Ballina Blog Faqe 368

Ava Max: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se…!

Ajo është pa diskutim një nga shqiptaret më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, por e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amanda Ava Koçi, e njohur artistikisht si Ava Max, u rrit nën dëshirën për t’u marrë me muzikë, ndoshta pa e menduar se një ditë do të bëhej një yll internacional.

Ishte pikërisht viti 2018 kur bota u njoh me talentin e saj, që me këngën debutuese “Sweet but Psycho”, arriti që të godasë fort në zemrat e publikut, duke arritur që kënga e saj të dëgjohet jo më pak se një miliardë në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Sukseset e Ava Max gjatë vitit që lam pas ishin të panumërta. Albumi i saj debutues “Heaven and Hell” i cili doli në shitje është albumi i tretë më i dëgjuar i vitit i një artiste femër në Spotify. Ajo gjithashtu përgjatë gjithë vitit është nominuar në ngjarjet më të mëdha muzikore si “MTV Video Music Awards”, “People’s Choice Music”, dhe “LOS 40 Music Awards”, ku në këtë të fundit u shpërblye edhe me çmim.

Ava Max vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin duke rrëfyer për sukseset e shumta që shijoi gjatë vitit 2020, vështirësit për të arritur aty ku është si dhe planet për të vizituar trevat shqiptare në një të ardhme të afërt…

Ava Max, ti je një nga shqiptaret që ka arritur majat e suksesit në muzikës. Na trego pak si po e shijon suksesit e të qenit një yll ndërkombëtar?

Së pari, është me të vërtet kënaqësi e jashtëzakonshme të përzgjidhem “Personazhi i vitit në muzikë’. Jam e nderuar të marrë këtë epitet, posaçërisht në një kohë te çmendur si ky vit. Mendoj se pjesa më e bukur nga njerëzit që më kanë njohur mua, muzikën time (dhe stilin tim interesant të flokëve) është se unë kam një platformë të madhe për të shpërndarë muzikën time. Ajo çka unë dua është të performoj dhe të bëj njerëzit të ndjehem mirë me muzikën time dhe duke ditur se muzika ime prek miliona njerëz gjatë ditës më bën të ndjehem jashtëzakonisht mirë.

Në vitin 2020, ju keni publikuar albumin tuaj të parë debutues “Heaven & Hell”, i cili është albumi i tretë më i dëgjuar i një femre në Spotify për vitin 2020. Na fol pak më shumë rreth albumit dhe sa jeni e kënaqur që është pritur mirë nga fansat?

Ju premtoj se nuk do ta filloj çdo përgjigje duke thënë se ‘Kjo ishte çmenduri’! Por në fakt, kjo ishte me të vërtet një çmenduri. Jam e tejmbushur nga emocioni duke menduar për të. Kam shume dashuri për fansat e mi (Avatars-at e mi).

“Heaven & Hell” është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës. Më pëlqen ta ekspozoj atë përmes muzikës time – dhe ju mund ta shihni atë në shumë tituj si: “Sweet but Psycho” apo “Kings and Queens”. Unë dua që muzika ime të jetë himnike dhe fuqizuese dhe kjo është ajo çfarë ka ky album. Unë dua që njerëzit të vallëzojnë. Unë dua që njerëzit të ndjehen të fortë sikur të mund të marrin ëndrrat e tyre në dorë. Kjo është ajo që unë vendos në muzikën time.

“Sweet but Psycho” ishte definitivisht kënga që ndryshoi jetën tënde. Si ndjehesh për suksesin e kësaj kënge edhe tri vite pasi pas publikimit?

Ende ndjehet sikur ka dalë tash edhe pse kanë kaluar tri vjet që kur është lansuar. Ndjehem sikur kënga doli dhe bota më tha: “SHKO!” Unë vërtet nuk jam ndalur që atëherë (përveç mos udhëtimit gjatë kësaj pandemie). Unë kurrë nuk kam dalë jashtë Shteteve të Bashkuara para se ta publikoja “Sweet but Psycho” dhe tani, në një kohë shumë të shkurtër, unë kam udhëtuar pothuajse në të gjithë botën.

“Sweet but Psycho” gjithmonë do të mbajë një vend shumë të rëndësishëm në zemrën time – jo vetëm për shkak të asaj që është bërë për mua, por edhe sepse kurrë nuk lodhem nga ajo. Edhe pas tri vitesh po gjej mënyra të reja për ta performuar. Gjithashtu, kur shikoj kënaqësinë në fytyrat e njerëzve kur lëshohet kënga, ajo ndjenjë nuk harrohet asnjëherë.

Ne kemi lënë prapa një vit të vështirë. Si ishte viti 2020 për ty?

2020 ishte padyshim një vit i vështirë për mua, por unë jam ende tepër me fat. Pavarësisht nga pandemia, unë ende mund të bëja shumë gjëra dhe të qëndroja e lidhur me botën përmes muzikës time. Unë isha në gjendje të punoja vazhdimisht, që është më shumë sesa shumë njerëz mund të thonë, kështu që ndjehem e përulur dhe me fat që jam në gjendje të vazhdoj të bëj atë që bëj unë.

Megjithatë, 2020 ishte shumë më ndryshe nga se kam pritur të ishte. Isha gati të udhëtoja, do të bëja turneun tim të parë dhe, më e rëndësishmja, do të kthehesha në Shqipëri (premtoj se do të jem atje së shpejti). Jeta ime gjatë vitit 2020 ishte kryesisht komunikim me ‘zoom’ – shumë komunikim me ‘zoom’. Të gjitha vendet ku isha gati të isha personalisht tani po flisja gjithashtu por përmes kompjuterit. Shumë ndryshe, por unë u adaptova sikur të gjithë që jemi mësuar me këtë dhe përfundimisht gjeta normalen time të re. Si të gjithë të tjerët, mezi pres deri sa të kthehemi në normalitet, por e vlerësoj shumë atë që më ka mësuar ky vit – më ka mësuar të ngadalësoj dhe të jem mirënjohëse për atë që kam. Gjithashtu më ka mësuar të bëj që të dashurit e mi të dinë se i dua dhe jam këtu për ta. Kam kaluar më shumë kohë me familjen time të ngushtë sesa kam pasur më parë dhe jam e lumtur që kam bërë këtë gjë.

