Ballina Blog Faqe 346

Finest International Dating Site Meant for Singles

International online dating sites and foreign dating organizations totally blur geographical and social boundaries. As well though, you should remember certain elements. international dating agencies are the best, to seek out soulmates https://mail-order-bride.com/finnish-brides overseas, and also the best to gratify adult soulmates long lost. Should you wish to extend an even more serious marriage with Cookware woman, afterward recommend matchlove that is likewise quite visible in web based matchmaking, along with other tips that will help you find your perfect Cookware partner.

There are a lot of positive aspects an international dating app has over conventional websites. For one, this allows you to look for potential your life partners and never have to leave the house or spend countless hours on internet surfing. And because the platform is global, it opens the door to thousands of potential partners without any geographical barriers. Seeing that millions of finding love frequent the website everyday, you will be assured that you will not be alone in your hunt for the perfect Asian spouse. Also, considering that the platform is open to every singles coming from any country, there is no ethnic discrimination or perhaps exclusion.

countries with more single women

A quick check out the general popular features of the best foreign dating internet site shows that it has several positive aspects. The interface makes it easy for users to get yourself a partner with who they can talk online or perhaps upload personal profiles. The chatting function is so intuitive that actually people with fundamental computer expertise can easily be able to use it. Another great thing is that users can generate their own going out with profiles using personal and contact facts that they have previously registered.

Unlike frequent dating sites, users do not need to pay any kind of subscription payment just to manage to access the best worldwide dating sites. They can simply visit the website whenever they want, daytime or nighttime, and brows through the profiles of other productive users. In addition, most energetic users of this dating application are able to generate new friends and send each other messages. In fact , sending http://www.specialtyinnovation.com/sinew/ideas-on-how-to-find-a-woman/ emails is so convenient that users can set it up as their initially method of conversation after signing up for the software.

Besides browsing free profiles, another advantage of this overseas dating application is that it provides users a choice to spread out their entrance doors to other singles living in other countries. When a consumer joins this website, he/she quickly creates his/her own personal page in which international public can find someone they publish interests with. If a user wants a casual partner, then this is certainly definitely an effective place to start.

As you can see, there are numerous advantages of subscribing to this going out with app. Users need not pay any subscription fees, they can browse no cost profiles, and they also have the option to open their particular doors to other lonely women living in additional countries. This will make this internet dating apps an extremely popular decision among lonely people who want to find romance in foreign countries.

5 fruta që parandalojnë shenjat e plakjes

Shumë prej nesh fiksohen pas produkteve të bukurisë për të parandaluar shenjat e plakjes. Shpesh injorojmë faktin, se dieta luan një rol thelbësor për një lëkurë të re dhe të shëndetshme. Për të ruajtur rininë në fytyrën tuaj, duhet të hani një dietë të shëndetshme dhe të përfshini fruta të ndryshme të cilat parandalojnë shenjat e plakjes.

Kivi

Është i mbushur me antioksidantë të cilët ndihmojnë për të vonuar procesin e plakjes. Konsumi ditor i kivit ndhmon në parandalimin e rrudhave, rrathëve të zinj, vijave të holla etj. I pasur me vitaminë C dhe E, parandalon dëmtimin e lëkurës.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë të mbushura me antioksidantë dhe vitaminë C e cila ndihmon në parandalimin e shenjave të plakjes. Ndihmon gjithashtu për të rritur prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Mollë

Një mollë në ditë e mban lëkurën tuaj të re dhe me shkëlqim. Përmban enzima të cilat ndihmojnë për të mbajtur trupin dhe lëkurën të freskët, madje tonifikon lëkurën.

Papaja

Papaja është e shkëlqyeshme për lëkurën dhe ndihmon në lehtësimin e tonit të lëkurës. Ndihmon për të hequr toksinat nga trupi. Konsumimi ditor i papajës ndihmon në parandalimin e rrudhave, vijave të holla dhe puçrrave.

Shalqi

Ky frut e mban lëkurën të hidratuar mirë, duke parandaluar shenjat e plakjes. Konsumi i tij pasuron lëkurën me vitamina thelbësore si dhe minerale. /abcnews.al

“U largua në mënyrë të beftë”, Rama heq mikrofonin dhe braktis intervistën me Babaramon

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në “5 pyetja nga Babaramo”, ku do të flasë për zgjedhjet e 25 prillit.

Por duhet se intervistimi nuk ka shkuar ashtu siç duhet, pasi kryeministri ka hequr mikrofonin dhe është larguar nga emisoni.

Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetari Ilir Babarami, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Rama ka refuzuar t’i përgjigjet shumë pyetjeve dhe ka hequr mikrofonin duke u larguar në mënyrë të bëftë.

“Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te befte

Ndiqni ne oren 20.55 cfare ndodhi sot ne studion e 5 Pyetjet” shkruan gazetari në postimin e tij.

Mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur.

Thirrja e fuqishme nga Amerika: Në Shqipëri duhet ndryshimi, “JO” Edi Ramës!

Biznesmenë, investues dhe aktivistë shqiptaro-amerikanë i bëjnë thirrje popullit shqiptar të hapë një kapitull të ri historik, për Shqipërinë, me zgjedhjet e 25 prillit. Në 25 prill 2021 shqiptarët në Shqipëri do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar fatin e vendit të tyre për katër vitet e ardhshme.

Si bashkatdhetarë, vëllezër të një gjaku e gjuhe, Shqipëria është në mendjen dhe zemrën tonë dhe i ndjekim me shqetësim zhvillimet në atdhe. Është bindja jonë se zhvillimet e tetë viteve të fundit kërkojnë një ndryshim të thellë politik në vend. Komuniteti i biznesmenëve shqiptaro-amerikanë mbetet një potencial i madh investues të cilin Shqipëria deri tani nuk ka ditur ta shfrytëzojë. Shumë prej nesh janë biznesmenë, investues, punojnë apo kanë lidhje me kompani të mëdha investuese amerikane. Dëshira për të investuar në Shqipëri nuk ka munguar kurrë. Ajo që ka munguar është një klimë miqësore e mikpritëse ndaj investimeve serioze nga jashtë. Në këto vitet e fundit, gjendja është keqësuar edhe më tej. Mbizotërimi i oligarkëve, mungesa e konkurrencës së ndershme, korrupsioni, zgjatja e duarve të politikës në ekonominë private, mungesa e besimit te institucionet e rendit dhe të drejtësisë, problemet me pronat janë vetëm disa nga faktorët e shumtë që pengojnë një bum investimesh që do të shndërronte katërcipërisht ekonominë shqiptare.

Në vend të kthesës së vonuar, qeverisja e Edi Ramës ka sjellë thellimin edhe më tej të këtyre problemeve. Ky nuk është thjesht gjykimi ynë, por përfundimi i shumë raporteve institucionale ndërkombëtare për Shqipërinë. Po sjellim vetëm shembullin e Departamentit të Shtetit Amerikan në Raportin e tij për Klimën e Investimeve për vitin 2020, i cili thekson se: “investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes”, për shkak “të problemeve të vazhdueshme në Shqipëri”, si “korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave”, ku “raportimet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”, sepse “Korrupsioni endemik, zbatimi i pabarabartë i legjislacionit, burokracia e rëndë dhe mungesa e transparencës, të gjitha e pengojnë komunitetin e biznesit”.

Kryeministri Edi Rama ka pasur kohë të mjaftueshme për të ndërmarrë reforma që mund ta ndryshonin këtë realitet. Në vitet e fundit majde ai ka kontrolluar në mënyrë të plotë institucionet e shtetit – me një parliament pa opozitë, me një pushtet lokal 100% në duart e partisë dhe koalicionit të tij, me një promovim masiv të të preferuarve të tij në systemin gjyqësor dhe organet e rendit.

Që prej rrëzimit të komunizmit, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më afër një sistemi monist, ku një parti e e vetme dhe një lider autokrat të ketë pasur kaq shumë pushtet. Me të gjitha mjetet e shtetit në duart e tij, ku janë arritjet e Edi Ramës? Ekonomia ka vijuar të lëngojë, varfëria dhe papunësia të rritet, ikja në emigracion i talenteve dhe profesionistëve të rinj është thelluar, ndërsa besimi te e ardhmja e vendit ka rënë. Historia i ka dhënë Edi Ramës pushtetin maksimal që mund t’i jepej një drejtuesi në demokraci dhe ai nuk ka sjellë ndonjë rezultat frymëzues.

Vota për Partinë Socialiste do të ishte vazhdim i një rruge pakrye nga e cila Shqipëria duhet të dalë sa më parë. Do të ishte nxitje tendencave autokratike, e atyre për ngurtësimin e ekonomisë, për pasurimin e një rrethi gjithnjë e më të ngushtë oligarkësh, vazhdim i sulmit ndaj trashëgimisë kulturore e kombëtare të vendit etj.

Një alternativë shpresëdhënëse duket se vjen nga opozita dhe sidomos nga programi ekonomik i Partisë Demoktratike me kryetar Lulzim Bashën. Që nga taksa e sheshtë, te reformat që rigjallërojnë dhe modernizojnë ekonominë, masat që krijojnë klimën e duhur për biznesin nga brenda dhe jashtë vendit. Ky program sinjalizon një dëshirë dhe vullnet për ndryshim.

Shqipëria është një vend i vogël dhe do të mjaftonte një seri investimesh serioze për ta transformuar shpejt ekonominë e vendit në mënyrë që shqiptarët të jetojnë jo ndryshe nga europianët e tjerë. E vetmja mënyrë që rinia shqiptare ta imagjinojë të ardhmen në vendlindje. Këto, bashkë me rikthimin e besimit te demokracia në vend padyshim do të lehtësonin hyrjen e vonuar në Bashkimin Europian. Do të ishte një sinjal i qartë edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan të biznesit dhe të gjithë investuesit nga jashtë që kanë interes për Shqipërinë. Në 25 prill, zgjedhja është e qartë. Pas tetë vitesh, në pushtet është koha për ta përcjellë Edi Ramën në opozitë.
Biznesmenë, investues dhe aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan

Nënshkruar nga:

Dr. Hasan Ademaj
Eduard Aliko
Harry Bajraktari

Elmi Berisha
Dr. Beslim Breçani
Isa Brijaj

Ilir Buçpapaj
Leonard Bujaj
Sabit Bytyçi

Dr. Sylejman Çelaj
Ylber Dauti Esq.
Gjokë Deçkaj

Rocky Dedivanaj
Agim Dedndrejaj
Mikel Demaj

Dritan Demiraj
Rustem Gecaj
Xhaferr Gecaj

Gjevalin Gega
Louis (Luigj) Gjelaj
Nick Gjelaj

Zef Gjelaj
Gjergj Gjetaj
Leon Gjoni

Pashko Gjokaj
Astrit Gjonpali
Sejdi Hysenaj

Haxhi Hyseni
Gjergj Ivezaj
Pjetër Jaku

Lin Kombulla
Dr. Rifat Latifi
Ardian Leka

Engjëll Mene
Hasan Metuku Esq.
Halil Mula
Nevruz Nazarko

Erenik Nezaj
Agustin Preldakaj
Anton Raja

Mark Sallaku
Sokol Selmani
Beqir Sina

Albert Spahiu
Albert Spahijaj

Andrew Tonaj
Sami Vejuka
Sammy Zherka

Vuçiq flet si Rama: Pas Bashës qëndron Berisha që kërkon Shqipërinë Etnike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur në një intervistë për mediat vendase rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen më 25 prill. Duke u bërë presidenti i parë serb që flet për zgjedhjet në vendin tonë, ka thënë se po i ndjek sondazhet, ku sipas tij kundërshtarët politikë janë me nga 2% larg.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik dhe dallimi është rreth 2% dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3%” – ka thënë Vuçiç.

Sipas asaj që pretendon Vuçiç, pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Vuçiç, ata flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon” – ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ndër të tjera ka folur rreth letrës të shumë diskutuar ditët e fundit, “non-paper” që pretendohet se ishte dorëzuar në Bruksel presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, nga kryeministri slloven Janez Jansha, e sipas të cilit parashihet që Republika Srpska t’i bashkëngjitet Serbisë, kurse Kosova Shqipërisë.

Vuçiç në intervistën e dhënë për emisionin “Fokus” në B92, tha se nuk e ka parë një letër të tillë ndërsa më pas foli për qëndrimin e Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë dhe komuniteti ndërkombëtar.

“Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, – tha Vuçiç.

Xhaferi: Komuna e Tetovës paguan çdo muaj nga 5.000 euro avokatin nga Shkupi (Dokument)

Aktivisti i EcoGuerilla, Arianit Xhaferi përmes një postimi në facebook sërish ka drejtuar akuza të ashpra në adresë të komunës së Tetovës për keqpërdorime.

“Derisa zjarrfikësit dhe punëtorët e NPK-së mbeten me muaj pa rroga e pa beneficione, Komuna e Tetovës i paguan nga 5,000€ në muaj avokatit nga Shkupi. Çfarë  k r i m i  duhet të kesh bërë të paguash 5,000€ në muaj për avokat?

Për çka marrin rroga gjithë ato juristë në Komunë? Pse ka nevojë edhe për avokat nga Shkupi? A s’ka Tetova avokatë…”, ka shkruar Xhaferi. Nga komuna e Tetovës deri tani nuk kanë sqaruar se përse është nevoja për një avokat të tillë që paguhet me shuma të majme. (INA)

Probleme me stomakun, katër lëvizje që zgjidhin problemin

Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një sëmundje e bezdisshme dhe e dhimbshme e aparatit tretës kur muskuli unazor i poshtëm i ezofagut nuk arrin të mbajë përmbajtjen gastrike të shtyrë në ezofag, duke shkaktuar urth, dhimbje dhe frymëmarrje të pakëndshme.

Zgjidhja për trajtimin e simptomave gjendet kryesisht tek dietët, si në përmbajtje ashtu edhe në zakonet që e shoqërojnë atë. Në të njëjtën kohë, ndërhyrjet shtesë të jetesës mund të bëjnë një ndryshim.

Le të shohim se çfarë këshillojnë ekspertët:

Ndiqni një dietë të zgjuar
Një dietë e zgjuar përfshin si ushqimet e duhura që nuk përkeqësojnë simptomat e sëmundjes ndihmon tretjen e ushqimit ashtu edhe sasinë e duhur të ushqimit. Ju mund të mbani shënime me ushqime që keni vërejtur se po “ngacmoni”, të cilat për shumicën e pacientëve përfshijnë kafe dhe çokollatë për shkak të kafeinës, alkoolit, pijeve të gazuara, ushqimeve me yndyrë, pikante, të skuqura dhe të kripura, ushqime acidike si agrumet dhe lëngje, hudhër, qepë dhe domate.

Zgjidhni ushqime të vogla dhe të rregullta, në vend të një pjese të madhe që komplikon procesin e tretjes. Hulumtimet kanë treguar se pjesëmarrësit me sëmundje të refluksit gastroezofageal kanë tendencë të hanë një darkë të pasur në vend që ta ndajnë atë me ato më të vogla gjatë ditës.

Ekspertët rekomandojnë të paktën tre vakte në ditë, dhe nëse sasia e ushqimit mund të ndahet në katër ose pesë vakte, përfitimet do të jenë më shumë.

Hani vaktin tuaj në kohën e duhur
Në mënyrë që një dietë e zgjuar të funksionojë pozitivisht, ajo duhet të konsumohet në kohën e duhur. Kështu që shmangni vaktet e mbrëmjes, sidomos para se të shkoni në shtrat, pasi është vërtetuar shkencërisht se ky zakon në mënyrë të pashmangshme çon në simptoma më intensive të sëmundjes. Për më tepër, shtrirja menjëherë pas një darke të përzemërt ka qenë e lidhur me sëmundjen e refluksit gastroesofageal të natës.

Çfarë mund të besh: Në mënyrë ideale, hani vaktin tuaj të paktën tre orë para gjumit. Sipas Fondacionit Ndërkombëtar për Çrregullime Gastrointestinale, prodhimi maksimal i acidit gastrik ndodh gjatë tre orëve të para pas ngrënies.

Nëse simptomat e natës vazhdojnë, provoni të ngrini majën e shtratit. Hulumtimet kanë treguar se rritja e pjerrësisë me 20 cm për gjashtë ditë ulin lodhjen e natës për të gjithë pjesëmarrësit dhe çrregullimet e gjumit me 65%. prej tyre

Humbni peshë
Studimet kanë konkluduar një lidhje midis shtimit të peshës dhe sëmundjes së refluksit gastroezofageal. Megjithëse mekanizmat prapa marrëdhënieve seksuale janë ende duke u hetuar, sipas një hipoteze shkencore, presioni i ushtruar në bark nga kilogramët e mësipërm shkakton relaksim të sfinkterit të poshtëm të ezofagut, duke rezultuar në dobësim të përmbajtjes gastrike.

Ndaloni zakonet e këqija
Ose të paktën i kufizoni ato. Këto janë konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit që janë shoqëruar negativisht me sëmundjen e refluksit gastroezofageal.

Në veçanti, alkooli dihet se përkeqëson urthin pasi irriton ezofagun, prish funksionimin e duhur të sfinkterit të poshtëm të ezofagut dhe rrit prodhimin e acidit gastrik.

Lidhur me pirjen e duhanit, një përmbledhje e vitit 2016 arriti në përfundimin se ndikon negativisht në funksionin e sfinkterit të poshtëm të ezofagut dhe zvogëlon efektin e pështymës në neutralizimin e lëngjeve të stomakut.

Evidencat për të dy zakonet dhe shoqërimin e tyre me gjendjen janë jo të plota. Nga njëra anë, një studim i vitit 2013 arriti në përfundimin se ka prova të pamjaftueshme për ta konsideruar alkoolin një faktor negativ dhe, nga ana tjetër, ndërprerja e pirjes së duhanit, e rekomanduar nga ekspertët për të gjithë pacientët me sëmundjen, duket të jetë efektive vetëm për ata që kishin një peshë e shëndetshme fizike.

Hulumtimi në shkallë të gjerë ka treguar se faktorë të tillë si gjumi i pamjaftueshëm dhe zakonet e dobëta të ngrënies shoqërohen me një rrezik më të lartë të sëmundjes tretëse.

Ndërron jetë në moshën 20-vjeçare finalistja britanike e ‘Miss Universe’

Një finaliste e konkursit të bukurisë Miss Universi ka ndërruar jetë kësaj jave në Britani pas  b e t e j ë s  me një gjendje të rrallë shëndetësore, raportojnë mediat e huaja.

Studentja Saarah Ahmed vuante nga sindroma Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendonët, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.

E reja vdiq të enjten pasi përdori platformën e saj sociale për të folur mbi sëmundjen.

Nëna e saj krenare Shefaly Begum thotë se tashmë dëshiron të vazhdojë misionin e Saarah për të njohur më shumë njerëzit me sëmundjen EDS.

Saarah, nga Carlisle, studionte sociologji e psikologji në shkollë të mesme.

Shefaly tha: “Saarah ishte e vendosur të ndërgjegjësonte njerëzit për paaftësitë e fshehura të çrregullimit EDS. Kjo ishte motivimi i saj kryesor për arritjen e finaleve të Miss Universe në Britani. Ajo ishte një person i mrekullueshëm, e ditur dhe e kujdesur, dëshironte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, për të ndihmuar njerëz të tjerë”.

Vajza kishte kryer një operacion madhor disa vjet më parë për të kuruar një harkim të shtyllës kurrizore.

Vitin e kaluar ajo ishte në Leeds ku u takua me komisionin e pranimit të Miss Universe por u tërhoq prej izolimit te pandemisë dhe problemeve shëndetësore.

Në videon e saj të prezantimit ajo thoshte: “Nëse do të bëhesha Miss Universi për Britaninë, do të punoja për të ndërgjegjësuar mbi paaftësitë e fshehura të njeriut, duke përdorur si shembull veten time. Do të flisja për sfidat e përditshme me të cilat përballemi, veçanërisht për të ndërgjegjësuar mbi sindromën Ehler’s Danlos.”

“Në Britani janë 15 njerëz që jetojnë me këtë gjendje, e cila prek çdo pjesë të trupit. Disa nga problemet me të cilat përballem janë dislokimi i kockave, dhimbja e fortë, problemet e zemrës, dhe harkimi i shpinës për të cilën jam operuar. Të ngrihem nga krevati është një përpjekje madhore për mua. Por megjithëse është e vështirë, dua të provoj se jam e aftë për ta bërë këtë”.

Psikologji / Si vendosin njerëzit kur kanë shumë zgjedhje në dispozicion?

Nga Jeff Grabmeier

Është një gjë të vendosësh midis 2 ose 3ushqimeve të gatshme në shtëpinë e një shoku. Por çfarë bëjnë njerëzit kur përballen me një makinetë që u ofron 36 mundësi të ndryshme?

Një studim i ri që përdor teknologjinë e vëzhgimit të syve, sugjeron se sasia e kohës që kalojnë njerëzit duke parë sende të veçanta, mund t’i ndihmojë në të vërtet ata që të vendosin.

Gjetjet e studimit treguan se njerëzit kishin tendencën të zgjidhnin ushqimet të cilat i kishin parë më gjatë, ndonjëherë edhe mbi ushqimet që zakonisht i vlerësojnë më shumë. “Ne mund të kryenim një studim të mirë duke parashikuar atë që do të zgjidhnin njerëzit,bazuar vetëm në vlerësimet e tyre për ushqimet në dispozicion të tyre. Por ne mund të bënim një studim edhe më më të mirë duke llogaritur kohën që ata shihnin secilin nga ushqimet”- thotë Jan Krajbish, bashkëautor i studimit dhe profesor i asociuar i psikologjisë dhe ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, SHBA.

Por sasia e kohës që kaluan njerëzit duke parë ushqime të veçanta,nuk është e gjithë historia se si vendosin njerëzit kur kanë shumë alternativa, thekson Krajbish. “Është pak më e komplikuar se kaq”-tha ai. Krajbish e kreu studimin me autorin kryesor Armin Tomas nga Universiteti Teknik iBerlinit dhe Feliks Molter nga Universiteti i Berlinit.

Kërkimi u botua këtë javë në revistën “eLife”. Studimi përfshiu 49 njerëz që thanë se ishin adhurues të ushqimeve të gatshme dhe që ranë dakord të agjëronin të paktën 4 orë para studimit, për t’u siguruar që detyra të ishte e rëndësishme për ta.

Në një ekran kompjuteri pjesëmarrësve iu treguan grupe me 9, 16, 25 ose 36 ushqime të ndryshme,duke iu kërkuar që të zgjidhnin se çfarë do të donin të hanin më shumë në fund të eksperimentit. Ata e bënë këtë shumë herë gjatë eksperimentit.

Një gjurmues i syve, regjistroi saktësisht se si silleshin ata ndërsa bënin këto zgjedhje. Pas eksperimenteve, pjesëmarrësit vlerësuan se sa u pëlqyen të gjitha 80 ushqimet që ishin pjesë e studimit. Rezultatet treguan se njerëzit nuk i shihnin me kujdes të gjitha artikujt përpara se të bënin një zgjedhje, apo edhe të shihnin secilin ushqim derisa të gjenin një nga të preferuarit e tyre.

Përkundrazi, ata shihnin përreth në një mënyrë që në shikim të parë dukej e rastësishme, por varej nga vendndodhja fizike e sendeve, si dhe nga sa u pëlqente.“Ekziston procesi i skanimit periferik ku njerëzit mësojnë të shmangin edhe shikimin e drejtpërdrejtë të ushqimeve që nuk u pëlqejnë vërtet”- thotë Krajbish.

“Kjo nuk është diçka që ne e shohim në studime ku pjesëmarrësit kanë vetëm dy alternativa. Kjo ndodh vetëm kur ata kanë shumë mundësi”-shton ai. Një nga teoritë kryesore midis studiuesve është se kur njerëzve u paraqiten shumë zgjedhje, ata skanojnë alternativat derisa të gjejnë diçka që është “mjaft e mirë”, në këtë rast një ushqim që do t’ju shijojë, pavarësisht nëse është apo jo i preferuari i tyre.

Por kjo nuk është ajo që ndodhi, thotë Krajbish. Nëse ky model do të ishte i vërtetë, njerëzit do të hiqnin dorë nga kërkimi sapo të gjenin një ushqim mjaftueshëm të mirë. Por rezultatet treguan se pjesëmarrësit zgjodhën ushqimin e fundit që panë vetëm në rreth 45 për qind të kohës.

Në vend të kësaj, ajo që ndodhte më shpesh ishte se njerëzit shikonin shpesh artikujt, duke shkuar para dhe prapa ndërmjet tyre, derisa një artikull të dallohej nga të tjerët – shpesh ishin ushqimet e gatshme ato që njerëzit shikonin më shumë.“Njerëzit bënë një zgjedhje kur arritën në përfundimin se opsioni më i mirë, ishte mjaftueshëm më i mirë se sa opsioni tjetër shumë më i mirë”- tha ai.

Vendi ku ushqimet shfaqeshin në ekran – majtas apo djathtas, lart apo poshtë – nuk luante shumë rol në vendimmarrjen e njerëzve. Pjesëmarrësit filluan shpesh të shihnin në pjesën e sipërme dhe në të majtë të ekranit, dhe pastaj shihnin nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë – por vetëm në një masë të kufizuar. / “Medical Xpress” – Bota.al

Zbulohet super-Toka e re që rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq

Në vitet e fundit ka pasur një studim shterues të yjeve të xhuxhëve të kuq për të gjetur ekzoplanetë në orbitë rreth tyre. Këta yje kanë temperatura efektive të sipërfaqes midis 2400 dhe 3700 K (mbi 2000 gradë më të freskët se Dielli), dhe masa midis 0,08 dhe 0,45 masa diellore. Në këtë kontekst, një ekip studiuesish të udhëhequr nga Borja Toledo Padrón, një student i doktoratës Severo Ochoa-La Caixa në Instituto de Astrofísica de Canarias (IAC), i specializuar në kërkimin e planetëve rreth këtij lloji të yjeve, ka zbuluar një super- Tokë që rrotullohet rreth yllit GJ 740, një yll xhuxh i kuq ndodhet rreth 36 vjet dritë nga Toka.

Planeti orbiton yllin e tij me një periudhë prej 2.4 ditësh dhe masa e tij është rreth 3 herë më e madhe se masa e Tokës. Për shkak se ylli është shumë afër Diellit, dhe planeti kaq afër yllit, kjo super-Tokë e re mund të jetë objekt i hulumtimeve të ardhshme me teleskop me diametër shumë të madh drejt fundit të kësaj dekade. Rezultatet e studimit u botuan së fundmi në revistën Astronomy & Astrophysics .

“Ky është planeti me periudhën e dytë më të shkurtër orbitale rreth këtij lloji të yjeve. Masa dhe periudha sugjerojnë një planet shkëmbor, me një rreze prej rreth 1.4 rrezeve të Tokës, i cili mund të konfirmohet në vëzhgimet e ardhshme me satelitin TESS”, shpjegon Borja Toledo Padrón, autori i parë i artikullit. Të dhënat gjithashtu tregojnë praninë e një planeti të dytë me një periudhë orbitale prej 9 vjetësh dhe një masë të krahasueshme me atë të Saturnit (afër 100 masave të Tokës), megjithëse sinjali i tij i shpejtësisë radiale mund të jetë për shkak të ciklit magnetik të yllit ( i ngjashëm me atë të Diellit), kështu që nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar se sinjali është me të vërtetë për shkak të një planeti.

Misioni Kepler, i njohur në një nga më të suksesshmit në zbulimin e ekzoplanetëve duke përdorur metodën e tranzitit (e cila është kërkimi i variacioneve të vogla në shkëlqimin e një ylli të shkaktuar nga tranziti midis tij dhe vetvetes së planetëve që rrotullohen rreth tij), ka zbuluar një gjithsej 156 planetë të rinj rreth yjeve të ftohtë. Nga të dhënat e tij është vlerësuar se ky lloj yjesh strehon mesatarisht 2.5 planetë me periudha orbitale më pak se 200 ditë. “Kërkimi për ekzoplanetë të rinj rreth yjeve të ftohtë drejtohet nga ndryshimi më i vogël midis masës së planetit dhe masës së yllit krahasuar me yjet në klasat më të ngrohta spektrale (e cila lehtëson zbulimin e sinjaleve të planetëve), si dhe numri i madh i kësaj lloji i yjeve në Galaktikën tonë “, komenton Borja Toledo Padrón.

Yjet e ftohtë janë gjithashtu një objektiv ideal për kërkimin e planetëve përmes metodës së shpejtësisë radiale. Kjo metodë bazohet në zbulimin e variacioneve të vogla në shpejtësinë e një ylli për shkak të tërheqjes gravitacionale të një planeti në orbitë rreth tij, duke përdorur vëzhgime spektroskopike. Që nga zbulimi në vitin 1998 i sinjalit të parë radial të shpejtësisë së një ekzoplanete rreth një ylli të ftohtë, deri më tani, gjithsej 116 ekzoplanetë janë zbuluar rreth kësaj klase të yjeve duke përdorur metodën e shpejtësisë radiale. “Vështirësia kryesore e kësaj metode lidhet me aktivitetin magnetik intensiv të këtij lloji të yjeve, të cilët mund të prodhojnë sinjale spektroskopike shumë të ngjashme me ato për shkak të një ekzoplanete,” thotë Jonay I. González Hernández, një studiues i IAC i cili është një bashkëpunëtor autor i këtij artikulli. l.k/abcnews.al

A po ju shëndoshë ushqimi organik?

Fjala “organike” në një etiketë ushqimore i bën konsumatorët do të thotë ushqim i shëndetshëm dhe me pak kalori, thotë një studim i ri nga studentë të diplomuar në Universitetin Cornell. Por ky supozim mund të jetë i rremë.

Ndërsa ushqimi organik mund të jetë pa pesticide, plehra ose hormone, ai prapë mund të jetë i ngarkuar me sheqer, yndyrë dhe kalori.

Në studim, studiuesit kërkuan nga 144 njerëz në një qendër tregtare që të krahasonin ato që mendonin se ishin versione të rregullta dhe organike të biskotave me çokollatë, kosit të thjeshtë dhe patate të skuqura. Në fakt, të gjithë ushqimet e marra si mostër ishin organike. Subjektet thanë se ata preferonin shijen e ushqimeve të etiketuara organikisht, edhe pse ishin identike me homologët e tyre të etiketuar në mënyrë konvencionale. Ushqimet e etiketuara “organike” gjithashtu u perceptuan të ishin dukshëm më të ulëta në kalori.

Përveç kësaj, ushqimet e etiketuara “organike” u perceptuan të ishin më të ulëta në yndyrë dhe më të larta në fibra. Në përgjithësi, patate të skuqura dhe biskota të etiketuara në mënyrë organike gabimisht u konsideruan të ishin më ushqyese sesa homologët e tyre “jo-organikë”.

Këto rezultate tregojnë që subjektet ranë pre e asaj që njihet si “efekti halo”. Kjo ndodh kur një atribut pozitiv i një personi na bën të besojmë se personi ka atribute të tjera pozitive. Për shembull, njerëzit mund të supozojnë se një person tërheqës është gjithashtu inteligjent. Ky efekt vlen gjithashtu për ushqimin. Kur njerëzit besojnë se ushqimi që po hanë është bio, ata supozojnë se është gjithashtu më i shijshëm dhe më i ulët në kalori.

Hulumtimet përkatëse kanë zbuluar se njerëzit priren të konsumojnë më shumë kalori në restorantet e ushqimit të shpejtë që pretendojnë të shërbejnë për tarifa të shëndetshme sesa në pikat tipike të ushqimit të shpejtë./e.b-abcnews.al

Audi sapo ka debutuar makinën më të lirë elektrike

Këtë të mërkurë, Audi ka prezantuar makinën SUV elektrike Q4 E-Tron; modeli më i lirë elektrik i kompanisë me një çmim fillestar prej 45.000 dollarësh.

Kjo kushton pak më pak se në sedan Tesla Model 3 dhe shumë më pas se një SUV Tesla Model Y.

Megjithatë, Audi ende nuk ka zbuluar çmimet për versionet më të shtrenjta të SUV-it të ri.

Modeli më pak i shtrenjtë do të jetë në gjendje të udhëtojë rreth 250 milje, sipas markës luksoze gjermane.

Motori elektrik i modelit bazë do të sigurojë një prodhim maksimal prej 201 kuaj fuqi. Versione më të shtrenjta, do të jenë në gjendje të prodhojnë deri në 295 kuaj fuqi./e.b-abcnews.al

Interior

Si të përgatisni akullore vetëm me dy përbërës dhe pa sheqer (VIDEO)

Akullore pa sheqer në 1 minutë! A ju duket e pamundur? E megjithatë është e mundur!

E vetmja gjë që ju nevojitet janë banane dhe kakao. Kjo është një recetë shumë e lehtë, për sa kohë që keni një banane të ngrirë. Një ëmbëlsirë shumë e lehtë ideale edhe për ata që nuk pinë qumësht ose nuk agjërojnë pasi nuk ka vezë ose qumështor.

Shihni në video recetën shumë të lehtë:

https://youtu.be/8Nk9XFvsNi0

Diabeti/ Dy lëvizje që mbajnë sheqerin nën kontroll

Plani i ushqimit të shëndetshëm të njerëzve me diabet nuk ndryshon nga ai i atyre pa diabet. Shoqata Amerikane e Diabetit (ADA) propozoi për pacientët diabetik udhëzime dietike të rekomanduara në popullatën e përgjithshme, dmth një dietë që përqendrohet në fruta, perime, drithëra, bishtajore (bizele dhe fasule) dhe produkte qumështi me pak yndyrë. Studiuesit në Universitetin e Harvardit po shtojnë disa informacione më shumë për të ndihmuar në kontrollimin më të mirë të sheqerit në gjak.

Fillimisht, pacientët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje marrjes së karbohidrateve.

Frutat, perimet dhe drithërat e plota sigurojnë më shumë lëndë ushqyese për kalori sesa karbohidratet e rafinuara dhe priren të jenë më të pasura me fibra. Trupi tret ushqimet me shumë fibra më ngadalë, gjë që çon në një rritje më të moderuar të niveleve të sheqerit.

Për shumicën e njerëzve me diabet, karbohidratet duhet të përbëjnë rreth 45% deri 55% të kalorive totale që konsumojnë çdo ditë. Do të ishte mirë, pra, të zgjidhni karbohidratet e tyre me kujdes në mënyrë që ato të vijnë – në mënyrë ideale – nga perimet, drithërat integrale dhe frutat. Ata gjithashtu duhet të shmangin karbohidratet shumë të rafinuara si buka e bardhë, spageti dhe orizi, si dhe ëmbëlsirat, pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat. Karbohidratet e rafinuara kanë tendencë të shkaktojnë rritje të mprehtë të sheqerit në gjak dhe të rrisin nivelet e triglicerideve.

Fibra ka dy forma: e tretshme – lloji që gjendet në drithërat alesis – dhe e patretshme – lloji që gjendet në bishtajore si fasulet, tërshëra dhe pemët. Fibrat e tretshme në veçanti duket se ulin nivelet e sheqerit në gjak duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës, që mund të thotë që pacienti progresivisht mund të ketë nevojë për më pak ilaçe për të kontrolluar diabetin.

Së fundmi, ka një numër studimesh që sugjerojnë që konsumimi i mjaftueshëm i fibrave zvogëlon shanset për të shfaqur sëmundje të zemrës dhe diabetikët duhet të bëjnë gjithçka që munden për të zvogëluar këtë rrezik.

Peshkatari gjen perlën e rrallë portokalli me vlerë 330 mijë $

Një peshkatar dhe vëllai i tij patën fat kur gjetën një margaritar të rrallë, ngjyrë portokalli, i cili vlen më shumë se 330,000 dollarë.

Vëllezërit, Hatchai Niyomdecha, 37 vjeç dhe Worachat Niyomdecha, 35 vjeç, ishin duke ecur në bregun e Nakhon Si Thammarat në Gjirin e Tailandës, kur panë disa butakë dhe një perlë.

Perla me ngjyrë portokalli ka gjerësinë e një monedhe dhe peshon rreth 7.68 gram. Këto perla formohen në një gastropod dhe gjenden në ujërat aziatike. Ngjyra varion nga e zeza ose kafeja, madje edhe nuancat e portokallit.

Hatchai, familja e të cilit vjen nga një komunitet i varfër peshkimi, beson se mund të ketë qenë fati që e çoi atë drejt thesarit.

“Një plak me të bardha me mustaqe të gjata më tha të vija në plazh që të marr një dhuratë. Mendoj se ai më udhëhoqi për të gjetur margaritarin”, tha ai për një ëndërr që kishte parë vetëm disa ditë para zbulimit.

“Unë dua ta shes perlën me çmimin më të lartë”, tha ai. “Paratë nuk do të ndryshojnë vetëm jetën time, por do të ndryshojnë fatin tim. E gjithë familja ime do të ketë jetë më të mirë.”/abcnews.al

Trigliceridet (yndyra në gjak), kur konsiderohen të larta dhe rreziqet që mbartin?

Nëse matni vazhdimisht tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, ka edhe një gjë tjetër që duhet ta monitoroni: trigliceridet. Niveli i lartë i triglicerideve, një lloj yndyre në gjak, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Mënyra e jetesës dhe e ushqyerjes luajnë një rol të rëndësishëm në uljen apo rritjen e niveleve të triglicerideve, ashtu si në shëndetin e përgjithshëm.

Çfarë janë trigliceridet?

Trigliceridet janë një lloj yndyre (lipide) që gjenden në gjak. Gjatë ngrënies, trupi konverton kaloritë që nuk i duhen, për t’u përdorur pastaj në trigliceride. Ato ruhen në qelizat e dhjamit. Më pas, hormonet lëshojnë trigliceride për energji midis vakteve. Nëse hani rregullisht më shumë kalori sesa digjni, sidomos kalori të “lehta”, si karbohidrate dhe yndyra, mund të keni nivele të larta të triglicerideve (hipertriglicerdemia).

Kur konsiderohen normale?

Një test gjaku mund të përcaktojë nëse nivelet e triglicerideve janë normale.

Normale – Më pak se 150 mg/dL ose më pak se 1.7 mmol/L.

Në kufi – 150 – 199 mg/dL (1.8 – 2.2 mmol/L).

Të larta – 200 – 499 mg/dL (2.3 – 5.6 mmol/L).

Shumë të larta – 500 mg/dL ose më sipër (5.7 mmol/L ose më sipër).

Ku ndryshojnë trigliceridet nga kolesteroli?

Trigliceridet dhe koleseroli janë lloje të ndara të lipedeve që qarkullojnë në gjak. Trigliceridet ruajnë kalori të papërdorur dhe i sigurojnë trupit energji, ndërsa kolesteroli përdoret për të prodhuar qeliza dhe hormone të caktuara. Duke qenë se trigliceridet dhe kolesterolit nuk mund të treten në gjak, ato mund të qarkullojnë në të gjithë trupin me ndihmën e proteinave dhe transportojnë lipidet.

Pse janë të rëndësishme trigliceridet?

Trigliceridet mund të kontribuojnë në forcimin e arterieve ose trashjen e mureve arteriale (ateroskleroza) – që rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, atak në zemër dhe goditje në tru. Trigliceridet shumë të larta – për shembull ato mbi 1000 mg/dL (11.29 mmol/L) – mund të shkaktojnë pankreatit akut (inflamacion të pankreasit).

Trigliceridet e larta janë shpesh shenjë e gjendjeve të tjera shëndetësore, që rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, si obeziteti dhe sindroma metabolike ( që karakterizohet nga dhjami përreth belit, yndyra përreth organeve të brendshme, humbja e masës muskulore, tension i lartë i gjakut dhe nivele të larta të sheqerit në gjak).

Ndonjëherë trigliceridet e larta janë shenjë e diabetit të tipit 2, niveleve të ulëta të hormoneve të tiroides (hipotiriodizmi), sëmundja e mëlçisë dhe e veshkave, ose gjendjet e rralla gjenetike që ndikojnë tek mënyra sesi trupi konverton yndyrat në energji. Trigliceridet e larta mund të jenë gjithashtu një efekt anësor i marrjes së medikamenteve si streroide, diuretikë apo pilulat për kontrollin e lindjeve.

Burimi: MayoClinic / https://shendeti.com.al/

Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni trigliceride të larta

Gjalpi ose margarina

Përdorni vaj ulliri në vend të gjalpit dhe margarinës, të cilët kanë shumë yndyra të ngopura ose trans. Vaji kanola, i bajameve dhe farave të lirit janë gjithashtu alternativa të mira.

Mishi me shumë dhjamë

Nuk duhet të hiqni dorë tërësisht nga mishi. Megjithatë përpiquni të konsumoni atë pa shumë dhjamë. Gjithashtu, shmangni të gjitha llojet e mishrave të përpunuara, si proshutën, sallamin, pasi këto lloje mishrash mendohet se rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetin.

Mjalti ose shurup panje

Mund të mendoni se mjalti dhe shurupi i panjës janë më të shëndetshme ose më natyrale se sheqeri i rafinuar. Por, ashtu si sheqeri, edhe ato mund të rrisin nivelet e triglicerideve. Nëse doni të ulni nivelet e trigilicerideve, duhet të kufizoni çdolloj ëmbëltuesi.

Pijet me sheqer

Niveli i sheqerit që mund të konsumoni vetëm me një gotë çaj të ftohtë, pije të gazuara ose lëngje frutash është shumë i lartë. Ju mund të merrni më shumë sheqer seç trupi mund ta përballojë, prandaj një pjesë të tij e kthen në trigliceride. Prandaj, kur të kufizoni sheqerin, mos harroni të përfshini edhe pijet gjithashtu.

Ushqimet me niseshte

Konsumimi i tepërt i makaronave, patateve ose drithërave bën që trupi t’i konvertojë në trigliceride. Duhet t’i konsumoni këto ushqime, por në proporcione të duhura, si një fetë bukë, 1/3 kupë oriz, gjysmë kupe makarona ose gjysmë kupe patate ose bollgur të gatuar.

Kokos

Përveç frutit të kokosit, kemi edhe qumësht kokosi, ujë kokosi apo vaj kokosi. Disa nga këto lloje kanë përfitime shëndetësore, por janë të pasura edhe në yndyra të ngopura, prandaj konsultohuni me mjekun nëse duhet t’i kufizoni apo shmangni krejtësisht nëse vuani nga trigliceridet e larta.

Alkooli

Mund të mendoni që alkooli është i mirë për zemrën. Por, abuzimi me të mund të rrisë nivelet e triglicerideve. Kjo për shkak të sheqernave që janë një pjesë natyrale e alkoolit, edhe nëse është verë, birrë apo ndonjë pije tjetër alkoolike. Nivelet e larta të sheqerit, nga çdo burim, janë problem për shëndetin. Mjeku mund t’ju rekomandojë që të hiqni dorë krejtësisht nga alkooli nëse keni nivele të larta të triglicerideve.

Peshku i konservuar në vaj

Peshku është i mirë për zemrën. Por, nëse blini peshk të konservuar, kontrolloni nëse është i paketuar në vaj. Do të ishte më mirë që të blini peshk të konservuar me ujë.

A keni tiroide? Simptomat që duhet t’ju shqetësojnë

Hipotiroidizmi është gjendja në të cilën tiroidja është jo-aktive dhe nuk prodhon sasi të mjaftueshme të hormoneve të çmuara të tiroides. Është një gjendje që ndodh mjaft shpesh tek gratë, me të paktën 10% të grave që kanë simptoma të hipotiroidizmit deri në moshën 50 vjeç. Rreziku i hipotiroidizmit rritet me moshën dhe me moshën 60 vjeç, 17% e grave dhe 8% e burrat kanë shenja të hipotiroidizmit siç vërehen nga ekspertët në Klinikën ‘Mayo’.

Në fazat e hershme simptomat nuk janë aq të forta. Ju nuk mund ta kuptoni që keni ndonjë nga simptomat e hipotiroidizmit, pasi për shembull lodhja dhe shtimi i peshës mund t’i atribuohen ndonjë arsyeje. Por simptomat që mund t’ju paraprijnë janë si më poshtë:

Lodhja

Ndjeshmëria ndaj të ftohtit

Kapsllëku

Lëkurë të thatë

Shtim në peshë

Fytyrë e fryrë

Ngjirja e zërit

Dhimbje, ngurtësi dhe dobësi të muskujve

Kolesteroli i ngritur

Cikli menstrual i paqëndrueshëm

Flokët e hollë

Shkalla e ulët e zemrës

Depresioni

Vështirësia e përqendrimit

Për të qenë të sigurt se gjithçka po shkon mirë me tiroiden tonë duhet të bëjmë analizat speciale të gjakut dhe ultrazërit e gjëndrës, të cilat do të rekomandohen nga mjeku, të paktën një herë në jetën tonë.

Çrregullimet e tiroides prekin gratë më shumë sesa burrat dhe shpesh ndodhin në moshë të re. Problemet autoimune të tiroides (në sëmundjet autoimune sistemi imunitar nuk është në gjendje të njohë “të tijën” dhe “të huaj” si rezultat i sulmit ndaj vetvetes) gjenden kryesisht tek gratë, në kushte stresuese, por ekziston edhe trashëgimia. Sëmundja më e zakonshme e tiroides autoimune është tiroiditi Hashimoto që shkakton hipotiroidizëm.

Kur tiroidja jonë ka një problem, ne zakonisht duhet ta kontrollojmë atë dhe/ose të marrim ilaçe për pjesën tjetër të jetës sonë. Për shembull, trajtimi i hipotiroidizmit është i thjeshtë, por gjatë gjithë jetës dhe përfshin marrjen ditore të tiroksinës (hormonit që mungon në trup) në formën e një pilule.

Të gjitha përfitimet e rozmarinës

Rozmarina është një barishte. Vaji i saj përdoret për të bërë ilaçe, kryesisht për problemet e tretjes, duke përfshirë urthin, gazin e zorrëve (fryrjen e stomakut) dhe humbjen e oreksit. Përdoret gjithashtu për probleme të mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit, përdhes, kollë, dhimbje koke, presion të lartë të gjakut, presion të ulët të gjakut, stres, depresion, përmirësimin e kujtesës në të rritur të shëndetshëm, zvogëlimin e humbjes së kujtesës në lidhje me moshën, përmirësimin e energjisë dhe lodhjes mendore, simptomat e tërheqjes opioide , mbrojtje nga djegiet nga dielli dhe sëmundje diabetike të veshkave.

Disa gra përdorin rozmarinë për rritjen e rrjedhës menstruale dhe shkaktimin e aborteve.

Rozmarina aplikohet në lëkurë për të parandaluar dhe trajtuar rënien e flokut. Përdoret gjithashtu për trajtimin e problemeve të qarkullimit, dhimbjes së dhëmbit, sëmundjes së mishit të dhëmbëve (gingivitit), një gjendje e lëkurës e quajtur ekzema, dhimbje muskulore, dhimbje përgjatë nervit shiatik dhe dhimbje të murit të gjoksit. Përdoret gjithashtu për shërimin e plagëve, në terapinë e banjës (balneoterapi) dhe si ilaç kundër insekteve.

Në ushqime, rozmarina përdoret si erëz. Gjethja dhe vaji përdoren në ushqime, dhe vaji përdoret në pije.

Në prodhim, vaji i rozmarinës përdoret si një përbërës aromatik në sapunë dhe parfume.

Si punon?
Megjithëse nuk është e qartë se si funksionon rozmarina për humbjen e flokëve, aplikimi i tij në lëkurën e kokës irriton lëkurën dhe rrit qarkullimin e gjakut.

Dëshmi të pamjaftueshme për rënien mendore të lidhur me moshën. Hulumtimet e hershme tregojnë se marrja e gjetheve të rozmarinës në pluhur mund të përmirësojë shpejtësinë e kujtesës tek të rriturit e shëndetshëm dhe të moshuar. Sidoqoftë, doza më të larta duket se përkeqësojnë kujtesën. Kërkime të tjera të hershme tregojnë se marrja e një produkti që përmban rozmarinë, balsam limoni dhe urtë përmirëson kujtesën tek të rriturit e shëndetshëm 62 vjeç ose më të ri. Por nuk duket se përmirëson kujtesën tek të rriturit 63 vjeç ose më të vjetër.

Rënia e flokëve. Hulumtimet e hershme tregojnë se aplikimi i vajit të rozmarinës me vajra livandoje në lëkurën e kokës përmirëson rritjen e flokëve te disa njerëz.
Hulumtimet e hershme sugjerojnë që aplikimi i vajit të rozmarinës në lëkurën e kokës është po aq efektiv sa minoxidil për rritjen e numrit të flokëve te njerëzit me tullacë të modelit mashkullor.

Artriti. Kërkimet e hershme tregojnë se marrja e një produkti që përmban rozmarinë, kërcell dhe acid oleanolik (NG440 ose Meta050) mund të zvogëlojë dhimbjen e lidhur me artritin.
Dëmtimi diabetik i veshkave. Një nivel i lartë i proteinave në urinën e një pacienti me diabet është një shënjues i hershëm i dëmtimit të veshkave diabetike. Kërkimet e hershme sugjerojnë që marrja e një produkti që përmban rozmarinë, centaury dhe dashuri (Canephron N nga Bionorica) mund të ulë sasinë e proteinave në urinë kur merret me ilaçe standarde antidiabetes.

Lodhje mendore. Kërkimet e hershme tregojnë se marrja e rozmarinës nuk përmirëson vëmendjen ose energjinë mendore tek të rriturit me nivele të ulëta të energjisë.

Fibromialgjia. Kërkimet e hershme sugjerojnë që marrja e një produkti që përmban rozmarinë, kërcell dhe acid oleanolik (Meta050) nuk i përmirëson simptomat e fibromialgjisë.
Sëmundja e mishit të dhëmbëve (gingivitit). Hulumtimet e hershme tregojnë se një shpëlarje bimore nga goja që përmban rozmarinë, calendula dhe ekstrakte xhenxhefili ndihmon në zvogëlimin e gjakderdhjes së mishit të dhëmbëve dhe ënjtjen tek njerëzit me sëmundje të mishit të dhëmbëve kur përdoret dy herë në ditë pas ngrënies për 2 javë. Larja e gojës bimore duket se funksionon, si dhe një larje e gojës antibakteriale që përmban glukonat klorheksidinë 0.2%.

Hipotensioni. Hulumtimet e hershme tregojnë se marrja e vajit të rozmarinës tri herë në ditë rrit numrin më të lartë në leximin e presionit të gjakut (presion sistolik të gjakut) dhe numrin e poshtëm (presion diastolik të gjakut) te njerëzit me presion të ulët të gjakut. Presioni i gjakut duket se kthehet në vlerat e para trajtimit pasi të ndërpritet përdorimi i rozmarinës.

Stresi. Disa studime të hershme sugjerojnë se aromaterapia e vajit të rozmarinës dhe vajit të livandës mund të zvogëlojë ritmin e pulsit, por jo presionin e gjakut, tek njerëzit që marrin teste. Por studime të tjera tregojnë se aplikimi i vajit të rozmarinës në kyç rrit ndjenjat e ankthit dhe tensionit gjatë testimit.

Djegia nga dielli. Hulumtimet e hershme sugjerojnë që marrja e një produkti që përmban rozmarinë dhe ekstrakt grejpfrut mund të mbrojë nga djegia nga dielli./abcnews.al

Ndalohet 32 vjeçari nga Tetova, dyshohet për shkelje të të drejtave autoriale

Dje (12-prill) prej ora 13.00 deri në orën 18.00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë bastisur shtëpinë dhe mjediset ndihmëse të 32 vjeçarit M.M. nga Tetova,

Gjatë bastisjes personit në fjalë i janë marrë disa pajisje të ndryshme, për shkak të dyshimit se i njëjti kishte qenë i përfshirë në veprën p e n a l e  “shkelje të të drejtave autoriale”, e dënueshme sipas nenit 157 të Kodit  P e n a l.

I njëjti është thirrur në SPB Tetovë dhe çështja është duke u sqaruar.

Banorët e lagjes së Drenocit në Tetovë, blejnë ujë nga bashkëqytetarët e tyre

Banorët e pjesës së epërme në Tetovë prej dy javësh nuk kanë asnjë pikë ujë për të pirë.

Në mungesë të ujit, banorët e lagjes Drenoc detyrohen të paguajnë nga 300 denarë për një mijë litra ujë që e sigurojnë nga bashkëqytetarët e tjerë, edhe pse i njëjti nuk përdoret për pije, pasi rezervuarët nuk janë higjienik.

“A pihet uji prej kësaj? Po veç për motorin sa para paguaj. Një pikë vjen nga ora një apo dy dhe kaq mbushim dhe s`ka më.

Ndonjëherë s`ka, më shumë blejmë, ju tregoj edhe njeriun që na shet bile, ai na sjellë për treqind denarë një mijë litër, me korrent e shkarkojmë me korrent e ngarkojmë ujin, ne duhet të punojmë vetëm për ujë. Që prej 25 vitesh jam në këtë lagje, pa hidrofor s`ka ujë”, tha – Isen Islami, Banor i lagjes Drenoc.

Banorët thonë se me këtë gjendje përballen me vite të tëra.

“Që në ’84-tën me ujin në Drenoc kemi problem, në kohën e Jugosllavisë kemi pas dhe tash kemi probleme me ujin. Që prej dy javësh pikë uji nuk kemi, përpara pak ka pasur kemi mbushur bure por tash dy javë jo asnjë pikë. Dy makina i prisha duke bartur ujë. Muaji i ramazanit ka nis duhet pastërti, me kofa a pastrohet njeriu dhe shtëpia, s`pastrohet”, tha një tjetër banor i lagjes së Drenocit.

“Gjithnjë jemi ankuar por kot, nuk na ndihmojnë asgjë askush”.

Kreu i BL-së në Drenoc Bajram Kuçi tha për Alsat se në Ndërmarrjen publike, as telefonat nuk i hapin e lere më të pranojnë në takim.

“E kam kërkuar dje drejtorin e NPK, por nuk ma hapën telefonin. Unë kërkoj që të na dërgojnë cisterna që të kemi ujë të mbushim bidonët, të kenë ujë për tu pastrua për të larë enët. Edhe te zyrat me shkuar nuk na pranojnë më. Ne kërkojmë si lagje që të bëjnë reduktime por reduktime me gypa me ujë, që kur ta lëshojnë mos ketë vetëm -ajër por edhe ujë”, deklaroi Bajram Kuçi, kryetar i Bashkësisë Vendore-Drenoc.

Nga Ndërmarrje publike komunale thonë se mungesa e ujit vjen si pasojë uljes së nivelit të ujit në burime, ndërsa rekomandojnë banorët, që sa më racionalist të përdorin ujin, me qëllim që të arrijë shtypja edhe në lagjet e epërme të qytetit. Nga ana tjetër, nëse vazhdon kjo gjendje edhe në ditët në vazhdim, banorët e lagjes Drenoc kërcënojnë me protesta para Komunës së Tetovës./alsat-m