Ballina Aktualitet TV Klan: Në Tetovë është realizuar takim i fshehtë mes Ahmetit dhe...

TV Klan: Në Tetovë është realizuar takim i fshehtë mes Ahmetit dhe Thaçit!

TV Klan Maqedoni mëson për kontakte intensive ndërpartiake si midis atyre që përbëjnë koalicionin qeverisë, ashtu dhe në mes të forcave opozitare, qofshin ato maqedonase apo shqiptare për Zgjedhjet Lokale në tetor.

Garat më interesante në kampin politik shqiptar do të jenë për Tetovën, Gostivarin e Strugën, ndërsa për ato maqedonase – gjithësesi për Shkupin, Manastirin, Prilepin e Kumanovën. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, natyrisht se do të bëjnë çmos që Kryeqyteti të jetë i tyre, njësoj si dhe BDI-ja që mëton të ruajë Tetovën.

Ajo që mësohet nga burime partiake nga Tv Klan Maqedoni është se Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit rikthen në garë për Tetovën profesorin Sadi Bexheti. Integristët ndërkaq vazhdojnë të mos i hapin kartat nëse do të matin forcat me kryetaren aktuale Teuta Arifin apo të tjerë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews