Ballina Argëtim Kuriozitete Ky ishte emri i parë i Ohrit

Ky ishte emri i parë i Ohrit

Ohri i ka rrënjët në parahistori. Fisi ilir i enkelejve e ndërtoi vendbanimin e parë me emrin Lyhnidos.

Ata banonin në këtë rajon që përfshinte liqenin e Ohrit dhe trevat rreth tij. Pas vitit 148 , qyteti u bë pjesë e Perandorisë Romake.

Më 29 dhe 30 maj të vitit 526, Lyhnidosi u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm. Për fatin e qytetit të lashtë faktet historike nuk japin më të dhëna. Vetëm tre shekuj më vonë përmendet një qytet bullgar me emrin Ohrid, çfarë do të thotë ″mbi kodër″.

I love #Ohrid !! Cannot wait to come back, who’s joining me next time? 😉

A post shared by Daniel-Ryan Spaulding (@danielryanspaulding) on

Gjatë mesjetës, Ohri ishte qendër e veprimtarisë artistike dhe kulturore e bullgarëve. Në atë kohë, Klementi i Ohrit e themeloi Shkollën e Ohrit. Por edhe Shën Naumi ishte një dijetar i rrëndësishëm i atij institucioni. Në Shkollën e Ohrit mësohej gjuha e vjetër kishtare sllave, gjuha më e vjetër e shkruar sllave. Në shekullin e dhjetë, Ohri për 17 vjet ishte në kohën e sundimin të mbretit Samoil kryeqyteti i Perandorisë Bullgare.

Atraksioni më i madh i Ohrit është liqeni i tij. Ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë, ai tërheq jo vetëm pushues por edhe sportistë, peshkatarë dhe shkencëtarë. Nga kalaja ka një pamje të jashtëzakonshme mbi qytet, liqen dhe deri tek malet rrethuese të tij.

Edhe pse vuan nga ndotjet njerëzore, sidomos nga ana e Shqipërisë, ai mbetet një nga atraksionet më të pasur të gadishullit ballkanik. Kalaja ndodhet mbi qytet dhe mbi kodrën kryesore. Kalaja i ka rrënjët në lashtësi, por në formën ekzistuese ajo u ndërtua nga mbreti bullgar Samoil në shekullin e dhjetë./Bota.al

Artikulli paraprakTronditëse: Gjysma e totalit të fëmijëve në Afganistan, nuk shkojnë në shkollë
Artikulli tjetërKasami nga Kumanova godet Gashin: Jeni shitur për…?! (FOTO)