Ballina Aktualitet Lajme Kasami nga Kumanova godet Gashin: Jeni shitur për…?! (FOTO)

Kasami nga Kumanova godet Gashin: Jeni shitur për…?! (FOTO)

Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami ka shtruar një iftar për anëtarët dhe simpatizantët e saj në Kumanovë.

Kreu i kësaj partie theksoi se ata janë të vërtetët e Lëvizjes BESA dhe se të tjerët vetëm manipulojnë dhe bëjnë pazare të dëmshme në emrin e saj.

Sipas tij, rrugëtimi i Lëvizjes Besa si forcë opozitare vazhdon edhe më fuqishëm në artikulimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Rrugëtimi i Lëvizjes Besa si forcë opozitare është në shërbim të artikulimit të zërit të shqiptarëve. Ne nuk u bëmë pjesë e Qeverisë sepse nuk duam të jemi vetëm një numër i Zaevit. Dëshmuam se qeverisjen e shohim si partneritet si mundësi për të ndihmuar qytetarët dhe jo partnerët e koalicionit. Prandaj sot në qeveri kemi vetëm individë që shitën interesat e shqiptarëve për disa poste individuale” përfundoi fjalimin e tij kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Në këtë takim fjalë rasti pati edhe nënkryetari dhe deputeti Fadil Zendeli i cili tha se prezenca e tij në Kumanovë i demanton gjitha shpifjet dhe inskenimet që dikush po tenton të bëjë për të njollosur vizionin politik të Lëvizjes Besa.

@tn.lajmelokale
@tetovanews