Ballina Blog Faqe 885

Polici shqiptar në njësinë speciale të Maqedonisë: Ejani të na shihni si na degradojnë neve shqiptarëve

Polici i njësisë speciale EBR, Gentian Dauti i revoltuar nga trajtimi i shqiptarëve në EBR, ka shkruar një shkrim ku u është drejtuar udhëheqësve shqiptarë!

Ky është shkrimi i tij:

Kushtuar: Ministrave ,zëvendës Ministrave e gjithë juve që jeni nëpër poste shtetërore. Shum thjesht mund të themi i kemi të drejtat e barabarta ,por ejani në Njësitin Special “EBR” dhe do t’i shikoni të drejtat tona se sa të “drejtat e barabarta i kemi” ndoshta dikush ju gënjen për gjendjen tonë këtu ,por duhet të pyetni pak me gjërësisht .

Të drejtat e shqiptarëve janë roje e bazës që nëpër vende tjera kan qenë te përgaditur për roje rajoni .

A i dini postet e Shqiptarëve këtu ju të lartëpërmendurit ; ju tregoj unë gjithë te vërtetën.

Komandant i njësitit (Командант на Единицата) është maqedon, zëvendësi maqedon , 3 ndihmës Komandanta janë maqedon, Komandanta te objekteve (Командири на чета) janë 10 dhe ndihmës 10 domethënë as 1 Shqipëtar , Komandant udhëheqës (Командир на вод) të 30 policëve ka vetëm 1 Shqipëtar gjithësej prej 15, udhëheqës si (лидер) i 5 policëve ka vetëm 8 Shqipëtar gjithësej prej 72, Instruktora prej 20 asnjë Shqipëtar ,nëpër shtabe asnjë Shqipëtar me cfarë fjalësh dilni e tregoni që i kemi të drejtat e barabarta??

Gjithësej jemi vetëm 30 ndërsa Maqedon 500 a mos është përqindja e barabart as 5% nuk jemi .

I vetmi përmirësim kemi në kuzhinen e Ebr’s -3 shqipëtar të punësuar(cfarë ironie).

Mos të flasim për njësin speciale Tigra (специјална единица Тигри)që ska asnjë Shqiptar .

Skemi një njeri që të na përkrah dhe mbështes sepse ato që i kishim si përkrahje i përjashtuat nga njësia .
Edhe kërkojm që të largohemi nga kjo njësia çdo ditë hasim nëpër pengesa ku nga të gjithë që rrin në përgaditje (rrin gjithë ditën flejnë në krevatet )ndërsa ne Shqipëtaret kujdesemi për bazën sepse ne nuk dimë të rrimë dhe flejmë si ata…
Nëse bëhet fjalë për udhëtim për në punë nëse është nga Velesi apo Shtipi ka udhëtim ,sepse janë të organizuar edhe kanë përkrahje ,shkruhen që të gjithë ne punë ne të njejtën kohë, kurse ne duhet që të udhëtojmë me vetura private…
Ka edhe më shumë Ministra edhe ju Zv. Ministra por angazhoheni edhe ejani na vizitoni .

Dhe këtë postim nuk e kam bërë që të marr poste ,sepse posti im dihet që së shpejti do të jetë gurbeti, këtë post e kam bërë që të dini të vërtetën e njësisë speciale EBR dhe të merrni masa për këte çështje, mos e merrni këtë si sharje apo ofendim kundër juve, por merreni dhe përmirësojeni gjendjen e Shqiptarëve nëpër të gjithë institucionet edhe le ta shoh edhe premieri (Zoran Z.) këtë post që për një periudhë të shkurtë u bë me Shqiptarët se shqiptarët e votuan..

Gentian Dauti

Qytetarët “gozhdojnë” Qeverinë për shkak të shtrenjtimit të naftës

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se rritja e çmimit të naftës është i papërballueshëm për ata, duke pasur parasysh faktin që rrogat mesatare në Maqedoni janë shumë të ulëta.

“Shumë është i shtrejtë, tepër. Nuk është problemi vetëm tek akcizat edhe përkundër kësaj çmimi del të jetë shumë i shtrejt. Kjo ndikon edhe në xhepin e qytetarëve, sidomos për ata që vozisin për çdo ditë d.m.th. në fund të muajit del të jetë një shpenzim i madh…

“Pak po është i shtrenjtë. Ndikon edhe në xhepin e qytetarëve pasi edhe rrogat janë dobët, pra ndikon edhe atë shumë…

“Çmimi i lartë i benzinës paraqet një problem për qytetarët e Maqedonisë. Çmimi i benzinës duhet të jetë më i ulët”, shprehen qytetaret.

Ndërkohë sipas profesorit universitar Afrim Osmani, rritja e çmimeve të derivateve do të rëndoj më shumë në xhepin e qytetarit të thjesht. Ai thekson rritja e çmimit aspak nuk ka për synim që jep efekte në uljen e ndotjes së ambientit.

“Rritja e çmimeve të derivateve të naftës tek ne e prek sado qoftë, nuk mund ti ikim asaj se e prek xhepin e qytetarit edhe atë në shumë aspekte. Pa dyshim se rritja e çmimit të naftës do të ndikoj drejtpërdrejt edhe në uljen e numrit të përdoruesve të automjeteve. Por në përgjithësi nuk është ky qëllimi i ndërmarrjes së kësaj mase, për arsye se jo vetëm kjo qeveri por edhe qeveritë paraprake, nëse i analizojmë veprimet që kanë ndërmarr në luftimin e ndotjes së ambientit kanë qenë jo serioze”, shprehet profesori universitar Afrim Osmani.

Komisionit Rregullator I Energjetikës javën që lamë pas, vendosi që çmimet e benzinës dhe dizelit me pakicë ti shtrenjtoje për dy denarë.

Iftari në shkollën e Radovishit: Inspektorati dënon shkollën dhe drejtorin me 2800 euro

Inspektorati shtetëror i arsimit në Maqedoni, ka shqyrtuar rastin e mbajtjes së iftarit dhe thirrjes së ezanit në një shkollë fillore në Radovish, dhe ka sjellur vendime për dënime, shkruan Fakte. Sipas vendimit, me gjobë prej 1600 euro është dënuar shhkolla, ndërsa drejtori i saj nga buxheti personal duhet të ndajë 1120 euro për të paguar dënim.

Ndryshe, para disa ditësh në shkollën fillore Krste Petkov Misirkov në Radovish u organizua një iftar dhe u thirr ezani. Videoja e shpërndarë shkaktoi reagime të ashpëra si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga qytetarët e kësaj ane, pasi bëhet fjalë për pjesë të Maqedonisë kryesisht të populluar me maqedonas.

Teuta Arifi dhe Arben Taravari “kacafyten” për punën e bërllokut! (VIDEO)

Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, japin qëndrime kontradiktore sa i takon fillimit të investimit të premtuar në deponinë Rusino. Edhe për këtë vit, si donator për rregullimin e Rusinos u paraqit Qendra Zvicerane për Zhvillim, por dy krerët e komunave nuk e dinë me saktësi se kur ky investim do të fillojë të realizohet. Sipas Taravarit, investimi do fillojë brenda muajit, e sipas Arifit, gjatë vitit do të behet projekti i investimeve.

Po tash e di se prej kur jam takuar unë disa herë me zviceranët por edhe me kryetarët tjerë të komunave të regjionit të Pollogut, premtimet ishin se në pjesën e dytë të vitit do nisin punimet për rregullimin e rrugës nga Bajnica në Rusino, dhe shpresoj se pjesa e dytë e vitit është qershori, korriku, gushti – pohoi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.

Ata janë në fazën e përgatitjes së studimit të fizibilitetit që është bazamenti në bazë të të cilës ata do vazhdojnë më tutje. Sipas tyre studimi i fizibilitetit parasheh periudhë një vjeçare dhe mandej të kalohet në rregullimin, standardizimin dhe sanitarizimin e deponisë Rusino – tha  Teuta Arifi, Kryetare e regjioni planor të Pollogut.

Pas kësaj, edhe për këtë vit shuhen shpresat e gostivarasve për rregullimin e rrugës dhe pastrimin e deponisë. Edhe më tej vazhdon të ndotet toka dhe të mbjellat e fshatrave rreth Rusinos, si nga mbetjet, po ashtu edhe nga ky ujë i zi që përfundon në fusha. Si pasojë e mos mbajtjes së premtimeve për investime, ndotja e tokës, ajrit dhe ujit në këtë pjesë ka filluar të përhapet edhe në fushat e Pollogut. Kjo vjen pas ndalesës për hedhje të mbeturinave në Rusino në kohën kur komunat rurale ankohen që s’kanë mundësi për t`i dërguar mbeturinat në Drislla të Shkupit.

Në radhë të parë ne si rajon do kemi një studim fizibiliteti, që për ne ajo është “A”-ja e shumë proceseve tjera dhe me partner serioz sikurse është shteti Zviceran shanset janë më të mëdhaja për të gjetur zgjidhje – theksoi Sinkron: Teuta Arifi, kryetare e regjionit planor të Pollogut.

Do mundohemi aq sa mundemi të rregullojmë, gjithnjë flas me ndërmarrjet që funksionojnë në kuadër të komunës së Gostivarit po normalisht nuk mund t`i zgjidhim problemit derisa kompetencat i ka dikush tjetër – shtoi Arben Taravari, kryetar i kom. së Gostivarit.

Qendra Zvicerane për Zhvillim për pastrimin, drenazhin dhe sanitarizimin e deponisë ka ndarë 7 milion franga. Projekti do të menaxhohet i tëri nga zviceranët.

Bashkim Sulejmani

LSDM: Mickoski po vazhdon rrugën e Gruevskit

LSDM-ja ka reaguar pas tubimit të mbrëmbshëm të VMRO-së duke vlerësuar se mesazhet e Mickoskit janë të njëjtat mesazhe me ato të shfaqura në 12 vitet e fundit të paraardhësit të tij, Nikolla Gruevskit.

LSDM-ja vlerëson se kreu i VMRO-së, Hristian Mickoski është duke ecur në të njëjtën rrugë të Nikolla Gruevskit.

“Qytetarët nuk panë ndonjë ndryshim. Fatkeqësisht, Mickoski përsëri ka refuzuar t’u kërkojë falje qytetarëve për atë që VMRO-DPMNE-ja ka bërë në Maqedoni për 11 vjet. Në vend që të kërkojë falje, Mickoski i bëri thirrje Maqedonisë që të ndalet. Por, kjo nuk do të ndodhë. Qytetarët zgjodhën përparim. Mickoski sonte i kërkoi Maqedonisë të kthehet prapa në të kaluarën e errët të krimit, korrupsionit, varfërimit të qytetarëve, shkeljes së dinjitetit njerëzor, duke e distancuar vendin nga vlerat evropiane. Dhe kjo nuk do të ndodhë”, pohojnë nga LSDM-ja.

Partia në pushtet gjithashtu ka hedhur poshtë kërkesën për mbajtjen e zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas LSDM-së, ky është një blof klasik i Mickoskit, i cili po përballet me vlerësim të dobët dhe mungesën e mbështetjes së qytetarëve.

“Zoti do të japë gjithë fuqinë që të duhet në vështirësi”. Disa thënie mbi fuqinë e Zotit, që do të motivojnë pamasë

“Është besimi ynë që e aktivizon fuqinë e Zotit”.

“Zoti pëlqen ta tregojë fuqinë e Tij përmes stuhive të tua”.

“Hape zemrën tënde dhe ftoje Zotin në çdo situatë të jetës tënde, pasi kur Zoti hyn në skenë, ndodhin mrekullitë”.

“Zoti është burimi i gjithë fuqisë dhe lutja është thelbësore për ta përjetuar fuqinë e Tij në jetët tona”.

“Fuqia e Zotit do të largojë nga planet e tua dhe do të vendosë në planet e Zotit”.

“Vendose bësimin tënd në fuqinë e Zotit”.

“Fuqia e Zotit duket më mirë në dobësinë tënde”.

“Ktheje dhimbjen tënde në fuqi përmes besimit në fuqinë e Zotit. Ai do të japë gjithë fuqinë e duhur për t’i përballuar vështirësitë”.

“Zoti ka thurur plane për ne, edhe pse ne nuk i shohim, nuk i ndiejmë apo nuk i presim. Zoti po punon përmes lutjeve tona”.

“Një person që nuk beson, i lutet Zotit: “Mos më jep më probleme”, ndërsa një besimtar i lutet Zotit: “Më jep fuqinë të përballoj problemet që Ti më ke dhënë””. / bota.al

Kasami nga Kumanova godet Gashin: Jeni shitur për…?! (FOTO)

Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami ka shtruar një iftar për anëtarët dhe simpatizantët e saj në Kumanovë.

Kreu i kësaj partie theksoi se ata janë të vërtetët e Lëvizjes BESA dhe se të tjerët vetëm manipulojnë dhe bëjnë pazare të dëmshme në emrin e saj.

Sipas tij, rrugëtimi i Lëvizjes Besa si forcë opozitare vazhdon edhe më fuqishëm në artikulimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Rrugëtimi i Lëvizjes Besa si forcë opozitare është në shërbim të artikulimit të zërit të shqiptarëve. Ne nuk u bëmë pjesë e Qeverisë sepse nuk duam të jemi vetëm një numër i Zaevit. Dëshmuam se qeverisjen e shohim si partneritet si mundësi për të ndihmuar qytetarët dhe jo partnerët e koalicionit. Prandaj sot në qeveri kemi vetëm individë që shitën interesat e shqiptarëve për disa poste individuale” përfundoi fjalimin e tij kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Në këtë takim fjalë rasti pati edhe nënkryetari dhe deputeti Fadil Zendeli i cili tha se prezenca e tij në Kumanovë i demanton gjitha shpifjet dhe inskenimet që dikush po tenton të bëjë për të njollosur vizionin politik të Lëvizjes Besa.

Ky ishte emri i parë i Ohrit

Ohri i ka rrënjët në parahistori. Fisi ilir i enkelejve e ndërtoi vendbanimin e parë me emrin Lyhnidos.

Ata banonin në këtë rajon që përfshinte liqenin e Ohrit dhe trevat rreth tij. Pas vitit 148 , qyteti u bë pjesë e Perandorisë Romake.

Më 29 dhe 30 maj të vitit 526, Lyhnidosi u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm. Për fatin e qytetit të lashtë faktet historike nuk japin më të dhëna. Vetëm tre shekuj më vonë përmendet një qytet bullgar me emrin Ohrid, çfarë do të thotë ″mbi kodër″.

I love #Ohrid !! Cannot wait to come back, who’s joining me next time? 😉

A post shared by Daniel-Ryan Spaulding (@danielryanspaulding) on

Gjatë mesjetës, Ohri ishte qendër e veprimtarisë artistike dhe kulturore e bullgarëve. Në atë kohë, Klementi i Ohrit e themeloi Shkollën e Ohrit. Por edhe Shën Naumi ishte një dijetar i rrëndësishëm i atij institucioni. Në Shkollën e Ohrit mësohej gjuha e vjetër kishtare sllave, gjuha më e vjetër e shkruar sllave. Në shekullin e dhjetë, Ohri për 17 vjet ishte në kohën e sundimin të mbretit Samoil kryeqyteti i Perandorisë Bullgare.

Atraksioni më i madh i Ohrit është liqeni i tij. Ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë, ai tërheq jo vetëm pushues por edhe sportistë, peshkatarë dhe shkencëtarë. Nga kalaja ka një pamje të jashtëzakonshme mbi qytet, liqen dhe deri tek malet rrethuese të tij.

Edhe pse vuan nga ndotjet njerëzore, sidomos nga ana e Shqipërisë, ai mbetet një nga atraksionet më të pasur të gadishullit ballkanik. Kalaja ndodhet mbi qytet dhe mbi kodrën kryesore. Kalaja i ka rrënjët në lashtësi, por në formën ekzistuese ajo u ndërtua nga mbreti bullgar Samoil në shekullin e dhjetë./Bota.al

Rita Ora ndez sonte Tiranën, ja mesazhi pak orë para koncertit

Rita Ora këngëtarja shqiptare me famë botërore pritet të mbajë një koncert sonte te sheshi “Skëndërbej” në Tiranë.

Në vetëm pak orë para koncertit këngëtarja ka dhënë një mesazh në profilin e saj në Twitter.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve”, ka shkruar Rita duke i bashkëngjitur mesazhit edhe flamuj shqiptarë.

Forumi kundër terrorizmit sjell mbretin e Jordanisë në Tiranë, do takohet me Ramën

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II ka zgjedhur Tiranën si vendi ku do të organizojë për herë të parë jashtë vendit të tij, forumin kundër terrorizmit krijuar nga vetë ai, “Aqaba Meetings”. Mbreti do të jetë nesër në Tiranë, për të hapur këtë konferencë bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kësaj here është qeveria shqiptare dhe ajo holandeze që e organizojnë forumin ku do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, mes tyre kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të qeverisë Maqedonase e asaj Bullgare.

Takimi do të diskutojë sfidat e Ballkanit Perëndimor ndaj ekstremizmit, dhe në të do të marrin pjesë zyrtarë të çështjeve të sigurisë dhe çështjeve politike nga disa vende të rajonit, partnerë ndërkombëtare, BE, si dhe përfaqësues të fesë dhe akademikë.

Forumi “Aqaba Meetings”, u iniciua në vitin 2015 nga vetë Mbreti Abdulla II i Jordanisë me qëllim koordinimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Pamje me dron nga protesta e VMRO-së (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e realizuara me dron nga protesta e djeshme masive e mbështetëse të VMRO-së para Qeverisë në Shkup, ku ndër të tjera u kërkua mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Putin ia reklamon limuzinën princit të Abu Dabit: Ja çka ka brenda saj (VIDEO)

Presidenti rus, Vladimir Putin ia ka treguar brendësinë e limuzinës së tij Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i cili po viziton Moskën.

Pas bisedimeve, Putin e ftoi princin për të kontrolluar makinën e tij nga projekti i ri ‘Kortezh’.

Ndërsa ata iu afruan limozinës së zezë të parkuar pranë Pallatit të Kremlinit të Madh, Putin i tha të ftuarit të tij se makina është pak më e madhe se një Mercedes.

“Është shumë e rehatshme”, tha princi arab duke u ulur përkrah Putinit, shkruan RT

Makinat e prodhuara në vend të linjës së re Aurus kanë për qëllim transportimin e zyrtarëve të lartë. Limo kishte debutimin e tij gjatë ceremonisë së betimit të Putinit në maj.

Shitet apartamenti luksoz i Titos në Nju-Jork, ja sa fiton Maqedonia?

Është shitur apartamenti luksoz dykatësh në Nju-Jork, pronë e së dikurshmes RSF e Jugosllavisë, me një çmim prej 12.1 milionë dollarë. Paratë e fituara duhet të ndahen midis vendeve pasardhëse të ish-federatës jugosllave, njofton Ministria e Jashtme e Serbisë, transmeton Tetova News.

Apartamenti, i cili ka gjashtë dhoma fjetjeje dhe katër banjo, është përdorur nga ambasadorët e RSFJ në SHBA, kurse aty ka qëndruar edhe ish-presidenti i Jugosllavisë, Josip Broz-Tito gjatë kohës së vizitave në Nju-Jork.

Apartamenti, i cili është boshatisur që nga viti 1992, është blerë nga ish-federata jugosllave për shumën prej 100 mijë dollarësh.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme serbe vihet në dukje se nga shpërbërja e RSFj-së, shpenzimet për mirëmbajtjen e apartamentit janë paguar nga Serbia, prandaj u arrit marrëveshja që Beogradi të marrë 40 përqind të shumës nga shitja.

Nga fondi i shitjes, sipas marrëveshjes në Vjenë, Kroacisë i takojnë 28.49 përqind, Sllovenisë 16.39 përqind, 13.2 përqind i takojnë Bosnjës dhe Hercegovinës dhe 5.4 përqend Maqedonisë./TetovaNews

Studiuesit austriakë në Vjosë për të studiuar perlën e ”egër” të Europës (VIDEO)

Vjosa si lumi i vetëm i “egër” i mbetur në Europë ka tërhequr vëmendjen e studiuesve austriakë. Prej një kohe të gjatë ekologjistët kanë studiuar lumin për të zbuluar se  çfarë fsheh Vjosa në thellësi të saj dhe karakteristikat e peshqve.

Prej një viti e gjysëm kalojnë orë të gjata në Vjosë.

Janë studiues nga Austria të cilët po kryejnë një program kërkimi për lumin.

Vëmendja e ekologjistëve të huaj është përqendruar tek peshqit dhe biodiversiteti i Vjosës.

Ata thonë se lumi është unik në disa kategori. Njëri prej tyre shfaq në kamera nje ngjale e cila ka përfunduar në ujërat e Vjosës pasi ka udhëtuar mbi 7 km.

 Ngjala vjen në ujërat e ëmbla të lumit Vjosë për të mbyllur ciklin e saj jetësor dhe më pas rikthehet sërisht në Atlantik“

Vjosa konsiderohet si perla e egër e Europës. Ky ekosistem unikal edhe pse i panjohur, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore. /abcnews.al

Kastriot Rexhepi: Kryeministri i bëri edhe një shërbim BDI-së

Kastriot Rexhepi

Rekonstruimi i djeshëm ishte vetë për të shtuar numrat e BDI-së.
Mbasi që u dekonspirua roli i PDSH-së si “fake opozitë – do smrt” erdhi momenti që edhe de jure të deklarohen si pozitë si vegëz e BDI-së që janë. Përse BDI me kaq lehtësi e pranoi PDSH-në një “armik” të kahmotshëm dhe të shumëluftuar apo loja e tillë është prezantuar para shqiptarëve përderisa nën tavolinë janë ka diçka tjetër?!

Nga ana tjetër krahu i vetëpërjashtuar nga Lëvizja Besa mer aminin e BDI-së për hyrje në qeveri në moment kur kandidat i tyre për ministër bëhet kuadri që deri në janar 2017 ishte pjesë e tyre për më shumë edhe pretendent për kryetar dege të Gostivarit. Por pasi që nuk ja doli u largua nga BDI. Dhe ashtu nga njeriu që luftoi Besën në zgjedhje parlamentare u bë për më pak se 1 vjet luftëtari më i madh për Besën. ” Too good to be true”.

Pse grupi i Gashit nuk nominuan kandidat për ministrin e kulturës nga strukturat e tyre, nga themeluesit si i quajnë nga ideatorët nga ata që u angazhuan 3 vjet duke kritikuar BDI-në por kandidatin në fjalë i cili ishte humbës i madh në zgjedhje dhe mori vetëm 2000 vota? Aq më tepër para disa muajsh u deklarua që tërhiqet nga politika. A ishte dalja e tij nga BDI vetëm një truk?Është shumë e qartë

Dhe sa i përket matematikisht sa vota deputetësh shqiptarë shtesë mori qeveria me këtë zgjerim. Edhe pse Thaçi e Gashi kanë 5 deputetë mbasi që Thaçi nuk shkon asnjëherë në seanca e tanimë nuk do të detyrohet as kryetari i BDI-së të jetë shumë i rregullt në vend se 5 do të jenë vetëm 3 plus.
Por me rëndësi BDI e shtoi numrin e deputetëve në 16.
#jetëpërgjithëlojalëtebdi

Rama ka një mesazh për muajin e Ramazanit (VIDEO)

“Ramazani i bekuar është një shans i artë dhe një dhuratë prej Allahut që zemrat dhe gjuhët të shpëtojnë nga sëmundjet dhe urrejtjet me të gjitha llojet e tyre”.

Kryeministri Rama zgjodhi këtë hadith të Shejh Abdu Rrezak El-Bedr në iftarin e shtruar nga komuniteti mysliman i Elbasanit për të nënvizuar se  Muaji i Ramazanit është një muaj kthjelltësie dhe lehtësimi prej trazimeve.

Rama e përforcoi  mesazhin me vargjet e dijetarit të  shquar të letrave shqipe, Naim Frashëri, që shkruante: “Po të nderojë njeriu-njerinë, e ka nderuar edhe Perëndinë. Në zemër tënë e gjejmë Zonë, shtëpija e tij është zemra jonë”.

Kryeministri nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, duke e lidhur edhe me integrimin e vendit.

Rama: Siç shkruan, mbase më katoliku midis katolikëve, At Gjergj Fishta, islami është i pandashëm nga shpirti i vetë kombit tonë. E pikërisht ai thotë: “Iftari na bashkon në sofër si dritat e kandilave, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanaren e Kishës së Gjuhadolit”.

E ndërsa vendi ynë, sot ndodhet gjithmonë e më pranë familjes së bashkuar të Europës, së fundmi, pas rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, pikërisht kjo bashkëjetesë përbën një vlerë jashtëzakonisht të çmuar që Shqipëria e mishëron dhe e eksporton në një Europë të sfilitur nga një rrekje gjithmonë e më insistuese në një vijë ndarëse mes vizionit të bashkëjetesës dhe vizionit të mbrapshtë të islamofobisë.

Ajo që Shqipëria ka në dorë të tregojë me forcën e shembullit të saj është që islami i vërtetë është feja e dijes dhe e përsosmërisë morale, është një fe që nuk njeh dhunë dhe që nuk ka të bëjë asgjëkund dhe asfare me ata që mbjellin gjak në rrugët e Europës, apo të botës së lirë në emër të tij.

Intervistë me myftiun e Tetovës me rastin e muajit të Ramazanit (VIDEO)

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në një intervistë televizive ka folur Myftiu i Tetovës, prof.dr. Qani Nesimi. Ai në këtë intervistë ka folur mbi begatitë dhe mirësitë që sjell muaji i shenjtë i Ramazanit mbi popullatën muslimane, cilat janë përfitimet e njerëzimit gjatë agjërimit e shumë gjëra të tjera të cilat ndodhin gjatë këtij muaji të bekuar.

Maqedonia drejt zgjedhjeve të reja, ja skenari?!

Maqedonia pritet të shkojë sërish në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare. Kërkesa është bërë mbrëmë nga ana e liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili tha se patjetër duhet të mbahen ato.

“Patjetër duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, te zgjedhim kryetarin e KSHZ në propozim të opozites, të krijojmë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje dhe ta shohim se a janë të kënaqur qytetarët me këtë që po e bën Zoran Zaev dhe LSDM-ja”, theksoi Mickoski gjatë tubimit antiqeveritar.

Por LSDM menjëherë ka reaguar por duke mos pranuar drejtpërdrejt sfidën e bërë nga Mickoski. Nga kjo parti kanë rikujtuar atë se ka rejting tejet të vogël, ndërsa LSDM është partia që ka arritur besim të madh tek qytetarët. Megjithatë siç mëson INA, kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev pas 20 qershorit pritet të pranojë sfidën për zgjedhje, në rast se nuk do të arrihet zgjidhje për kontestin e emrit. Një zyrtar i Qeverisë i pyetur nga INA tha se nuk përjashtohet edhe kjo mundësi, por gjithçka do të varet nga rrjedha e bisedimeve për emrin. Kryeministri Zaev edhe më parë nuk ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por që sipas tij ato nuk do të ndodhnin gjatë 2018.

Në rast se do të ketë marrëveshje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë tajmingu i tyre do të jetë me ato presidenciale nga prilli ose maji i 2018. (INA)

Prishtinasit (nuk) janë shumë solidarë? (VIDEO)

Prishtinasit çdo javë dhurojnë gati 1000 kilogramë rroba për bamirësi.

Përveç kësaj, ka edhe raste kur humaniteti i kryeqytetasve arrin deri në faljen e pasurive me vlerë dhjetëra mijëra euro për familjet nevojtare.

Këto ditë për familjet skamnore edhe u shpërndanë pako ushqimore. Krejt ky humanizëm ani se nuk mungon gjatë tërë vitit, më i theksuar bëhet gjatë muajit të ramazanit.

Kronikë e gazetarit Halil Berisha:

Vranidolli, 150 shtëpi e plot telashe (VIDEO)

Banorët e fshatit Vranidoll të kryeqytetit ankohen se komuna i ka harruar, nuk ua ka rregulluar asnjë rrugë tash e sa kohë, nuk kanë sinjalistikë dhe kanë ankesa tjera sa i përket infrastrukturës lokale.

Kronikë e gazetarit Halil Berisha: