Ballina Aktualitet Dënohen 65 shoferë në Saraj, 15 persona kanë drejtuar automjetet pa patentë...

Dënohen 65 shoferë në Saraj, 15 persona kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gjithsej 65 gjoba u shqiptuan në territorin e Sarajit gjatë ditës së djeshme, përfshirë 15 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në fushën e trafikut.

Ministria e Brendshme informon sot se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, shtatë janë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara dhe nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë në ditët në vijim, informon Ministrinë e Brendshme dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe rregulloret për të rritur sigurinë në trafik./dn