Ballina Aktualitet Mbi 100 flamuj e postera rrugës, fshati kosovar bëhet gati për inaugurimin...

Mbi 100 flamuj e postera rrugës, fshati kosovar bëhet gati për inaugurimin e Bidenit

Fshati Bibaj në Ferizaj është bërë gati për inagurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. Banorët e fshatit tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet që sot të shënojnë simbolikisht inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në rrugën që mban emrin e djalit të tij të ndjerë.

Kryetari i fshatit, Faton Haxhisalihu, ka bërë me dije se këtë të mërkurë do të ketë një organizim rreth orës 10:30, para shkollës së fshatit. Ai ka bërë të ditur se në këtë organizim do të jenë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan.

Tashmë në këtë pjesë të fshatit janë vendosur mbi 100 flamuj amerikanë dhe postera, që nga ura e Ferizajt deri tek hyrja në Autostradë.

“Ne si popull shqiptarë do të jemi mirënjohës gjithmonë ndaj popullit amerikanë. Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe popullin amerikanë”, ka shkruar Haxhisalihu./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews