Ballina Argëtim Fejohet vajza e Trump, në ditën e fundit të tij si president

Fejohet vajza e Trump, në ditën e fundit të tij si president

Vajza më e vogël e presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj Michael Boulos.

Në ditën e fundit të babait të saj si i pari i SHBA-së, ajo e ka postuar në Twitter një fotografi nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”, ka shkruar ajo.

Tiffany është vajza e vetme e Donald Trump nga martesa e tij e dytë me modelen dhe aktoren Marla Maples. Ajo është studente e drejtësisë në Universitetin Georgetoën në Washington DC. l.k

@tn.lajmelokale
@tetovanews