Ballina Blog Faqe 341

Sa kushton një minut për Apple dhe Google

Big Tech pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën $3.4 trilionë në total vitin e kaluar. Gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Apple postuan të ardhura rekord në muajt e fundit, ku dy kompanitë arritën mbi $100 miliardë në të ardhura tremujore për herë të parë në tremujorin e fundit të 2020. Në fakt, në rastin e Amazon, gjigandi i tregtisë elektronike xhiroi më shumë se $830,000 të ardhura për minutë në tremujorin e tij më të fundit.CNBC pa raportet më të fundit tremujore të fitimeve që 7 prej markave më të mëdha në teknologji (Amazon, Apple, Alphabet, Microsoft, Facebook, Tesla dhe Netflix) depozituan në SEC në javët e fundit dhe tregoi sa të ardhura ka bërë secili për çdo minutë në tre muajt e parë të 2021. (Periudha kishte 90 ditë dhe 129,600 minuta, në tremujorin e parë të vitit 2021.)

Amazon: $837,330.25 për minutë

Apple: $691,234.57 për minutë

Alphabet: $426,805.56 për minutë

Microsoft: $321,805.56 për minutë

Facebook: $201,936.73 për minutë

Tesla: $80,162.04 për minutë

Netflix: $55,270.06 për minutë

Macja kërcen nga kati i 5-të i ndërtesës si pasojë e zjarrit dhe largohet pa asnjë dëmtim (Video e pabesueshme)

Një mace në Çikago mund të ketë tetë jetë pasi u hodh nga dritarja e katit të pestë të enjten pasdite për t’i shpëtuar zjarrit në apartament.

Personeli i Departamentit të Zjarrit të Çikagos po filmonte me një video të jashtme të ndërtesës ndërsa zjarrfikësit po shuanin flakën kur një mace e zezë u shfaq përmes tymit në një dritare të thyer. Familja që ikën nga zjarri provoi për pak kohë anën e ndërtesës me putrat e saj të përparme dhe pastaj u hodh.

Vështruesit gulçuan ndërsa macja ra. Por, i mungoi një mur ndërsa dhëmbëzohej poshtë dhe në vend të kësaj u ul me të katër putrat në bar, ku ajo kërceu një herë dhe iku.

“Ajo u fut nën makinën time dhe u fsheh derisa ajo u ndje më mirë pas disa minutash dhe doli dhe u përpoq të shkallëzonte murin për t’u kthyer përsëri”, tha zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve Larry Langford.

Macja nuk u lëndua, tha Langford, duke shtuar se ai po përpiqej të gjente gjurmët e pronarit të saj.

Asnjë lëndim nuk u raportua pas zjarrit, i cili ishte i mbyllur në një apartament. Shkaku i zjarrit nuk është raportuar nga zyrtarët, as sa dëm ka rezultuar.

Zbulohet uji më i vjetër i planetit, 1.6 miliardë vite i fshehur mes shkëmbinjve në Kanada

Uji më i vjetër në botë është zbuluar nga studiuesit në Kanada.

Një kërkim 17-vjeçar në minierën “Kidd Creek Mine “të Ontario zbuloi lëngun që ishte bllokuar midis shkëmbinjve për 1.6 miliardë vjet, sipas ekipit në Universitetin e Torontos.

Pasi vizituan për herë të parë “Kidd Creek” në 1992, gjeologia Barbara Sherwood Lollar dhe kolegët e saj do të ktheheshin në vend shumë herë gjatë viteve, në kërkim të ujit të bllokuar brenda shkëmbinjve të zonës së vjetër të minierave.

Ekipi i saj bëri kërkime 2.4 km nën tokë, i udhëhequr nga aroma e veçantë e ujit të lashtë, i cili është dhjetë herë më e kripur se uji i detit.

Sondimi i tyre tani ka prodhuar një nga vëzhgimet më të thella dhe më të gjata shkencore për lëngje dhe mikrobiologji në botë.

Shishja tani ruhet në Muzeun Kombëtar të Shkencës të Kanadasë, si artefakti më i vjetër ndonjëherë.

KËNGA E LAMTUMIRËS

“Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë

duke shkuar që me natë, sipër malesh me dëborë” 

“Vallja e yjeve”, Lasgush Poradeci 

Të nderuar nxënës, 

Me “Këngën e lamtumirës” e fillon poeti anglez Bajroni (George Gordon Byron, 1788-1824) epin e vet udhëpërshkrues “Shtegtimet e Çajlld Haroldit” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812), në çastin dramatik kur u nda përgjithmonë nga çdo gjë angleze. 

Stacion pa ndarje nuk ka. Edhe ne mbërritëm në stacionin e ndarjes, e ndarje pa dhimbje nuk ka. Më duhet t’ju lë, një muaj pa mbaruar viti shkollor. Kjo është akoma më e dhimbshme. 

Ndonëse procesin e ligjërimit e realizuam nga distanca, megjithëkëtë arrita ta kuptoj shpirtin tuaj të dëlirë, etjen e madhe për dituri, dëshirat e zjarrta për ta njohur të panjohurën, zgjuarsinë dhe ambiciet tuaja për ta përthithur dijen, ëndrrat tuaja për të qenë në rrugën e dritës.

Gjatë periudhës sa qemë bashkë, pashë te ju brezin e ndërgjegjshëm të nxënësve që do të jetë i aftë për t’u ballafaquar me çdo sfidë të kohës. Kurrë të mos i harroni detyrat tuaja parësore – librin, shkollën, arsimimin, rendjen pas diturisë. Naimi thotë: “…dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë”. Ju ndodheni në moshën kur fillon edhe ndërtimi i personalitetit tuaj dhe forcimi i karakterit. Të mësuarit do t’ju bëjë më të emancipuar, më të edukuar, më të ngritur, më të formuar dhe më të kulturuar. Dituria është perspektiva juaj, është e ardhmja juaj. Është ajo që ju ndan nga terri i injorancës dhe errësira e provincializmit. 

Kur të kryeni arsimimin e mesëm, ju sugjerojë që t’i ndiqni studimet universitare. Të studioni në universitetet tona, por edhe të Perëndimit. Kontakti me botën do t’ju mundësojë të njiheni me qytetërime dhe kultura të reja, me vlera universale. T’i përkushtoheni vetes dhe prindërve tu të cilët s’kursejnë dot asgjë për t’ju nxjerrë në rrugën e mbarësisë dhe për t’ju parë në botën e lirisë. Të mësuar dhe të ngritur, do të jeni të dobishëm për shoqërinë dhe për këtë popull. Ju nuk jeni brez i humbur, jeni brez i shpresës së madhe, jeni fatosa të së ardhmes, të bukës së bardhë, të integrimit në familjen e botës së qytetëruar. 

