Ballina Blog Faqe 895

MICKOVSKI ËSHTË DUKE “MOBILIZUAR” ANËTARËSINË, BËN THIRRJE PËR PROTESTË MASIVE TË SHTUNËN

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka vazhduar me aktivitetet e tij në prag të protestës së organizuar nga partia e tij për më 2 qershor. Ai në takim me qytetarët në Prilep, ka akuzuar qeverisjen e Zoran Zaevit duke e cilësuar si të stërmbushur me gënjeshtra dhe premtime jo reale.

Siç njofton ai, kjo qeverisje e tanishme nuk ka pasur asnjë progres në asnjë sferë në shtet.

Ndërsa gjatë takimit ka thirrur banorët e Prilepit që të i bashkohen protestës para Qeverisë më 2 qershor./tv21/

Kim Kardashian viziton Trump në Shtëpinë e Bardhë

Modelja e njohur Kim Kardashian do të jetë mysafire në Shtëpinë e Bardhë pasditen e të mërkurës. Ajo do të takojë presidentin Donald Trump, për t’i kërkuar falje për një gjyshe 63-vjeçare, që po vuan dënimin e përjetshëm në burg.

Modelja e njohur do të përdorë emrin e saj për të bindur Trumpin të firmosë lirinë e Alice Marie Johnson, që vuan burgimin prej më shumë se dy dekadash, pas problemesh me drogën.

Më herët Kim e ka diskutuar këtë problem edhe me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, që mendohet t’i ketë mundësuar seks-simbolit takimin me presidentin.

Vizita e Kardashian në Shtëpinë e Bardhë u konfirmua edhe Zëdhënësja e Shtypit, Sarah Sanders./am/

Pamje të tmerrshme. Selën e pambrojtur e godasin 15-20 persona

Në një video inçizim të siguruar nga prokuroria duken thuajse të gjithë të akuzuarit për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës duke e shqelmuar dhe goditur me grushte Selën e shtrirë në tokë mbi bark, raporton SHENJA.

Fillimisht Selën e godasin në kokë dhe ai duket se ka humbur barazpeshën, e mban kokën me dorë. Më nuk e mbajnë këmbët, ndërsa më pas një njeri tullac e kap për krahu dhe e tërheq në turmën e tërbuar e cila menjëherë i mblidhet mbi kokë dhe e godet me sa fuqi ka, në kokë e trup. Sela është i shtrirë në tokë pa ndihmë, vetëm dëgjohet kohë pas kohe dikush që thotë lëreni njeriun, mjaftë.

Personi që e kap Selën dhe jep sinjale se ku është ai duket të jetë Nikolla Vojminovski. Më parë Aleksandar Janevski Toshtas i bërtasin shokët dhe i thonë sille këtu Selën, ndërsa ai u thotë ja ku është.

Por nuk e hedh Selën në turmë, ia marrin prej dore. Meqë është i kthyer në bark, Selës nuk i duket fytyra.

LSDM i jep mbështetje të plotë Zaevit të vendos për emrin

Kryesia Qendrore e LSDM-së i ka dhënë përkrahjen e plotë liderit të tyre Zoran Zaev që të vazhdojë bisedimet dhe të sjell vendime në lidhje me çështjen e emrit.

“Kryesia qendrore njëzëri solli vendim me të cilin i jep të drejtën e plotë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, të sjell vendime në lidhje me problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues, me qëllim që të sigurohet ardhmëri më e mirë për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ndërkohë kreu i kësaj partie ka theksuar se Maqedonia kurrë nuk ka qenë më afër gjetjes së një zgjidhje të dinjitetshme për emrin, duke ruajtur dhe forcuar identitetin.

Në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është dhënë përkrahje për rikonstruimin e Qeverisë dhe caktimin e kuadrove të saj për ministra dhe zv/ministra./am/

Kuvend, seancë për pyetje të deputetëve

Deputetët në seancën e sotme parlamentare do të kenë mundësi t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrave të kabinetit të tij.

