Ballina Argëtim Kuriozitete Belgjikë/ Shitet pëllumbi më i shtrenjtë në botë, çmim rekord në ankandin...

Belgjikë/ Shitet pëllumbi më i shtrenjtë në botë, çmim rekord në ankandin e organizuar

Pëllumbi më i shtrenjtë në botë u shit për 1,6 milion euro në një ankand të mbajtur në Belgjikë.

Qendra Belge e Pëllumbave Pipa njoftoi se një pëllumb korrier dyvjeçar i gjinisë femërore me emrin “New Kim” është blerë me një çmim rekord në ankandin e organizuar në internet.

Në deklaratën e qendrës thuhet se 445 pëllumba që i përkisnin ruajtësit të pëllumbave Hok Van de Wouwer ishin vendosur në shitje.

Në ankand, blerësit kinezë kanë marrë “New Kim” për 1,6 milion euro, “Mother New Kim” për 400 mijë euro, “Palme Kim” për 204 mijë euro dhe “Kimi” për 180 mijë euro.

Në deklaratë thuhet se gjithsej 4.779.850 euro janë paguar për 157 pëllumba në ankand.

Në vitin 2019 në Belgjikë, një pëllumb flaman mashkull me emrin “Armando” ishte blerë nga një kinez për 1 milion e 252 mijë euro. Pëllumbi pesëvjeçar kampion i garave të gjata ishte më i shtrenjtë në atë kohë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews