Ballina Blog Faqe 408

Vihet pas hekurave hajduti 48-vjeçar nga një fshat i Tetovës

Dje (19 nëntor), rreth orës 19 e 15 minuta, efektivët e policisë të SPB-Tetovë, e kanë vënë pas hekurave personin N.U. (48) nga Sedllarca e Poshtme e Tetovës, i cili më herët kishte kryer vjedhje të produkteve në një dyqan të një qendreje tregtare në Tetovë. Produktet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar në automjetin e tij dhe pak më vonë ato iu kthyen pronarit, i cili raportoi vjedhjen e rrobave në dyqanin e tij të njëjtën ditë rreth orës 17 e 15 minuta, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Personi N.U. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar, kshtu që do të pasoj edhe parashtresë adekuate.

MAQEDONIA DHE KRIZA E IDENTITETIT

Xhelal Zejneli

 Politika që ndjekin VMRO-të bazohet në një ideologji anakronike, retrograde dhe antihistorike. Kjo politikë antirealiste dhe destruktive nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit të Maqedonisë dhe të rajonit. Qëndrimet e Gruevskit se aderimi i Maqedonisë  në NATO është një akt më pak i rëndësishëm se ruajtja e emrit kushtetues të vendit, janë antiperëndimore dhe kundër NATO-s.

Pikëpamje identike kanë edhe ultranacionalistët serbë – Koshtunica, Tadiqi, Nikoloqi, Drashkoviqi dhe Shesheli (tanimë politikisht i vdekur) të cilët thonë: “…Serbia nuk do të hyjë në BE, duke bërë tregti me Kosovën…”

Politika e sllavo-maqedonasve ballafaqohet me tre lloj problemesh:

– e para, problemi me fqinjët sllavo-ortodoksë (Bullgarinë, Serbinë, Greqinë);

– e dyta, problemi i identitetit kombëtar (një pjesë janë probullgarë, pjesa tjetër ndërkaq – proserbë);

– e treta, problemi ndëretnik, shqiptaro-maqedonas.

Me fjalë të tjera, Maqedonia ballafaqohet me problem të jashtëm – me fqinjët, dhe me problem të brendshëm (çështja shqiptare e pazgjidhur).

Problemet e sipërthëna, flasin për krizë identiteti. Çështjet e lartpërmendura, e bëjnë Maqedoninë vend me stabilitet fragjil.

Zgjidhja e çështjes shqiptare mund të ndikojë vendosmërisht në forcimin e kohezionit të këtij vendi dhe rrjedhimisht edhe në stabilitetin e tij.

Qëndrimet e Gruevskit se integrimi i Maqedonisë në NATO nuk mund të bëhet me kushtin e ndërrimit të emrit kushtetues të saj – janë thellësisht antishqiptare.

Për shqiptarët ndërkaq, që përbëjnë një të tretën e popullsisë së këtij vendi, integrimi i saj në Aleancën Veri-Atlantike, është interes mbi interesa.

Rrjedhimisht, qëndrimet e Gruevskit, shpërfillin vullnetin e një të tretës së popullsisë së këtij vendi dhe bien ndesh me përcaktimin strategjik të saj.

Por, shpërfillja e faktorit politik shqiptar rreth kontestit me Greqinë lidhur me emrin është si llogaria pa hanxhiun.

Në historiografinë maqedonase të kohës së Jugosllavisë së Titos (apo të AVNOJ-it) shkruan se maqedonasit janë sllavë të jugut. Sot ndërkaq, kur AVNOJ-i dhe titizmi kanë perënduar, ca historianë maqedonas thonë se ata na qenkan maqedonas antikë, pasardhës të Lekës së Madh!

Çfarë paradoksi absurd: Dje thoshin se janë sllavë të jugut, sot thonë se janë maqedonas antikë! A s’flet vallë kjo, për krizë identiteti?!

Prejardhjen e vet antike, maqedonasit e sotëm, nuk e dëshmojnë me asnjë argument, as historik, as linguistik, as antropologjik.

Historiografia bullgare në anën tjetër, kur e mohon ekzistimin e kombit maqedonas, bazohet në faktin se sllavo-folësit e sotëm në Maqedoni janë pjesë e kombit bullgar sllav dhe jo pasardhës të maqedonasve antikë.

Në shekullin XIX, në krahinën e Maqedonisë (pjesa e Egjeut, e Vardarit, e Pirinit) kanë banuar pesë popuj: popullsi sllavo-folëse, popullsi greke, turke, vllahe, shqiptare. Kemi pra një konglomerat popujsh. Për këtë arsye, në restorantet e Evropës ekziston një sallatë që quhet “sallatë maqedonase”, që do të thotë – sallatë e përbërë prej shumë përbërësve.

Secili nga këta popuj kanë mundur të thonë: “Jemi pasardhës të Lekës së Madh, por gjatë periudhave historike, jemi asimiluar.” Por asnjë nga popujt e sipërthënë nuk vepron kështu, ngase kanë identitet të padiskutueshëm. Sllavo-maqedonasit ndërkaq, duan të ndërlidhen me maqedonasit antikë, për shkak të krizës së identitetit.

Sipas disa pseudo-historianëve maqedonas, maqedonasit e sotëm, nuk mund të krijohen si komb, po qe se nuk ndërlidhen me maqedonasit antikë. Kjo është një pikëpamje, sa antishkencore, aq edhe retrograde, anakronike dhe antihistorike. Kombet janë krijuar në “shekullin e kombeve” – d.m.th. në shekullin XIX.

Sipas historiografisë bullgare, kombi sllavo-maqedonas, është krijim artificial titist dhe avnojist. Po kështu mendon edhe historiografia serbe. Sipas historianëve grekë ndërkaq, tendencat e sotme të sllavo-maqedonasve për t’u identifikuar si pasardhës të maqedonasve antikë, çojnë në krijimin e një kombi artificial.

Me fjalë të tjera, edhe teoria e prejardhjes sllave të maqedonasve, krijon një komb artificial kominternist, avnojist, serbokomunist dhe titist (sipas Bullgarisë dhe Serbisë), edhe teoria e origjinës antike e maqedonasve të sotëm, krijon komb fiktiv (sipas Greqisë).

Pikërisht për shkak të kontradiktave të sipërthëna, Maqedonia e vogël është nën ombrellën e Uashingtonit dhe të Brukselit.

Nga të gjithë fqinjët e Maqedonisë, Shqipëria është e vetmja e cila nuk ka konteste me të. Së këndejmi, përfshirja e shqiptarëve, që përbëjnë një të tretën e popullsisë së këtij vendi, në tejkalimin e kontestit rreth emrit me Greqinë është e justifikueshme, në funksion të një zgjidhjeje të arsyeshme.

Preokupimet e historiografisë dhe të politikës maqedonase, lidhur me prejardhjen antike të tyre, të përkujtojnë mitin e rrejshëm serb për Kosovën, gjë që e çoi Serbinë në konflikt me botën.

Maqedonia nuk ka kapacitet të merret me histori dhe me politikë. Popujt si sllavo-maqedonasit, duhet të merren, jo me të kaluarën, por me të tashmen, për një të ardhme më të mirë.

Shqiptarët nuk kanë përse të paguajnë  çmimin e krizës së identitetit të sllavo-maqedonasve.

Nacionalizmi shtetëror maqedonas që manifestohet lidhur me emrin e këtij vendi, nuk është i drejtuar as ndaj Bullgarisë, as ndaj Serbisë dhe as ndaj Greqisë, por vetëm ndaj shqiptarëve. Kështu sepse, me bullgarët, me serbët dhe me grekët, maqedonasit i lidh përkatësia sllave dhe feja ortodokse. Shqiptarët për maqedonasit konsiderohen të huaj. Ndaj shqiptarëve ata kanë paragjykime dhe stereotipe – të përpunuara nëpër dekada – në qarqet akademike serbo-greke. Duke i shpërfillur shqiptarët lidhur me emrin e këtij vendi, Cërvenkovski dhe Gruevski duan të thonë:

“Ne jemi shteti, ne jemi populli shtetformues, ne jemi trashëgimtarët e shtetësisë, ne jemi mbartësit e shtetësisë. Shqiptarët ndërkaq, s’janë veçse minoritet – i shpërfillur.

Historiografia maqedonase e sotme, mbase do të kërkojë një ditë edhe revidimin e vendimeve të Konferencës së Bukureshtit (1913) kur krahina me emrin antik Maqedoni u nda midis tre shteteve hegjemoniste të Ballkanit, me ç’rast pjesën e Egjeut (mbi 50%) e mori Greqia, pjesën e Vardarit (rreth 30%) e mori Serbia, ndërsa pjesën e Pirinit (mbi 10%) e mori Bullgaria – humbësja e Luftës së Dytë Ballkanike, e cila para kësaj lufte, nën pretekstin se sllavo-folësit e kësaj krahine janë bullgarë, e kërkonte tërë këtë krahinë për vete.

Në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it (Këshilli Antifashist i {lirimit Kombëtar të Jugosllavisë, të mbajtur në qytezën Jajce të Bosnjës dhe Hercegovinës, më 29.XI.1943) komunistët jugosllavë të udhëhequr nga Josip Broz Tito-ja, morën vendim që Maqedonia e Vardarit t’i merrej Serbisë. Si rezultat i një vendimi të këtillë, pas Luftës së Dytë Botërore lindi Republika Popullore e Maqedonisë.

Duke qenë se me vendimet e AVNOJ-it  Serbisë me të drejtë iu morën Bosnja dhe Hercegoniva, Mali i Zi dhe Maqedonia, që fare s’kishin të bënin me serbët dhe me Serbinë, akademiku serb me shkollë të mesme bujqësore – Dobrica Qosiqi, i mbiquajtur baba i kombit serb, deklaroi: “Atë që serbët e fitojnë me luftëra, e humbin në paqe”, duke fajësuar kështu kroatin Josip Broz Tito.

Uashingtoni dhe disa vende të BE-së, ndër ta edhe Franca, lidhur me kontestin rreth emrit me Greqinë, mbështesin një zgjidhje të arsyeshme. Ka shumë vende në botë që emrit të vet ia kanë shtuar atributin “e re”, si Zelanda e ReGueneja e Re

Pas shpërbërjes së amalgamës jugosllave, doli prej saj një Maqedoni e re, si vend i dy popujve shtetformues – shqiptarëve dhe maqedonasve.

Qëndrimi i Shkupit rreth emrit ngërthen në vete pretendim potencial ndaj fqinjëve. Në një kohë kur të gjitha vendet e rajonit synojnë bashkëngjitjen në botën trans-atlantike dhe kur fati e perspektiva e çdo vendi ndodhet nën sigurinë e NATO-s, qëndrimet e ngurta të Shkupit janë në kundërshti me tendencën historike.

Në krahinën antike të Maqedonisë, në lashtësi jetonin: ilirët, helenët (grekët e lashtë), dakët, trakasit, maqedonasit e lashtë. Bij të ilirëve të dikurshëm janë shqiptarët. Bij të grekëve të lashtë pretendojnë se janë grekët e sotëm. Bij të dakëve apo të trakëve pretendojnë se janë rumunët, të cilët janë romanizuar si rrjedhojë e pushtimit romak të Dakisë dhe të Trakisë, në kohën e perandorit romak Trajanit. Maqedonasit e lashtë ndërkaq, të Lekës së Madh dhe të Filipit, janë asimiluar.

Maqedonia e sotme është territor gjeografik. Nocioni Maqedoni është emër gjeografik. Asnjë popull nuk mund të identifikohet me këtë emër gjeografik. Maqedonasit e sotëm janë sllavë. E sllavët kanë ardhur në Ballkan në qindvjeçarët VI dhe VII.

Për Sofjen, sllavo-maqedonasit, s’janë veçse bullgarë.

Sipas Sofjes:

– gjuha që flasin sllavo-maqedonasit është gjuhë bullgare;

– atë që sllavo-maqedonasit e quajnë histori të veten, është histori bullgare;

– heronjtë që sllavo-maqedonasit i nderojnë si të vetët, janë heronj bullgarë.

Për Beogradin, s’ka kishë ortodokse maqedonase. Ajo s’është veçse kishë serbe. Për Athinën, territori antik i Maqedonisë s’është veçse tokë greke.

Pjesa veriperëndimore në Maqedoninë e sotme, e cila është e banuar me shumicë absolute shqiptare, është territor shqiptar, i pushtuar nga serbët në vitin 1912.

Në Londër (1912-13), në Paris (1919-20) dhe në AVNOJ (1943) këto troje shqiptare iu njohën pushtuesve serbë, përkatësisht sllavo-maqedonas.

Me fjalë të tjera, qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes thonë: Për të parandaluar një konflikt të mundshëm midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë rreth Maqedonisë është më mirë të krijohet një Maqedoni sllavo-maqedonase, me të drejta të caktuara të shqiptarëve.

Përndryshe, do të kishim një bellum omnium in omnes. Ballkani, kjo fuçi baruti, do të shpërthente.

Maqedonia sot, ekziston në saje të baraspeshës së kontradiktave të fqinjëve ballkanikë dhe është në funksion të amortizimit dhe të asnjanësimit të aspiratave të tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj saj.

Shkencëtarët zbulojnë si të ngadalësojnë plakjen

Shkencëtarë që qëndrojnë pas një studimi mjaft të rëndësishëm, pretendojnë se marrja e oksigjenit të pastër mund të ngadalësojë procesin e plakjes.

Në studimin e bërë kanë marrë pjesë 35 të rritur të shëndetshëm, të moshës 64 vjeç e lart. Ata kanë thithur 100 përqind oksigjen të pastër dhe nga kjo u zbulua se kishin pasur përfitime të konsiderueshme.

Dihet se me kalimin e kohës, telomerët, kapakët mbrojtës të kromozomeve konsumohen dhe shkurtohen. Kur ato bëhen shumë të shkurtër, qelizat nuk mund të ndahen dhe kjo lidhet me procesin e plakjes pasi mund të shkaktojë apoptozë ose vdekje të programuar të qelizave. Shkurtimi i telomerit lidhet gjithashtu me zhvillimin e qelizave të kancerit, sëmundjes alzheimer dhe parkinson.

Gjithsesi, nga studimi është bërë e ditur se oksigjeni i pastër kishte ndihmuar telomeret që të rriten me më shumë se 20 përqind. Në eksperiment, okisgjeni i marrë kishte ndihmuar që kapakët e kromozomeve të rritën përsëri në gjatësinë e njerëzve 25 vjet më të ri.

Studimi po ashtu zbuloi se numri i qelizave që plaken dhe nuk rigjenerohen është zvogëluar me 37 përqind.

Shkencëtari, Dr Amir Hadanny, nga Qendra Sagol të Tel Avivit për Mjekësi Hyperbarike dhe Kërkime, është shprehur se: “Deri më tani, ndërhyrjet e tilla si modifikimet e stilit të jetës dhe ushtrimet intensive kanë treguar se kanë një efekt parandalues në shkurtimin e kromozomeve.

Gjithsesi, ne në eksperiment, për vetëm 3 muaj arritëm të zgjasim kromozomet me ritme shumë më të larta se çdo lloj ushtrimi apo ndërhyrje tjetër, thjesht me oksigjen të pastër”

Studimi zgjati 3 muaj, me seanca oksigjeni 90 minuteshe, për 5 ditë në javë dhe u botua në revisten Aging.

Iran, ndahet nga jeta në moshën 138 vjeçare burri më i vjetër i Vendit (dhe i botës)

Është ndarë nga jeta burri më i vjetër i Iranit, që sipas dokumenteve zyrtare ishte 138 vjeç. Lajmin e bën me dije agjencia shtetërore Irna, që saktëson që i moshuari ka vd*ekur për shkak të moshës. Ahmad Soufi, anëtar i minorancës kurdë, është shuar në Saqqez, në provincën e Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun.

Sipas kartës së identitetit burri kishte lindur në 28 shkurt 1882, shumë përpara personit që njihej zyrtarisht si burri më i vjetër në botë, japonezi Kane Tanaka, që është 117 vjeç.

Soufi nuk ishte klasifikuar në listën e personave më të vjetër në botë, ku në vend të parë ishte japonezi. Agjencia Irna publikon një kopje “chenasnameh” (equivalente me regjistrin familjar) dhe kartën e tij të identitetit, ku të dyja shkruan për lindjen që i takonte shekullit XIX. Kurdët janë të njohur në Iran si një popullsi që jetojnë mbi 100 vjeç.

Bilanci në Maqedoninë e Veriut: 26 viktima dhe 1.198 raste të reja me Cvoid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3081 teste, dhe janë regjistruar 1198 raste të reja të Kovid-19 në: Shkup-572, Kumanovë-41, Dibër-1, Shtip-49, Prilep-53, Tetovë-28 Strugë-34, Veles-42, Manastir-92, Ohër-42, Kavadar-18, Gostivar-11, Gjevgjeli-3, Strumicë-34, Kriva Pallankë-11, Radovish-6, Krushevë-6, Koçanë-14, Probishtip -5, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Pehçevë-7, Berovë-19, Valandovë-9, Vinicë-11, Delçevë-11, Kratovë-5, Shën Nikollë-20, Kërçovë-33, Resnjë-4, Negotinë-11.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 621 pacientë të shëruar nga: Shkup-150, Kumanovë-41, Dibër-4, Shtip-36, Prilep-42, Tetovë-69, Strugë-12, Veles-52, Manastir-37, Ohër-11 , Kavadar-21, Gostivar-22, Gjevgjeli-11, Strumicë-36, Kriva Pallankë-4, Radovish-5, Koçanë-12, Probishtip-8, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-4, Valandovë-1 , Delçevë-6, Kratovë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-16, Resnjë-3, Negotinë-8.

26 persona humbën jetën, tetë pacientë nga Shkupi (72, 67, 88, 61, 87, 83, 59 dhe 67), një nga Kumanova (80), një nga Shtipi (67), dy pacientë nga Prilepi (73 dhe 60) , dy nga Tetova (71 dhe 56), dy nga Struga (68 dhe 37), dy nga Velesi (76 dhe 55), katër pacientë nga Manastiri (35, 73, 55 dhe 82), tre nga Ohri (46, 67 dhe 35v) dhe një pacient nga Gostivari (53v). Të gjithë pacientët ndërruan jetë në spital, transmeton Tetova News.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifkuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 51213, numri i pacientëve të shëruar është 30204, numri i të personave që kanë humbur jetën është 1423 dhe numri i rasteve aktivëe është 19586. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike, shpërndarja sipas qyteteve është si më poshtë:

• Shkup 22562, aktivë 9479

• Kumanovë 3272, aktivë 924

• Dibër 421, aktivë 86

• Shtip 2296, aktivë 502

• Prilep 2378, aktivë 968

• Tetovë 3320, aktivë 978

• Strugë 1179, aktivë 337

• Veles 1590, aktivë 754

• Manastir 1581, aktivë 789

• Ohër 1297, aktivë 564

• Kavadar 969, aktivë 412

• Gostivar 1907, aktivë 628

• Gjevgjeli 598, aktivë 208 (37 persona nga PE Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 108 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

• Strumicë 1454, aktivë 578

• Kriva Pallankë 366, aktivë 119

• Radovish 365, aktivë 122

• Krushevë 88, aktivë 55

• Koçanë 1083, aktivë 316

• Probishtip 305, aktivë 76

• Demir Hisar 157, aktivë 66

• Makedonski Brod 136, aktivë 28

• Pehçevë 95, aktivë 32

• Berovë 306, aktivë 83

• Valandovë 160, aktivë 52

• Vinicë 322, aktivë 160

• Delçevë 374, aktivë 166 (96 persona nga PE Delçeva janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 135, aktivë 73

• Shën Nikollë 706, aktivë 217

• Kërçovë 1023, aktivë 426

• Resnjë 369, aktivë 138

• Negotinë 399, aktivë 250 (38 persona nga NP Negotino janë banorë të Demir Kapisë)

Vihet pas hekurave një 47-vjeçar nga Tetova, ja çka iu gjet në shtëpi

SPB e Tetovës njofton se dje (18 nëntor), rreth orës 08 e 50 minuta, zyrtarët e policisë të SPB Tetovë e kanë arr*estuar personin V.K. (47) nga Tetova, për arsye se gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij me urdhër të gjyk*atës, e realizuar nga  ora 07 e 30 deri në 09.00, është gjetur një pist*oletë pa numër fabrike, të cilën ai e kishte poseduar pa liçe*ncë dhe e njëjta është sekue*struar dhe do të kryhet ekzam*inim.

Pas zbardhjes së plotë të çështjes, kundër personit V.K. do të pasojë edhe parashtresë adekuate.

I N C I D E N T në një fshat të Komunës së Bogovinës

SPB e Tetovës njofton se dje (18 nëntor), në ora 21 e 20 minuta, personi me inicialet Z.I. (46), nga Zherovjani i Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se në Pirok të Tetovës, djali i tij me inicialet A.I. (22) kishte qenë i sul*muar fizi*kisht nga disa persona, pasi më herët, sipas raportit, ka pasur një për*leshje fizi*ke me prindërit e gruas së tij, me të cilët ai ka pasur marr*ëdhënie të acar*uara.
Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar plotësisht.

ZH D U K E T pa gjurmë një 24-vjeçare në Tetovë

Dje (18 nëntor), në ora 21 e 40 minuta, 26-vjeçarja me inicialet A.T. nga Republika e Shqipërisë, e cila qëndronte përkohësisht në një apartament në Tetovë, në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më herët, rreth orës 17 e 50 minuta, shoqja e saj me inicialet A.G. (24) gjithashtu nga Republika e Shqipërisë, me të cilën jetonte së bashku, ishte larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Merren masa për gjetjen e 24-vjeçares A.G.

Bllokohet rruga e vjetër Tetovë – Shkup

Të nderuar bashkëqytetarë,
Ju njofrojmë se gjatë ditës së sotme (e enjte), deri në ora 17.00, do të bllokohet rruga regjionale në Grupçin, për shkak të punimeve që do të kryhen nga realizuesi i punimeve.
Prandaj ju lutemi që për qarkullim të shfrytëzoni rrugët e tjera alternative, shpresoj te hasim ne mirëkuptim.
Zyra per informim
Komuna e Zhelinës

Piroku bëhet me bibliotekë

Një lajm i mirë vjen nga Piroku. Atje po hapet një bibliotekë me sallë leximi. Lajmin e ka publikuar Arianit Xhaferi në profilin e tij në facebook, transmeton Tetova News.

Statusi i plotë

Në fshatin Pirok të Komunës Bogovinë, me iniciativë të rinisë së fshatit po hapet një bibliotekë dhe leximore. Biblioteka ka grumbulluar deri tani rreth 1,500 libra, dhe ka nevojë për akoma më shumë. Duke qenë se është iniciativë qytetare, Biblioteka e Pirokut poashtu ka nevojë për donacione, qofshin ato mjete pune, tituj librash, apo dhe mjete financiare.
Shumë respekt për iniciatorët dhe gjithë donatorët e deritanishëm, me shpresë që Biblioteka dhe Leximorja të hapë dyert për lexuesit sa më shpejtë.

Nga arsyeja e largimit nga TV tek rikthimi i ‘Xing’, rrëfehet Ermal Mamaqi (VIDEO)

Ermal Mamaqi është rikthyer pas një pause të gjatë mediatike, për të folur rreth projekteve të tij më të fundit, rikthimin e ‘Xing’ dhe gjithçka tjetër. Mamaqi është rrëfyer në emisionin e drejtuar nga Olsi Bylyku ‘Roped with Olsi’, ku ka zbuluar se largimi i tij nga televizioni nuk ka qenë i mirëplanifikuar dhe se mund të kthehet me Xing në çdo kohë.

I ngacmuar lidhur me pagën në Tv Klan si dhe të ardhurat që ai ka për momentin, Ermali tha se filmat dhe bizneset janë ato të cilat i sjellin më shumë të ardhura, ndërsa sqaroi edhe njëherë arsyen përse nuk ishte pjesë e premierës në filmin e kolegut të tij Bes Kallaku.

Ashtu sikundër i zoti i shtëpisë e di se ku i pikon çatia, edhe Ermali tregoi se ku ka çaluar dhe ku ka shkëlqyer emisioni i tij, cilët kanë qenë të ftuarit më të pëlqyer në program, velina më e suksesshme apo edhe vajza për të cilën Ami është më xheloze…

Ermali u shpreh se ka zbuluar çelësin për të ruajtur marrëdhënie të mira me çdo epror apo person me të cilin e lidh puna, ndaj ai personalisht ka një raport shumë të mirë me të gjithë. Ai tha se arsyeja përse tashmë është fokusuar tek trajnimet zhvillimin e individit është sepse këtë e ka ndierë të nevojshme sidomos pas karantinës së vendosur në mars.

Përmes mesazheve shumë të ndjera lidhur me ndryshimet që virusi që ka mbërthyer mbarë botën ka sjellë në stilin e jetesës, Mamaqi tha se tashmë është detyrim përshtatja. /abcnews.al

Sarandë, zhytësit zbulojnë dy makina në ujërat e detit (VIDEO)

Zhytësit e Spiranca Diving Center kanë zbuluar në ujërat e detit në Sarandë 2 automjete.

Mbeten enigmë arsyet dhe koha e zhytjes së këtyre automjeteve në det.

Zhytësit i kanë hasur makinat rastësisht dhe menjëherë kanë lajmëruar për të vijuar hetimet se si ato kanë rënë në det.

Belgjikë/ Shitet pëllumbi më i shtrenjtë në botë, çmim rekord në ankandin e organizuar

Pëllumbi më i shtrenjtë në botë u shit për 1,6 milion euro në një ankand të mbajtur në Belgjikë.

Qendra Belge e Pëllumbave Pipa njoftoi se një pëllumb korrier dyvjeçar i gjinisë femërore me emrin “New Kim” është blerë me një çmim rekord në ankandin e organizuar në internet.

Në deklaratën e qendrës thuhet se 445 pëllumba që i përkisnin ruajtësit të pëllumbave Hok Van de Wouwer ishin vendosur në shitje.

Në ankand, blerësit kinezë kanë marrë “New Kim” për 1,6 milion euro, “Mother New Kim” për 400 mijë euro, “Palme Kim” për 204 mijë euro dhe “Kimi” për 180 mijë euro.

Në deklaratë thuhet se gjithsej 4.779.850 euro janë paguar për 157 pëllumba në ankand.

Në vitin 2019 në Belgjikë, një pëllumb flaman mashkull me emrin “Armando” ishte blerë nga një kinez për 1 milion e 252 mijë euro. Pëllumbi pesëvjeçar kampion i garave të gjata ishte më i shtrenjtë në atë kohë.

Zhelina, Tearca dhe Jegunovca fitojnë projektin për përmirësimin e shërbimeve sociale ndaj pleqve që nuk kanë askend për përkujdesje

*Hera e parë në shtet, hera e parë në Komunën e Zhelinës*, shkruan kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu për projektin e fituar nga Zhelina, Tearca dhe Jegunovca.

*Fjala është për projektin e fituar vetëm nga komunat e rajonit të Pollogut: Zhelinë, Tearcë dhe Jegunovcë për përmirësimin e shërbimeve sociale ndaj pleqve që nuk kanë askend për përkujdesje.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale financohet nga Banka Botërore përmes Ministrisë për punë dhe politikë sociale, dhe kjo përfshinë ndihmën dhe përkujdesjen ndaj pleqëve të kategorisë sociale. Vlera e këtij granti është 14.857.000 denarë.
Në mungesë të një hapësire adekuate për përkujdesje të pleqëve në rajonin e Pollogut, ky projekt do të mbulojë aktivitete të jetës së përditshme, deri në 80 orë në muaj, për persona me kapacitet të kufizuara, të cilët nuk mund të kujdesen për veten, me qëllim që të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre për të pasur një jetë të pavarur në bashkësi.

Ky projekt për herë të parë aplikohet në komunën e Zhelinës, Tearcës dhe Jegunovcës, e që do të realizohet përmes shoqatës ‘Milenium’.

Në këtë projekt do të mund të kandidojnë të gjithë personat e interesuar të cilët kanë të përfunduar së paku arsimin e mesëm dhe të njëjtit do të trajnohen në periudhë prej gjashtë muajve.
Në Komunën e Zhelinës nga ky projekt do të përfitojnë rreth 30 familje, të cilëve do tju ofrohen shërbime në përputhje me regulloren për mënyrën dhe fushën e shërbimeve sociale e cila siguron ndihmë në plotësimin e nevojave elementare si: higjienë personale, mbathje, përgatitje e ushqimit, blerje e produkteve ushqimore, dhënie e terapisë personale dhe përkujdesje”, përmbyll njoftimn kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, transmeton Tetova News.

Makina iu kthye përmbys/ Reagon pas karambolit në Vlorë Françeska Jaçe: Shumë trillime, kur flitej për jetën e njeriut…

Modelja e njohur, njëkohësisht dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ditë më parë u përfshi në një aksident automobilistik në qytetin e Vlorës.

Fill pas njoftimit, disa media aluduan se Françeska humbi kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe më pas përfundoi e përmbysur në rrethrrotullimin e Nartës. Sakaq, modelja shqiptare këtë të mërkurë ka treguar të gjithë të vërtetën duke falenderuar të gjithë ata që e uruan dhe e përkrahën pas aksidentit.

“Zoti ju ndihmoftë, faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta. Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar por edhe për ata që kanë gjykuar po ju tregoj arsyen e aksidentit nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar as alko*ol pasi çdo test ka dalë negativ”.

“Faleminderit të gjithëve për komentet pozitive dhe dua të përmend që komentet negative të trilluara nuk kanë vend në këtë aksident pasi diskutohet jeta e një njeriu. Natyra ime moskokëçarëse që në fillim të jetës sime publike më bën mos t’i marr për bazë dhe mbi të gjitha nëse kam të bëj me njerëz jo me kafshë”, ka shkruar ajo.

Drejtor i ri në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për Komunën e Tetovës

“Sot edhe zyrtarisht e pranova detyrën e udhëheqjes së Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për Komunën e Tetovës”, shkruan në profilin e tij Nuredin Deari, drejtori i i ri i këtij institucioni, transmeton Tetova News.

“Detyrën që ma besoi ministri i MBPEU-së, Arjanit Hoxha, zotohem se do ta kryej me përkushtimin më të madh, pasi bujqësia si një degë kyçe e shoqërisë tonë duhet që ta zë vendin e merituar në rajonin e Pollogut, por edhe më gjërë, në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Unë dhe ekipi im, së bashku me ndihmën e MBPEU-së do të japim maksimunim tonë që fermerët nga rajoni i Tetovës të jenë të kënaqur dhe së bashku të ecim përpara”, përmbyll njoftimin e tij Nuredin Deari, kuadër nga Lëvizja BESA, tani drejtor i ri në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për Komunën e Tetovës./Tetova News

Tetovë, ja në cilin muaj ka pasur më shumë humbje jete dhe raste të reja me Kovid-19 (Infografik)

Në Tetovë dhe pesë komunat përreth nga fillimi i pandemisë ka pasur më shumë humbje jete nga Kovid-19 në muajin qershor, edhe atë gjithsej 34, ndërkaq muajt tjerë vdekshmëria ka qenë thuajse e njëjtë, edhe pse numri i të infektuarve ka pësuar rritje të madhe në tetor. Ndërkaq aktualisht në Spitalin e Tetovës ka 44 pacientë të hospitalizuar, Nuredini nga ky institucion theksoi se hospitalizohen vetëm rastet shumë të rënda, shkruan Portalb.mk.

Nga Qendra për Shëndet Publik na informuan për numrin e rasteve të reja me Kovid-19 nga muaji shkurt deri në tetor, Portalb përgatiti inforgrafik për këtë:

Ndërkaq sot, mjeku Gzim Nuredini nga Spitali Klinik i Tetovës potencoi se aktualisht në repartin infektiv ka të hospitalizuar 44 pacientë, i njëjti shtoi se pritet të ketë rritje të këtij numri dhe se ky spital, është i gatshëm për çdo skenar të mundshëm.

Gëzim Nuredini nga Spitali Klinik i Tetovës.

“Sipas informatave të fundit nga qendra Kovid, kemi 44 pacientë të hospitalizuar fatkeqësisht dje dy pacientë humbën jetën, të gjithë këta pacientë janë në gjendje të rëndë. Fatmirësisht, kemi ulje të numrit të të hospitalizuarve po gjithsesi kur kemi raste të vdekjes është shenjë se virusi din të jetë shumë i rrezikshëm” tha Gzim Nuredini nga Spitali i Tetovës.

Ai shtoi se të gjithë të hospitalizuarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe se qëllimi i spitalit është të hospitalizoje vetëm rastet e rënda, në mënyrë që trajtimi ndaj tyre të jetë sa më efikas.

“Ne mundohemi që të hospitalizojmë vetëm pacientët që kanë nevojë për terapi me oksigjen dhe që kanë një fotografi jo të mirë shëndetësore, ka pacientë të cilët vetë insistojnë të hospitalizohen që jo gjithmonë është e nevojshme sepse mjekët dinë të vlerësojnë parametrat e nevojshme për pacientet që duhet të hospitalizohen” shtoi Nuredini.

Në çfarë bazohen mjekët kur vendosin se a duhet hospitalizuar apo jo një pacient?

“Janë disa detaje mjekësore që çdo mjek i bën, numri i leukociteve, crp-ja, shohin a kanë probleme me ndonjë organ tjetër, dedimerët, gjendjen e gjakut e kështu me radhë. Virusi si sëmundje infektive din të bëje edhe probleme tjera, dhe ky është problemi me këtë pandemi sepse secili organ është i rëndësishëm dhe duhet të kontrollohet në qoftë se ka shkaktuar dëm” tha Gzim Nuredini.

Qytetarët vazhdojnë të mos ju binden masave

“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (17.11./18.11.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 133 personave (TE-64 dhe GV-69) u janë lëshuar urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Dekretin përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitë vendime të reja për izolim për 134 persona (TE) dhe 83 persona (GV), janë krzer kontrolle ndaj 2001 personave (TE-1238 dhe GV-663) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve” njoftoi Fatmir Rexhepi nga Sektori për Punë të Brendshme, Tetovë.

Ndryshe, në infografikun poshë nuk janë të dhënat për muajin nëntor i cili sipas të gjitha mundësive dhe informacioneve të deritanishme, pritet të jetë një nga muajt me rezultate më të këqija nga fillimi i pandemisë deri sot.

Shiko IKONOGRAFIKUN

Vihet pas hekurave vjedhaduti i madh nga Struga, autor i shumë vjedhjeve të rënda në krejt territorin e Maqedonisë së Veriut

Efektivët e stacionit policer të Karposhit në Shkup, dje kanë arritur ta vënë pas hekurave personin me inicialet K.Z. nga Struga, autor i shumë vjedhjeve të rënda në krejt territorin e Maqedonisë së Veriut.

Personi në fjalë ka kryer shumë vjedhje edhe në rajonin e Shkupit dhe kundër tij do të ngriten kallëzimet adekuate.

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ 1406 raste të reja me Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit, 41 përqind e të testuarve

1406 raste të reja me Kovid-19, 41 përqind e të testuarve

Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 3398 teste dhe u regjistruan1406 raste të reja me Kovid-19: Shkup-627, Kumanovë-73, Dibër-1, Shtip-37, Prilep-98, Tetovë-72, Strugë-17, Veles -55, Manastir-51, Ohër-57, Kavadar-40, Gostivar-84, Gjevgjeli-11, Strumicë-30, Kriva Pallankë-10, Radovish-9, Krushevë-8, Koçanë-34, Probishtip-4, Demir Hisar -2, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-2, Valandovë-8, Vinicë-20, Delçevë-6, Kratovë-2, Shën Nikollë-11, Kërçovë-10, Resnjë-13, Negotinë-11, njofton Ministria e Shëndetësisë.

21 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit – gjashtë pacientë nga Shkupi (77, 64, 74, 81, 73 dhe 74), tre nga Shtipi (84, 70 dhe 62), tre nga Prilep (51, 40 dhe 55), një pacient nga Struga (64), katër nga Manastiri (77, 77, 79 dhe 74), një nga Gostivari (72), një nga Radovishi (70), një nga Makedonski Brod (66) dhe një pacient nga Berova (85). Të gjithë pacientët ndërruan jetë në spital në spital.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 937 pacientë të rikuperuar nga: Shkup-398, Kumanovë-50, Dibër-8, Shtip-21, Prilep-28, Tetovë-41, Strugë-18, Veles-38, Manastir-28, Ohër-44 , Kavadar-29, Gostivar-23, Gjevgjeli-12, Strumicë-59, Kriva Pallankë-8, Radovish-9, Krushevë-2, Koçanë-19, Probishtip-8, Demir Hisar-6, Pehçevë-1, Berovë-4 , Valandovë-9, Vinicë-8, Delçevë-17, Kratovë-2, Shën Nikollë-15, Kërçovë-18, Resnjë-4, Negotinë-10.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 50015, numri i pacientëve të shëruar është 29583, numri i jetëve të humbura është 1397 dhe numri i rasteve aktivëe është 19035. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike. aktualisht shpërndarja sipas qyteteve është si më poshtë:

• Shkup 21984, aktivë 9059
• Kumanovë 3231, aktivë 925
• Dibër 420, aktivë 89
• Shtip 2250, aktivë 493

• Prilep 2325, aktivë 959
Tetovë 3295, aktivë 1024
• Strugë 1146, aktivë 318
• Veles 1551, aktivë 769

• Manastir 1489, aktivë 738
• Ohër 1255, aktivë 536
• Kavadar 950, aktivë 414
• Gostivar 1894, aktivë 638

• Gjevgjeli 594, aktivë 215 (34 persona nga PE Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 108 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
• Strumicë 1420, aktivë 580
• Kriva Pallankë 355, aktivë 112

• Radovish 359, aktivë 121
• Krushevë 82, aktivë 49
• Koçanë 1068, aktivë 313
• Probishtip 300, aktivë 79

• Demir Hisar 154, aktivë 63
• Makedonski Brod 133, aktivë 27
• Pehçevë 88, aktivë 26
• Berovë 287, aktivë 68

• Valandovë 151, aktivë 44
• Vinicë 311, aktivë 149
• Delçevë 363, aktivë 161 (91 persona nga PE Delçevo janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 130, aktivë 72
• Shën Nikollë 686, aktivë 200
• Kërçovë 991, aktivë 410

• Resnjë 365, aktivë 137
• Negotinë 388, aktivë 247 (36 persona nga NP Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

FOTOT: 33 vjeçarit i bie “fati nga qielli”, gjen meteorin me vlerë 1.5 milion euro

Një indonezian u bë një milioner “brenda natës”, pasi një meteor ra mbi çatinë e shtëpisë së tij.

Josua Hutagalung, 33-vjeç, ishte duke punuar pranë shtëpisë së tij kur shkëmbi hapësinor ra mbi verandë.

Guri i vetëm, me peshë 2.1 kg, la një vrimë të madhe në çatinë e shtëpisë së tij dhe përfundoi i groposur 15 cm thellë në tokën pranë shtëpisë.

Josua, i cili arriti të gërmonte shkëmbin, tha se meteori ishte akoma i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer kur ai e preku atë. Meteori kap vlerën e 1.5 milion euro.