Seanca parlamentare për pyetje të deputetëve mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.

Parashikimi i motit

Sot në mbarë vendin moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit do të ketë vranësira mesatare dhe reshje lokale të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 16 gradë ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 32 gradë Celsius.

“Pas mbylljes së Jugohromit dhe kazinos, radhën e kanë të mbyllen në qeli politikanët mafioz të BDI-së!” (VIDEO)

Në emisionin mjaft popullor “Connect me Besfort Idrizin” – produkt ky i Almakos, në edicionin e fundit është trajtuar tema “kazinot dhe gjendja e përgjithshme në Tetovë”.

Për këtë temë, ka folur edhe aktivisti qytetar i Tetovës, Arianit Xhaferi, ndërsa ka aluduar se pas mbylljes së Jugohromit dhe kazinos, radhën e kanë të mbyllen prapa grileva politikanët mafioz të BDI-së.

VIDEO – deklarata:

Emisioni i plotë:

Mahmuti: Nesër i publikoj emrat e spiunëve në radhët e Bashkësisë Fetare Islame

Bardhyl Mahmuti në profilin e tij në Fb ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të publikojë me emër e mbiemër të gjithë spiunët në radhët e Bashkësisë Fetare Islame të cilët kanë luftuar nacionalizmin shqiptar, shkruan Fakte. Ai ka kërkuar nga lexuesit që mllefin e tyre dhe sharjet e ofendimet të mos i shprehin në profilin e tij. Ky është postimi i plotë i Mahmutit:

“Të nderuar miq.
Në vijim të polemikës me teologun Mustafa Bajramin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tij të flas me emra konkret nesër do të publikohet shkrimi për teologë të Bashkësisë Fetare Islame që ishin futur në shërbimet sekrete jugosllave dhe mbronin “marksizëm leninizmin jugosllav” kundër nacionalizmit shqiptar. Emra konkret që do të tronditin të gjithë besimtarët e devotshëm

që nuk kanë qenë në dijeni të kësaj plage të rëndë.
Pasi ta lexoni shkrimin ju lus që revoltën tuaj kundër atyre spiunëve të mos e shprehni përmes sharjeve në profilin tim të Facebook-ut.
Me respekt
Bardhyli”- ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Të humbësh peshë me patëllxhan

Për të rënë në peshë ekzistojnë mjaft strategji dhe këshilla që i gjejmë në internet, në konsultime me specialistë apo duke iu referuar teorive të kaluara nga brezi në brez. Sigurisht që do të gjeni disa të dhëna për sa i përket patëllxhanit.

Kjo perime ka përdorim të zakonshëm në gastronomi, e sallata, por jo të gjithë i njohin vetitë e tij të shkëlqyera për të rënë në peshë. Kjo pasi ka pak yndyrna dhe një sasi të madhe uji.

Receta e ujit të patëllxhanit, dy gota uthull molle, një lugë të vogël sodë, një patëllxhan, lëng limoni dhe një litër ujë. E lani dhe dezinfektoni patëllxhanin me sodën dhe uthullën e mollës, e më pas priteni në kuba e hidhini në një enë, shtoni ujin dhe lëngun e limonit dhe përziejeni me lugë.

Patëllxhani në dietë është mjaft i mirë, në mëngjes mund ta përdorni ujin e patëllxhanit me tërshërë, në drekë sërish një gotë ujë patëllxhani para se të hani dhe të njëjtën gjë dhe në darkë.

Mbresëlënëse: Këtë maturante po e kërkojnë 12 universitete të botës (VIDEO)

Kjo është Njomza Selmani, tashmë maturante e shkollës së mesme private “ NOVA International Schools”, e cila ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje pozitive, për bursë të plotë, nga 12 universitete të ndryshme, katër në Angli, një në Holandë, në Gjermani, në Hungari, në SHBA dhe në Emiratet e Bashkuara, të gjithë të kategorizuar si ndër më të mirët në botë.

Suksesit të Njomzës i gëzohet edhe shkolla “ NOVA International Schools”, e cila, sipas Njomzës, i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përgatitjes së një brezi dinjitoz dhe të suksseshëm të së ardhmes, duke i këshilluar dhe ndihmuar nxënësit cilën rrugë profesionale të ndjekin.

“Një gjë që ndihmon është që kemi udhëzim akademik. Domethënë kemi profesor, i cili nuk ligjëron asnjë lëndë, mirëpo është aty për të të ndihmuar, se cili universitet është i duhuri për ty, se cilat provime duhet të bësh para atij universiteti, se si të aplikosh. Gjë që i ndihmon të gjithë që të kenë ambicie edhe më të larta, pasi që kuptojnë për mundësitë e ndryshme”- tha Njomza.

Nëse në rastin e nxënësve të tjerë janë universitet që vendosin për përzgjedhjen, në rastin e nxënëses së “NOVA International Schools”, Njomza Selmani, ishte e kundërta. Asaj i është dashur plotë një muaj të vendosë se ku dëshiron të vazhdojë studimet për Inxhinieri Biomjeksore, duke përzgjedhur përfundimisht New York University, në Abu Dhabi.

“Dhe e shihja gjithmonë veten time si dikush që do të merret me shkencë, që do të bëjë zbulime. Verën e kaluar isha në akademi verore, në Stenford University. Atje kisha mundësinë e parë që të takohesha me inxhinierinë biomjeksore. Filluam të krijojmë inde nga qeliza njerëzore, për të krijuar organe të reja, gjë që mua mu duk shumë interesante dhe nuk e kisha parë asnjëherë më parë diçka të tillë. Në atë moment më erdhi dëshira që “ Kjo është ajo që dua ta bëj me jetën time”- thotë me entuziazëm, Njomza Selmani.

Lajmin për këtë hap të parë në rrugën e sukseseve, siç tregon Njomza, e kanë pritur me gëzim dhe krenari edhe bordi drejtues dhe stafi i shkollës së “NOVA International Schools” dhe sigurisht familja e saj.

“ Të gjithë ishin të lumtur, pa përjashtim. Edhe udhëzuesja akademike që e kam ishte shumë e lumtur, pasi që normalisht është edhe mundi i saj, ajo më ndihmoi gjatë procesit. Ishte një befasi e mirë, ishte ndjenjë e mirë”- tha Njomza.

Njomza këshillon gjenëratat më të reja të besojnë gjithmonë në aftësitë e tyre, sepse me punë arrihen suksese të mëdha.

“ Një gjë që do i kisha këshilluar të gjithë është që të provojnë dhe të mos ndalojnë aty ku janë, sepse unë besoj se të gjithë kanë potencial dhe mund të arrijnë shumë më tepër se sa mendojnë dhe me shumë punë mund të arrihet çdogjë”- thotë në mesazhin e saj Njomza Selmani.

Në “NOVA International Schools” që gjendet në Lagjen Karposht të Shkupit, mësimi dhe komunikimi realizohen në gjuhën angleze, përveç lëndës së gjuhës amëtare. Shkolla përgatit nxënësit përmes programit “ Matura Ndërkombëtare”, i cili të rinjët kureshtarë, të etur për dije dhe njohuri të reja i motivon edhe më shumë në rrugën drejt suksesit.

Programet e kësaj shkolle janë të ndryshme nga kurrikulat e tjera, sepse ato: inkurajojnë studentët e të gjitha moshave të mendojnë në mënyrë kritike dhe të sfidojnë supozimet, të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga sistemet qeveritare dhe kombëtare, duke përfshirë praktikat e cilësisë nga hulumtimi dhe komuniteti global i shkollave, inkurajoni studentët e të gjitha moshave të marrin në konsideratë kontekstet lokale dhe globale si dhe zhvillon nxënës me pasuri gjuhësore.

Kështu reaguan gazetarët rus kur kolegun e tyre që e mendonin të vdekur e shohin të gjallë (VIDEO)

Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës gjatë ditës së sotme tha se gazetari rus dhe kritiku i Kremlinit, Arkady Babchenko, është gjallë, një ditë pasi autoritetet ukrainase njoftuan se ai është vrarë nga një person i armatosur në apartamentin e tij në Kiev.

Babchenko po ashtu u shfaq në një konferencë shtypi në televizionin ukrainas të mërkurën, duke thënë se raportet fiktive për vdekjen e tij ishin pjesë e një operacioni që ishte përgatitur për dy muaj.

Babchenko falënderoi Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës për shpëtimin e jetës së tij.

Policia e Kievit dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës thanë të martën se Babchenko ka vdekur në një auto-ambulancë, në rrugën për në spital, pasi u qëllua në shpinë jashtë banesës së tij në Kiev, ku ai ka jetuar në mërgim që nga gushti, 2017.

Më poshtë mund të shihni reagimin e kolegëve të tij momentin kur e panë se ai është gjallë.

VIDEO/Momenti kur serbët tentojnë të pengojnë promovimin e librit të Thaçit në Vjenë

Tash e disa ditë, mediat në Serbi kanë shkruar për promovimin e librit biografik për Hashim Thaçin, që është promovuar sot nga Akademia Diplomatike në Vjenë.

Por, duke mos u mjaftuar me kaq, sot një grup i serbëve që ishin futur në sallën ku po mbahej promovimi kanë reaguar ashpër, duke akuzuar Akademinë Diplomatike të Vjenës se po i krijon hapësirë promovimit të një librit të Thaçit, të cilin ata e kanë quajtur kriminel.

Reagimi i shqiptarëve të pranishëm në këtë eveniment ishte gjithashtu i shpejte, të cilët duke brohoritur emrin e Thaçit, kanë bërë që serbët të lëshojnë menjëherë sallën.
Reagimin e serbëve mund ta shihni nga ora 01:05:

Kënga e Cardi B – hiti i kësaj vere (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Cardi B ka thyer rekordet muzikore me projektin e saj ”I like it” duke arritur mbi 9 milionë klikime.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të parë ‘Invasion of privacy’ dhe e ka sjellë në bashkëpunim me Bad Bunny e J Balvin.

Klipi muzikor është publikuar mëngjesin e 29 majit.

Ky është rekordi i dytë që thyen Cardi B në Youtube pas famës që mori me ‘Bodak Yellow’.

Ekskluzive: Rekomandimet e BE-së për Kosovën e Serbinë (VIDEO)

Kosova e Serbia nuk do të jenë pengesë e njëra tjetrës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Kjo do të rekomandohet në mbledhjen e Këshillit Evropian e cila pritet të mbahet kah fundi i muajit të ardhshëm.

Klan Kosova ka arritur ta sigurojë draft-dokumentin e rekomandimeve të KE-së.

Më shumë detaje sjell kronika nga Zija Miftari.

Serbët edhe kundër artit kosovar (VIDEO)

Edhe pse u tha se Serbia nuk do të jetë pengesë për Kosovën, kështu nuk po ndodh në realitet.

Ky shtet vazhdon të krijojë telashe për kosovarët edhe në fushën e artit.

Policia kufitare e këtij shteti në Merdare ndaloi e maltretoi artisten Eliza Hoxha, e cila ishte nisur për t’u bërë pjesë e festivalit “Mirëdita Doberdan” në Beograd, me ç’rast edhe ia konfiskuan disa materiale.

Shkuarja e tyre hiç më mirë nuk u prit as në kryeqendrën serbe.

Ndiqeni kronikën nga Enis Reçica.

Mbi një mijë vende të lira pune ofrojnë kompanitë në Gjilan (VIDEO)

Salla e sporteve ishte e mbushur nga përfaqësuesit e bizneseve që ofronin punësim për gjilanasit.

38 sosh që ofrojnë shërbime e merren me ndërtimtari e prodhim, i kanë 1100 vende të lira të punës, njofton Klan Kosova.