Në tempullin e perëndisë së lashtë greke – Apolonit në Delfi ndodhej mbishkrimi: “gnothi seaton” (njihe veten). Ju jeni bij dhe bija të ilirëve. Gjuha juaj është bijë e ilirishtes. Jeni rrënjës, autokton në të gjitha trojet arbërore, kudo që flitet shqipja, kjo gjuhë e Perëndisë, sikundër kanë thënë Naimi dhe Gjergj Fishta

Jeni stërmbesa dhe stërnipa të Gjergj Kastriotit, kryezotit të mesjetës. Në zemër i keni rilindësit tanë që u flijuan për shqiptarinë. Ju krenoheni me Nënë Terezën që një jetë të tërë ua përkushtoi të varfërve të botës. Ju e lexoni Kadarenë, të përkthyer në 47 gjuhë të rruzullit. Krenoheni me dy detet e Shqipërisë – Adriatikun dhe Jonin. Krenoheni se shqiptarët janë ndër popujt më të lashtë të gadishullit. Kurrë s’do të harroni se Shqipëria shtrihet deri aty ku bukës i thonë bukë dhe ujit ujë. Gjatë gjithë historisë së tyre shqiptarët kanë ecur nëpër tehun e shpatës. Lirinë e kërkuan ndër shekuj.

Për këtë sasi lirie që keni, dikush është flijuar. Liria, të drejtat s’kanë rënë nga qielli. As jua ka falur kush. Prindërit dhe gjyshërit tuaj kanë sakrifikuar. Kosovën ta keni në zemër. Për çlirimin e saj prej pushtuesve serbë, shqiptarët luftuan mbi një shekull. Nderoni dëshmorët që ranë në altarin e lirisë. Forconi miqësinë me ShBA-në

Sidoqoftë, të kaluarën lërjani historisë. Merruni me të tashmen, me të sotmen, për të ardhmen më të mirë, më të lirë. Të gjitha energjitë tuaja kushtojani të tashmes dhe të ardhmes. Kurrë të mos bëheni ksenofobë, urrejtës të të tjerëve, të të huajve. Dojini popujt e botës, pa dallim përkatësie etnike, racore apo fetare. Duke qenë shpresë e popullit tonë, vendosni ura komunikimi dhe bashkëpunimi me popujt e botës. Para vetes të shihni njeriun dhe jo të huajin. Shkrimtari kroat Mirollav Kërlezha (1893-1981) thotë: “Njerëzit nuk e duan njëri-tjetrin, ngase nuk njihen”. Pra, njiheni botën që ta doni atë dhe që edhe ajo t’ju dojë. Mos u veçoni, mos u izoloni. Jini të guximshëm, mbrojeni të vërtetën. Para të keqes, qëndroni të patundur, si një mali vetmuar. Mos u nënshtroni kurrë dhe para askujt. Bota ju takon juve, jeta është e juaj.

Refuzoni ideologjitë totalitariste dhe diktatoriale, tiranike dhe despotike, autoritare dhe autokratike. Përqafoni vlerat demokratike dhe universale. Luftojeni oportunizmin, konformizmin dhe demagogjinë. Në qendër ta keni njeriun. Shkrimtari dhe filozofi francez Monteskjë (Charles-Louis de Secondat Montesquieu, 1689-1755) thotë: “Në radhë të parë jam njeri, francez jam rastësisht”

Tregohuni solidarë ndaj tjetrit, ndaj të tjerëve. Dijeni se dikush ka nevojë për solidaritetin tuaj. Solidarizim nuk është vetëm e mira materiale. Mund të solidarizohesh edhe me një fjalë të mirë. Ndodh që edhe ju të keni nevojë për solidaritet nga të tjerët. Qëndroni pranë nevojtarit, dilni në ndihmë të tij. Kultivoni ndjenjën e humanizmit, ndaj njeriut dhe çdo gjallese. 

Bëjuni tolerantë ndaj tjetrit, respektoni mendimin ndryshe. Dëgjoni tjetrin kur flet. Shkrimtari dhe filozofi francez Alber Kamy (Albert Camus, 1913-1960) thotë. “Ekziston e drejta jote, por edhe e drejta ime”. Mos harroni se liria juaj përfundon aty ku fillon liria e tjetrit. Liria e pakufizuar mund të shndërrohet në dominim. 

Përvetësoni vlerat bashkëkohore dhe flakeni nga koka psikologjinë dhe mendësinë provinciale. Mos humbni kohë me përgojime dhe thashetheme. Provinciali është shpirt meskin, shpirtvogël, zemërngushtë. Bota është më e madhe seç na shohin sytë. Zgjerojeni horizontin tuaj të gjykimit. Mos u bëni arrogantë, megalomanë apo mendjemëdhenj. As narcisoidë, njerëz që pëlqejnë veten. Madhështi dhe virtyt është modestia dhe jo mendjemadhësia.  

Rrugë pa gjemba nuk ka. Madje jeta pa peripeci nuk ka shumë kuptim. Mos u joshni nga Mefistofeli. Me vrullin faustian Gëtes do të tejkaloni çdo pengesë që ju del para.   

Mos u tjetërsoni kurrë, jini ata që jeni dhe mos u bëni vegël e askujt. Puna me nder dhe mësimi permanent, i vazhdueshëm ju sjellin pavarësi personale. Mos lejoni t’jua cenojnë dinjitetin dhe integritetin. Që sot duhet të mësoni sesi të gjykoni me kokën tuaj. Mbroni të drejtat gjinore dhe refuzoni çdo lloj diskriminimi. Bazohuni në forcat tuaja dhe mos pritni shumë prej të tjerëve. Punoni me nder dhe mos i hapni rrugë të pandershmes. Suksesi juaj le të jetë fryt i punës dhe i mundit tuaj. Askush s’e gëzon dot atë që është krijuar në mënyrë abuzive, të pandershme.

Dijani vlerën asaj që keni dhe punoni për më tepër. Mos u bëni lakmitarë dhe të pangopur. Mos u bëni robër të makutërisë, të pangopësisë. Mos i mbani sytë vetëm kah materialja. Kërkoni pranë jush edhe shpirtëroren. Flakni nga vetja anët e liga që i ka njeriu – egoizmin, xhelozinë, smirën. Mos lejoni t’ju ikë koha e artë. Ajo nuk kthehet kurrë.

Shmangni nga kokat tuaja paragjykimet. Të menduarit me paragjykime është i gabuar. Të keqen mos e ndëshkoni, përkundrazi shërojeni atë. Madhështi është falja dhe jo hakmarrja. Tregoni mirëkuptim për gjendjen e palakmueshme të tjetrit. Mos shkoni në skajshmëri, mos u bëni ekstremë. Mos lejoni t’ua shpëlajnë trurin. Mësimi i gabuar mund t’ju bëjë nacionalistë folklorikë apo edhe anacionalë, fetarë apo antifetarë dhe ateistë, marksistë apo antimarksistë. Mos u bëni nacionalistë folklorikë apo shovinistë. Punoni për paqe dhe qëndrueshmëri, për stabilitet. Nga konflikti askush s’del fitues, të gjithë dalin humbës. Lufta dhe konflikti mbjellin varfëri, i çon nënat në zi, i shpie popujt buzë greminës, honit dhe humnerës. Mos jetoni në mite dhe në legjenda. Mos jetoni me mite dhe me legjenda. Mitet dhe legjendat i takojnë periudhës parahomerike. Shekulli juaj është kohë e internetit, e kompjuterit, e telefonisë celulare, e komunikimit satelitor, e rrezeve laser. Shkoni në hap me kohën. Kur të vijë koha, bëjuni pjesë e proceseve politike, sociale, kulturore të shoqërisë. Luftoni për lirinë e fjalës. Punoni që bota shqiptare të ndërtojë shtet ligjor. Liria e individit është e paprekshme. Gjejeni veten në shoqëri. Kur të kualifikoheni, punësohuni dhe bëjuni të pavarur. Kur t’ju vijë koha krijoni familje. Familja, sa gjë e shenjtë, e shtrenjtë, ëndërr e çdo prindi për fëmijën e vet. 

Mos e braktisni vendlindjen tuaj, mos i zbrazni vatrat tuaja, mos i shpopulloni trojet tuaja etnike historike, tokën e të parëve. Evropën silleni ndër shqiptarë, evropianizoni botën shqiptare dhe tërë Ballkanin. Bashkimi Evropian është një botë pa kufij. Duke iu bashkëngjitur BE-së, do të bashkohen edhe shqiptarët, madje pa luftë

Rrezatoni energji pozitive, jini optimistë, mos i jepni rrugë pesimizmit dhe nihilizmit. Nihilizmi është mohim i plotë i të gjitha parimeve, i traditave dhe i bindjeve apo besimeve të ngulitura. Bazarovi i romanit “Etër e bij” të shkrimtarit rus Ivan Turgenjevit (1818-1883) mohonte vendosmërisht të gjitha parimet dhe traditat e kulturës fisnike. 

Lexoni filozofin dhe eseistin gjerman Artur Shopenhauerin (Arthur Schopenhauer, 1788-1860), filozofin dhe poetin gjerman Fridrih Niçen (Friedich Nietzsche, 1844-1900) dhe dijetarin, psikiatrin dhe eseistin austriak, Zigmund Frojdin (Sigmund Freud, 1856-1939), por vullneti juaj nuk duhet të jetë forcë e verbër shtytëse, pa qëllim ose drejtim. Ndryshe, mund të përshkoheni nga pesimizmi i Shopenhauerit. 

Etërit dhe gjyshërit tuaj kanë punuar që bota shqiptare sot të mos jetë ajo e kohës së Gjon Zaverit të Sterjo Spasses (1912-1989). Dojeni jetën, ajo është e juaja. 

Intuita dhe nënvetëdija vlejnë kryesisht në botën e artit, të filozofisë dhe të psikanalizës. Arritjen e drejtpërdrejtë të së vërtetës, pa ndihmën e provës apo të eksperimentit dhe pa ndihmën e përfundimeve logjike do ta gjeni te intuitizmi i filozofit dhe shkrimtarit francez Anri Bergsonit (Henri Louis Bergon, 1859-1941). Kur gjykoni me arsye, e zbuloni vetëm të vërtetën e pjesshme, e zbuloni vetëm atë pjesë të së vërtetës që është në përputhje me dëshirat, me kërkesat dhe me interesat tuaj, por jo edhe të vërtetën e vërtetë, të vërtetën absolute. Për të arritur tek e vërteta e vërtetë, do t’ju duhet të gjykoni me intuitë

Megjithëkëtë, gjatë gjithë jetës, kudo që të jeni gjykoni me arsye, me rezon, me mendje. Asgjë nuk ekziston jashtë arsyes, jashtë rezonit, jashtë gjykimit të arsyeshëm. Ky është parim kartezian i filozofit, matematikanit dhe fizikanit francez Rene Dekart (René Descartes, 1596-1650). Dekarti thoshte “Cogito, ergo sum” (Mendoj, pra ekzistoj).

Për të thënë se keni ekzistuar, do t’ju duhet të krijoni veprën tuaj. Romancieri, eseisti, dramaturgu dhe poeti francez Andre Zhid (André Gide, 1869-1951) thotë: “Je crée mon oeuvre, donc j’existe” (Unë e krijoj veprën time, ndaj ekzistoj). Ruajuni nga mediokriteti. Njeriu mediokër s’është veçse person me aftësi mendore dhe shpirtërore mesatare dhe të kufizuara. Një i tillë kur nuk krijon vlera të mëdha. Iluzionet, utopitë dhe ëndrrat mos i frenoni. Gjithmonë të synoni të përkryerën, të përsosurën. Hovin rinor e shquan idealizmi.     

 Dramat delikate të dashurisë nuk mund t’i zgjidhni me vrazhdësinë e arsyes praktike.      

T’i besoni përparimit, lëvizjes para, por jo sipas parimeve të realsocializmit. Kurrë mos e pranoni një realitet të lustruar. Estetika bolshevike do të jetë e papranueshme nga ju. Sot e mot. Historia s’njeh ngecje as lëvizje prapa, përpos në kohë zezonash, gjëmash të mëdha.

Mos urreni, reflektoni dashuri dhe vetëm dashuri. Dashuri ndaj të bukurës. Në shekullin XIX parnasistët francezë thoshin: “Asgjë s’është më e bukur se ajo që nuk ekziston”. Jo, s’mund të jetë ashtu. Përkundrazi, e bukura ekziston. Ajo jeni ju. Të bukurën do ta gjeni te himni bodlerian i bukurisë. Aty do t’ju fisnikërojnë tingujt e valsit të rinisë. Albatrosi i Bodlerit mbretëron mbi qiejt e gjithësisë, me stuhitë përplaset, me vetëtimë i mpin sytë. Hienat e uritur synojnë ta gjuajnë, ta zbresin në baltën e Makondos. Me krahët gjigantë, princi i qiejve nuk ecën dot në pluhurin e shkretëtirës.   

Prej estetëve do të mësoni se “Niagara është e bukur vetëm kur bukuria e saj vlerësohet nga njeriu. Jashtë njeriut dhe pa njeriun, ajo s’është e bukur ”. Por, estetë të tjerë do t’ju thonë: “Jo, Niagara është e bukur, pavarësisht nga vlerësimi i njeriut. Ajo është e bukur edhe sikur të mos ketë as edhe një njeri të vetëm në këtë rruzull”. Bota ndër mijëvjeçarë sillet midis njerëzores dhe egërsisë. Është një botë ku e njerëzishmja përplase me stuhinë e egërsisë. 

Mos u dorëzoni kurrë dhe para asnjë furtune. Askush s’është më i fortë se vrulli juaj faustian. Asnjëherë mos u ankoni ngase ankesat janë shenjë e dobësisë. Vetë ju do t’i dilni zot vetvetes. Zbuloni fshehtësitë, misteret e botës nëpërmjet studimit – matematikës, shkencave të natyrës dhe informatikës. Dojeni mjekësinë dhe hiqjani dhimbjen një të sëmuri.  

Askush s’e di në do të vijë ndonjëherë Godoja e Semjuel Beketit. Estragoni e priti gjatë gjithë jetës dhe ai s’erdhi. Do ta pritni edhe ju, sikundër e pret e gjithë bota. Mos u dëshpëroni nga pritja pa fund. Pritja fund nuk ka, por Estragoni po, fund ka. Pritja deri në pafundësi është fatalitet i njeriut që aktron në teatrin absurd të një kohe që të tjetërson pamëshirshëm.   

Mos humbni kohë për ta gjetur vendvarrimin e Melkiadit. Fshatarët e Makondos s’lanë vend pa e kërkuar, s’lanë dy gur bashkë, por më kot. Në botën markeziane askush s’ka mundur të zbulojë diç. Megjithëkëtë, ju mos e leni pa e parë dramën e Makondos. Është një botë magjike. Botën markeziane e keni kudo rreth jush. Makondo, jemi ne.   

Mos lejoni të shkelin mbi ndërgjegjen tuaj ambiciet makbetiane. Ati i tragjedisë moderne, Shekspiri, vdekjen e solli në skenë. E solli për të na mësuar sesi nuk duhet vrarë ëndrrën e pafajshme. Analizoni mirë dilemat hamletiane dhe pyetni veten: “Përse Hamleti nguron të veprojë?!”

A duhej Raskollnikovi i Dostojevskit (Fjodor Mihajloviç Dostojevski, 1821-1881) të kryente krimin, që Rusia cariste të fillonte të lirohej nga tymnaja e tavernave të San-Petërburgut. Ndaluni dhe gjykoni.    

Fatin tuaj mund ta kërkoni në çdo cep të rruzullit, por para se të përshkoni shkretëtirën për të arritur te këmbët e piramidës së Kefrenit, shikoni njëherë rreth e rrotull. Një ditë, djaloshi Santiago i Paulo Kueljos u ul buzë lumit Madeira dhe qau. Mësoi se fatin e kishte pasur aty pranë vetes, por ai s’e kishte parë. 

Ndaluni dhe gjykoni plakun Santiago të Hemingueit. Gjatë përleshjes treditëshe për jetë o vdekje me përbindëshin oqeanik në rrymën e Golfit,  tha: “Po, hëna s’ka si gjuhet, por ky peshk, sado gjigant, do të gjuhet se s’ka”. Rrugës për në breg, iu vërsulën peshkaqenët. Në breg nxori vetëm skeletin e gjahut gjigant. Në ujërat e trazuara – peshkaqenët, ndërsa në botën përreth – hienat. Dhe njeriu ndodhet midis skiles dhe haribdës

Kalorësin e Servantesit – Don Kishotin mos e merrni lojë argëtimi. Ata që e cilësuan si të marrë, një ditë krejt pa pritur, për këtë hero të mesjetës dhe për vete – kanë qarë. 

Jozef K-në e Kafkës e ndoqën gjatë gjithë jetës. E fajësuan dhe e vranë. Ai nuk arriti të mësojë se kush e syrvejonte në çdo hap dhe përse. Nuk arriti të kuptojë se cili ishte faji dhe mëkati i tij. S’ia dolli të dijë përse akuzohej. Për ta mbrojtur lirinë e individit nga tirania e pushteteve despotike, autoritare dhe totalitare një ditë do t’ju duhet të depërtoni në labirintet e botës kafkiane. Mos pandehni se koha e Vëllait të Madh të botës orueliane ka kaluar përgjithmonë. Për këtë do të mësoni nga shkrimtari anglez Xhorxh Oruell (George Orwell, emri i vërtetë Eric Blair, 1903-1950).     

Mersoi i Alber Kamysë vrau njeriun “për shkak të diellit”. Priftit që e vizitoi në qeli i tha: “Mos u lutni për mua, jam ateist”. Gjatë varrimit të së ëmës, ai nuk kishte qarë. E shpallën të pashpirt, e ekzekutuan. “Vrava për shkak të diellit” – mësoni thelbin e këtij arsyetimi. Gjyqësia evropiane e asaj kohe nuk ia doli ta zbërthente. Merso ishte një i ri pa vlera kolektive, mezi një individ

Mos pyetni se kush e solli Doruntinën. Mësoni përse ajo nuk erdhi në kohë. Ardhja e saj me vonesë shkaktoi edhe dramën tragjike të Zonjës Mëmë. 

Kush e theu prillin shqiptar, muajin e pranverës, muajin e jetës? Kush e pengon dhe e vonon sot pranverën shqiptare, muajin e luleve dhe të dashurisë? Prilli i thyer, kjo metaforë e ndaljes, e ndërprerjes së shqiptarëve.

Dielli shqiptar lind në Perëndim.         

*   *   *

Ky aeroport i ndarjes nuk do të më pengojë që të jetoni në kujtesën time, në shpirtin tim. E bukura është e përgjithshme, e përhershme dhe e pandryshuar. (Platoni)

Prof. Xhelal Zejneli

Në të gdhirë të ditës së re, 11 maj 2021, ora 6:12 

        

 

      

  

              

I transportonin paratë e D R O G Ë S me tren, dy shqiptarët K A P E N me 18 mijë paund C A SH në Angli (Emrat-Foto)

Dy shqiptarë janë  a rr e s t u a r  në Angli pasi janë  k a p u r  me 18 000 paund në një stacion, pasi kishin udhëtuar nga Birmingham në Uellsin Jugor për të marrë paratë e  d r o g ë s.

Mediat angleze raportojnë se në  p r a n g a  kanë rënë Durim Mytro, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç. Ata u  k a p ë n në A40 në Monmouthshire, dhe sipas mediave ata ishin të punësuar nga të tjerët, që merreshin me  t r a f i k i m  d r o g e.

Mësohet se të dy po udhëtonin me një pako parash, që ishin siguruar nga fabrikat e  k a n a b i s i t. Ata ishin  d ë n u a r për  p a s t r i m  parash në 12 dhjetor 2018, e më pas kryen  d ë n i m i n prej 12 muajsh.

A v o k a t i  Graeme Logan, i cili përfaqësoi në  gj y q Mytron, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar dhe roje  s i g u r i e. Avokati Steffan Bisson tha për Dragjoshin se ishte azilkërkues në Angli.

Për fat të keq të shqiptarëve, ata u  d ë n u a n  me  b u r g dhe jo me kusht, pasi kishin marrë më herët  d ë n i m  me  b u r g.

Tetovë, zbardhen 12 vjedhje të rënda, tre hajdutët do të dalin para togave të zeza

SPB e Tetovës ka zbardhur në tërësi 12 vjedhje të rënda dhë do të përgatis padi adekuate sipas nenit 236 të Kodit  P e n a l  kundër tre personave të moshës nga 13 deri në 16 vjet nga Tetova.

Tre personat e moshës jomadhore dyshohet se në periudhën kohore nga shkurti deri në 20 prill janë futur me f o r c ë në objekte hotelierike dhe dyqane në zonën qendrore të Tetovës dhe kanë marrë para dhe produkte të ndryshmë.

Personat në fjalë nuk kanë respektuar ndalimin e qarkullimit, prandaj do të paditen edhe në përputhje me nenin 206 të Kodit  P e n a l  për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë“, njofton SPB Tetovë, transmeton Tetova Neës.

Dy shqiptarët V E T Ë V A R E N brenda pak minutash nga njëri tjetri, njëri prej tyre është muzikant i njohur/Ja në cilin shtet!

Dy shqiptarë të moshave 43 dhe 63 vjeç janë  v e t ë va r u r  vetëm në pak minuta diferencë nga njëri tjetri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se ngjarjet  t r a gj i k e  kanë ndodhur në qytete të ndryshme, përkatësisht në Heraklion dhe Tympaki.

43 vjeçari u gjet në orën 1 të pasdites nga nëna e tij, teksa mësohet se ai është një artist i njohur i muzikës tradiocionale. Edhe pse ambulance mbërriti me urgjencë, 43 vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.

Pa kaluar as 10 minuta, një 63 vjeçar shqiptar telefonoi gruan e tij dhe i tha “kujdes fëmijët”, duke ia mbyllur telefonin menjëherë. Gruaja e  t r o n d i t u r  njoftoi fqinjët, të cilët e gjetën burrin të  v e t ë v a r u r, duke mos patur asnjë mundësi për ta shpëtuar.

Ende nuk dihen identitetet e  v i k t i m a v e  apo nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën.

Shkodër, një stuhi e pazakontë breshëri shoqërohet me dëme të mëdha në bujqësi (VIDEO)

Ndryshimi i papritur i motit në orët e para të mëngjesit të sotëm është shoqëruar me stuhi të mëdha breshëri, duke krijuar një situatë të pazakontë brenda qytetit të Shkodrës, por edhe rrethinave të tij.

Kjo ka krijuar panik në qytet dhe, sipas drejtuesit të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, Mark Mollës, për disa orë rrugët janë bllokuar nga breshëri.

“Mbrëmë, nga ora 2.30 deri në orën 5, Shkodra është përfshi nga një valë shtrëngatash, shoqëruar me breshër. Ka bërë realisht dëmtime në frutikulturë, në bahçe, infrastrukturën rrugore. Lëvizja ka qenë e vështirë në orët e para të mëngjesit të sotëm, sidomos për njerëzit që kanë shkuar në punë heret, ata që punojnë në fasoneri dhe vështirësi ka patur edhe për fëmijët e kopshteve dhe shkollave, në zonat ku është shfaqur shtrëngata”, tha ai.

Që nga ora 7 e mëngjesit, mjetet e bashkisë kanë nisur punën për pastrimin e rrugëve duke mundësuar rifillimin e lëvizjes në qytet.

Ndërkohë, stuhia e breshërit ka lënë pasoja të shumta në zonën rurale të bashkisë së Shkodrës, duke dëshmuar se sa e brishtë është situata në bujqësi dhe ndikimin e madh që kanë në këtë sektor fenomenet natyrore,

Për dëmet e shkaktuara gjatë natës nga stuhia e pazakontë e breshërit, fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit. Fermeri Arben Peshku nga fshati Kuç, thotë se nuk është në gjendje të paguaj siguracione për rastet e dëmtimit të prodhimeve bujqësore në fushë.

“Kjo është fatkeqësi natyrore dhe shteti nuk ka gjë në dorë. Shteti mund të na e mbyllin gojën ne si fshatar duke na thënë që të sigurojmë tokën. Por, paguaj taksën e tokës, paguaj taksën e shtëpisë, paguaj taksë trualli, tapi nuk kemi qysh në kohën e Partisë së Punës, pra paguaja të gjitha shtetit, atëherë edhe shteti ta shikojnë këtë punë dhe të na ndihmojë”, thotë ai.

Drejtuesi i bujqësisë në Bashkinë e Shkodrës, Alban Sekja, thotë se stuhia e breshërit ka prekur kryesisht fshatrat e njësisë administrative Guri Zi, një nga më të mëdhatë në Bashkinë e Shkodrës, duke dëmtuar rreth 350 hektarë me kultura bujqësore.

“Janë dëmtuar kultura bujqësore si perimet e fushës, pemët frutore, agrume, vreshta, ullishte. Prodhimi ka shkuar totalisht dëm për këto fermerë. Një sipërfaqe që, paraprakisht deri tani, llogaritet në 350 hektarë të mbjella me këto kultura bujqësore”, tha ai.

Vitet e fundit, fshatrat përreth qytetit të Shkodrës janë përfshirë disa herë nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet apo stuhitë e shiut dhe breshëri, që kanë dëmtuar ekonominë familjare të qindra fermerëve. Megjithatë, fermat bujqësore vazhdojnë të funksionojnë jashtë sistemit të siguracioneve, ç’ka vë në rrezik qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e tyre.

https://youtu.be/-4_Y0dV6l_Y

I jepet lamtumira e fundit doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci (VIDEO)

Në  v a rr e z a t  e kryeqytetit në Arbëri i është dhënë lamtumira e fundit doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci, raporton Ekonomia Online.

Ismet Bogujevci ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme (e enjte). Për nder të tij janë bërë homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

https://youtu.be/HcJ37sCO7G4

Krerët institucional kanë bërë homazhe para  a r k i v o l i t  me  t r u p i n  e këngëtarit. Kryeministri Albin Kurti shpalosi kujtime nga fëmijëria dhe admirimin që kishte për këngëtarin Bogujevci.

Po ashtu homazhe ka bërë edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca. Me këtë rast, në emrin e tij dhe të Kuvendit të Kosovës, kryekuvendari Konjufca iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të këngëtarit Ismet Bogujevci, si dhe komunitetit artistik të Kosovës.

https://youtu.be/FsqGjUinIvI

Cila u krijua e para: Portokalli si ngjyrë apo frut?

A është vendosur emri i frutit për ngjyrën e tij, apo emri i frutave është emri i frutave?

Qitro patjetër u emërua i pari. Përdorimi hershme regjistruar i portokallit si frutë në gjuhën angleze është nga vitet 1300 dhe erdhi tek ne nga Old French orenge, përshtatur nga gjuha arabe. Origjina e fjalës sanskrite është e paqartë, por mund të vijë nga një fjalë që do të thotë “aromatik”.

Përdorimi i fjalës si emër ngjyre nuk shfaqet për 200 vjet të tjera, në fillimin e viteve 1500. Folësit anglez ndoshta nuk kishin një emër të veçantë për ngjyrën derisa fruti ishte në dispozicion gjerësisht në tregjet e tyre dhe nuk frymëzoi një. Para kësaj, gjuhëtarët besojnë se njerëzit zakonisht i referoheshin portokallit si “të verdhë-të kuq”, ġeolurēad në anglishten e vjetër./abcnews.al

Një nga metodat më të mira të stërvitjes në shtëpi

Fitball është një top ushtrimesh dhe është një nga metodat më të mira për të ushtruar në shtëpi. Isshtë i vogël në përmasa dhe shkathtësia e tij na jep mundësinë të krijojmë një libër të madh ushtrimesh për të gjithë trupin.

Ushtrimet e ekuilibruara mund të jenë të kënaqshme pasi mund të krijojmë ushtrime në një mënyrë të gjallë, gjë që e bën ushtrimin më të kënaqshëm.

Nëse shtojmë rezistencë, ushtrimi jep rezultate më të mira, ndërsa në të njëjtën kohë ndihmon në ekzekutimin korrekt të ushtrimit pa i lodhur kyçet.

Përfitimet e ushtrimeve me top janë të shumta.

Me ushtrime ekuilibri, lëvizshmërie dhe fleksibiliteti ne përmirësojmë koordinimin, forcojmë shtyllën kurrizore dhe mbrojmë belin.

Mund të zëvendësojë me sukses stolat e ushtrimeve për ushtrime me shtangë dore, shirita gome dhe shufra, ndërsa mund të përdoret gjithashtu për ushtrime të zgjatjes dhe stresit./abcnews.al

Dokumenti/ Shqipëria në listën e zezë të Britanisë së Madhe për pastrimin e parave të pista

Shqipëria është listuar nga qeveria e Britanisë së Madhe mes 21 vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në një dokument të dorëzuar pak ditë më parë në parlamentin britanik bën pjesë edhe vendi ynë.

Në raportin e qeverisë britanike thuhet se që nga shkurti i vitit 2020, kur Shqipëria bëri një angazhim të nivelit të lartë politik për të punuar me FATF dhe MONEYVAL ka ndërmarrë hapa drejt përmirësimit, por mbetet ende për të bërë.

“Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë për zbatimin e saj planin e veprimit për të adresuar mangësitë e tij strategjike, duke përfshirë: (1) finalizimin e një projekti për zvogëlimin e ekonomisë informale dhe të regjistrojë pronësinë e të gjitha pasurive të paluajtshme; (2) përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave të ndërsjella për ndihmë juridike; (3) krijimi i më shumë mekanizmave efektivë për të zbuluar dhe parandaluar kriminelët që të posedojnë ose kontrollojnë të ardhura përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të aplikuar sanksione; (4) duke siguruar që informacioni i saktë dhe i azhurnuar i pronësisë së ligjshme dhe përfituesve të jetë i disponueshëm në kohë; (5) rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve për pastrim parash, veçanërisht në rastet që përfshijnë kallëzues të huaj shkelje ose palë të treta; dhe (6) përmirësimin e zbatimit të synimeve financiare përmes sanksioneve dhe veprimeve mbikëqyrëse që identifikojnë dhe korrigjojnë mangësitë” – thuhet në dokument.

Dokumenti është miratuar në parlament në 26 mars. Vendet e tjera në listë përveç Shqipërisë janë Barbados, Botsvana, Burkina Faso, Kamboxhia, Ishujt Kajman, Gana, Xhamajka, Mauritius, Maroku, Mianmari, Nikaragua, Pakistani, Panamaja, Senegali, Siria, Uganda, Jemeni dhe Zimbabve. ©LAPSI.al

Lubonja: Vendi më keq se në 96-ën, një parti ka kapur shtetin

Analisti Fatos Lubonja e sheh situatën në vend drejt një përshkallëzimi të frikshëm për të gjithë shqiptarët. Lubonja tha në “Real Story” në News24 se problemi kryesor është se njerëzit bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend. Sipas tij asnjëherë drejtësia dhe policia nuk kanë qenë kaq të kapura pas një partie.

