Ballina Aktualitet “U largua në mënyrë të beftë”, Rama heq mikrofonin dhe braktis intervistën...

“U largua në mënyrë të beftë”, Rama heq mikrofonin dhe braktis intervistën me Babaramon

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në “5 pyetja nga Babaramo”, ku do të flasë për zgjedhjet e 25 prillit.

Por duhet se intervistimi nuk ka shkuar ashtu siç duhet, pasi kryeministri ka hequr mikrofonin dhe është larguar nga emisoni.

Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetari Ilir Babarami, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Rama ka refuzuar t’i përgjigjet shumë pyetjeve dhe ka hequr mikrofonin duke u larguar në mënyrë të bëftë.

“Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te befte

Ndiqni ne oren 20.55 cfare ndodhi sot ne studion e 5 Pyetjet” shkruan gazetari në postimin e tij.

Mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews