Ballina Top Lajm Ndahet nga jeta këngëtari i njohur nga Kosova (FOTO+VIDEO)

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur nga Kosova (FOTO+VIDEO)

Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtari i muzikës popullore, në Kosovë Ismet Bogujevci.

Lajmin për  v d e k j e n  e tij e ka bërë të ditur djali, Rigon Bogujevci. Ai shkruan në rrjetet sociale se këngëtari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ndërsa shton se për varrimin do të njoftohet në vijim.

“Ju njoftojm gjithe familjes dhe miqesis se sot me 13 maj ndrroj jete ma i shtrenjti yne ,kalum shum sfida bashke bab pusho npaqe me tingujt e muzikes tende qe kur skan me u shu.

Per v a rr i m  do ju njoftojm ne vijim .” shkraun Rigon Bogujevci.

Ismeti ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime. “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura.

Vite më parë, në mbështetje të Rregullores për Gradimin e Pagave të Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore, MKRS-ja, me një vendim të veçantë, e nderoi Ismet Bogujevcin, solist i njohur i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” me titullin “Doajen i Ansamblit.” Me këtë rast, ministri Shala e përgëzoi Bogujevcin për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në fushën e artit dhe të kulturës në Kosovë ndër vite.

@tn.lajmelokale
@tetovanews