“E kanë pyetur Primo Levin “si u bë holokausti?” Është përgjigjur “duke bërë njerëzit sikur s’ka ndodhur asgjë”. Kështu erdhi. Unë mendoj që kemi shumë kohë që bëjmë sikur nuk ndodh asgjë këtu në këtë vend ku krimi lulëzon, bashkëpunon me politikën, hyn në parlament, tani ndihmohet dhe nga policia.

Ajo që ndodhi në Elbasan ishte metaforë e një partie që ka kapur policinë, ka kapur drejtësinë, ka kapur krimin dhe i përdor këto për të grabitur vota. Ajo që ka ndodhur me patronazhistët është po ashtu një krim shumë i madh dhe çudia që kam unë është që bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai na ka përdorur shtetin, na ka marrë të dhënat që gjithë bota do kishte ulëritur, vetëm këtu tek ne nuk ndodh asgjë. Unë mendoj që vetëm këto dy fakte, Elbasani dhe patronazhistët të cilëve, të dyve çuditërisht kryeministri ynë iu çoi mesazhin unë jam krenar për ju para zgjedhjeve, që ajo partia që e ka bërë, po të kishim vend normal, nëse do përdorja një metaforë futbollistike, duhet të dilte në kategorinë e dytë jo vetëm që duhet të ishin përsëritur zgjedhjet, por kjo parti nuk do të ishte lejuar fare të futej në zgjedhje.

Do të ishte përpara një ndëshkimi, nuk i lejohet, është e paligjshme si parti që bën këtë. Në këtë vendin tonë, meqenëse të gjithë kanë bërë kështu, se themi kështu ka bërë dhe Berisha, dhe ky, dhe ai neve bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo na ka çuar në një situatë që është dhe më e rëndë se më herët.

Pas ’96 është hera e parë që i kemi të gjitha rreth një partie. Asnjëherë nuk ka qenë drejtësia kaq e kapur rreth një partie sa të heshtë për atë që ndodhi në Elbasan dhe të dezinformojë. As drejtësia as policia për mendimin tim. Pse? Sepse kanë qenë më të shpërndara këto parti, bandat rreth partive, interesat e këtyre partive banda.

Në qoftë se do kishim prokuror Llallën që ishte i Berishës, ose i Metës, apo dhe disa prokurorë të Metës, apo dhe Rama në pushtet që do kishte të vetët, do kishin frikë. Do kishin frikë t’i bënin këto sepse mund të qëllonte një nga ata prokurorët atje që më hapte procesin, ndërsa tani nuk kanë më frikë fare. Kjo është një hap shumë i rrezikshëm që kemi hedhur që duhet ta bëjë shoqërinë që të mendojë se ku mund të çojë abuzimi me pushtetin.

Pyetja që kam unë është ore kush është limiti që zgjedhjet quhen gabim? I ngre atij komisioni atij? Çfarë duam ne. Vetëvendosja ka dalë me prova të qarta, 5-10-15, ore kush është prova që ty të anulon zgjedhjet? Ka ligje këtu apo nuk ka ligje? Nuk mund të shkosh ti, këto zgjedhje janë mirë për Shqipërinë.

Na bëjnë disa standarde që thonë nuk ndalohet shteti nga partia, patronazhistët dhe pastaj thonë zgjedhjet ishin të mira, vazhdoni. Nuk arrij ta kuptoj këtë gjuhë. Po na çon një situatë që abuzimi i pushtetit i Edi Ramës që thotë jam krenar për patronazhistët dhe për policët dhe kriminelët në Elbasan, më çon një situatë shumë të frikshme për të gjithë ne.

Në një vend normal ajo e patronazhistëve nuk kalonte, nuk shkoje dot në zgjedhje. Do vepronte drejtësia. Është katastrofë morale për këtë popull, përtej zgjedhjeve. Njerëzit pranojnë që të vjedhë partia e vetë. Është dhe rrezik shumë i madh sepse kur ai sot bën këtë, nesër asnjë garanci nuk kam që me këta prokurorë që kemi, Agron Gjekmarkaj dua ta përgjoj dhe të përdorë gjithë mjetet për të shkuar drejt një partie shtet. Si ndalohet kjo kur nuk kemi ndjeshmëri?”, – tha Lubonja. /BW

3 pije të shëndetshme që duhet t’i konsumoni në mëngjes

Kur nuk konsumoni kafen apo një çaj, mëngjesi juaj nuk është i plotë. Kjo ndodh pasi keni stomakun bosh. Për këtë arsye, duhet të merrni parasysh konsumimin e pijeve të shëndetshme kur e nisni ditën.

Çaji jeshil

Nëse preferoni çajin, zgjidhni atë jeshil për 3 ditë në javë. Përmban flavonoide dhe polifenole, antioksidantë natyralë. Këto përbërje janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin pasi ndihmojnë në neutralizimin e radikalëve të lirë në trup. Për më tepër, antioksidantët parandalojnë sëmundjen e zemrës duke relaksuar enët e gjakut.

Thuaji PO lëngut të domates

Lëngu i domates është jashtëzakonisht ushqyes. Kontrollon lloje të ndryshme të qelizave kancerogjene. Është një burim i pasur i likopenit antioksidues. Kjo përbërje zvogëlon rrezikun e problemeve me mushkëritë dhe stomakun.

Limon dhe ujë

Uji me limon dhe mjaltë është një pije e pereferuar sidomos për ata që duan të luftojnë peshën. Shtrydhni një gjysmë limoni dhe përziejeni me një gotë ujë të ngrohtë. /abcnews.al

Ngjarje e rëndë në Tetovë

Një v a j z ë shtatë v j e ç e  u  p l a g o s  rëndë në një a k s i d e n t  automobilistik në Tetovë që ndodhi dje pasdite rreth orës 17, pasi u  p ë r p l a s  nga një automjet. V a j z a  u dërgua në spitalin e Tetovës dhe për shkak të  p l a g ë v e  të rënda u transferua në k l i n i k a t  e Shkupit. – Në SPB-Tetovë është  r a p o r t u a r për një  a k s i d e n t  në rrugën “Jane Sandanski”, në të cilën automjeti i tipit Ford Focus, me targa të Shkupit, i drejtuar nga një  g r u a  34-vjeçare nga Tetova, ka p ë r p l a s u r një  v a j z ë – k ë m b ë s o r e    m i t u r. V a j z a  e dëmtuar është dërguar në s p i t a l i n  e Tetovës për trajtim mjekësor, informon zëdhënësi i SPB – Tetovë.

Vendi ku ndodhi  a k s i d e n t i t  është këqyrur nga një ekip i SPB të Tetovës./TetovaNews

Video bonus:

https://youtu.be/syqq4BHCpHY

Zbardhja e dhëmbëve me produkte natyrale

Dhëmbët e fortë e të shëndetshëm, mund të themi pa frikë se janë një dëshirë e çdokujt. Kjo, jo vetëm për rehatinë e të gjithë organizmit, pasi mund ta imagjinoni dhimbjen që shkakton një dhëmb i sëmurë, por edhe si një faktor plotësues i portretit dhe buzëqeshjes.

Duke qenë një nga pjesët e trupit që nuk ripërtërihen gjatë jetës, kujdesi për to bëhet akoma dhe më i veçantë.

Një nga problemet më të përhapura sot për sa u përket dhëmbëve, është gjetja e furçës së duhur, pastës apo mjeteve të duhura që sigurojnë higjenë dhe bardhësi.

Beteja quhet e fituar kur arrini të mbani në gjendjen e tyre normale ngjyrën dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj. Për këtë nuk ka nevojë të shkoni çdo muaj te dentisti, mjafton të nisni me disa përbërës që mund t’i keni në shtëpi ose t’i gjeni lehtë.

Sugjerohet dy prej tyre, të cilët në pak kohë do t’ju dhurojnë ngjyrën e bardhësinë natyrale të dhëmbëve tuaj.

Përbërësit:

Gjysmë limoni i shtrydhur, 1 lugë çaji xhel aloe vlera.

Përgatitja:

Për të nisur me këtë kurë natyrale, së pari, duhet të keni gojë dhe mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të acaroni lëkurën përreth gojës nga aciditeti i limonit.

Lani mirë dhëmbët si zakonisht, pastrojini ato me një fije dentare e, më pas, me ujë dhe përgatisni trajtimin.

Në një enë të vogël shtoni lëngun e gjysmës së një limoni dhe një lugë çaji aloe vera duke i përzier mirë.

Të dy këta përbërës lërini bashkë për disa momente e më pas zhysni furçën tuaj të dhëmbëve te masa që përgatitët, aplikojeni te dhëmbët duke i larë si zakonisht.

Përdorni lëvizje rrethore dhe sigurohuni që të prekni të gjithë pjesën e dhëmbëve dhe dhëmballave. Limoni do të shkaktojë ndonjë djegie dhe parehati të vogël në lëkurë, por nëse është e durueshme vazhdoni me trajtimin.

Në të kundërt, nëse mishrat e dhëmbëve tuaj acarohen shumë gjatë këtij trajtimi, atëherë ndërpriteni.

Pasi t’i keni larë dhëmbët për 2-3 minuta, shpëlajini me ujë të freskët dhe ndjeni pastërtinë që ky trajtim dhuron. Aplikojeni këtë trajtim jo më shumë se 3 herë në javë, derisa të filloni të shikoni rezultatet që dëshironi./Albanianpost.com

Dafina Zeqiri paralajmëron “Japa”, pjesën e dytë të këngës “Vuj vuj vuj”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke u përgatitur për pjesën e dytë të hitit “Vuj vuj vuj”.Artistja, e cila pëlqehet mjaft shumë për vokalin e veçantë, ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e ri.Me anë të një postimi të publikuar në rrjete sociale, 32 vjeçarja ka pyetur fansat nëse janë gati për “Japa”.“Kush është gati për Japa. Pjesa e dytë e vuj vuj vuj. Dafinë moj”, ka shkruar ajo.

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur nga Kosova (FOTO+VIDEO)

Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtari i muzikës popullore, në Kosovë Ismet Bogujevci.

Lajmin për  v d e k j e n  e tij e ka bërë të ditur djali, Rigon Bogujevci. Ai shkruan në rrjetet sociale se këngëtari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ndërsa shton se për varrimin do të njoftohet në vijim.

“Ju njoftojm gjithe familjes dhe miqesis se sot me 13 maj ndrroj jete ma i shtrenjti yne ,kalum shum sfida bashke bab pusho npaqe me tingujt e muzikes tende qe kur skan me u shu.

Per v a rr i m  do ju njoftojm ne vijim .” shkraun Rigon Bogujevci.

Ismeti ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime. “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura.

Vite më parë, në mbështetje të Rregullores për Gradimin e Pagave të Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore, MKRS-ja, me një vendim të veçantë, e nderoi Ismet Bogujevcin, solist i njohur i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” me titullin “Doajen i Ansamblit.” Me këtë rast, ministri Shala e përgëzoi Bogujevcin për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në fushën e artit dhe të kulturës në Kosovë ndër vite.

Shyhrete Behluli publikon këngë emocionuese për Bajram (Video)

Shyhrete Behluli është një këngëtare e dalluar në mediat rozë.

Ajo në shumë aspekte merr vëmendje me pozat e saj, duke u komentuar që gjithmonë është në trend me kohën, shkruan “Kosovarja”.

Sot, me publikimin e këngës ajo ka goditur me tekstin emocionues për festën e Bajramit.

Më poshtë, ndëgjojeni projektin e saj me titullin ‘Erdh Bajrami’, duke iu emocinuar me shprehjet që ka përdorur.

‘S’ka Zot’, I N C I D E N T në ceremoninë e faljes së Namazit nga myslimanët, një 40-vjeçar tentoi të V E T Ë D I GJ E J me benzinë në ditën e Bajramit të Madh (VIDEO)

Një person është përpjekur të verë vetes  f l a k ë n  ne mes të ceremoninë e faljes së Namazit të Ditës së Bajramit të Madh.

TIRANË-Një person është përpjekur të prishë ceremoninë e faljes së Namazit të Ditës së Bajramit të Madh.

Një burrë ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’. Nga informacionet paraprake mësohet se personi, në gjendje të rënduar emocionale ka tentuar të  v e t ë d i gj e j  me benzinë.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë   p r a n g o s u r.

Një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një  i n c i d e n t  sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

Report Tv ka siguruar pamjet e  i n c i d e n t i t  të ndodhur  mëngjesin e sotëm në sheshin ‘Skënderbej’, ku një person ka tentuar të  v e t ë d i gj e t  në ceremoninë e faljes së namazit të Bajramit nga besimtarët myslimanë.

Një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një  i n c i d e n t  sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste.

Problemeve  m e n d o r e  të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. I n c i d e n t e  të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai.