Ballina Aktualitet VIDEO/Artan Grubi: Na pret fitore e madhe e BDI-së dhe “Frontit për...

VIDEO/Artan Grubi: Na pret fitore e madhe e BDI-së dhe “Frontit për Europë” në zgjedhjet e ardhshme!

“Nuk është e vërtetë që BDI i ka të gjitha frenat në qeveri. Është e vërtetë që kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, LSDM-në dhe partnerët e tjerë të koalicionit. Z. Kovaçevski është njeriu nuk ka absolutisht asnjë paragjykim”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për Tv Kanal5, i pyetur për superioritetin e BDI-së ndaj partnerëve tjerë të koalicionit qeveritar.

I pyetur për koalicionet e mundshme për zgjedhjet parlamentare, Grubi tha se ka ende kohë deri në zgjedhjet parlamentare, dhe deri atëherë do të gjykojmë se çfarë është më e mira për vendin, por u shprehë i bindur për një fitore absolute.

“Jo thjesht një fitore, do të jetë një fitore të madhe BDI-së dhe Frontit për Europë në zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi Grubi, duke potencuar se në kongresin e fundit të BDI-së, është miratuar Rezoluta e cila përmban vija të kuqe për koalicion me partitë që nuk e njohin Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

I pyetur për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, Grubi tha se BDI është për një kandidat konsensual të “Frontit për Europë” i cili do të jetë edhe fitues i atyre zgjedhjeve përballë forcave retrograde.

@tn.lajmelokale
@tetovanews