E më të interesuarit për të gjet punë janë studentët dhe të porsa diplomuarit. Për ta ka edhe oferta për kryerje te praktikes me mundësi punësimi.

Shumë i lumtur për këtë mundësi është edhe kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

E neglizhoi 50 vite, heq 15 kg tumor (Foto)

Kirurgët shpenzuan 10 orë në një operacion për të hequr një tumor 15 kg nga pjesa e prapme e qafës së një njeriu, pasi ai ishte lënë pa u trajtuar me ndihmë mjekësore për gati 50 vjet.

Zhao Xingfu, 64 vjeç, tha se tumori i njohur si lipoma, u shfaq fillimisht 47 vjet më parë dhe kishte atëherë madhësinë e një veze.

Por atëherë në moshën 17 vjeç, Xingfu nga Panzhou City i Kinës injoroi masën tumorale për shkak se ishte pa dhimbje dhe ai nuk ishte në gjendje të përballonte trajtimin.

Pasi pesha e tumorit u shtua tek Xingfu duke i bërë të pamundur ecjen, djali i tij Zhao Jianjiang kërkoi ndihmën e Dr Dong Shixiang, nga Spitali Guizhou.

Jianjiang nuk e kishte parë kurrë më parë babanë e tij pa tumorin. Ai tha: “Unë e kam njohur babanë tim me tumorin e madh, kështu që gradualisht jam mësuar me të.”

Me ndihmën e familjes, Jianjiang bëri mjaft para për të paguar operacionin e babait të tij. Dr. Dong tha: “Në të gjitha vitet e mia, kurrë nuk kisha parë një tumor aq të madh”.

Kafshon hardhucën, bualli ngre në ‘fluturim’ luanin (Video)

Vizitorët në Parkun Kombëtar të Kruger në Afrikën e Jugut kanë filmuar një buall që shpëtoi një hardhucë gjigande nga një luan i ri. Videoja është postuar në kanalin e YouTube “Kruger Sightings”.

Luani po mbante në gojën prenë e vetë kur një dem i madh e pa dhe menjëherë u hodh në “ring” duke e goditur grabitqarin.

Fillimisht luani u përplas në tokë dhe e rrëzoi hardhucën nga goja e tij, por bualli nuk e kurseu një goditje të dytë duke e hedhur fluturimthi.

Demi qëndroni mbi reptilin gjigand, duke e mbrojtur atë nga shkeljet e luanëve të tjerë aty pranë.

Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit aktori i njohur i “Ertugrul” (VIDEO)

Aktori i njohur turk i serialit “Ertugrul” që humbi jetën mëngjesin e të dielës ArdaOzir është përcjellë për në banesën e fundit ditën e djeshme. Ai u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti.

Familjarë, miq e kolegë u mblodhën në Izmir pranë Universitetit të Arteve të Bukura që t’i jepnin lamtumirën e fundit aktorit të njohur.

Nga pjesëmarrësit e shumtë në ceremoni ishin edhe miqtë e ngushtë, aktorët Burak Altay dhe Riza Kacaoglu.

Kocaoglu, i njohur për rolet në serialet “Ezel” dhe “I infiltruari” kujtoi se Arda, me të cilin kishte kaluar shumë vite në të njëjtën klasë, ishte rritur përpara të tjerëve pasi kishte humbur edhe babanë në moshë shumë të re.

“Ishte më i shpejti ndër ne. Edhe tani e provoi këtë”, tha Kocaoglu, ndërsa nëna e aktorit Belkis Oziri dhe e motra Sohret Eyipisiren, mezi qëndronin në këmbë.

“Ende nuk e besoj dot, jam shumë i pikëlluar.” Këto ishin fjalët e para të aktoritkryesor në serialin “Ertugrul”, Engin Altan Duzyatan për median pasi humbi në një aksident shokun e tij të ngushtë Arda Oziri.

Arda Ozir u njoh nga publiku shqiptar me rolin e tij në telenovelen “Ertugrul” si Goktug.

Një shekull më parë, kur në Shqipëri përdoreshin 25 monedha të ndryshme

Deri në momentin e emetimit të monedhës kombëtare Shqipëria është konsideruar një “babiloni” sa i përket monedhave të huaja që qarkullonin në vend e që përdoreshin për shkëmbimet tregtare apo detyrimet tatimore.

Pas shpalljes së pavarësisë, në Shqipëri fillimisht përdoreshin masivisht lirat osmane.

Marrëdhëniet me kartëmonedhat ishin të pakta për faktin se perandoria nuk kishte emetuar para në letër, me përjashtim të atyre që njiheshin si KAIME e që krijuan konfuzion në përdorim në popullatë ndaj edhe u hoqën nga qarkullimi. Kaimet e emetuara në vitin 1830 ishin në fakt disa dëftesa me vlerë, të shkruara me dorë.

Në vitin 1912, për t’i dhënë fund konfuzionit të krijuar, perandoria vendosi të shtojë monedhat e vogla e që përdoreshin më shumë në popull.

Ashtu si në vendet e tjera të perandorisë, në Shqipëri në 1912 ishin në qarkullim 25 lloje monedhash. Nga këto 25 lloje monedhash, ato 5 lirëshe, gjysëm lire e çerek lire pothuajse kishin si qëllim vetëm përdorimin e tyre për stoli për gratë më shumë sesa për shkëmbime, ndaj u vendos që të mos emetoheshin të reja.

Këto monedha qarkulluan për shumë kohë në vendin tonë dhe madje u bënë edhe më të larmishme gjatë Luftës së Parë Botërore ku ushtri të ndryshme të huaja ishin prezente në Shqipëri.

Krahas lirave osmane, në këtë periudhë në vend përdoreshin gjerësisht lirat italiane, koronat austriake, dhrahmitë greke, frangat franceze apo edhe dollarët amerikanë, të cilët ishin thuajse të vetmet para letre në qarkullim.

Monedhat e huaja, pavarësisht luhatjeve që kishin në vlerën e tyre , gëzonin besimin e madh në popullatë si rrjedhojë e metalit nga i cili përbëheshin (ar ose argjend)

Nga mungesa e kursit bazë, të gjitha monedhat regjistroheshin zyrtarisht si në të ardhurat ashtu edhe në shpenzimet e shtetit. Kjo gjendje kaotike do të vazhdonte deri në vitin 1920 kur me vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 6 maj u vendos për herë të parë nxjerrja e të ardhurave shtetërore në bazën e frangut ar (unioni monetar latin).

Në vitin pasues 1921 e si rrjedhojë e masës së sipërpërmendur u bë hapi i parë i përmirësimit të kompleksitetit të qarkullimit monetar të monedhave të huaja në vend duke i kthyer në franga ari në bazë të kursit zyrtar që caktohej kohë pas kohë prej qarqeve të vendit.

Kursi zyrtar kishte si bazë këto monedha metalike prej ari: lira stërline për 25 franga ari, lira osmane 22 franga ari dhe napoloni 20 franga ari.

Mbi kursin që caktohej bëhej edhe një zbritje fikse 10 % për kartëmonedhat e ndryshme, përveç dollarit amerikan dhe gjithashtu një zbritje 5 % për monedhat metalike të argjendit korona sermi.

Ky unitet monetar kishte fuqi ligjore dhe shërbeu si bazë për të gjitha veprimet publike e private, por derisa nuk kishte një institut kombëtar që të emetonte edhe monedhën shqiptare frangu ar mbeti vetëm si unitet llogarie.

Për shkak të mungesës së monedhës divizionare, tregtarët nisën të emetonin bono ndërsa me ligj bashkitë u lejuan që të emetonin kartëmonedha me vlerë vetëm në juridiksionin e tyre duke e bërë edhe më të larmishëm qarkullimin e parave në vend.

Komisioni që s’nxorri dot bilancin

Në kushtet kur nuk ishte emetuar ende monedha shqiptare si rrjedhojë e mungesës së një banke kombëtare shqiptare, edhe llogaritë e hyrjeve e daljeve në buxhetin e shtetit ishin shumë të vështira për t’u realizuar për shkak se varionin nga zona në zone në monedha të ndryshme.

Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se për 8 muaj me radhë një komision i posaçëm kontrolli i kryesuar nga Fejzi Alizoti dhe që kishte në përbërje Lec Çobën, Haxhi Shkozën e Tonin Simonin punoi në vitet 1920-1921 me regjistrimet kontabël të arkës së shtetit po nuk arriti të nxjerrë dot një llogari ekzakte mbi hyrjet dhe daljet në monedha të ndryshme.

Monedhat duket se ishin më të preferuara e më të besueshme ndër shqiptarë për shkak të metalit nga i cili përbëheshin (ar ose argjend).

Ato pak kartëmonedha të huaja që ishin në vend gjenin përdorim kryesisht në zonën bregdetare, sidomos pranë porteve ku zhvillohej tregtia me jashtë.

Këtë situatë evidenton edhe i dërguari i Lidhjes së Kombeve Albert Calmes që studioi gjendjen ekonomike të Shqipërisë së viteve ’20.

“Shqipëria nuk ka një sistem kombëtar për monedhat metalike apo për kartëmonedhat. Uniteti i adoptuar për llogaritë publike është frangu ar. Në praktikë, llogaritë hartohen dhe pagesat bëhen në napolona dhe korona. Napolonët janë të gjithë në pjesë 20 franga ari të llogaritura.

Monedhat e argjendit pranohen për pagesa në çdo shumë. Monedhat e bakrit janë më së shumti italiane. Sa i përket kartëmonedhave, lirat e letrës gjendet në zonën bregdetare. Dhrahmitë e letrës, që qarkullonin më parë në jug të vendit janë zhdukur, shqiptarët i kanë hequr qafe në kohë.

Në thesarin publik, ari, argjendi dhe letra pranohen pa dallime. Sa i përket argjendit dhe letrës, një kurs zyrtar këmbimi është fiksuar nga një komitet tregtarësh çdo javë, ditën pas pazarit, në secilën prefekturë ose nënprefekturë.

Shqipëria është kështu një nga vendet e vogla evropiane që posedojnë një monedhë të shëndoshë.

Kur të themelohet banka, Shqipëria do të mund të caktojë kursin zyrtar të këmbimit për paratë e emetuara nga kjo bankë dhe në mënyrë të vazhdueshme monedhat e huaja gradualisht do të zhduken.

Shqipëria ka bërë përpjekje tashmë për të vendosur një monedhë letre me ligjin e 16 shkurtit të vitit 1922, që gjithsesi nuk është vënë në zbatim.

Shumë nene të këtij ligji duket se nuk janë pranuar me kënaqësi” shkruhet ndër të tjera në raportin e vitit 1922 të profesorit të Lidhjes së Kombeve.

Në vitin 1922 u bë një ligj i posaçëm mbi prerjen e kartëmonedhës kombëtare në masën 8 milion franga ari me qëllim që të ulej përdorimi i monedhave të huaja në vend e të eleminoheshin humbjet që vinin nga luhatjet e kursit por ligji nuk gjeti zbatim.

Studiuesit e kohës e lidhin këtë me faktin se kishin nisur diskutimet zyrtare me grupet financiare të huaja për themelimin e bankës kombëtare që do të emetonte monedhën e rrjedhimisht do të vendoste rregull në këtë drejtim.

Situata do të vijonte të ishte e tillë deri në mesin e viteve ’20 kur u krijua banka qendrore dhe u emetua monedha kombëtare shqiptare. /Kreshnik Kuçaj-Scan/ http://www.albeu.com/ekonomi/nje-shekull-me-pare-kur-ne-shqiperi-perdoreshin-25-monedha-te-ndryshme/400661/