Zbardhja e dhëmbëve me produkte natyrale

Must Read

Dhëmbët e fortë e të shëndetshëm, mund të themi pa frikë se janë një dëshirë e çdokujt. Kjo, jo vetëm për rehatinë e të gjithë organizmit, pasi mund ta imagjinoni dhimbjen që shkakton një dhëmb i sëmurë, por edhe si një faktor plotësues i portretit dhe buzëqeshjes.

Duke qenë një nga pjesët e trupit që nuk ripërtërihen gjatë jetës, kujdesi për to bëhet akoma dhe më i veçantë.

Një nga problemet më të përhapura sot për sa u përket dhëmbëve, është gjetja e furçës së duhur, pastës apo mjeteve të duhura që sigurojnë higjenë dhe bardhësi.

Beteja quhet e fituar kur arrini të mbani në gjendjen e tyre normale ngjyrën dhe shëndetin e dhëmbëve tuaj. Për këtë nuk ka nevojë të shkoni çdo muaj te dentisti, mjafton të nisni me disa përbërës që mund t’i keni në shtëpi ose t’i gjeni lehtë.

Sugjerohet dy prej tyre, të cilët në pak kohë do t’ju dhurojnë ngjyrën e bardhësinë natyrale të dhëmbëve tuaj.

Përbërësit:

Gjysmë limoni i shtrydhur, 1 lugë çaji xhel aloe vlera.

Përgatitja:

Për të nisur me këtë kurë natyrale, së pari, duhet të keni gojë dhe mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të acaroni lëkurën përreth gojës nga aciditeti i limonit.

Lani mirë dhëmbët si zakonisht, pastrojini ato me një fije dentare e, më pas, me ujë dhe përgatisni trajtimin.

Në një enë të vogël shtoni lëngun e gjysmës së një limoni dhe një lugë çaji aloe vera duke i përzier mirë.

Të dy këta përbërës lërini bashkë për disa momente e më pas zhysni furçën tuaj të dhëmbëve te masa që përgatitët, aplikojeni te dhëmbët duke i larë si zakonisht.

Përdorni lëvizje rrethore dhe sigurohuni që të prekni të gjithë pjesën e dhëmbëve dhe dhëmballave. Limoni do të shkaktojë ndonjë djegie dhe parehati të vogël në lëkurë, por nëse është e durueshme vazhdoni me trajtimin.

Në të kundërt, nëse mishrat e dhëmbëve tuaj acarohen shumë gjatë këtij trajtimi, atëherë ndërpriteni.

Pasi t’i keni larë dhëmbët për 2-3 minuta, shpëlajini me ujë të freskët dhe ndjeni pastërtinë që ky trajtim dhuron. Aplikojeni këtë trajtim jo më shumë se 3 herë në javë, derisa të filloni të shikoni rezultatet që dëshironi./Albanianpost.com

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

100 $ një pako kafe, çfarë po ndodh në Korenë e Veriut?

Nga Joshua Berlinger & ;Paula Hancocks “CNN” Kim Jong Un tani ka probleme më të mëdha se sa Shtetet e Bashkuara....
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img