Ballina Blog Faqe 366

GYSTAV LË BON – “PSIKOLOGJIA E TURMËS”

Nga Xhelal Zejneli

“Psikologjia e turmës: Studim i mënyrës së zakonshme të të menduarit” (Psychologie des foules, 1895) është vepër e autorit legjendar Gystav Lë Bon. Nga shumë studiues, kjo vepër konsiderohet si një ndër librat më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Në saje të vlerave të veta të vërtetuara, ajo ka tërhequr një brez të tërë lexuesish. Duke qenë një vepër me vlera të pakapërcyeshme, “Psikologjia e turmës” është bërë lektyrë e domosdoshme e shumë universiteteve dhe e programeve studimore. Ky studim fitoi rëndësi në gjysmën e parë të shekullit XX, kur u zbatua gjatë hulumtimeve mbi ndikimin e mediumeve për t’i përshkruar më mirë reagimet e grupeve të varura ndaj përmbajtjeve të tyre (të mediumeve).    

Njerëzit mund të sundohen më lehtë duke nxitur (ngjallur) pasionet e tyre sesa duke u kujdesur për interesat e tyre. Ka studiues që janë marrë me përshkrimin e shpirtit të fiseve (të racave). Në veprën “Psikologjia e turmës” Gystav Lë Bon studion shpirtin e turmave.

Tërësia e cilësive të përbashkëta që ua imponon trashëgimia çdo individi të një fisi, përbën shpirtin e atij fisi. Por, kur një numër i caktuar i këtyre individëve, me qëllim ndonjë veprimi, gjendet i bashkuar në turmë, hulumtimet tregojnë se nga vetë akti i afrimit të tyre rezultojnë disa karakteristika psikologjike të reja, që janë karakteristika të fiseve, e që herë-herë, midis tyre kanë edhe dallime të mëdha.     

Në jetën e popujve, turmat gjithmonë kanë luajtur një rol të konsiderueshëm. Por, ky rol, kurrë s’ka qenë aq i rëndësishëm, sa sot. Veprimi i pavetëdijshme i turmave, në vend të angazhimit të vetëdijshëm të individit – ka qebe një prej karakteristikave kryesore të shekullit XIX. 

*   *   *

Gystav Lë Bon (Gustave Le Bon, Nogent-e-Rotrou, 7 maj 1841 – Paris, 13 dhjetor 1931) është studiues francez, psikolog social, sociolog, antropolog, shpikës. Në mënyrë amatore është marrë edhe me fizikë. Vepra më e rëndësishme e tij është “Grupi: Studim për mendimin e popullarizuar”. Tekstet e tij përmbajnë teori për karakteristikat e nazizmit, për superioritetin racor dhe mashkullor si dhe për psikologjinë e turmës. Lë bon e filloi karrierën e vet si shkrimtar, duke punuar në fushën e re të antropologjisë. Është i njohur për “Psikologjinë e grupit” (turmës)

Ka lindur në Francë. Studioi mjekësinë. Gjatë viteve 1860-1880 udhëtoi nëpër Evropë, nëpër Azi dhe nëpër Afrikën Veriore. Ka shkruar për arkeologji dhe për antropologji. Fitonte para duke dizajnuar aparatura shkencore. Veprën e parë, “Psikologjia e njerëzve”, e botoi në vitin 1894. Vepra më e njohur e tij është “Grupi: Studim i mendimit të popullarizuar” botuar në vitin 1896.      

*   *   *

Lë Bon nuk ka qenë sociologu i parë që ia ka dhënë diagnozën shoqërisë së vet dhe që e ka zbuluar fenomenin e ri të “Grupit”. Teoricienë të parë të cilët kanë folur për sjelljen e grupit kanë qenë: sociologu francez Gabriel Tard, avokati dhe kriminologu italian Shipio Sigele dhe sociologu gjerman Georg Zimel. Që të tre kanë ardhur në përfundime të ngjashme për grupet masive në çastet kritike. Në këtë kohë lind edhe teoria e re e aksionit social. Sebati i parë lidhur me psikologjinë e grupit është zhvilluar midis Gabriel Tardit dhe Shipio Sigeles. Ata kanë debatuar sesi ta përcaktojnë fajtorin, ta përcaktojnë përgjegjësinë penale në grup dhe në bazë të kësaj të vendosin se cilin duhet arrestuar.    

