Ballina Aktualitet ‘Ndizen motorat’ për zgjedhje! Albin Kurtin bën grimin së shpejti gati posterat...

‘Ndizen motorat’ për zgjedhje! Albin Kurtin bën grimin së shpejti gati posterat për 14 shkurt

Parukieri Armend Gashi ka publikuar disa fotografi ku shihen duke u grimosur disa prej kandidatëve për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka publikuar foto të Albin Kurtit, Arben Vitisë, Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut dhe Saranda Bogujevcit, të cilët janë duke bërë grimin në studion e tij. Mesa duket në Kosovë kanë nisur përgatitjet për posterat që do të përdoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo pasi vendi do të zhvillojë në harkun kohor të më pak se një viti, zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews