po penalizon gjuhën shqipe”, padi në SHBA: Diskriminim

Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga motori i famshëm i kërkimit në internet.

Lajmin e përcjellin mediat në Prishtinë, sipas të cilave ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe. Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani, mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

Në njoftimin për shtyp nënvizohet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Europës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Dervishi dhe Asllani kanë angazhuar edhe avokatë amerikanë për të paditur gjigantin Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe. Përfshirja e saj si gjuhë zyrtare e mbështetur nga Google, do të sillte sipas tyre risi të mëtejshme të teknologjisë informative duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, punësim, investime të huaja, marketing dhe informim cilësor.

E rëndë në Theth, turistja gjermane bie në greminë dhe humb jetën

Pasditen e kësaj të enjte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth. Një turiste 31-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje me një grup turistësh të tjerë.

“Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë”,-informon Policia e Shtetit.

Ndahet nga jeta në moshë të re trajneri i Shkëndijës së Haraçinës, Mervan Iljazi

Ka ndërruar jetë në moshë të re një nga trajnerët me perspektivë të Shkëndijës së Haraçinës.

KF Shkëndija, komuna e Haraçinës dhe më gjerë sot është në zi, shkruan Open-TV.

Trajneri ambicioz Mervan Iljazi ndahet nga jeta në moshë të re, duke pikëlluar jo vetëm komunitetin sportiv.

Por kush ishte në fakt Mervan Iljazi?

Ai ishte nga Haraçina e Shkupit. Karrierën si futbollist dhe trajner e kishte nisur te skuadra e Fortunës nga Hasanbegu, vijoi te Bashkimi i Lubotenit prej nga kaloi te klubi i vendlindjes-Shkëndija, që garon në Ligën e Tretë-Veri.

I ndjeri Iljazi njihej për punën, energjinë dhe elanin e tij. Si të tillë Shkëndija do ta kujtojë gjithmonë.


Ai ka qenë edhe arsimtar i lëndës së Sportit në shkollën fillore komunale “Skënderbeu” në Haraçinë.

Faqa Haraçina News njofton se varrimi i Mervan Iljazit do të behët nesër (12 tetor) pas namazit të drekës tek varrezat Kodra e Avdylit në fshatin Majancë. Open-TV i shpreh ngushëllime familjes së tij, KF Shkëndijës (Haracinë), KF Fortunës (Hasanbeg), KF Bashkimit (Luboten) dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Mervanin e urtë dhe të mirë. (Open-TV)

Hazbi Lika humb njeriun e dashur të familjes (FOTO)

Sot në orët e hershme të mëngjesit është ndarë nga jeta babai i Hazbi Likës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hazbi Lika.

“Të Allahut jemi tek Ai do të kthehemi!
Të dashur familjarë, miq e dashamirë! Sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë babai im Mehmet Lika! Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, dita e martë, pas namazit te Ikendisë!”, ka shkruar Hazbi Lika në profilin e tij në facebook.

Konflikti në Lindjen e Mesme, 8 shtetas kosovarë largohen nga Tel Avivi, në pritje edhe 7 të tjerë!

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se, tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar nga territori i Izraelit.

“Ndërkohë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës janë lajmëruar edhe shtatë shtetas të tjerë me të cilët Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm për t’i ofruar zgjidhje. Të lajmëruarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore,” tha MPJD.

Sipas MPJD-së, nga informacionet e deritanishme nuk raportohet se ndonjë shtetas i Kosovës është vrarë apo plagosur gjatë përleshjeve që po vazhdojnë mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm më 7 tetor ndaj Izraelit. Ky i fundit u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Rripin e Gazës. Deri më tani është raportuar se mbi 700 persona në Izrael janë vrarë, ndërkaq në Gaza është raportuar për të paktën 560 viktima.

Një ditë më herët, autoritetet në Shqipëri bënë të ditur se 40 shqiptarë, në mesin e tyre dy shtetas të Kosovës, u evakuuan nga Izraeli. MPJD u bëri thirrje shtetasve të Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Izrael: +9720586340450

Makina përplas ariun në rrugën Tetovë – Jazhincë, detajet nga policia, foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë, 5 tetor, në ora 21:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë – Tetovë, makina e tipit “Citroen” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 45 vjeçari me inicialet M.P. nga Shkupi, ka përplasur një ari, i cila ka mbetur i ngordhur në vendin e ngjarjes.

Në automjet nuk ka persona të lënduar, ndërsa ariu është dorëzuar në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”.

Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.

Foto nga vendngjarja. Kujdes! Pamje të rënda!

Aksion për mbledhjen e mbeturinave te Guri i Sidollit (VIDEO+FOTO)

Në kuader të projektit ”Natyra është burimi bazik i ekzistencës sonë” i cili pjesërisht financohet nga Komuna e Tetovës, Fondacioni ASR me datë 01.10.2023, mbajti aktivitetin e planifikuar sipas projektit: Vizitë në Gurin e Sidollit, njofton Fondacioni ASR në faqen e tij zyrtare në fb.

Pjesëmarrësit, pos aktiviteteve edukative dhe sportive, bënë edhe pastrimin e terrenit përreth, me qëllim mbrojtjeje të natyrës, por në të njejtën kohë edhe ngritjen e vetëdijes tek bashkëmoshatarët por edhe tek të tjerët, për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e natyrës.

Video bonus:

VIDEO/Artan Grubi: Na pret fitore e madhe e BDI-së dhe “Frontit për Europë” në zgjedhjet e ardhshme!

“Nuk është e vërtetë që BDI i ka të gjitha frenat në qeveri. Është e vërtetë që kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, LSDM-në dhe partnerët e tjerë të koalicionit. Z. Kovaçevski është njeriu nuk ka absolutisht asnjë paragjykim”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për Tv Kanal5, i pyetur për superioritetin e BDI-së ndaj partnerëve tjerë të koalicionit qeveritar.

I pyetur për koalicionet e mundshme për zgjedhjet parlamentare, Grubi tha se ka ende kohë deri në zgjedhjet parlamentare, dhe deri atëherë do të gjykojmë se çfarë është më e mira për vendin, por u shprehë i bindur për një fitore absolute.

“Jo thjesht një fitore, do të jetë një fitore të madhe BDI-së dhe Frontit për Europë në zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi Grubi, duke potencuar se në kongresin e fundit të BDI-së, është miratuar Rezoluta e cila përmban vija të kuqe për koalicion me partitë që nuk e njohin Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

I pyetur për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, Grubi tha se BDI është për një kandidat konsensual të “Frontit për Europë” i cili do të jetë edhe fitues i atyre zgjedhjeve përballë forcave retrograde.

Qebap i frikshëm – njëri ishte i mbushur me baktere të zorrëve/Testohen qebapët nga 21 qebaptore të ndryshme në Zvicër për mikrobe, rezultati ishte tronditës

21 qebapë dhe döner u testuan për numrin e baktereve që përmbanin dhe rezultatet ndonjëherë ishin mjaft të pakëndshme: në dymbëdhjetë prej tyre numri i mikrobeve ishte dukshëm shumë i lartë.

Revista e konsumatorit “K-Tipp” testoi qebapët dhe dönerët nga 21 qebaptore të ndryshme në Zvicër për mikrobe.

Në më shumë se gjysmën e qebapëve u tejkalua numri maksimal i lejueshëm i mikrobeve.

Qebaptoret nga Berna performuan veçanërisht mirë, ndërsa ato nga Zvicra frëngjishtfolëse performuan dobët.

Për shumë njerëz, qebapi është një vakt i mirë i shpejtë në mes : bukë e ngrohtë, perime krokante, mish i pjekur në skarë dhe një salcë e shijshme. Në shumicën e rasteve, qebapi është gjithashtu mbresëlënës për shkak të çmimit të tij. Por cilat janë standardet higjienike të këtij vakti klasik të ushqimit të shpejtë? Me sa duket shpesh shumë më keq nga sa do të donin shumë qebapdashës. Të paktën kështu zbuluan testet laboratorike të porositura nga revista konsumatore “K-Tipp”.

“K-Tipp” testoi gjithsej 21 qebapë të ndryshëm nga qebaptoret në të gjithë Zvicrën, për shembull në Bernë, Lucern, Cyrih, St. Gallen dhe Gjenevë. Rezultati shkurt: Testi ishte për numrin total të baktereve, shtamet bakteriale Escherichia coli (një bakter i zorrëve) si dhe Bacillus cereus dhe kërpudhat maja. Numri total i lejuar i baktereve ishte tejkaluar ndjeshëm në njëmbëdhjetë ushqime të lehta, dhe në një tjetër numri i Bacillus cereus ishte shumë i lartë. Kjo baktere mund të helmojë ushqimin, në varësi të sasisë mund të shkaktojë të vjella ose diarre.

Gjithsej dymbëdhjetë dyqane kishin nivele problematike të mikrobeve.
Alarmi neverie, sidomos në Zvicrën frëngjishtfolëse
Ngrënësit e qebapëve bernezë duhet të jenë të lumtur për rezultatin: Të gjithë qebapët e testuar atje performuan shumë mirë – ata zunë vendet 1 deri në 3 në renditje. Sam’s Pizza Land në stacionin e trenit në Bernë ia doli më së miri – numri i përgjithshëm i mikrobeve ishte dukshëm më i ulët në 35,000 kufiri prej dhjetë milionë. Nuk kishte asgjë për t’u ankuar nga këndvështrimi i higjienës me Berns Kebab dhe Seven Spices.

Nga ana tjetër, të gjitha degët në Zvicrën frëngjishtfolëse përfunduan në fund të tabelës – pavarësisht nëse ishin në Lozanë apo Gjenevë: asnjë nga gjashtë qebaptoret e testuara atje nuk kishte numër të mikrobeve brenda intervalit normal. Vetëm në rastin e Ephese Kebab nga Lozana numri i përgjithshëm i baktereve ishte në rregull, por numri i mikrobeve Bacillus cereus nuk ishte. Por edhe në Zvicrën gjermanishtfolëse, disa bar-rostiçeri duhet të mjaftohen me vlerësime të dobëta, duke përfshirë hip mit & ohne dhe Victoria Brezelbäckerei, të dyja nga Cyrihu.

Deri tani më së shumti mikrobe u gjetën në Alpen Dedi, i cili është i popullarizuar në St. Gallen. Jo vetëm që numri i përgjithshëm i mikrobeve ishte mbi 30 milionë, shumë mbi kufirin e dhjetë milionëve. Vlera e baktereve Escherichia coli ishte gjithashtu 720 kbU/g, shumë herë më e lartë se 100 kbU/g e lejuar. Bakteri në fakt gjendet në zorrët e njeriut dhe të kafshëve, pra është një tregues fekal./20Minuten/tetova.com

39-vjeçari shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën në Greqi

Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ne fshatin Pyrgetos të Larisës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 39-vjeçari shqiptar ishte duke punuar në një çati.

Autoritetet greke po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Ra nga kalaja e Rozafës, humb jetën turisti slloven

Një turist slloven ka humbur jetën tragjikisht në Shkodër. Policia thotë se 65-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kalaja e Rozafës. Policia e Shkodrës thotë se turisti është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën”, – thote policia.

Ndërkohë një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale. /LAPSI.al

Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.

Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhëndje etj.

ANALIZA nga “Al-Jazeera”: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Më 24 shtator, paraushtarakë të armatosur serbë i zunë pritë një patrulle policie pranë fshatit Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, duke vrarë një polic. Personat e armatosur më pas u larguan në një manastir afër kufirit Kosovë-Serbi, ku forcat e policisë u angazhuan me ta në një përleshje zjarri. U vranë tre serbë të armatosur, disa u arrestuan dhe një pjesë tjetër u larguan për në Serbi. Ishte një nga episodet më të rënda të dhunës në vend që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999.

Pas incidentit, Beogradi dhe Prishtina ia hodhën fajin njëra tjetrës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se “terrori” i qeverisë së Kosovës e kishte shtyrë minoritetin serb në pjesën veriore të vendit në një “kryengritje”. Ndërsa, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë për mbështetjen e grupeve të krimit të organizuar financiarisht dhe logjistik që sulmojnë vendin e tij – diçka që Beogradi e mohoi.

Më 29 shtator, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha se Serbia ka dërguar një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake në kufirin me Kosovën. Me 4500 trupa të NATO-s të stacionuara në Kosovë përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it, kërcënimi i përballjes ushtarake me Perëndimin si dhe me Kosovën mund të jetë dukur real. Por nuk pati asnjë përshkallëzim të mëtejshëm.

Pas një telefonate me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Vuçiç njoftoi do t’i tërhiqte trupat ushtarak nga kufiri. Incidenti nuk shkaktoi një konflikt të armatosur, por zbuloi disa realitete të rëndësishme.

Së pari, Beogradi vazhdon të përdorë çështjen e Kosovës për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme; së dyti, Vuçiç mund të jetë duke humbur kontrollin në veri të Kosovës; dhe së treti, momentumi në negociatat Kosovë-Serbi ka humbur, gjë që mund të rezultojë në më shumë shpërthime.

Problemet e brendshme të Vuçiçit

Gjatë muajve të fundit, presidenti serb dhe kabineti i tij, i dominuar nga Partia e tij Progresive Serbe, janë përballur me pakënaqësi të popullit. Vrasjet së fundi në Serbi shkaktuan protesta të përjavshme antiqeveritare.

Zemërimi i publikut është fokusuar në aparatin e konsiderueshëm të sigurisë të vendit, i cili ishte i pafuqishëm në parandalimin e të shtënave masive në zemër të kryeqytetit serb, dhe në mediat besnike të Vuçiçit, të cilat kanë nxitur kultin e dhunës së paarsyeshme.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqje nga ministria e brendshme, Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA), rregullatori i medias dhe dy kanale televizive pro-qeveritare, Pink dhe Happy. Ka pasur edhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Duke u përballur me presionin në rritje, Vuçiç ka treguar se mund të ketë zgjedhje të parakohshme për parlamentin dhe këshillat lokale në dhjetor.

Incidenti në Kosovë ishte një shpërqendrim i mirëpritur për presidentin.

Zhvendosja e problemeve të brendshme në gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovën veriore është strategjia e tij dalluese e mbijetesës politike. Nuk ishte hera e parë që ai prodhonte pamjen e shkuarjes në luftë për të mbrojtur serbët. Shanset janë që nuk do të jetë as i fundit.

Përballja me Prishtinën mbart vërtet shumë kapital politik në Serbi. Retorika Gung-ho në mediat nacionaliste serbe ka shtyrë që Serbia të sulmojë dhe të “ripushtojë” Kosovën. Disa në shoqërinë serbe e kanë këtë ide, veçanërisht pasi ata e perceptojnë Perëndimin si në rënie, ndërsa Beogradi – gjoja – gëzon mbështetjen e superfuqive si Rusia dhe Kina.

Beogradi humbet kontrollin e përfaqësuesve serbë të Kosovës

Ndërsa në frontin e brendshëm, përshkallëzimi mund ta ketë ndihmuar Vuçiçin të përmirësojë pasurinë e tij politike, kontrolli i tij mbi politikën e rajonit të dominuar nga serbët në Kosovën veriore mund të jetë në rrezik.

Me kalimin e viteve, presidenti serb ia doli të merrte kontrollin mbi udhëheqjen lokale, e cila dyshohet se është e lidhur me kontrabandën dhe krimin e organizuar. Politika e Listës Serbe (Lista Serbe, SL), partia kryesore në katër komunat veriore ku serbët janë shumicë – Mitrovicë, Zveçan (ku ndodhet Banjska), Leposaviç dhe Zubin Potok – ka qenë kryesisht në përputhje me Beogradin.

Por të premten, nënkryetari i SL-së, Milan Radojiçiç, i cili është i sanksionuar nga SHBA dhe i kërkuar në Kosovë, pranoi përgjegjësinë për përplasjen, duke pretenduar se Beogradi nuk kishte asnjë lidhje me të.

Nëse kjo është e vërtetë, do të nënkuptonte se Vuçiç nuk mund t’i kontrollojë aleatët e tij në terren, gjë që, natyrisht, ngre pikëpyetje për politikën e BE-së për t’u mbështetur te presidenti serb për të mbajtur nën kontroll situatën në Kosovë.

Pranimi i Radojiçiçit mund të ishte bërë edhe nën presionin e Beogradit: Vuçiç u kërkon vartësve të tij lokalë serbë të pranojnë gabimin e tyre dhe ta lirojnë atë nga një pjesë e përgjegjësisë.

Megjithatë, Kurti dhe ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla – i cili fillimisht tregoi pamjet e pranisë së Radojiçiçit në Manastirin e Banjskës gjatë përleshjeve – kanë theksuar se vetëm ushtria serbe mund të kishte siguruar armatimin e rëndë dhe uniformat e sulmuesve të përfshirë në incident.

Sido që të jetë, tani ka rënie të reputacionit të Vuçiçit. Është e sigurt të supozohet se marrëdhënia ndërmjet Vuçiçit dhe paraushtarakëve, liderëve dhe grupeve nacionaliste serbe në veri të Kosovës po bëhet më e vështirë. Në rastin më të keq, kjo mund të çojë në veprime më të paparashikueshme nga lidershipi serb i Kosovës.

Perspektiva e zymtë për negociata

Pas gjithë zhurmës për konsumin e brendshëm, Vuçiqi u gjend në një pozicion të vështirë. Të shtënat në Banjskë e bënë atë të dukej sikur ishte prishësi i përpjekjeve perëndimore për të gjetur një zgjidhje të mosmarrëveshjes me Kosovën. Ky mund të jetë një lajm i keq për të, pasi nëse ai është problemi dhe jo zgjidhja, nuk ka arsye që Perëndimi ta zvogëlojë atë në çështje të tjera kyçe, siç është ngurrimi i Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Më parë, BE dhe SHBA e kishin fajësuar Kurtin se ishte kokëfortë dhe sabotoi bisedimet për normalizimin të udhëhequra nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell. Brukseli madje vendosi disa sanksione kundër Prishtinës. Megjithatë, tani Serbia del si pala fajtore.

Kurti, natyrisht, ka shfrytëzuar rastin për ta çuar më tej këtë pikë. Ai ka ekspozuar në rrjetet sociale çdo ditë veprimet agresore të Beogradit. Brenda vendit, në Kosovë, ai ka dyfishuar narrativën se ai qëndron për ligjin dhe rendin – si dhe për ruajtjen e sovranitetit të vendit në veri. Incidenti – edhe pse ngriti perspektivën e errët të dhunës në veri – duket se ka funksionuar në favor të Prishtinës.

Kjo gjendje i ndërlikon përpjekjet perëndimore për të nxitur zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Plani është i qartë dhe ka qenë i tillë që nga viti 2013: njohja de fakto e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në këmbim të vetëqeverisjes për pakicën serbe nën Asociacionin e Komunave Serbe (ASM).

Por raundi i fundit i bisedimeve lider-me-lider në Bruksel nuk çoi askund dhe marrëveshjet tentative të arritura në shkurt-mars mbeten të panënshkruara. Kosova para së gjithash kërkon njohje. Serbia do të preferonte të bënte Asociacionin si hap të parë.

Për të thyer bllokimin, BE-ja dhe SHBA-ja ndoshta do të duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre diplomatike për të siguruar një kompromis. Por që nga vera e vitit 2022, krizat e përsëritura si ajo rreth manastirit të Banjskës kanë hedhur një çelës në punë. Tani rruga përpara do të jetë po aq, nëse jo më e frikshme; do të ketë më shumë shpërthime dhe tensione në të ardhmen gjatë rrugës/ “Al-Jazeera”

Pse po shtohen trupat e NATO-s në Kosovë? Eksperti: Ja çfarë pritet

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka folur rreth sulmit të ndodhur në afërsi të manastirit të Banjskës në Kosovë.

Ai tha në Euronews Albania se arsyeja se përse po shtohen trupat e NATO-s në këtë zonë, është se forcat e vendosura në kufirin serb janë shumë të mëdha dhe me më shumë armatime në krahasim me ato të KFOR-it.

“Raporti i forcave në terren e përcakton edhe gjendjen politike dhe të sigurisë në atë pjesë. Aleanca veri-atlantike, apo NATO ka vlerësuar se numri i ushtarëve të KFOR-it në raport me forcat në kufirin e Serbisë janë dispropocionale.

Numri është jashtëzakonisht i madh, artileria e rëndë me një arsenal luftarak nuk është në përputhje me forcat reale që disponon KFOR.

Kjo bën që aleanca veri-atlantike të marrë dy vendime, ose ta shfuqizoj marrëveshjen me forcën e sigurisë të Kosovës ku thuhet se forca e Kosovës nuk do veprojë në veri pa miratimin e NATO-s.

Është momenti që institucionet e Kosovës të bëjnë kërkesë dhe ose të shtohen forcat e KFOR-it ose KFOR të kërkojë ndihmë nga forca e sigurisë së Kosovës”,-tha eksperti.

“Pse më shikon?!” Aktivisti vritet para syve të së dashurës së tij në Nju Jork

Një aktivist në SHBA është goditur për vdekje para të dashurës së tij.

Ryan Carson ishte duke pritur për një autobus në Bed-Stuy, kur një burrë filloi ta godiste papritur. Autori mund të dëgjohej edhe nga kamerat e zonës duke kërcënuar 32-vjeçarin dhe duke thënë: “Unë do të të vras ​​menjëherë”.

Carson mund të dëgjohej në video duke u përpjekur të qetësonte situatën, po pa rezultat. I riu, i cili dukej se mbante një thikë në dorën e tij të djathtë, e goditi me thikë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Carson ishte aktive në avokimin e politikave publike për një sërë çështjesh, duke përfshirë ndryshimin e klimës.

Policia tha se nuk ka të arrestuar për rastin dhe hetimet janë duke vazhduar.

Edhe një aksident me fatalitet, humb jetën 18 vjeçari nga fshati Siniçan

Një aksident tragjik ka ndodhur në rajonin e Tetovës, ku një i ri ka mbetur i vdekur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, kur në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, automjeti “BMW” me targa të Tetovës, i cili sipas informacioneve nga hetimi, është drejtuar nga 18- vjetor M.Z. nga Siniçani i Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Z nga të cilat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri A.Z (23) nga i njëjti fshat ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Prokurori publik dhe një ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer hetim të plotë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Një ditë më parë, gjegjësisht 40 minuta pas mensatës të së dielës, edhe një i ri i moshës 18 vjeçare nga fshati Çegran i Gostivarit, humbi jetën nga një aksident tragjik ndodhur në pikën pagesore në Tetovë. Varrimi i të ndjerit nga Çegrani do të bëhet sot rreth orës 13:30.

Aksidenti i merr jetën të riut nga Siniçani i Tetovës (FOTO)

Mirsad Zeqiri nga fshati Siniçan i Tetovës mbrëmë humbi jetën në një aksident automobilistik në fshatin Kamjan. Policia ende

Për ngjarjen e rëndë ka shkruar edhe Bashksia Lokale e fshatit Siniçan:

Të nderuar bashkëvendas të pikëlluar, mbrëmë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta aksidentalisht të bashkvendësit tone, Mirsad Zeqiri

Për ne sot si vendbanim është një ditë zie, një humbje e madhe, një tragjedi dhe një dhimbje që nuk mund ta përshkruajmë me fjalë, vazhdon shkrimi i Bashksisë Lokale e fshatit Siniçan
Mirsadi ishte shembull se si duhej të jetë një djal i shkëlqyeshëm dhe që premtonte shumë me angazhimin e tij.

Të pikëlluar shprehim ngushëllimet për familjen, miqtë dhe gjithë shoqërinë.

Allahu e bëftë banorë të xhenetit, përfundon shkrimin Bashksia Lokale e fshatit Siniçan.

Njoftimi i policisë për aksidentin

Një djalë 18-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një djalë 23-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në rrugën Pirok-Tetovë në afërsi të Pallçishtit të Poshtëm. I ndjeri dhe i lënduari janë nga fshati Siniçan.

-Dje në mbrëmje (2 tetor), rreth orës 21:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në Pallçisht të Poshtëm të Tetovës, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Tetovës, i cili sipas informacioneve fillestare nga këqyrja, drejtohej nga 18-vjeçari M.Z. nga Siniçani i Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Z, nga të cilat ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerit A.Z (23) nga i njëjti fshat i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje të plotë, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit publik trupit të të ndjerit do t`i bëhet autopsi, njofton SPB Tetovë.

Ky është aksidenti i dytë trafiku në Tetovë brenda dy ditësh. Të dielën, një djalë 18-vjeçar nga Çegrani ka humbur jetën pasi është përplasur me një shtyllë në magjistralen Tetovë-Gostivar.

Dje ishte gjithashtu lajmi për një aksident tjetër, ku gjithashtu humbi jetën një i ri nga Çegrani.

Aksident i rëndë në pikën e pagesës rrugure në Gostivar, ku ka humbur jetën një i ri nga Çegrani i Gostivarit. Ja njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmë, më 2 tetor, dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikën e pagesës rrugore në Gostivar, një makinë e tipit “Seat ibiza”,  me targa regjistrimi të Gostivarit, e drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet E.Z., nga Çegrani i Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

Në aksident, E.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për t`i ofruar ndihmë mjekësore, por gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup ai iu nënshtrua plagëve dhe ndërroi jetë. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik, sot (2 tetor) do të kryhet autopsi.

Lamtumirë Erion Zenuni

Në një aksident fatal që ndodhi në pagesën rrugore të autostradës Gostivar – Tetovë, mbeti i vdekur në vendngjarje 18 vjeçari nga Çegrani, Erion Zenuni.

Erioni ishte maturanti i vitit shkollor 2022/2023 në Medicinën e Gostivarit.

Erioni kishte përgatitur teshat më të mira që do ti vishte sot në ceremonin e fillimit të vitit akademik në UT por Zoti kishte plane të tjera për të.

UT humbi një student, Gostivari një mjek në ardhje e familja një djalë shembullor ndërsa ne të gjithë një bashkëqytetar.

Ngushëllime, familjes, shokëve të klasës, gjeneratës dhe të gjithëve atyre që e njohën dhe ndjejnë keqardhje për të ndjerin Erion Zenunin.

Prehu në paqe Erion!

18-годишник загина во сообраќајна незгода на автопатот Гостивар – Тетово

Ноќеска, четириесетина минути по полноќ, во СВР Тетово пријавено е дека на автопатот Гостивар – Тетово, на наплатната станица Гостивар, патничко моторно возило „сеат ибица“, со гостиварски регистарски ознаки, управувано од 18-годишниот Е. З. од гостиварско Чегране, излетало од коловоз и удрило во бетонски столб, извести СВР Тетово.

„Во несреќата Е. З. добил тешки телесни повреди констатирани во гостиварската Општа болница ‘Ферид Мурад’, каде што бил пренесен за укажување лекарска помош, а на пат за комплексот клиники ‘Мајка Тереза’ во Скопје им подлегнал на повредите“, соопшти СВР Тетово.

На местото на несреќата јавен обвинител и екипа од Одделението за внатрешни работи извршиле комплетен увид. По наредба на јавниот обвинител, ќе се врши обдукција.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

“Zgjohu o babi…”/ Aksident i rëndë në Durrës, 18-vjeçari pa patentë përplas babë e bijë

50-vjeçari dhe vajza e tij e mitur po udhëtonin me motor, teksa pas përplasjes kanë marrë dëmtime të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një motor është përplasur nga një makinë.

Mësohet se në motor udhëtonte një 50-vjeçar së bashku me vajzën e tij, teksa në makinë një 18-vjeçar me një mik. Shkak për aksidentin është bërë futja në një parakalim të gabuar e 18-vjeçarit, i cili duyhohet se ka qenë pa patentë.

50-vjeçari që drejtonte motorin është plagosur rëndë, pasi përveç thyerjeve të këmbëve, ka dhe prerje në bark. Pas përplasjes ai ka mbetur pa ndjenja në rrugë, teksa dëshmitarët në vendngjarje ka treguar se e bija, rreth 15 vjeç, është përpjekur që ta zgjojë duke thërriur “Zgjohu o babi…”. Po ashtu, edhe vajza e mitur raporothet se ka pësuar thyerje në të dyja këmbët.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim të policisë për këtë ngjarje.