Lë Bon dhe Franca kanë qenë dëshmitarë të tri ngjarjeve të mëdha: Komuna e Parisit (1871), ngritja e Zhorzh Ernest Bulanzhesë dhe Afera e Drajfusit. Në shekullin XIX Parisi ka qenë një prej qyteteve industriale më të mëdha të Evropës. Në plan të parë të tij ka qenë forcimi i antisemitizmit dhe i të djathtës ekstreme. Pushtimi i Alzasit dhe i Lorenit nga Gjermania i nxiti në Francë lëvizjet nacionaliste dhe djathtiste. Konceptin e vet për veprën “Grupi”, Lë Bon e krijoi në këtë kontekst, domethënë në rrethanat e sipërthëna.

*   *   *

Shënim: Gabriel Tard (1843-1904) sociolog, kriminolog dhe psikolog francez; Shipio Sigele (Scipio Sighele, 1868-1913) psikolog, kriminolog dhe sociolog italian; Georg Zimel (Georg Simmel, 1858-1918) sociolog, filozof dhe kritik gjerman, me prejardhje hebraike; Zhorzh Ernest Bulanzhe (Georges Ernest Jean-Marie Boulanger, 1837-1891) gjeneral dhe burrë shteti francez, politikan reaksionar; gjatë viteve 1880 ishte prijës i lëvizjes autoritare afatshkurtër, të njohur si bulanzhizëm, e që përbënte kanosje për stabilitetin e Republikës së Tretë; Afera e Drajfusit (L’affaire Dreyfus) – skandal politik që ndau Republikën e Tretë Franceze; oficeri francez me prejardhje hebraike Alfred Drajfus (Alfred Dreyfus, 1859-1935), më 15 tetor 1894 u akuzua rrejshëm se i ka dhënë Gjermanisë sekrete ushtarake; e vërteta u zbardh në vitin 1906; në këtë aferë u implikua edhe shkrimtari Emil Zola (1840-1902), i cili doli në mbrojtje të Alfred Drajfusit.

*   *   *

Paraqitet fenomeni i ri i bashkëngjitjes së individit, grupit të tubuar, jo vetëm për t’u zgjeruar trupi i grupit, por edhe të analizohet ndikimi i grupit mbi individin. Kur grupi tubohet ose bashkohet, lind “ndikimi magjik i grupit apo i ndonjë shkaku tjetër për të cilin ne nuk jemi të vetëdijshëm”, që e ndryshon sjelljen e çdo individi. Tash e tutje, ai do të udhëhiqet nga “mendimi i grupit”. Ky model e sheh grupin si një masë dhe çdo individi ia merr mendimin, sistemin e vlerave dhe bindjen. Vetë Gystav Lë Bon thotë: “Individi është një kokërr zalli, në mesin e kokrrave të tjera të zallit”, të cilat stuhia i shpërndan sipas dëshirës së vet”.          

Lë Bon thotë se “grupi” përbëhet prej tre proceseve kryesore: anonimiteti, infektimi dhe përkulshmëria (nënshtrimi i verbët). Anonimiteti i mundëson individit, i cili mendon në mënyrë racionale, të ndjehet se e humb përgjegjësinë personale. Individi bëhet primitiv, irracional (e humb arsyen) dhe emocional. Kjo mungesë e kontrollit mbi veten, i mundëson individit të sillet në mënyrë instinktive dhe të pranojë sjelljen instinktive të pavetëdijshme. Lë Bon thotë se grupi e shtrembëron teorinë e evolucionit të biologut, natyralistit dhe gjeologut anglez Çarls Darvin (Charles Robert Darwin, 1809-1882) dhe e shndërron në regresive, duke e dëshmuar teorinë embriologjike (teorinë e rikapitulimit) të zoologut, natyralistit, filozofit, mjekut gjerman Ernest Hekel (Ernst Heinrich Philipp August Haeckel, 1834-1919): “Zhvillimi individual i organizmit (ontogjenia) është rikapitulim i zhvillimit evolutiv të tij (filogjenisë).”

Infektimi ka të bëjë me disa të sjelljes në grup (p. sh., kur protestuesi e thyen dritaren). Në këtë rast, individi, për hir të grupit, interesat personalë i lë mënjanë. Ndërkaq, përkulshmëria apo nënshtrimi i verbët shërben për përhapjen infektimit. Kur tubohet grupi, zëri i personit me ndikim i hap dyert e veprimit të pavetëdijshëm. Në këtë fazë, grupi bëhet homogjen dhe atë e udhëheq lehtë anëtari më i fuqishëm. Lë Bon thotë: “Udhëheqësit për të cilët flasim, zakonisht janë njerëz të aksionit dhe jo të fjalëve. Ata janë persona posaçërisht të rekrutuar, me mendje gjysmë të çrregulluar apo që ndodhen në kufirin e çmendurisë”.

Kundërshtarët e konceptit “të mendimit kolektiv” të Lë Bonit, paraqesin tezë të kundërt dhe thonë se sjellja kolektive është pasojë e çdo individi, që e përbën atë grup. Psikologu amerikan, një nga themeluesit e psikologjisë së personalitetit Gordon Vilard Olport (Gordon Willard Allport, 1897-1967) ka qenë në krye të një sërë sulmesh dhe ai thoshte se nuk ekziston diçka si “mendimi kolektiv” dhe se grupi përbëhet vetëm prej reaksioneve të veçanta. Çdo analizë të mendimit, të ndarë nga psikika e individit, ai e ka konsideruar të pakuptimtë apo “llomotitje”, ndërsa në tekstin e vet për psikologjinë sociale, të botuar në vitin 1924, thotë: “Nuk ekziston kurrfarë psikologjie e grupit, e cila në thelb apo plotësisht, nuk është psikologji e individit”

Ish-profesori i një universiteti amerikan, Xhorxh Mose, konsideronte se teoria fashiste për liderizmin që shfaqet në vitet ’20 të shekullit XX, bazohet me të madhe në këtë teori të Lë Bonit. Dihet se Adolf Hitleri e ka lexuar këtë vepër dhe se në librin e  vet “Lufta ime” (Mein Kampf, 1925) i ka përmendur teknikat e propagandës, të propozuara nga Lë Bon. Veprën e Lë Bon-it e ka njohur mirë edhe Benito Musolini. Madje e ka lexuar disa herë.

Nën ndikimin e kësaj teorie ka qenë edhe austro-amerikani, i njohur si baba i marrëdhënieve me publikun dhe i propagandës Eduar Bernes (Edward Berays, 1891-1995), fis i neurologut austriak me prejardhje hebraike, themelues i psikanalizës Sigmund Frojd (1856-1939). Në librin e vet “Propaganda” ai thotë se karakteristika kryesore e demokracisë është manipulimi me mediumet masive,” Si shumë presidentë amerikanë të shekullit XX, nën ndikimin e Lë Bonit ka qenë edhe presidenti Teodor Ruzvelt (Theodore Roosevelt, 1858-1919).   

*   *   *

Gystav Lë Bon konsideronte se femrat nuk mund të kenë arsimim të njëjtë si meshkujt dhe për këtë ka paraqitur një sërë argumentesh. Ai thotë se ka shumë femra, truri i të cilave, për nga madhësia është më afër trurit të gorillave, sesa trurit më të zhvilluar të mashkullit. Lë Bon konsideronte se meshkujt përbëjnë formën më të fortë të racës njerëzore.  

*   *   *

Gystav Lë Bon është përpjekur që problemin e rëndë të turmave ta analizojë nëpërmjet një procedure shkencore, përkatësisht duke zbatuar një metodë të caktuar, duke i lënë mënjanë mendimet, teoritë dhe doktrinat. Sipas tij, ky ka qenë i vetmi mjet për të zbuluar disa pjesë të së vërtetës, sidomos kur kemi të bëjmë, sikur këtu, me një çështje që i trazon shpirtrat. Gystav Lë Bon thotë se një dijetar që ka ndërmend të studiojë një dukuri, nuk duhet të merret me interesat që nuk përputhen me pohimet e tij. Në një publikim, mendimtari Goble d’Alviela (Goblet d’Alviela) ka konstatuar se Gystav Lë Bon-i, duke mos i përkitur asnjërës prej shkollave bashkëkohore, herë-herë vjen në kundërshti me përfundime të caktuara të atyre shkollave. Sipas Gystav Lë Bon, ai që i përket një shkolle, pa mëdyshje i pranon edhe paragjykimet dhe bindjet e asaj shkolle.        

Gystav Lë Bon, nga hulumtimet e veta nxjerr përfundime që dallohen prej konstatimeve të studiuesve të deriatëhershëm. Ai konstaton varësisë shpirtërore të plotë të turmave, duke përfshirë këtu edhe tubimet e elitës. Sipas Gystav Lë Bon, analiza e kujdesshme e fakteve historike tregon se organizmat shoqërorë janë po aq të ndërlikuar sa edhe organizmat e të gjitha qenieve. Nuk është e mundur që ata t’u nënshtrohen ndryshimeve të thella. Herë-herë, natyra është radikale, por jo ashtu si e kuptojnë njerëzit. Për këtë arsye, mania e reformave të mëdha është diçka më fatkeqe për një popull, pavarësisht nga fakti se në shikim të parë, teorikisht këto reforma mund të duken të vlefshme. Ato nuk mund të jenë të dobishme, përpos po të ishte e mundur që përnjëherë të ndryshohet edhe shpirti i popullit. Një mundësi të tillë e ka vetëm koha. Ajo që sundon mbi njerëzit janë idetë, ndjenjat dhe traditat – gjëra që janë në ne. Institucionet dhe ligjet janë reflektim i shpirtit tonë, shprehje e nevojave të tij. Duke dalë nga ky shpirt, institucionet dhe ligjet nuk mund ta ndryshojnë atë (shpirtin). Analiza e fenomeneve shoqërore nuk mund të ndahet nga analiza e popujve, prej të cilëve kanë lindur këto dukuri. Në aspektin filozofik, këto dukuri (fenomene) mund të kenë vlerë absolute, por në aspektin praktik, vlera e tyre është relative. Dukuritë shoqërore duhet analizuar në mënyrë alternative, nga dy aspekte tejet të ndryshme. Atëherë shihet se mësimet e arsyes së pastër shpeshherë janë në kundërshti me mësimet e arsyes praktike.

Janë të pakta faktet, sidomos ato fizike, për të cilat nuk do të zbatohej ky dallim. Nga aspekti i të vërtetës absolute, një kub apo një rreth, janë figura gjeometrike të pandryshueshme, të përcaktuara me përpikëri me formula të caktuara. Por, parë me dytë tanë, këto figura gjeometrike mund të marrin forma tejet të ndryshme. Këndi i vështrimit, kubin mund ta shndërrojë në piramidë ose në katror, rrethin në elips apo në vijë të drejtë dhe këto forma të shndërruara janë shumë më të rëndësishme për vështrim se ç’janë format e vërteta, për arsye se ato janë të vetmet që i shohim ne dhe që mund t’i riprodhojë fotografia dhe arti figurativ. Në raste të caktuara, jorealja është më e vërtetë se realja. T’i përfytyrosh sendet me format e tyre gjeometrike të sakta, do të thotë ta shtrembërosh natyrën dhe ta bësh të atillë saqë të mos mund të njihet. Po të supozojmë një botë, banorët e së cilës mund vetëm t’i kopjojnë apo t’i fotografojnë sendet, pa pasur mundësi t’i prekin, ata mezi do të arrinin të krijojnë për vete idenë e saktë për formën e tyre. Njohja e këtyre formave, e arritshme vetëm për një numër të vogël shkencëtarësh, do të kishte qenë me interes tejet të vogël.               

Filozofi që i studion dukuritë shoqërore duhet të ketë parasysh faktin se ato, përpos vlerës teorike të tyre, kanë edhe vlerë praktike dhe se, nga aspekti i zhvillimit të qytetërimeve, kjo e fundit është e vetmja që ka ndonjë vlerë. Rrjedhimisht, ata duhet të jenë tejet të matur kur nxjerrin përfundime që ua imponon logjika. 

Ata duhet të jenë të përmbajtur edhe për arsye të tjera. Faktorët shoqërorë janë aq të ndërlikuar saqë është e pamundur të përmblidhen dhe të parashikohen efektet e ndikimit të tyre të ndërsjellë. Përveç kësaj, pas fakteve të dukshme, ka raste kur fshihen edhe shumë shkaqe të padukshme. Si duket, dukuritë shoqërore të dukshme burojnë nga puna e pavetëdijshme e pamatshme, që zakonisht është e paarritshme për analizën tonë. Dukuritë e dukshme mund të krahasohen me valët të cilat, në sipërfaqen e oqeanit flasin për dridhjet nëntokësore, qendra e të cilave është oqeani, e që ne nuk i dimë. Po të analizohen shumë veprime të turmave, do të shohim se ato dëshmojnë për varësi shpirtërore të veçantë; por ka edhe veprime të tjera ku ato duken se udhëhiqen prej forcave misterioze – për të cilat të moshuarit thonë se ashtu e kanë pasur të shkruar, e që ne e quajmë zë i të vdekurve – forcën e të cilave ne nuk mund të mos e pranojmë, edhe pse thelbin e saj nuk e dimë. 

Ndonjëherë, duket sikur në gjirin e popujve ndodhen fuqi të fshehura që i udhëheqin. Ç’mund të jetë më e ndërlikuar, më logjike dhe më e çuditshme se gjuha? Prej ku del kjo gjë kaq mirë e organizuar dhe kaq delikate, në mos nga shpirti i pavetëdijshëm i turmave? Akademitë më në zë, gramatikanët më të shquar, s’bëjnë dot gjë përpos që i shënojnë me mund ligjet që i udhëheqin atë gjuhë. Vetë assesi nuk do të ishin në gjendje t’i krijojnë. A jemi të sigurt edhe për idetë gjeniale të njerëzve të mëdhenj, se atë janë vepra vetë të tyre? Pa dyshim, ato i kanë krijuar gjithmonë shpirtra të veçantë. Por, mijëra kokrrat e pluhurit që përbëjnë prurjen mbi të cilën mbijnë këto ide – a s’ka qenë shpirti i turmave ajo që i ka krijuar?

Turmat gjithmonë janë të pavetëdijshme, por kjo pavetëdije mund të jetë një prej sekreteve të forcës së tyre. Në natyrë, qeniet që i nënshtrohen instinktit, kryejnë vepra, ndërlikueshmëria e të cilave na mahnit. Për njerëzimin, arsyeja është një nocion tejet i ri dhe akoma më i papërsosur që të mund të na i zbulojë dhe të na i sqarojë ligjet e pavetëdijes. Në të gjitha veprimet tona, pjesëmarrja e pavetëdijes është e pafund, ndërsa pjesëmarrja e arsyes – tejet e vogël. Pavetëdija vepron si një forcë ende e panjohur. Pra, po qe se duam të mbetemi brenda kufijve të ngushtë por të sigurt, të asaj që mund ta njohë shkenca dhe jo të bredhë nëpër viset e ideve të papërcaktuara dhe të supozimeve të kota, atëherë të përcaktohen dukuritë që janë të arritshme dhe të ndalemi tek ai pohim. Në prapavijën e dukurive që i shohim mirë, ka edhe të tjera që mezi duken. Edhe pas tyre mund të ketë të tjerë për të cilat s’dimë dot gjë.  

Veprat e zgjedhura

1. “Kërkimi anatomik dhe matematikor i ligjeve të variacionit të kapaciteteve të trurit dhe të lidhjes së tij me inteligjencën”, (1879); për këtë vepër mori dy çmime;

2. “Kërkimi eksperimental i variacioneve në kapacitetin e trurit dhe të kafkës”, (1878);
3. “Kërkime për racat dhe antropologjinë e sotme”, (1881);
4. “Njeriu dhe shoqëria”, (1881):
5. “Bota e qytetërimit islamik”, (1974);

6. “Përdorimi i psikologjisë në klasifikimin e racave”, (1886);
7. “Psikologjia e njerëzve”, (1898);

8. “Grupi: Studim për mendimin e popullarizuar”, (1896);
9. “Psikologjia e socializmit”, (1899);
10.“Evolucioni i materies”, (1907);

11. “Evolucioni i forcës”, (1908);
12. “Psikologjia e revolucionit”, (1913);

13. “Revolucioni francez dhe Psikologjia e revolucionit”, (1980);
14. “Psikologjia e Luftës së Madhe” (1916);

15. “Bota në rebelim”, (1921);
16. “Bota e çekuilibruar”, (1924).

RRITET bilanci nga SH P Ë R TH I M I në Madrid, 4 viktima 11 të P L A G O S U R (VIDEO)

Katër persona kanë mbetur të  v d e k u r  nga një  sh p ë r th i m  në një ndërtesë banimi në qendër të Madridit të mërkurën, raporton AP.

Të paktën 11 persona u  p l a g o s ë n  në  sh p ë r th i m, një në gjendje të rëndë, tha shërbimi i urgjencës në Madrid.

Zyrtarët konfirmuan se  sh p ë r th i m i  ishte shkaktuar nga një rrjedhje  g a z i.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin një zjarr të vogël brenda ndërtesës përpara se të mund të sillnin  q e n, ekipe  sh p ë t i m i  dhe ekspertë për të vlerësuar strukturën e mjediseve të dëmtuara.

https://youtu.be/Li51xuZRiw0

Edhe pse  sh p ë r th i m i  ishte i  f u q i sh ë m, nuk është raportuar për të lënduar në një shtëpi të të moshuarve afër dhe as në një shkollë ngjitur me ndërtesën.

Kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez Almeida tha se disa dëmtime të lehta ishin identifikuar në shkollë, por, sipas tij, njerëzit nuk pësuan më shumë se “g ë r v i sh t j e”.

https://youtu.be/FoodsgrxT4c

 

Tre udhëtarë më tepër në furgon, taksisti nga një fshat i Tetovës do të dalë para …togave të zeza

SPB -Tetovë ka ngritur kallëzim  p e n a l  kundër personit me inicialet Xh.C, 33 vjeç, nga fshati Tenovë i Tetovës, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër  p e n a l e – mosrespektim i dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa Xh.C. bënte transportim të udhëtarëve me mikrobusin e tij, gjatë një kontrolli nga pjesëtarët e policisë së Tetovës, u konstatua se i  a k u z u a r i  kishte kapacitet vetëm për 9 pasagjerë, ndërsa në automjet u gjetën 12.

Lajm i mirë për pronarët e restoranteve, bareve, çajtoreve, kafiterive….

Në seancën e e saj të 40-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive, miratoi ndryshime në vendimin për orarin e punës të restoranteve dhe objekteve të tjera hotelierike.

Sipas këtyre ndryshimeve, prej nesër (21 janar) restorantet dhe objektet hotelierike do të jenë të hapura deri në ora 21:00. ndërsa pas kësaj ore, të gjitha objektet hotelierike dhe restorantet do të jenë të mbyllura për klientët.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë vetëm objektet hotelierike të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportit Ohrit, si dhe restorantet apo seksionet ushqimore në objektet hotelierike për akomodim në hotele, motele, hostele, konvikte dhe ambiente të tjera akomodimi.

Institucionet hotelierike që përgatisin dhe tregtojnë ushqime, këtë mund ta bëjnë në mënyrë alternative, me porosi online ose me thirrje telefonike dhe të bëjnë shpërndarjen ose të mundësojnë marrjen e porosisë nga klientët përmes një stende ose banaku jashtë objektit hotelierik, duke iu përmbajtur rregullave për /mbrojtje nga Kovid-19./TetovaNews

N D A L O H E T një 29 vjeçar në Çellopek

Dje (19 janar), rreth orës 11.00, në fshatin Çellopek të Tetovës, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë ndaluar 29 vjeçarin O.A. nga Gostivari, i cili nuk kishte patur asnjë dokument identifikimi dhe ka drejtuar veturën e tij “Fiat Uno” me targa të Gostivarit, me regjistrim të skaduar për më shumë se 6 muaj.

https://youtu.be/nO-pdzd-m2E

Dy të rinj nga Shemshova i gjenë belaja në Tetovë

Mbrëmë (19 janar), në ora 20:50, personat A.A. (22) dhe B.Q. (25) nga Shemshova e Tetovës, në SPB Tetovë kanë r a p o r t u a r se rreth orës 17.00, në rrugën Dimo Gavrovski në Tetovë janë sulmuar nga 24-vjeçari me inicialet A.B. nga Tetova dhe nga një person tjetër i panjohur. Gjatë s u l m i t, sipas  r a p o r t i t  të tyre, s u l m u e s i t  kishin përdorë  b o k s  metali dhe mjet të  m p r e h t ë.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e
çështjes.

26 vjeçari nga Çellopeku S U L M O N njëzetvjeçarin nga Kamjani

Dje (19 janar), në ora 17:25, personi me inicialet H.M. (20) nga Kamjani i Tetovës, në SPB Tetovë ka r a p o r t u a r  se në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të një restoranti, është s u l m u a r  nga personi me inicialet B.S. (26) nga Çellopeku i Tetovës dhe një person tjetër i
panjohur.

Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

https://youtu.be/m9MUmr1yft4

Albin Kurti: S’kam marrë asnjë shkresë nga KQZ, jam i pari i listës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deri më tani nuk njeh asnjë vendim të KQZ që ia ndalon kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi ka qenë i  d ë n u a r  më vendim të formës së prerë.

Kurti thotë se ai apo LVV nuk kanë marrë ndonjë shkresë nga KQZ, por thotë se të gjithë e dinë tashmë që ai është i pari i listës.

Ai pranon se ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për zgjedhjet dhe shton se institucionet e shtetit duhet të ndjekin vullnetin e popullit e jo t’i vihen përballë.

”Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po verejë në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit.

Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”,- deklaroi Kurti.

Kosovë/ Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, kanë bërë të ditur burime të Express brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kurti është dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra  p e n a l e: përdorim të  a r m ë s apo mjetit të  rr e z i k sh ë m  dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e  g a z i t  lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore.

Përveç Kurtit, KQZ nuk ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit.

Dënohen 65 shoferë në Saraj, 15 persona kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi

Gjithsej 65 gjoba u shqiptuan në territorin e Sarajit gjatë ditës së djeshme, përfshirë 15 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në fushën e trafikut.

Ministria e Brendshme informon sot se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, shtatë janë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara dhe nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë në ditët në vijim, informon Ministrinë e Brendshme dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe rregulloret për të rritur sigurinë në trafik./dn

I iku policisë 23 herë, kapet super hajduti shqiptar në Greqi (VIDEO)

Policia greke ka  a rr e s t u a r  një shqiptar 25-vjeç, të cilësuar si super hajdut, pasi kishte arritur që t’u shpëtonte efektivëve, jo pak, por 23 herë. Por  g r a b i t j a  e fundit rezultoi fatale për shqiptarin që ra në  p r a n g a  dhe tashmë do të  p ë r b a ll e t  me shumë  a k u z a.

Emri i shqiptarit nuk publikohet por nofka e tij “Tiramola”. Shqiptari vidhte cdo gjë që i dilte përpara nga lokale, argjendari, dyqane dhe shtëpi. Shumat e vjedhura “Tiramola” i shpenzonte me  f e m r a t  dhe duke  k o n s u m u a r  k o k a i n ë./ db/Abcnews.al

https://youtu.be/WAv-U4DIKcI

Mbi 100 flamuj e postera rrugës, fshati kosovar bëhet gati për inaugurimin e Bidenit

Fshati Bibaj në Ferizaj është bërë gati për inagurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. Banorët e fshatit tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet që sot të shënojnë simbolikisht inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në rrugën që mban emrin e djalit të tij të ndjerë.

Kryetari i fshatit, Faton Haxhisalihu, ka bërë me dije se këtë të mërkurë do të ketë një organizim rreth orës 10:30, para shkollës së fshatit. Ai ka bërë të ditur se në këtë organizim do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan.

Tashmë në këtë pjesë të fshatit janë vendosur mbi 100 flamuj amerikanë dhe postera, që nga ura e Ferizajt deri tek hyrja në Autostradë.

“Ne si popull shqiptarë do të jemi mirënjohës gjithmonë ndaj popullit amerikanë. Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe popullin amerikanë”, ka shkruar Haxhisalihu./abcnews.al

Kreu i mafies turke arrestohet në Shkup, ishte takuar me biznismenë e politikanë (VIDEO)

Krimineli nga Turqia, Sedat Peker, i cili nga disa media lokale përshkruhet si një udhëheqës i mafies turke, është a rr e s t u a r  në Shkup.

Nga televizioni Telma thonë se ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se Sedat Peker ka qëndruar në Maqedoni për tre muaj, dhe gjatë gjithë kësaj kohe është monitoruar nga shërbimet.

Sipas Telmas, ai kishte qëndruar në një hotel të vogël në Petrovec, por të njëjtat burime thonë se ai kishte pasur takime me kriminelë, poashtu edhe me politikanë. Tani për tani policia nuk dëshiron të zbulojë asgjë dhe nëse klikoni në faqen e internetit të Ministrisë së punëve të Brendshme, dje kishte vetëm një njoftim të shkurtër për ngjarjen në fjalë.

Imami nga Tetova paralajmëron kandidimin për Kryetar të Komunës së Tetovës?

Imami i njohur nga Tetova Nuhi Ganija, sonte ka paralajmëruar kandidimin e mundshëm të tij për Kryetar të Komunës së Tetovës.

Ai në një fotografi të publikuar sonte nga aktori tetovar Hasim Memishi i njohur si Sopi, ka komentuar : “Foto me nijete t’mdhoja😉
Vllaj!
Ja dil ja t’dal per kryetar Tetove…”, me çka ka ngjallur reagim edhe te një pjesë e qytetarëve të cilët e kanë mirëpritur si ide dhe kanë përkrahur imamin në fjalë.

‘Ndizen motorat’ për zgjedhje! Albin Kurtin bën grimin së shpejti gati posterat për 14 shkurt

Parukieri Armend Gashi ka publikuar disa fotografi ku shihen duke u grimosur disa prej kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka publikuar foto të Albin Kurtit, Arben Vitisë, Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut dhe Saranda Bogujevcit, të cilët janë duke bërë grimin në studion e tij. Mesa duket në Kosovë kanë nisur përgatitjet për posterat që do të përdoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo pasi vendi do të zhvillojë në harkun kohor të më pak se një viti, zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Prokuroria speciale kundërshton lirimin e Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka dërguar një dokument Gjykatës Speciale me argumente që thonë se Kadri Veseli nuk mund të lirohet nga paraburgimi.

Kjo ishte përgjigje e prokurorit Jack Smith për kërkesën e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili kërkoi që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi.

Në fillim, Zyra e Prokurorit ka thënë se edhe në vendimin për urdhër-arrest Veseli ka plotësuar kriteret për paraburgim dhe ka nënvizuar “se rreziqet vazhdojnë të jenë prezente”, njofton kk.

“Veseli është i ngarkuar me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në 40 vende të paraburgimit, përfshirë vrasje dhe tortura. Krimet e ngarkuara kundër Veselit sjellin një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm. Kjo perspektivë krijon një rrezik të vazhdueshëm të arratisjes që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”.

Emmerson në kërkesën për lirim nga paraburgimi ka ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Fejohet vajza e Trump, në ditën e fundit të tij si president

Vajza më e vogël e presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj Michael Boulos.

Në ditën e fundit të babait të saj si i pari i SHBA-së, ajo e ka postuar në Twitter një fotografi nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”, ka shkruar ajo.

Tiffany është vajza e vetme e Donald Trump nga martesa e tij e dytë me modelen dhe aktoren Marla Maples. Ajo është studente e drejtësisë në Universitetin Georgetoën në Washington DC. l.k

AKSIDENT i pazakontë në një fshat shqiptar, 83-vjeçari me motor P Ë R P L A S E T me karrocën me kuaj

Një aksident i  p a z a k o n t ë  ka ndodhur sot në Kavajë, pasi një motor është  p ë r p l a s u r  me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Policia njofton se “më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin, motor, ka  g o d i t u r  nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë”.

Më tej bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar S. M., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Qentë e rrugëve bëjnë hatanë në Miletinë dhe Tetovë, dy njoftime nga uniformat blu

Më datë 18.01.2021, në ora 22.00 në Departamentin e Policisë në Zherovjan, personai S.A. (69) nga fshati Miletinë e Tetovës, ka raportuar se në fshatin Miletinë, kishte qenë i  k a f sh u a r  nga një qen rrgësh.

Më datë 19.01.2021, në ora 01.10 në Stacionin Policor Tetovë personi R.R. (50) nga Tetova, ka raportuar se kishte qenë i  k a f sh u a r  nga një qen i pastrehë në rrugën “Gjoce Stojcevski” në Tetovë, njofton SPB Tetovë.

I vihet dryni një lokali në Bogovinë

Më datë 18 janar 2021, në periudhën prej 18.00 deri në 21.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontrolle mbi objektet hotelierike në lidhje me “mosveprimin sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”, kështu që në një objekt hotelierik
në fshatin Bogovinë e Tetovës, pronë e personit Xh.B. (50) nga Bogovina, kanë qëndruar 4 persona dhe pronari i lokalit. Objekti është mbyllur nga ISHT, dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të përgatitet edhe parashtresë adekuate.