Ballina Blog Faqe 891

KUVENDI MIRATOI EMRAT E MINISTRAVE TË RI, DESKOSKA NË KRYE TË DREJTËSISË, ADEMI NË MASH

Shumica parlamentare pak para mesnate miratoi emrat e ministrave të ri të propozuar nga Qeveria. Kjo do të thotë se Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheqë Renata Deskoska, Ministrinë e Arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, Ministrinë e Kulturës Asaf Ademi, ndersa Bardhyl Dauti do të jetë ministër pa resor.

Pas zgjedhjes së ministrave, u votuan edhe kandidatët për zëvendës ministra. Zv. ministër për punë të jashtme do të jetë Andrej Zhernovski, zv.ministër i Shëndetësisë, Asim Musa, zv.ministër për punë dhe politikë sociale Gjonull Bajraktar dhe zv.ministër për transport dhe lidhje, Sadik Beqiri.

Propozimi kaloi në seancë parlamentare pas një debati të gjatë i cili zgjati gjatë gjithë ditës, ndërsa diskutimi përbëhej prej kritikave dhe replikave për punën e Qeverisë e cila vetëm para disa ditëve shënoi njëvjetorin e formësimit.

Opozita kritikoi se rikonstruimi i Qeverisë bëhet për shkak të rritjes së shumicës parlamentare për disa deputetë e jo për arsyje reale. Njëherit opozita kritikoi se rikonstruimi po bëhet nëpër ministritë ku nuk është vërejtur ndonjë rezultat.

Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE-ja, porositi se qytetarët këtë përmbajtje të qeverisë e thërrasin “qeveria do të” për shkak të projekteve të paralajmëruara por ende të parealizuara. Kryeministri në kundëreplikat u përgjigj se është i vetëdijshëm se pritshmëritë e qytetarëve janë të mëdha, por shteti nuk mund të ofrojë gjithçka, për shkak se ka obligime në shumë prej 382 milionë eurove dhe shtesë për projektin “Shkupi 2014” 280 milionë euro.

BE sfidë vendimit të Trumpit, tarifa hakmarrëse mbi importet e SHBA-së

Evropa, Kanadaja dhe Meksika po planifikojnë masa hakmarrëse pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit në SHBA.

Bashkimi Evropian lëshoi një listë prej dhjetë faqesh të tarifave mbi mallrat amerikane, nisur nga motorët Harley-Davidson deri te prodhimet e ushqimit.

BE-ja po ashtu planifikon ta sfidojë vendimin e Trumpit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Trump ka thënë se tarifat do t’i mbrojnë prodhuesit amerikanë të çelikut, që janë vitalë për sigurinë kombëtare.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i telefonoi Trumpit për t’i thënë se tarifat janë “të paligjshme”.

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, shfaqi shpresën se një përgjigje vendimtare e BE-së do ta bëjë Trumpin të rishqyrtojë vendimin e tij.

“Fëmijët në Shqipëri, 11% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht”

Klaudio Pulaha, nga rrjeti për të drejta e fëmijëve në Shqipëri ka folur lidhur me peticionin për institucionet e nënshkruar nga organizatat për të drejtat e fëmijëve.

Pulaha vuri në dukje problemet me të cilat përballen fëmijët në Shqipëri.

Ai tha në “Report tv” se problemet startojnë që në kushtet e shkollimit, ku 50% e shkollave në Shqipëri nuk kanë ujë në ambientet e tyre. Po ashtu ai u ndal dhe tek fenomeni i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale me fëmijët, ku tha se 11% e fëmijëve deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht nga të rriturit.

“Është nënshkruar një peticion për institucionet nga organizata për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

Ne sot kemi bërë nja marshim paqësor duke ftuar edhe shoqërinë civile. Në këtë peticion janë nënshkruar disa pika kryesore që fëmijët duhet të gëzojnë.

Nëse i referohemi arsimit, kemi 2.9 % buxhet për arsimin në Shqipëri dhe shumë pak buxhet kemi për shkollat e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në shkollat shqiptare nuk ka kushte, 50% nuk kanë ujë në ambientet e tyre.

Nuk është fakti ti pranojmë fëmijët por edhe ti ndihmojmë ata të ecin përpara me shkollimin e tyre. Po përmendim se 45% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk arsimohen. Ne si shoqëri civile duhet të ngremë zërin për këta fëmijë.

Por nga ana tjetër kemi të bëjmë dhe me qeverisjen e shkollave si komunitare. Fëmijët nuk përfshihen në vendimmarrjen e shkollave, pasi shkolla duhet të ketë qeverinë e nxënësve.

Pra kemi nxënës zgjedhur nga shkolla për vendimmarrje të tilla. Nëpërmjet këtij peticioni shoqëria civile kërkon një 6% rritje të buxhetit për fëmijët. Një pikë tjetër e peticionit është, dhuna, abuzimet seksuale të fëmijëve.

Në Shqipëri theksojmë se ka shumë fëmijë, të cilët janë rritur me dhunë. Po ashtu 11% e fëmijëve deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht. A e dinë prindërit?

Ne kemi rënë dakord për ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Ndërsa mbi 60% e fëmijëve posedojnë rrjete sociale të pasigurta, dhe këtu u bëj thirrje prindërve që të bëjnë kujdes me fëmijët, me telefonat apo përdorimin e internetit. Fenomeni i pedofilisë është shumë shqetësues për fëmijët.

Gjenden 2 mijë fëmijë në situatë rrugë, të cilët shfrytëzohen në mënyra të ndryshme. Shqipëria është vendi i parë në ballkan me vdekshmëri foshnjore 5 vjeç. Kjo është një statistikë shqetësuese.

Por kemi edhe fëmijë të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme gjithë jetën e tyre pa pasur asnjë përkrahje”, u shpreh Pulaha. (shqiptarja.com)

Historia e pabesueshme: Politikani kalon pushimet në burg për një ngatërresë

Frédéric Brantschen kaloi shumicën e pushimeve të tij në Japoni në një qeli burgu pasi ai ngatërroi një bar-karaoke me hotelin e tij.

Politikani nga Kristian Demokratët e Zvicrës (CVP) tha për portalin e lajmeve në vend “20Minuta”, se kishte pirë dy gota alkool dhe ishte pak i turbullt.

Megjithatë, politikani nga kantoni i Valais nuk e kuptoi se ai kishte hyrë aksidentalisht në një bar karaoke pranë hotelit të tij, pasi që të dy zonat e pritjes dukeshin shumë të ngjashme.

“Kur e pyeta për dhomën time, recepsionistja më shikonte çuditshëm”, shpjegoi Brantschen.

Ai tha se besonte se anëtari i stafit po i mohonte atij hyrjen në dhomën e hotelit dhe kishte pasur një grindje me këtë rast.

Ai tha se kishte përjetuar probleme me dhomën e tij të hotelit më herët gjatë qëndrimit të tij.

30-vjeçari u dërgua në një qeli burgu ku kaloi dy javë. Asnjë avokat nuk u shfaq dhe thotë se, ndërsa ai ishte trajtuar me respektin maksimal, askush nuk fliste anglisht, gjermanisht apo frëngjisht, shkruan Tesheshi.com.

Ambasada zvicerane atje ndërhyri për rastin, duke paguar dëmin e shkaktuar.

Por Brantschen u lirua pa akuza ose një ndalim udhëtimi.

Politikani tha se incidenti ishte “jashtë karakterit” dhe se ai ishte i zhgënjyer që do të shkëpusë vëmendjen nga puna e tij për të siguruar të ardhmen e të rinjve në zonat rurale dhe të largëta të Valais.

Ai gjithashtu tha se do të qëndronte në një hotel ndërkombëtar nëse ndonjëherë do të vizitonte sërish Japoninë.

Sela: Ndjehem i tradhëtuar nga Zaevi, sakrificën nuk e bëra për të (VIDEO)

I ftuar nga gazetari Rean Saiti në emisionin “Në Fokus” në ArtChannel lideri I ASH-së, Ziadin Sela I ka bërë një rekapitullim qeverisjes njëvjeçare të Qeverisë Zaev, duke theksuar se nga qeveri reformatore kaloi në qeveri rehabilitimi të disa partive e figurave politike nga regjimi I kaluar.

“ U shkatërua një regjim, një familje siç ishte ajo e Nikola Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit dhe po ndërtohet një regjim I një familje tjetër më të ngushtë, me tjetër mbiemër, që është e Zaevëve.Vetë simbolika e prezantimit të të arriturave njëvjeçare me një sfond përmendoreje, ndërkohë që gojën plotë e kishin kundër përmendoreve dhe projekteve që kishin harxhuar miliona të qytetarëve” – shprehet Sela në këtë intervistë, duke shtuar se I vetmi sukses I kësaj qeverie është në planin e jashtëm, por siç thotë me ndihmën dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Sela ka quajtur dështime edhe reformat në gjyqësor, duke potencuar se “nëse në të kaluarën kemi pasur gjyqësor të Vmroizuar tani kemi gjyqësor të Lsdmizuar” ku për fat të keq, siç shprehet pasojat I ndjejnë qytetarët, sidomos ata shqiptarë.

Lidhur me rikonstruimin qeveritar dhe kyçjen e Lëvizjes Besa – Krahu I Afrim Gashit në këtë koalicionin, lideri I ASH-së këtë e cilëson si goditje ndaj marëveshjes për koalicion mes Besës dhe ASH-së, ngase sic theksoi në një takim që ka pasur me krerët e atëhershëm të Besës së bashkuar, intenca ka qenë bashkëpunimi edhe për zgjedhjet e ardhshme locale.

“ Edhepse kjo ndodhi para përplasjeve në Lëvizjen Besa, kjo ishte fjalë e dhënë dhe duhej të respektohej dhe të jetë motiv që përplasjet mos të ndodhnin dhe të menaxhohen, ndoshta ky ka qenë edhe motivi se përse ndodhën përplasjet. Nuk e di, por koha do të tregojë. Ku është burrëria që me të njëjtët aktorë që ne bëmë koalicion, të vijnë dhe të zënë pozitat tona në qeverisje” – shprehet Sela, duke shtuar se për të sjellë ndryshimet në Maqedoni do të meren parasysh marrëveshjet dhe koalicionet me parti tjera shqiptare që do të jenë në këtë vijë.

Sela, kategorikisht I ka hedhur poshtë, pretendimet për një marrëveshje opozitare me VMRO-DPMNE-në duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të ndodh një gjë e tillë, ngase siç shprehet, ASH-ja vazhdon të funksionojë në bazë të linjës kombëtare.

Në intervistën për emisionin “Në Fokus” në ArtChannel, Sela thotë se ndjehet I tradhëtuar nga Kryeministri Zaev, por sakrificën e tij më 27 Prill, nuk e ka bërë as për Zaevin, as për Talat Xhaferin, e aq më pak për Ali Ahmetin e Menduh Thaçin.

“Sakrificën e kam bërë që të vijnë ndryshimet, që të vijë liria, të zbatohet rregulli dhe ligji, që të minimizohet korrupsioni dhe të ndërtohet një jetë më e mirë për fëmijtë tanë, që duhet ta trashëgojnë këtë të tashmen që e ndërtojmë ne, në një të nesërme. Për ideale të këtilla gjithmonë ia vlen të sakrifikosh – shprehet Sela. Por, lideri I ASH-së thotë se I nevojiten vetëm 5 minuta të takohet me Zaevin, pesë minuta – sic thotë, me forcë më të madhe politike të ASH-së.

“ Dua që Zaevin ta takoj 5 minuta me fuqi politike e cila meret nga populli në zgjedhje dhe atëher do të jenë shumë publike gjërat që do t`ja them. Do t`ja kujtoj një telefonatë të dëhpruar të tij, që më ka thirrë në kohën që bëheshin protestat para KSHZ-së nga ana e VMRO-së, ku kërkohej vrasja, varrimi tij… Vonë natën më është paraqitur në telefon ….” – evokon kujtime Sela.

Lideri I ASH-së nuk I frikësohet hyrjes në qeveri të PDSH-së dhe I hedh kategorikisht poshtë informacionet se anëtarë dhe simpatizantë të ASH-së mund të aderojnë në PDSH, duke theksuar se ASH-ja ka një strukturë të etabluar dhe të sinqertë dhe nuk do të bie pre e këtyre veprimeve.

Lidhur me kërkesën e opinionit shqiptar për një duel televiziv me kreun e BDI-së Ali Ahmetin, Sela shprehet se është I gatshëm kurdoherë të ballafaqohet me të, siç shprehet “ në cilin TV, me cilin gazetar, e ku të dojë Ali Ahmeti, unë jam I gatshëm”. Sela shprehet optimist se Maqedonia do të inkuadrohet në strukturat euroatlantike, por thotë se, jo sepse këtë e do Maqedonia, por për shkak se këtë e duan BE-ja dhe SHBA-ja.

E reja nga Shkupi: Burri më la kur u mbulova me shami, familja e tij s’më donte

Semnjete Krifca është vetëm 28 vjeç, por vuajtjet e saj nuk kanë reshtur që kur ishte fëmijë. “Jam nga Shkupi jam rritur jetime. Shtepinë na i kanë djegur” thotë vajza.

Ndërsa nënë Remzija tregon se si i ka rritur mes vështirësive dhe mundimeve të mëdha. “Ka pasur raste nuk kam pasur bukë për fëmijët”. E detyruar nga varfëria Semnjeti ndërpret shkollën dhe të fillon punë duke i dalë për Zot nënës motrave dhe vëllait të vogël. “Fillova punë në një ëmbëltore. Më paguanin pak më shumë se e dinin historinë e familjes sime”./tetovasot/

Si të luftoni erën e keqe të trupit gjatë verës?

Gjatë verës është deri diku e pashmangshme djersitja apo era e keqe e trupit. Djerësitja e tepërt njihet edhe me emrin hiperhidrosis dhe mund të shkaktohet nga shumë faktorë si: stresi, ushtrimet fizike, higjiena personale e dobët, çrregullime të hormoneve etj. Gjithashtu duhet të dini se vetë djersa është pa erë, por kur bie në kontakt me bakteret që ndodhen në sipërfaqe prodhon një erë të veçantë dhe të keqe. Këtu gjeni disa këshilla për të parandaluar erën e keqe të trupit.

Përdorni sa më shumë të mundni kolonjë dhe ‘Eau de Toilet’. Këto lloje përmbajnë më shumë ujë, përzierje alkooli dhe uji si dhe 2-5% parfum.

Soda e bukës ndihmon për të parandaluar erën e keqe të trupit. Ju mund të bëni një përzierje të sodës dhe ujit dhe ta aplikoni në zonat e prekura, si: sqetullat, krahët, këmbët.

Gjithashtu mund të vendosni copa patatesh në këto zona për të larguar erën e keqe.

Lëngun e dalë nga trëndafili mund ta përdoni kur bëni dush, shërben si një ftohës dhe aromatizues shumë i mirë.

Ja sekreti për të bërë një gjumë të qetë

8 orë për punë, 8 orë për kohë të lirë, si dhe 8 orë për gjumë. Kjo është ndarja e famshme e 24 orëve në ditë, edhe pse rrallë herë mund të e ndajmë kohën tonë në këtë mënyrë.

Në realitet, në shumicën e rasteve ne punojmë më shumë se që do të duhej, hamë shumë shpejt dhe jo shëndetshëm, si dhe flemë shumë pak dhe jo mirë.

Ke problem me gjumin ? Kthehesh në shtëpi i lodhur, pushon pak, ke shumë nevojë për gjumë e pushim, por gjithmonë del diçka ose të vjen ndonjë ide në mendje që nuk të lë të flesh ? Kjo është shumë e zakonshme, dhe u ndodhë që të gjithëve, por kjo nuk është një gjë e mirë. Që të gjithë e dimë rëndësinë e madhe e të fjeturit mirë.

Këtu i keni 5 mënyra se si të flini mirë, dhe të luftoni kështu insominë :

Mos e lejo që në dhomë të ketë dritë

Nëse do që të kesh një gjumë të mirë dhe të flesh sa më shpejt që është e mundur, armiku yt më i madh do të jetë drita. Dhoma jote duhet të jetë e qetë, e errët dhe e freskët.

Bëj orar për gjumin

Për të arritur që të kesh një gjumë të mirë, atëherë duhet të bësh një orar. Kohën kur do të shkosh të flesh dhe kur do të zgjohesh. Tento që të mos qëndrosh më shumë se 5 minuta pasi ka bërë alarmi. Sa të jetë e mundur respektoje këtë orar edhe gjatë fundjavës.

Bëj ushtrime, por jo gjatë natës

Shumë persona besojnë që të bëjnë ushtrime gjatë natës i bënë ata që të flenë më mirë dhe më shpejt, por kjo nuk është aspak e vërtete. Rekomandohet që të bëni ushtrime 4 deri 6 orë para se të flini.

Kontrollojeni kafeinën

Konsumi i kafeinës është e domosdoshme të evitohet në mesditë, nëse ju doni që të flini mirë natën. Kafja, çaji, dhe pijet e tjera me përmbajtje të madhe të kafeinës nuk janë të këshillueshme.

Një gotë me qumësht

Receta e gjyshes për gjumë është më se e saktë. Nëse pini një gotë qumësht para se të flini ju ndihmon që të flini më shpejt si dhe ndikon në kualitetin e gjumit.

Donald Trump ndryshon mendje, do takohet me Kim Jong-un

Pak kohë më parë mund të konsiderohej utopi, diçka e pagjasë që të ndodhte, por tashmë është bërë fakt. Një prej zyrtarëve më të lartë të Koresë së Veriut, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për vizitën e parë prej afro 20 vitesh, pas takimit me Sekretarin e Shtetit, Pompeo, mbërriti edhe në Uashington për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjenerali Kim Yong-chol pati si mision dorëzimin e një letre nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, homologut amerikan të këtij të fundit, presidentit Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, pas diskutimeve të mbajtura me të, doli në një konferencë për mediet duke zyrtarizuar pjesëmarrjen në samitin e 12 qershorit.

Vizita e tij vjen një ditë pasi takoi Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Nju Jork, ku diskutuan mbi samitin historik që pritet të ndodhë mes dy udhëheqësve. Trump e anuloi pak ditë më parë samitin e programuar për më 12 qershor, por prej asaj kohe palët kanë rënë dakord të vazhdojnë përpara me dialogun.

Nëse ndodh vërtet siç ishte parashikuar, në Singapor, takimi historik do të ishte i pari mes një presidenti amerikan në detyrë dhe një kryetari shteti nga Koreja e Veriut. Sekretari i Shtetit, Pompeo e quajti takimin e tij të së enjtes, me në fokus bisedimet mbi denuklearizimin e gadishullit Korean, me gjeneralin Kim si “tejet pozitiv”.

“Presidenti Trump dhe unë besojmë se Kim Jong-un është një udhëheqës që mund t’i ndërmarrë edhe këto vendime. Gjithashtu besojmë se në javët e muajt e ardhshëm, ne do të kemi mundësinë të provojmë nëse ky është momenti i duhur dhe rasti i duhur për ta bërë”, tha ai.

Letra e Kimit raportohet të ketë në përmbajtje shprehjen e interesit të shefit të vendit komunist për t’u takuar me Trumpin, pa bërë ndonjë lëshim domethënës apo kërcënime në lidhje me denuklearizimin, sipas asaj që raporton “Wall Street Journal”, duke cituar një zyrtar të jashtëm qeveritar që ka dijeni mbi përmbajtjen e letrës, ndoshta koreano-jugor.

Emigracioni i paligjshëm/ Gjermania dhe Austria rrisin kontrollet kufitare

Autoritetet në Gjermani dhe Austri po kryejnë kontrolle të përbashkëta kufitare në luftën kundër krimit dhe imigracionit të paligjshëm.

Zyrtarët e policisë federale gjermane dhe austriake dhe oficerët e shtetit të Bavarisë do të angazhohen për herë të parë së bashku në zonat e tyre kufitare.

Gjithashtu, forcat e policisë federale gjermane dhe austriake kanë planifikuar të punojnë së bashku në pikën e kalimit të Brenner Pass, që lidh Austrinë me Italinë nëpërmjet Alpeve./sn/

Zaev: Në këto momente historike bashkë të sigurojmë të ardhmen e shtetit (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev bashkë me ministrin për Shoqëri informatike Damjan Mançevski sot kanë marrë pjesë në forumin me organizatat joqeveritare e organizuar nga Civika mobilitas.

“Në këto momente historike bashkërisht të sigurojmë të ardhmen e shtetit”, ka qenë porosia e kryeministrit Zaev.

I akuzuari nga Prokuroria Speciale ikë në Kroaci, Fatime Fetai kërkon sqarime

Lënda më e vjetër e PSP-së, “Dhuna në Qendër” edhe sot nuk ka filluar në gjykatën Shkupi 1 për shkak të mungesës së njërit nga të akuzuarit, Aleksandar Trajkovski. Ai ka shkuar në udhëtim zyrtar në Kroaci, me nënshkrim të kryetarit të Gazi Babës, Boris Georgievski, transmeton Medial.mk.

I akuzuar i parë në këtë rast është ish kryeministri Nikolla Gruevski që sipas aktakuzës ka porositur dhunën dhe demolimin e komunës për shkak të një biznes interesi të madh, ndërsa sipas bombave ai ka porositur që dikush të hyjë tek kryetari i komunës Andrej Zhernovski dhe t’i jep një 2-3 shuplaka, pasi për të nuk ka përgjegjësi penale.

“Kërkoj nga gjyqi të më dërgojë shkresë të kryetarit të komunës dhe të pyet nëse ka ditur se i akuzuari ka ftesë për në gjyq dhe pse e ka liruar të udhëtojë”, ka thënë prokurorja Fatime Fetai.

“Rusia 2018”, Astronautët luajnë futboll në anijën kozmike (VIDEO)

Astronautët rus Anton Shkaplerov dhe Oleg Artemijev në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, kanë zhvilluar një ndeshje futboll në dy gola të vegjël. E gjithë kjo është bërë me qëllim të promovimit të botërorit i cili më 14 qershor nis në Rusi. Astronautët rus në anijen kozmike kishin vendosur dy porta të improvizuara, ndërsa terrenin e kishin zbukuruar me flamujt e vendeve pjesëmarrëse.

Të dy astronautët gjat lojës së tyre kanë dëshmuar mjeshtëritë e tyre të futbollit, ku pati shumë elemente të plota të futbollit. Anton Shkaplerov dhe Oleg Artemijev, në tokë do të kthehen më 3 qershor, ndërsa me këta në tokë do kthehet edhe topi me të cilin do hapet botërori i futbollit. Një lojë të tillë në vitin 2014 kishin luajtur amerikanët Reid Uisman e Stiven Svenson si dhe gjermani Aleksandar Gerst.

VIDEO: Gruaja nga Fieri hipën në selinë e PD dhe tenton të hidhet

Në qytetin e Fierit një grua ka hipur mbi selinë e Partisë Demokratike dhe po tenton të hidhet.

Në pamjet e transmetuara ne rrjetet sociale, shihet se ajo është varur mbi katin e fundit të ndërtesës.

Raportuesit thonë se prej më shumë se 30 minutash ajo qan dhe bërtet, ndërkohë që nuk dihet arsyeja që e ka çuar të marrë këtë vendim.

ME THIKË TË MADHE GODET DRITARET E SHOFERIT TË “TMERRUAR” – GJITHÇKA NDODHI PASI ÇIKLISTI POTHUAJSE U GODIT NGA VETURA (VIDEO,+16)

Një çiklist i armatosur me një thikë të madhe u përpoq të shkatërronte një dritare të shoferit në një zënkë në një rrugë, nga e cila shoferi i veturës mbeti i tmerruar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një kamerë ajo që ka kapur incidentin e tmerrshëm, në një rrugë të ngarkuar në jug të Londrës.
Pamjet dramatike tregojnë një Volkswagen blu që tërhiqet nga një radhë trafiku dhe duket se pothuajse goditi çiklistin.

Më pas, çiklisti nxjerr një thikë të madhe dhe tenton ta sulmojë shoferin e veturës.

Ndërkohë për ngjarjen është njoftuar edhe policia e cila është në kërkim të njeriut me thikë.

KHAN: VEPRIMET E TRUMPIT NUK REFLEKTOJNË AMERIKËN QË NE NJOHIM

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka deklaruar se disa nga gjërat që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë dhe ka bërë “nuk reflektojnë Amerikën që ne njohim”. Ai thekson se shpërndarja e postimeve anti-muslimane të grupit ekstrem djathtist “Britain First” ishte gjë e gabuar për presidentin Trump dhe “ai duhet të kishte kërkuar falje për atë që bën”.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) para një sofre të iftarit të organizuar nga komuniteti turk në xhaminë Aziziye në Londrën veriore, Khan tha se presidenti Trump për veten duhet të shoh diversitetin në Londër, që është një “fuqi”.

“SHBA dhe Britania e Madhe kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të veçanta. Ne e mirëpresim kulturën amerikane, popullin amerikan, kontributin që japin për Londrën. Por, unë kam frikë, disa nga gjërat që presidenti amerikan ka thënë dhe ka bërë nuk reflektojnë Amerikën që ne njohim. Unë mendoj se ai duhet të kishte kërkuar falje për atë që bën”, deklaron Khan për AA.

Më 29 nëntor, llogaria zyrtare e presidentit amerikan në Twitter shpërndau tre video anti-muslimane të zv/lideres së grupit ekstrem djathtist britanik, Jayda Fransen.

Khan tha se Trump “po ashtu jep një përshtypje se nuk është e mundur të jesh muslimanë dhe perëndimor”.

“Ai jep përshtypje se, disi, të jesh një musliman, duke ndjekur besimin Islam nuk është në përputhje me vlerat perëndimore. Unë mendoj se ai është gabim. Këtu në Londër, ne shohim njerëz që janë londinezë krenar dhe muslimanë krenarë. Në Amerikë ne shohim shembuj të njerëzve të amerikanëve krenarë dhe muslimanëve krenarë. Unë mendoj, nëse ai vjen në Londër, ai sheh për veten se diversiteti është një fuqi, jo një dobësi”, thotë Khan.

– Komuniteti turk i Londrës

Kryebashkiaku i Londrës tha se komuniteti turk në Londër janë “londinezë” dhe “ata kanë ndihmuar ta bëjnë Londrën qytetin më të madh në botë”.

Duke shprehur falënderimin e tij ndaj komunitetit turk që banojnë në Londër, Khan, theksoi se ata kanë kontribuar në qytet në aspektin “ekonomik, kulturor dhe social”. “Ata kontribuojnë jashtëzakonisht në qytetin tonë”, u shpreh ai.

Duke folur për marrëdhëniet e zyrës së tij me komunitetin turk, Khan tha se “komuniteti turk në Londër, si çdo komunitet tjetër ka nevojë për shtëpi të volitshme, arsimim të fëmijëve dhe vende pune”.

Khan tha se do të donte të “sigurohej për të sfiduar diskriminimin dhe islamofobinë”, pasi këto gjithashtu janë disa probleme me të cilat komuniteti turk që jeton në Londër përballet si muslimanë.

“Shërbimi i Policisë Metropolitane ka një politikë zero tolerancë ndaj të gjitha krimeve të urrejtjes. Këtu në Hackney është një shembull i mirë i komunitetit turk në Londër… është duke punuar me deputetët, duke punuar me këshillin dhe ata punojnë me mua”, thekson Khan.

– Demonstrimet e PKK-së

Më tej, duke folur për demonstrimet e rastësishme të mbajtura nga mbështetësit e organizatës terroriste PKK, kryebashkiaku i Londrës thotë se Policia Metropolitane duhet të veprojnë kundër çdo organizate të ndaluar. Ai shton se ideja e grupeve që përdorin vrimën e gjilpërës nuk është e pranueshme.

“Policia Metropolitane merr veprime kundër çdo anëtari të një grupi të ndaluar, por nëse vjen rasti që ky grup i ndaluar po përfiton në vrimën e gjilpërës, unë mendoj se është shumë e rëndësishme për qeverinë, sekretarin e brendshëm, për t’i mbyllur ato vrima të gjilpërës”, thekson Khan.

Aktivitetet e simpatizantëve të PKK-së në Londër po vijnë nën shqyrtim më të madh, me një pyetje të parashtruar pse mbështetësit e një grupi të paligjshëm lejohen të tubohen dhe mobilizohen publikisht.

Grupet e protestuesve që mbanin flamuj dhe posterë të PKK-së, që mbanin shenjën e grupit të paligjshëm ose pamjen e udhëheqësit të saj të burgosur, Abdullah Ocalan, janë parë në rrugët e kryeqytetit të Britanisë.

Ermal Meta: Jam shumë krenar që jam shqiptar!

Fituesi i “Sanremo”-s dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision, shqiptari Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me kryetarin e Bashkisë Veliaj, Ermal Meta u shpreh krenar që është shqiptar, ndërsa flet edhe për këngët e tij.

“Jam shumë krenar që jam shqiptar! Një fëmijë nuk e zgjedh dot atdheun dhe vendin ku lind dhe nëse unë do të lindja prapë me koshiencë e të kisha mundësi të zgjedh do zgjidhja sërish të lindja këtu”.

Teksa foli për këngën “Non mi avete fatto niente”, ai tha se kënga mund të japë një këngë mund të japë shpresë dhe ky ka qenë synimin edhe i kësaj kënge të suksesshme.

“Ne vendosëm të shkruajmë këtë këngë se në të gjithë botën ka një ndjenjë frike të përhapur. Nuk besoj se një këngë mund ta ndalojë luftën, po mund të japë një shpresë të vogël për ata që kanë frikë, që kanë ndjenja të tilla. Çdo gjë kalon, të gjithë njerëzit nuk mendojnë kurrë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë dhe mendojmë që më të egrit e të gjithë njerëzimit të kishin menduar se jeta e tyre s’do të kishte qenë pa fund do të kishin shpenzuar më mirë kohën që kishin. Këtë thotë kënga, koha do kalojë dhe shndërrojë çdo gjë, sepse jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër”.

Më tej, ai thotë se ka shkruar edhe disa këngë në shqip. “Kam shkruar disa këngë në shqip, po jam rritur në Itali, dhe zhvillimin e kreativitetit nga ana e gjuhës e kam bërë në italisht dhe nganjëherë më bëhet e vështirë të shkruaj diçka në shqip. Gjuha shqipe është shumë e pasur si gjuhë me tinguj, dhe nganjëherë bëhet shumë e komplikuar që të japë tingullin që unë kërkoj. Kam bërë 2-3 dhe më ka pëlqyer si rezultat, kam nevojë ta studioj në mënyrë më të saktë”./tch/

Alarm në Gjermani: luanë, tigra dhe jaguarë ia mbathin nga kopshti zoologjik

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar ia kanë mbathur nga një kopësht zoologjik në Lunebach në Gjermaninë perëndimorë, njoftoi policia. Sipas BBC, autoritete lokale kanë këshilluar banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të njoftojnë policinë në rast se shohin ndonjërin nga pesë grabitqarët.

Edhe një ari është arratisur por atë e kanë qëlluar.

Ndërsa The Guardian njofton se policia gjermane e ka konfirmuar lajmin e dhënë nga televizioni lokal SWR, se grabitqarët kishin ikur nga kopshti zoologjik në zonën malore Eifel, duke shtuar se po i përgjigjej situatës, por pa dhënë detaje.

Televizioni SWR vërejti se autoritetet lokale po i paralajmëronin të gjithë banorët e zonës në kufi me Luksemburgun dhe Belgjikën që të qëndronin në ambiente të mbyllura ndërkohë që po vazhdonte kërkimi për kafshët. Kopshti zoologjik nga ana e tij nuk ka dhënë asnjë deklaratë./SYRI.net/

SHBA nuk i tërheq trupat nga Siria pavarësisht kërcënimeve të Assadit

Trupat ushtarake amerikane nuk do të largohen nga Siria dhe çdo përpjekje për t’i larguar ata me forcë do të plotësohet me një reagim të armatosur, tha një zyrtar i Pentagonit, duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit Bashar Assad që ishte intervistuar ditë më parë nga një medium rus.

“Çdo palë e interesuar në Siri duhet të kuptohet si një sulm kundrejt forcave amerikane dhe ndaj partnerëve tanë të koalicionit”, tha Gjenerali Kenneth McKenzie gjatë një konference për shtyp në Pentagon, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Më shume se 2, 000 trupa amerikane janë vendosur në Siri, të cilët e përkrahin fraksionin ushtarak sirian SDF që kontrollon enklavat e At-Tanfit në jug, dhe në kufi me Jordaninë.

“Ne jemi këtu. Asgjë nuk ka për të ndryshuar”, tha ai. “Mirëmbajtja e zonës së dekonfliktimit është e rëndësishme dhe do ta shohim me shumë seriozitet çdo veprim që tenton të ndryshojë këtë”./Periskopi/

GOSTIVAR, KRIJOHEN KUSHTET HAPËSINORE PËR QENDËR PËR AUTIZËM

Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë se vëmendje të veçantë i kushtojnë diskutimit dhe dizajnimit të prioriteteve zhvilluese dhe sjelljen e perspektivës më të madhe në mbrojtjen e personave me nevoja speciale, me theks të veçantë fëmijët, që edhe ata të bëhen pjesë e barabartë e shoqërisë së përgjithshme, që me të drejtë atyre u takon.

“Në këto gjashtë muaj të qeverisjes, ndonëse me bllokada dhe obstruksione të papara, punohet shumë në këtë drejtim, dhe tashmë janë krijuar kushtet për hapjen e një Qendre për fëmijët me autizëm në kuadër të godinës së Konviktit të nxënësve në Gostivar”.

Ndërsa theksojnë që kjo arritje është falë kontributit të pamohueshëm i drejtorit të Konviktit të nxënësve, Shpend Sulejmani dhe donatorëve të ndryshëm, bashkëqytetarë tanë.

Kurse pritet që së shpejti, kjo qendër të vihet në funksion në bashkëpunim me partnerë, ekspertë të fushës.