Në çfarë jeni duke punuar aktualisht? Cilat janë projektet e reja që presim nga ty këtë vit?

Më shumë muzikë. Shumë më shumë muzikë! Jam e emocionuar vetëm duke menduar për të. “Heaven & Hell” ishte vetëm fillimi. Mezi pres t’i tregoj botës atë që kam ruajtur për vitin 2021. Dua të vazhdoj t’ju befasoj dhe t’ju premtoj se muzika që do të vijë në vitin 2021 (dhe ka shumë) do ta bëjë pikërisht këtë.

Kemi dëgjuar që ju kurrë nuk keni qenë në Shqipëri ose Kosovë. A keni në plan të vizitoni vendin tuaj të origjinës?
Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij!

Ti gjithmonë i ke treguar botës me krenari që je shqiptare. Si është reagimi i të tjerëve kur e thua këtë. Cili është ‘feedback’-u që e merr kur u tregon të tjerëve për rrënjët tua shqiptare?

Ka shumë femra të forta në muzikë që po marrin vëmendjen – të gjitha nga Shqipëria. Njerëzit vazhdojnë të pyesin, “çfarë ka në ujë atje?” hahaha, kjo më bën të buzëqesh. Në ditën dhe epokën e sotme, është e rëndësishme t’i pranoni diferencat dhe prejardhjen. Mamaja ime gjithmonë thoshte se nuk mund ta dini se ku po shkoni pa e ditur se ku keni qenë.

Ka kaq shumë këngëtare shqiptare të suksesshme në industrinë e muzikës botërore si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Çfarë mendimi ke për to dhe kohë më parë Bebe ju ftoi të gjithave për një bashkëpunim. Çfarë ndodhi më pas?
Një bashkëpunim me të gjitha ne femrat nga Shqipëria do të ishte një ëndërr absolute. Kur Bebe Rexha më ftoi për një bashkëpunim unë isha gati të kuptoj diçka! Ne në fakt jemi bërë miq dhe kemi qëndruar afër që nga ajo ftesë. Le të shohim se çfarë na pret në të ardhmen sa i përket një kënge nga të gjitha ne – Unë ju thashë se ka shumë muzikë të re që do të vij në vitin 2021.

Si është një ditë e zakonshme për Ava Max?

Do të doja të të thoja se ka një ditë të zakonshme për mua, por, pavarësisht se jemi akoma në pandemi, nuk ka. Dita fillon me kafe, natyrisht. Ju nuk do të donit të më shihni derisa ta kem pirë kafen time, haha. Bëhem gati dhe pastaj ose do të hidhem në studio për të punuar në këngët e mia të reja ose do të zhytem në intervista promovuese në ‘zoom’. Unë gjej kohë për veten time gjatë gjithë ditës (që kam zbuluar se është tepër e rëndësishme) për të bërë palestër ose për të ecur në mal. Nëna ime më telefonon rreth shtatë herë për t’u siguruar që po ha dhe pi ujë sa duhet. Dhe kjo është e gjitha! Dita është më dinamike kur jam duke udhëtuar nga qyteti në qytet por gjatë karantinës është më pak e çmendur.

Thënia juaj e jetës?
Asnjëherë mos kini frikë të jeni ndryshe dhe kurrë mos kini frikë të jeni ata që jeni (edhe nëse ai përkufizim ndryshon çdo ditë).

Ava Max, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Ju jeni përzgjedhur nga ne si “Personazhi i vitit në industrinë e muzikës”, për shumë suksese tuaja dhe në veçanti albumit “Heaven and Hell”. Për fund, cili do të ishte mesazhi, apo urimi juaj për të gjithë shqiptarët anë e kënd globit për Vitin e Ri 2021?
Thjesht dua që të gjithë (sidomos shqiptarët) të ndalen dhe të buzëqeshin. Të përqafojmë këtë vit dhe atë që na ka mësuar dhe të kujtojmë se do të kthehet në normalitet gjithçka dhe të gjithë do të jemi më të fortë se kurrë. Unë nuk mund të ju falënderoj mjaftueshëm për nderin e jashtëzakonshëm që më keni bërë duke më zgjedhur si ‘Personazhin e vitit në industrinë e muzikës’. Kjo është absolutisht e mrekullueshme për mua, unë ju premtoj se do t’ju bëj të gjithë krenarë. Ju dua!

TV Klan: Në Tetovë është realizuar takim i fshehtë mes Ahmetit dhe Thaçit!

TV Klan Maqedoni mëson për kontakte intensive ndërpartiake si midis atyre që përbëjnë koalicionin qeverisë, ashtu dhe në mes të forcave opozitare, qofshin ato maqedonase apo shqiptare për Zgjedhjet Lokale në tetor.

Garat më interesante në kampin politik shqiptar do të jenë për Tetovën, Gostivarin e Strugën, ndërsa për ato maqedonase – gjithësesi për Shkupin, Manastirin, Prilepin e Kumanovën. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, natyrisht se do të bëjnë çmos që Kryeqyteti të jetë i tyre, njësoj si dhe BDI-ja që mëton të ruajë Tetovën.

Ajo që mësohet nga burime partiake nga Tv Klan Maqedoni është se Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit rikthen në garë për Tetovën profesorin Sadi Bexheti. Integristët ndërkaq vazhdojnë të mos i hapin kartat nëse do të matin forcat me kryetaren aktuale Teuta Arifin apo të tjerë.

Hakeri nga Kosova i vazhdoi operacionet me Bitcoin, pornografi dhe terrorizëm nga burgu në SHBA

Ardit Ferizi nga Gjakova, i cili tashmë është dënuar me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara për vepra terroriste, është duke u përballur me akuza të reja për mashtrim dhe vjedhje të identitetit edhe gjatë kohës sa ka qenë në burg, njofton REL.

Ferizi, 25 vjeç është një shtetas i Kosovës, i cili u deportua nga Malajzia në SHBA në vitin 2016 për t’u përballur me akuza për terrorizëm. Ai u deklarua fajtor për qasje të paautorizuar në informacionet kompjuterike, të dhëna që ua kishte dërguar një grupi terrorist. Këto të dhëna, kryesisht të ushtarëve dhe punonjëseve qeveritarë amerikanë, ua ka kaluar pjesëtarëve të të ashtuquajturit, Shteti Islamik (IS).

Në vitin 2016, Ferizi u dënua me 20 vjet burgim për vjedhje të të dhënave të afërsisht 1,300 personave që përdornin adresa me .mil dhe .gov.

Ardit Ferizi dënohet me 20 vjet burg për ndihmë IS-it

“Ardit Ferizi është një kriminel dhe për këtë ai vetë e ka pranuar, që rrezikoi jetën e mbi 1,000 amerikanëve duke shpërndarë informacionin e tyre personal me anëtarët e një organizate të rrezikshme terroriste”, tha agjenti special i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Rachel L. Rojas, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Pas një ankese, dënimi i tij u zvogëlua në dhjetor të vitit 2020 dhe atij do t’i njihej koha e shërbyer në burg në SHBA. Për dhjetë vjet të tjera do të lirohej në Kosovë, por nën mbikëqyrje. Gjakovari po priste deportimin në Kosovë, kur FBI tha se ai kishte kryer krime tjera edhe gjatë kohës sa ishte në burg.

Ferizi priste të deportohej në Kosovë

Më 6 janar të këtij viti, Ferizi ishte dërguar në një qendër paraburgimi në Pensilvani duke pritur të kthehej Kosovë.

“Ne pretendojmë se Ferizi siguroi hyrje në informacione personale të qytetarëve të SHBA-së edhe kur ai po vuante dënimin e tij në burg, njësoj sikur kishte bërë kur kishte kaluar të dhëna te Shteti Islamik”, tha prokurori David L. Anderson.

“Sjellja e pretenduar kriminale e Ferizit vazhdoi në burg pavarësisht kërkesës së tij për një lirim të parakohshëm nga burgu”, shtoi ai.

Nga 2 prilli, 2017 deri më 25 shtator, 2019, Ferizi edhe pse ishte në burg ka mundur të marrë dhe dërgojë e-maila. Prokuroria beson se vjedhja e të dhënave nga Ferizi u bë gjatë kësaj periudhe.

Sipas aktakuzës, një familjar i Ferizit po menaxhonte edhe llogaritë e tij pasi Ferizi i shkruante atij të “mbajë e-mail-at aktivë dhe mos i lë të mbyllen”.

Të dhënat u shkarkuan në Kosovë

Sipas kallëzimit penal, Ferizi në vitet 2017 dhe 2018 ishte përfshirë në skema të shumta mashtruese nga burgu, duke u koordinuar me anëtarin e familjes, i cili po operonte llogaritë e postës elektronike të Ferizit, ndërsa ai ishte i burgosur.

FBI-ja arriti të përcaktojë të paktën një llogari e-maili që përmbante të dhëna me informacione të vjedhura personale të identifikueshme, lista të shumta të llogarive të vjedhura të postës elektronike, numra të pjesshëm të kartave të kreditit, fjalëkalime dhe informacione të tjera konfidenciale.

Sipas prokurorit, vjedhja e informatave ishin frytet e veprimtarisë kriminale të hakimit të Ferizit. Bazuar në një adresë IP që rezultoi se ishte nga Kosova, u përcaktua se anëtari i familjes shkarkoi bazat e të dhënave të informacionit që ishin vjedhur, për të larguar të dhënat e aktivitetit të mëparshëm të hakimit të Ferizit.

Bitcoin dhe ueb-faqe pornografike

Ferizi i kishte hyrë edhe biznesit me monedhat digjitale, siç është ajo e Bitcoin.

Ferizi dhe anëtari i familjes së tij pretendohet se kanë përdorur shërbime elektronike të Google, PayPal dhe Coinbase, secila prej të cilave ndodhet në Qarkun verior të Kalifornisë.

Aktakuza thotë se i afërmi i Ferizit ka udhëtuar në Gjermani, Francë, Angli dhe Malajzi me qëllim që të shesë Bitcoin ose Etherium dhe të marrë para kesh. Të dhënat e kriptovalutave u vodhën nga Ferizi derisa ishte në burg.

Prokuroria tha se Ferizi vazhdoi të komunikonte me të tjerët për të vazhduar më tej një skemë mashtrimi ndërsa ishte në burg.

Sipas aktakuzës, Ferizi ka pasur edhe një ueb-faqe me përmbajtje pornografike që kishte për qëllim vjedhjen e të dhënave të atyre që shikonin video pornografike në ueb-faqen e tij.

Bashkëpunimi me sulmuesin e Kullave Binjake

Nëse Ferizi shpallet fajtor për akuzat e reja, ai mund të dënohet deri në 22 vjet burgim dhe një gjobë prej 250,000 dollarë.

Ferizi aktualisht është në paraburgim federal dhe do të transportohet në Qarkun verior të Kalifornisë për t’u përballur me akuzat e reja federale. Paraqitja e tij fillestare para gjykatës për t’u përballur me akuzat e reja, nuk është planifikuar ende.

Ferizi dyshohet se ka bashkëpunuar më një të burgosur tjetër që ka marrë pjesë në sulmet e Kullave Binjake në Nju Jork. Ky person tashmë po vuan dënimin prej 240 vjetësh.

Ferizi ka arritur që të vjedhë fjalëkalime për 100,000 e-maila, praktikë kjo që përdoret nga hakerët për qëllime përfitimi.

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur gjilanas Ymer Berisha

Ka ndërruar jetë jetë ish-futbollisti i njohur gjilanas Ymer Berisha.

Sot është ndarë nga jeta ish futbollisti i njohur gjilanas Ymer Berisha, moshën 64-vjeçare shkruan Radio Star.

Për vdekjen e tij përmes një statusi kanë njoftuar familjarët e Ymer Berishës.

Statusi i plotë:

“Shume gjera mbeten te pathena e shume gjera i jetuam bashke…Shume dashuri kishim per jeten, njeri- tjetrin familjen dhe shoqerine…Shume gjera me mesove ne jete po vec nje gje nuk ma mesove kurre….Qysh me jetu pa TY…Prehu ne paqe krahu jem i djathte e qofsh i Xhenetit BABI”

Kallëzimi i 49-vjeçarit lë pa fjalë uniformat blu: Në momentin që më zë gjumi më zgjojnë dridhjet e krevatit. Ngrihem menjëherë dhe…

Një 49-vjeçar ka lënë pa fjalë Policinë e Tiranës me kallëzimin e tij që në të vërtetë nuk ka zgjidhje.

Burime policore të gazetës Si shpjegojnë se të vërtetë e morën shënim denoncimin e shtetasit A.T. po për shkak të mungesës ligjore nuk dinë si të veprojnë. A.T. vuan nga pagjumësia, shpesh ka probleme me tensionin dhe ky  p r o b l e m  është kthyer në  m a k th  për të.

Sidoqoftë, burri dyshon se pas gjithë kësaj mund të gjendet dikush tjetër që ia vështirëson mbrëmjen qëllimisht. A.T. thotë në polici: “Gjatë natës në dhomën ku fle, ndiej lëvizje të krevatit. Nuk e kuptoj nga vijnë këto shqetësime. Paraqitem sot para policisë, pasi dua të bëj kallëzim si më poshtë. Shqetësimet e vazhdueshme më ndodhin në njërën nga dhomat. Krevati ka vibrime.

“Policia thotë për gazetën Si se banesa e burrit nga verifikimet gjendet në katin e dytë të një pallati dhe se faktet që burri denoncon nuk ekzistojnë, pasi dyqani nuk kryen asnjë aktivitet pas orës 19:00. Nga ana e tij, 49-vjeçari këmbëngul se ndaj tij po aplikohet një metodë  k r i m i n a l e  për ta lënë pa gjumë dhe për ta  s t r e s u a r. A gj e n t ë t  e pyesin kallëzuesin nëse ka dridhje krevati gjatë orëve të mëngjesit. Ai përgjigjet: jo.

Na e shpjego, këmbëngul policia, frekuencën kohore të dridhjes së krevatit? Burri e detajon: ndodh pikërisht në momentin kur mua më zë gjumi. Më zgjojnë me dridhje krevati. Ngrihem menjëherë dhe krevati nuk dridhet më. Sapo shtrihem për të fjetur, më zgjojnë përsëri me dridhje krevati. Kjo situatë e përnatëshme ndodh derisa zbardh dita.

Policia kërkon shpjegime se prej sa kohësh denoncuesi gjendet në këtë situatë. Kam dy vite, thotë ai. Është një  k ë r c ë n i m  i vazhdueshëm dhe i përditshëm. Është një metodë  k r i m i n a l e  dhe  p r e s i o n  që mua të më mbysë  a n k th i  nga pagjumësia. A gj e n t ë t  e pyesin shtetasin A.T. nëse ka dyshime se për çfarë mund të ndodh e gjitha kjo?

Ai përgjigjet: Unë jetoj në një pallat të vjetër. Personalisht nuk kam probleme me asnjë person. Më herët kam patur mos-marrëveshje me një firmë ndërtimi që kërkoi prishjen e pallatit dhe për rrjedhim kompesimin tim me metra katror. Në fillim nuk isha dakord, por së fundi rashë dakord. Pavarësisht kësaj, krevati vazhdon të vibrojë. Policia thotë jo zyrtarisht se e mbajti shënim denoncimin e 49 vjeçarit, pasi ai këmbnguli dhe ishte ankuar për mosveprim të agjentëve. “Mbasi kallëzimi u protokollua dhe për rrjedhim nisën verifikimet në terren,  a gj e n t ë t  e kanë këshilluar shtetasin A.T. që t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, pasi nga kërkimet e policisë në “Google”, ai ka mundësi të vuajë nga tensioni, – shkruan në fund të veprimeve hetimore  a gj e n t i  i policisë së Tiranës.

Por denoncuesi vazhdon të këmbëngul se krevati vibron nga rrethanat e jashtme, që është e pabesueshme se mund të ndodhë, ndaj dhe nuk ka vepër  p e n a l e, mbyllet procesverbali i drejtorisë së Tiranës.

Flet për Blick-un e Zvicrës djali që humbi 4 anëtarët e familjes në aksidentin tragjik te Rruga e Kombit

Katër anëtarë të familjes Avdijaj, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit. Djali i madh i Blerimit, Mirsadi, ka rrëfyer detaje për aksidentin tragjik nga i cili humbi katër anëtarë të familjes.

“Ndihem sikur jam në një film të keq h o rr o r !”, thotë Mirsad Avdijaj 26-vjeç, për të përditshmen zvicerane “Blick”.

“Ai është djali i madh i Blerim Avdijaj dhe lejon BLICK të tregojë fotografitë e të  n d j e r i t  dhe të japë emrat e tyre të plotë. Përveç babait të tij, gruaja e tij e dytë Anjeza si dhe vajza e tyre Medina dhe Klejdi njëmbëdhjetë vjeçar – djali i Anjezës nga  m a r t e s a  e saj e parë, gjithashtu humbën jetën në aksident”, vijon raportimi i Blick.

“Unë i doja shumë të gjithë, Klejdi ishte si  m i sh i  dhe gj a k u  im,” u shpreh Mirsad Avdijaj. Të Dielën e kaluar, ishte vetë ai që e çoi familjen në aeroport. Teksa rrëfen  m a rr ë dh ë n i e n  me familjen, thotë se babai “ishte miku im më i mirë, ende nuk mund të mendoj qartë ”.

Miqtë e Blerim Avdijaj ende nuk mund t’i besojnë lajmit të trishtuar. “Të gjithë jemi në  sh o k. Unë e njoh Blerimin për njëzet vjet. Ai ishte një njeri kaq i mirë dhe i mirë. Gjithmonë shumë shoqëror dhe i lumtur ”, thotë një shok i të  n d j e r i t  për BLICK, transmeton Gazeta Express.

Fqinji Muamet R, është  t r o n d i t u r  gjithashtu: “Ne gjithmonë bënim grill së bashku dhe fëmijët tanë luanin në kopsht. Nuk u kam thënë akoma se miqtë e tyre kanë  v d e k u r”.

V a rr i m i  i  viktimave u bë gjatë ditës së sotme në Tiranë, ndërsa në aksident  sh p ë t o i  vetëm një vajzë e vogël 3-vjeçe, gjithashtu e lënduar rëndë. Ajo cila po trajtohet në Spitalin e Tiranës.

Blerim Avdiaj dhe Anjeza Avdiaj

Identifikohen katër viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, jetonin në Zvicër

Aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat: Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koci 11 vjeç dhe Medina Avdiaj 5 vjeçe. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të terët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty.

I plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila është dërguar më urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dy automjetet po vinin nga Kosova drejt Shqipërisë.

Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga makina ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë. Kjo ka bërë që ata të përplasen me kamionin, duke u marrë edhe jetën 4 anëtarëve të familjes dhe lënë të plagosur rëndë fëmijën e mitur.

Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

“Edhe ne kemi zemër”, hajdutët i kthejnë makinën gruas që ia vodhën dhe arsyeja do ju lërë pa fjalë (Foto+Video)

Një histori e pazakontë është bërë publike në mediat italiane. Një gruaje i është vjedhur makina e saj, ndërsa pas disa ditësh hajdutët e kanë kthyer automjetin dhe brenda lanë edhe një letër ku kërkonin ndjesë.

Mësohet se makina e vjedhur i përkiste një personi me  a f t ë s i  ndryshe. Maria Elena Barile-s, cila vuan nga  s k l e r o z a  e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.

Pas vjedhjes së makinës ka ardhur edhe reagimi i vajzës së saj, Rita Damiani, e cila bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me a f t ë s i  ndryshe dhe se nënës së saj nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

E me sa duket historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër, ku i kërkonin falje.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”, shkruhej në letër.

Fotoja e letrës së hajdutëve u bë publike në rrjetet sociale nga vetë Rita Damiani, pasi makina e nënës së saj u gjet.

Video që i preku hjdutët:

 

 

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re, mjekja shqiptare në Gjermani

Dr. Eni Doko mjeke specialiste është ndarë nga jeta këtë të diel në Gjermani.

Lajmin e tirshtë e ka dhënë kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, mjekja shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, por edhe kolegët e saj.

Mjekja ka mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo nisi punë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ dhe më pas u transferua në Gjermani.

Statusi i plotë:

Dr. Eni Doko një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si koleg dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë.
Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përherë në zemrat tona.

Akoma nuk me besohet !
Ne fakt zoti nuk gabon ne perzgjedhjen e tij !
E ku kishte me bukur se buzeqeshja dhe miresija qe ti rrezatoje 💎 . Nuk mund ta imagjinoj Danielen , nenen dhe babin pa ty ne krahe . Qofsh e Xhehnetit e mira Eni ! Sot nje engjell i’u shtua parajses …💔 shume dhimbje ! ZOT jepi kuraje familjes 😭😭😭 nuk e meritoje En ./Fabio Morena Doko

Një shumë e madhe parash është gjetur në tregun e Tetovës – “Ato do t`i kthehen pronarit vetëm nëse tregon se …“

Një status është shfaqur në rrjetet sociale duke kërkuar personin që humbi një shumë të madhe parash në tregun e Tetovës.

Gjetësi përpiqet të gjej pronarin e parave përmes rrjeteve sociale, dhe thotë se do t’ia kthejë, vetëm nëse ai thotë saktësisht se sa para ka humbur./tv21

Пронајдена е поголема сума на пари на Зелениот пазар во Тетово пред 15-тина дена. Пронаоѓачот ќе ги врати само на сопственикот кој ќе каже точно колку пари загубил и ќе ги знае точните детали.

Пронајдена е поголема сума на пари на Зелениот пазар во Тетово пред 15-тина дена. Пронаоѓачот ќе ги врати само на сопственикот кој ќе каже точно колку пари загубил и ќе ги знае точните детали.

Zgjedhjet në Kosovë, LVV publikon listën: Kryeson Kurti i ndjekur nga Osmani

Lëvizja Vetëvendosje, pak minuta pasi ka aplikuar për certifikim në KQZ, ka publikuar edhe listën e plotë e cila kryesohet nga Albin Kurti. Ky i fundit ndiqet nga Vjosa Osmani.

Glauk Konjufca në këtë listë renditet i treti, i pasuar nga Vasfije Krasniqi dhe Avni Dehari.

LISTA E PLOTË

1 Albin Kurti

2 Vjosa Osmani Sadriu

3 Glauk Konjufca

4 Vasfije Krasniqi

5 Avni Dehari

6 Albulena Haxhiu

7 Arben Vitia

8 Donika Gërvalla

9 Gani Krasniqi

10 Shqipe Selimi

11 Liburn Aliu

12 Hekuran Murati

13 Armend Muja

14 Arbërie Nagavci

15 Adnan Rrustemi

16 Haxhi Avdyli

17 Fatmire Kollçaku

18 Mimoza Kusari Lila

19 Haki Abazi

20 Ardian Gola

21 Rozeta Hajdari

22 Xhelal Sveçla

23 Saranda Bogujevci

24 Faton Peci

25 Fitore Pacolli

26 Hydajet Hyseni

27 Hysamedin Feraj

28 Jahja Koka

29 Yllza Hoti

30 Hajrulla Çeku

31 Bajram Mavriqi

32 Besim Muzaqi

33 Doarsa Kica Xhelili

34 Fitim Uka

35 Tinka Kurti

36 Fitim Haziri

37 Arbëreshë Hyseni Kryeziu

38 Arbër Rexhaj

39 Dimal Basha

40 Burim Karameta

41 Enver Dugolli

42 Arijeta Rexhepi

43 Valon Ramadani

44 Valdet Januzaj

45 Albana Morina Xharra

46 Agon Batusha

47 Fatmir Humolli

48 Jeta Statovci

49 Alban Hyseni

50 Hysen Durmishi

51 Arta Bajralia

52 Arion Thaqi

53 Ali Tafarshiku

54 Angjelina Krasniqi

55 Artan Abrashi

56 Rrustem Leti

57 Shqipe Metaj Isufi

58 Luan Aliu

59 Labinotë Demi Murtezi

60 Adriana Matoshi

61 Avni Zogjani

62 Mirsad Shkreta

63 Arjeta Fejza

64 Nasuf Bejta

65 Gazmend Gjyshinca

66 Jetmira Vrenezi

67 Nijazi Isaku

68 Drita Millaku

69 Eman Rrahmani

70 Mefail Bajqinovci

71 Hatixhe Hoxha

72 Ekrem Mustafa

73 Fjolla Ujkani

74 Enver Haliti

75 Mentor Arifaj

76 Vendenis Lahu

77 Gegë Lleshi

78 Mimoza Shala

79 Visar Korenica

80 Gresa Bytyqi

81 Halil Thaçi

82 Mirlinda Tishukaj

83 Hysni Mehani

84 Lumnije Mikullovci

85 Milazim Salijaj

86 Bernarda Radoncic

87 Edmond Pruthi

88 Blerim Gashani

89 Liri Loshi

90 Agime Gashaj

91 Adnan Ademi

92 Rreze Duli

93 Xhafer Berisha

94 Albana Gashi

95 Alban Bajrami

96 Leonora Sfarqa

97 Shpejtim Arifi

98 Besnik Zeqiraj

99 Jehona Ferizi

100 Ilir Aliu Kapiti

101 Nazlie Bala

102 Uran Halimi

103 Jeton Lajqi

104 Nita Bakalli Istrefi

105 Abdyl Gashi

106 Driton Hyseni

107 Orges Tafilaj

108 Shenaj Shala

109 Gramos Agusholli

110 Salih Zyba

Konfirmoi ribashkimin me Loredanën? Mozzik habit me veprimin e fundit

Pak javë më parë, Mozzik hodhi poshtë spekulimet që qarkullonin prej kohësh se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Por pas publikimit të pjesës së dytë të dokumentarit të Lorredanës, ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Përpos kësaj, pak ditë më parë Mozzik publikoi në Instagram dy çiftet e famshëm Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, i cili ka bërë dhe dy këngë me Loredanën me të njëjtët tituj. Kjo është parë si një konfirmim nga ana e reperit se janë bashkuar, ndryshe nga çfarë pohoi ai gjatë intervistës për Prive.

Mirëpo, dyshimet se janë bashkë i ka shtuar vetë Mozzik me një thënie që ka publikuar pak çaste më parë në Instagram. “Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Mozzik. Mos vallë Mozzik sapo konfirmoi ribashkimin me Loredanën? /abcnews.al

Luljeta Lleshanaku, për poezinë dhe çmimin “Evropian të Lirisë”

Poetja Luljeta Lleshanaku, në një intervistë për “ABC” flet për frymën e lirisë që i ka dhuruar shkrimi i poezive si dhe nominimin pas 10 vitesh sërish për çmimin letrar “Poeti Evropian i Lirisë 2022”.

Ky Çmimi synon të nderojë dhe të promovojë fenomenet në poezi që trajtojnë një nga temat më thelbësore për lexuesin bashkëkohor.

Ndiqni videon e plotë:

“Na thanë që për Vit të Ri do të futemi në shtëpi”, 40 familje në Durrës jetojnë në kontejnerë

40 familje në njësinë administrative të Manzës, përveç temperaturave të ulëta, po përballen me mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se 4 ditë.

“S’kemi ujë, kemi katër ditë dhe nuk na vënë veshin fare. Morëm inxhinierin e Durrësit dhe na ka thënë prisni se do të vij dhe ende nuk ka ardhur.. Jemi 9 persona në një kontejner”, shprehet një qytetare.

Këto familje që pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019, strehohen në 20 kontenjerë. Ata tregojnë se si i shtyjnë ditët aty në kushte të vështira.

“Jetesa është shumë e keqe. Kontejneri ka ambient shumë të vogël. Aty hamë, rrimë”, tregon ajo.

Ndërtesat e dëmtuara ku banonin, janë shembur vetëm përpara dy javësh. Edhe pse interesohen vazhdimisht në Bashkinë e Durrësit, ata thonë se autoritetet vendore heshtin.

“Banesën e kam individuale, nuk e di çfarë po bëhet. Fillimisht na thanë që për Vit të Ri do futemi në shtëpi, por ende asgjë”, shprehet ajo.

Punimet nuk dihet kur fillojnë dhe Bashkia nuk ka dhënë një përgjigje për nisjen e tyre.

Deri atëherë këto familje do të duhet të përballojnë ngricat, dhe neglizhencën e autoriteteve.

/abcnews.al/

Zgjedhjet në Kosovë, lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga PDK

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë aplikuar në KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, si dhe kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.

PDK njofton se me vendim të plotë të kryesisë, është votuar dhe mbështetur lista “ku përfaqësohen të gjitha komunat e Kosovës; profesionet e shumta; moshat dhe identiteti i vërtetë i PDK-së që buron nga lufta çlirimtare”.

Nga 110 kandidatë, 12 prej tyre janë nën moshën 30 vjeçare dhe 41 nën moshën 40 vjeçare.

Mbi 50% e kandidatëve garojnë për herë të parë në listën për deputetë.

PDK, për herë të parë përfshinë në listën e saj për deputetë personalitete të diasporës, si dhe nga Lugina e Preshevës. Ata do të jenë zëri më përfaqësues i tyre në legjislaturën e ardhshme.

Listës i prin kryetari dhe kandidati për kryeminstër, Enver Hoxhaj i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Blerta Deliu-Kodra dhe Abelard Tahiri. /abcnews.al/

Këta janë deputetët e Vjosa Osmanit që kandidojnë me listën e VV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbyllur afatin e aplikimit për subjektet politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetët. Në listën e Vetëvendosjes, do të jenë edhe gjashtë kandidatë për deputetë nga Iniciativa “Guxo”, e Vjosa Osmanit.

Osmani mban numrin dy, menjëherë pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Duke vazhduar me numër 8 është Donika Gërvalla, pastaj Haxhi Avdyli me numër 16, Faton Peci me numër 28, Doarsa Kica me numër 33 dhe Jeta Statovci është me numër 48, Gresa Bytyçi me numër 80 dhe Blerim Gashani, numër 88.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kososvë do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /abcnews.al/

Kthehet nga Gjermania dhe u merr jetën ish-gruas, prindërve të saj, i plagos rëndë vëllain dhe…(VIDEO+FOTO)

Në fshatin Rasno, komuna e Sjenicës, në afërsi të Novi Pazarit sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

I  d y sh u a r  për  v r a s j e n  e tre personave dhe plagosjen serioze të një tjetri është personi Enedin T. (44 vjeç) dhe kërkimi për gjetjen e tij vazhdoi gjatë, kurse informaionet më të fundit thonë se pasi u rrethua nga policia, ai kreu  v e t ë v r a s j e.

Sipas portalit indexonline.rs, E.T. (44) ka  v r a r ë  ish-gruan e tij dhe prindërit e saj dhe ka  p l a g o s u r  rëndë vëllain e saj, i cili po  l u f t o n  për jetë në s p i t a l.

Sipas informaioneve të këtij portali, jetën e kanë humbur Fehim Sh (64 vjeç), Shefka Sh. (60) dhe Bisere Sh. (44), ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën që t`i shpëtojnë jetën Bekim Sh. (35).
Shefi i Kirurgjisë në spitalin e Novi Pazarit, Izet Tutiq, deklaroi se 35-vjeçari B.Sh., i cili u  p l a g o s  në  m a s a k r ë n  e Sjenicës, ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Përveç Bekimit, të  p l a g o s u r  janë edhe kushërira Zineta A., e cila është  q ë ll u a r  në këmbë dhe i Nevzat A..

Disa mediume shkruajnë se i dyshuari u kthye nga Gjermania, ku punonte përkohësisht./TetovaNews

Vajza nga Karaibet, nuse në Çellopek të Tetovës (FOTO)

Dhjetë vite të plota është duke zgjatur dashuria mes djaloshit nga Çellopeku i Tetovës dhe vajzës nga Karaibet.

Dashuria mes Bobi Markovskit dhe Vedelin ka filluar në Skype. Pas dy viteve komunikim, hapin e parë e ka bë Vedelin, e cila ka ardhur në fshatin Çellopek, transmeton gazeta Lajm. Nuk është dashur shumë kohë që ata ta zyrtarizojnë dashurinë dhe të bëjnë martesën shkruan Fokus.

Karaibet janë në mesin e vendeve më të bukura ekzotike në botë, por ata kanë vendosur që jetën ta vazhdojnë në këtë fshat të Tetovës.

Од Кариби до Челопек, љубовна приказна која трае една деценија!

За тоа дека љубовта не познава граници и ги руши сите бариери, со часови можат да раскажуваат Боби Марковски од Челопек, Тетово и Веделин од Карибите. Младиот пар се запознал пред околу една деценија преку Скајп, и по две години допишување, тие решиле да се сретнат.

Првиот чекор го направила Веделин, која допатувала во Челопек и се воодушевила од природните убавини, од гостопримливите луѓе, но и од традиционалната кујна.

Боби вели дека по сите години поминати заедно со Веделин, по сомнежите кои ги имал како ќе и се допадне во Македонија, со оглед на тоа дека доаѓа од една егзотична земја, од друга поразлична култура, може без трошка размислување да каже дека таа е жената на неговиот живот, а од неодамна и мајка на нивното прво дете, ќерката Елија.

-Вистинската љубов не познава далечина, тоа го откривме откако со Веделин започнавме да живееме разделени со километри, а сепак блиски и со истата љубов која помеѓу нас се роди уште првиот момент. Поради тоа што потешко е да се најде работа во Македонија мојата сопруга по венчавката се пресели во Англија, каде што е вработена, а јас останав во Челопек, бидејќи овде имам работа.

Таа многу често си доаѓа во Македонија, останува по неколку недели или месеци, уживаме во времето поминато заедно. Состојбата со пандемијата ни ги промени плановите, па поради тоа бевме разделени на подолг период, и тоа во времето кога Веделин беше бремена, па дури и се породи без мене во Англија.

За прв пат ја видов нашата ќерка Елија пред неколку месеци, кога веќе наполни три месеци, дојдоа со Веделин во Челопек и останаа околу три месеци. Не можам да го опишам чувството кога за прв пат ја видов, беше тоа неизмерна среќа, иако траеше кратко, бидејќи поради работата на Веделин мораа да се вратат назад – раскажува Боби.

Додава дека не го исклучува планот во иднина да замине и тој во Англија, но вели дека тоа во најголема мера зависи од случувањата поврзани со пандемијата, поради која и во останатите земји владее криза и потешко се доаѓа до работа.

-Ние сме доказ дека кога се сака, се е можно, нема место за предрасуди. Наредната средба ја договоривме на лето, кога ќе ја крштеваме ќерката, ако се биде во ред, тие повторно ќе дојдат во Челопек. До тогаш, ни остануваат видео средбите и повиците, но и силната љубов и хармонија со која сме благословени – изјави Боби.

Тие се венчаа по неколкугодишна врска во 2014 година, а свадбената забава ја направија во Дубаи, каде што живеела сестрата на Веделин. Потоа останале таму и на меден месец.

Блиските на Боби веднаш ја прифатиле Веделин, и тој раскажува дека од се срце се труделе околу неа, па со љубов и ги приготвувале омилените традиционални специјалитети тавче гравче, печена риба и комад-колпите, кои многу и се допаднале./Вики Клинчарова/fokus

Ndërroi jetë Skënder Ghilaga, la gjurmë në gati të gjitha ndërtesat e famshme moderne në Manhattan

Ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA. Jeta e tij është përshkruar më së miri në librin e njohur voluminoz “Shqiptarët e Amerikës” të botuesit Vehbi Bajrami

Nga Ruben Avxhiu

Skënder Ghilaga, një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Lajmin ia komunikoi e bija, Emilie Ghilaga, botuesit të gazetës “Illyria”, në New York, Vehbi Bajrami, me të cilin Skënderi ka pasur miqësi të ngushtë. Sipas njoftimit të saj, inxh. Ghilaga ndërroi jetë në Kosta Rika, ku kishte udhëtuar për të kaluar Vitin e Ri me vajzën e tij.

Skënder Ghilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, një aktivist i shquar i çështjes kombëtare në SHBA.
Jeta e tij është përshkruar më së miri në librin e njohur voluminoz “Shqiptarët e Amerikës” të botuesit Vehbi Bajrami.
Gjurmët e punës së tij madhështore në ndërtim ndodhen në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave më të famshme në New York City.

Ndërmjet tyre: Kullat Dag Hammersjkold, “Qendra rezidenciale dhe tregëtare “The Epurio”, Javits Convention Center, Lincoln Center for the Performing Arts, Mt Sinai Hospital, Madison Square Garden, etj.

Veprat e punës së tij shkojnë përtej kufijve amerikanë. Ai ka ndërtuar Hotelin “Kempinsky Hotel” (Pallati Ciragan) në Stamboll, Istanbul. Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite etj.
Bashkë me bashkatdhetarin Dino Asanaj, kanë ndërtuar Fshatin Ndërkombëtar, në Prishtinë, Kosovë pas çlirimit të vendit prej NATO-s. Një nga investimet e para nga jashtë në vend.

Ghilaga ka qenë një aktivist i palodhur për çështjen kombëtare. Veç të tjerash ka rithemeluar Shoqatën “Miqtë e Shqipërisë”, ka bashkëthemeluar Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregëtisë, me qendër në New York si dhe Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) duke shërbyer si një nga anëtarët themelues të bordit.

Për këto veprimtari ka vepruar ngushtë sidomos me mikun e tij të ngushtë avokatin Bardhyl Tirana, si dhe me Prof. Sami Repishtin e figura të tjera të komunitetit.
Ai ka qenë gjithmonë një përkrahës dhe bashkëpunëtor i gazetës “Illyria”.

“Ishte inxhinieri më i njohur shqiptar në Amerikë”, tha me këtë rast, botuesi Vehbi Bajrami. “Një njeri me kuriozitet intelektual dhe që mbeti gjithmonmë i lidhur me komunitetin, Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare.”
Do t’ju njoftojmë për më shumë të dhëna lidhur me jetën dhe nderimin e figurës së tij.

Nga e majta, Skënder Ghilaga, Paul Bernstein dhe Vehbi Bajrami.

Vodhën 5000 euro dhe një celular në një Mercedes në Tetovë, vihen pas hekurave dy tetovarë

SPB Tetovë ka ngritur p a d i  p e n a l e  kundër personave me inicialet A.B. (37 vjeç) dhe S.G. (34 vjeç), që të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën  p e n a l e  „vjedhje’.

Në datë 25.12.2020, në rrugën „Video Smilevski Bato“ në Tetovë, të  p a n d e h u r i t  kanë marrë 5.040 euro dhe një telefon celular në makinën e tipt „Mercedes-Benz“, pronë e personit me inicialet K.J. (49 vjeç), nga fshati Miletinë i Komunës së Bërvenicës.

Pas masave të ndërmarra, ata u gjetën dhe u ndaluan në SPB-Tetovë.

Biznesmeni turk, partneri i Genta Ismajlit tregon detajin që i habit të gjithë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli prej kohësh po shijon historinë e bukur të dashurisë me biznesmenin turk, Hysen Usta. Dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale, madje kanë hapur dhe një llogari të përbashkët në Instagram.

Usta është shumë i dashuruar pas këngëtares dhe kjo dashuri e ka lidhur ngushtë dhe me vendin tonë. Ai e ka mësuar shumë mirë shqipen dhe për më tepër ka bërë një gjest që i ka habitur të gjithë. Usta ka gdhendur në krahun e tij shqiponjën e flamurit shqiptar.

Genta ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet Usta që tregon tatuazhin.