Ballina Kronika Kthehet nga Gjermania dhe u merr jetën ish-gruas, prindërve të saj, i...

Kthehet nga Gjermania dhe u merr jetën ish-gruas, prindërve të saj, i plagos rëndë vëllain dhe…(VIDEO+FOTO)

Në fshatin Rasno, komuna e Sjenicës, në afërsi të Novi Pazarit sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

I  d y sh u a r  për  v r a s j e n  e tre personave dhe plagosjen serioze të një tjetri është personi Enedin T. (44 vjeç) dhe kërkimi për gjetjen e tij vazhdoi gjatë, kurse informaionet më të fundit thonë se pasi u rrethua nga policia, ai kreu  v e t ë v r a s j e.

Sipas portalit indexonline.rs, E.T. (44) ka  v r a r ë  ish-gruan e tij dhe prindërit e saj dhe ka  p l a g o s u r  rëndë vëllain e saj, i cili po  l u f t o n  për jetë në s p i t a l.

Sipas informaioneve të këtij portali, jetën e kanë humbur Fehim Sh (64 vjeç), Shefka Sh. (60) dhe Bisere Sh. (44), ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën që t`i shpëtojnë jetën Bekim Sh. (35).
Shefi i Kirurgjisë në spitalin e Novi Pazarit, Izet Tutiq, deklaroi se 35-vjeçari B.Sh., i cili u  p l a g o s  në  m a s a k r ë n  e Sjenicës, ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Përveç Bekimit, të  p l a g o s u r  janë edhe kushërira Zineta A., e cila është  q ë ll u a r  në këmbë dhe i Nevzat A..

Disa mediume shkruajnë se i dyshuari u kthye nga Gjermania, ku punonte përkohësisht./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews