Ballina Blog Faqe 924

Procesi ndaj Zaevit, Prokuroria rikualifikon lëndën

Prokuroria për krim të organizuar ndërron mendjen. Kryeministrin Zoran Zaev nuk do ta ndjek për mitmarrje, por për kërkim të parave nga biznesmeni Ivan Nikolov nga Strumica për rastin “Ryshfeti”. Me rikualifikimin e aktakuzës, është ulur edhe lartësia e dënimit të paraparë me burg, gjegjësisht prej minimum 5 vite, tani vepra me të cilën ngarkohet Zaev dënimi është prej 1 deri 5 vite.

Për shkak të rikualifikimit, gjykatësi Darko Todorovski, aktvendimin do ta sjellë vetë, pa kolegen e tij, Dobrila Kacarska. Prokuroria kërkoi që Zaev të gjykohet për mitmarrje, ndërsa avokatët e tij kërkuan aktvendim lirimi. Ndërsa Zaev u shpreh se do ta respektojë vendimin e gjykatës, pa marrë parasysh se si është. Në rikualifikimin e veprës, ai vëren përpjekje të prokurorisë për krim të organizuar të kompensojë turpin nga rasti, i cili siç tha, i është montuar.

Me siguri nuk tërhiqen nga aktakuza, është e drejtë e tyre dhe e respektoj deri në fund, edhe pse është e qartë si dita, sipas bindjes time, që deri në fund të mos e vërtetojnë vetë prokurorët turpin ndaj prokurorisë për krim të organizuar që bartte kjo lëndë – deklaroi Zoran Zaev.

Filmimi i fshehtë në kabinetin e kryetarit të Strumicës, pas rikualifikimit të veprës, nuk do të vlejë më. Kryeministri shpreson që kallëzimet penale ndaj prokurorëve të krimit të organizuar, të dorëzuara kur u hap rasti “Ryshfeti”, do të procesohen pasi e kanë urdhëruar dëshmitarin se si të veprojë.

Tashmë është e qartë, dëshmitari e përsëriti, se si e kanë montuar, si e kanë detyruar, thjeshtë e palejueshme… – theksoi ai.

Aktvendimi për rastin ryshfeti do të shqiptohet të hënë./am/

Zbulohet sekreti i madh i Titos

Komisioni Kombëtar i Serbisë ka zbuluar sekretin më të madh të Jugosllavisë, që mbahej i fshehtë për 33 vjet me radhë.

Ka hapur kasafortën e Titos. Kjo është pasuria e tij.

Komisioni Kombëtar i Serbisë ka zbuluar sekretin më të madh të Jugosllavisë, që mbahej i fshehtë për 33-vjet me radhë, duke hapur kasafortën e liderit të shtetit jugosllav, Josip BrozTito.

Pas vdekjes së Titos më datë 4 maj të vitit 1980, sipas vendimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të gjitha sendet personale të Titos u mbyllën në një kasafortë.

Disa nga këto sende personale iu dhanë vetëm Bankës Kombëtare të Serbisë.

Medaljet e Titos nuk janë ruajtur nga Banka Kombëtare e Serbisë.

Këto medalje është vendosur që të nxirren në publik, shteti të mbajë origjinalet, ndërsa familjarëve iu është dhënë kopje e medaljeve, si dhe kompensim i kopjeve.

Në mbledhjen e Kryesisë së Jugosllavisë, të mbajtur më 30 mars 1982, sekretari i përgjithshëm, Ivan Dolniçar, kishte njoftuar anëtarët e Kryesisë rreth trashëgimisë së Josip Broz Titos.

Kjo është pasuria e Josip Broz Titos:

1. 29 kilogramë e 366 gramë ari në shufra dhe pluhur

2. 2663 monedha ari dhe dukatë

3. 1271 copë monedhash numizmatike

4. 26, 219 dollarë amerikanë

5. 36 mijë marka gjermane

6. 149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)

7. Safir i kaltër i familjes Romanov

8. 18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar

9. 83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja etj.

/sn/

PDSH-JA BËHET PJESË E QEVERISË SË UDHËHEQUR NGA ZORAN ZAEV

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi, pas mbledhjes së Kuvendit Qendror deklaroi se është sjellur vendim që PDSH-ja ta përkrahë ofertën e kryeministrit Zoran Zaev, dhe PDSH-ja të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

Gjithashtu Tresi tha se ministër pa resor për Investime të Huaja do të jetë, Bardhyl Dauti ish kandidat për të parin e Komunës së Tetovës dhe zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve inxhinieri i njohur Mitasim Beqiri.TV21

Eksploruesit e oqeaneve zbulojnë 100 specie të reja ujore

Florës dhe faunës nën ujore është pasuruar edhe me më shumë se 100 specie të reja, bimë dhe gjallesa të rralla oqeanike. Zbulimi i madh u bë nga një grup eksploruesish oqeanesh gjatë ekspeditës “Nekton” në veri-perëndim të Atlantikur. Zbulimi u konfirmua edhe nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit të cilët theksuan se ky ishte misioni parë biologjik i ndërmarrë në një vullkan nën-ujor.

“Tani për çdo ditë ne si njerëz ndikohemi nga këto mjedise. Kështu që na duhet të shikojmë në kornizat që ne vëzhgojmë për momentin, pra bashkë këto organizma dhe bashkësitë e tyre dhe tl kemi një perceptim më të qartë se si mundemi t’i menaxhojmë në të ardhmen”, tha Dr. Lucy Uodall, shkencëtare udhëheqëse në “Nekton”.

Eksploruesit e “Nekton” veç tjerash kanë marr edhe material për analiza nga një thellësi marramendëse prej 1 500 metrash. Ekspedita ka filluar një vit më parë[ dhe deri tani janë analizuar ekzemplarë./am/

Provoni meze kosi për të luftuar inflamacionin

Ngrënia e kosit në formacionin e një meze para vaktit të ushqimit, mund të lehtësojë inflamacionin, hipertensionin dhe rrit shëndetin e zorrëve.

Studiuesit në Universitetin e Wisconsin – Madison kërkuan 60 gra para menopauzës, gjysmë beze dhe gjysmë në peshë normale për të eksperimentuar ngrënien e 12 pakove të kosit për cdo ditë, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, një tjetër pjesë e të eksperimentuarve hëngrën shumën ekuivalente të një meze të lehtë jo të qumështit.

Ata gjetën se, madje edhe në ata që hëngrën shumë mish dhe gjëra ushqimi të tjera, mezi i kosit ndihmoi për të zmbrapsur inflamacionin e shkaktuar nga yndyra e ngopur.

Studimi është i fundit për të treguar produkte të qumështit të fermentuar si kos dhe djathi mund të ketë efekte transformuese në shëndetin e zorrëve dhe inflamacion, duke konkurruar ndaj modës shëndetësore popullore të shmangies së produkteve të qumështit, njofton Klan Kosova.

GRUEVSKI KA PASUR 91 KËSHILLTARË DHE BASHKËPUNËTORË, PËR 1 VIT KANË KUSHTUAR 1,73 MILIONË EURO

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka pasur 91 këshilltarë dhe bashkëpuntorë të jashtëm për të cilët në vit janë ndarë 1,73 milionë euro.

Nga Qeveria e Maqedonisë njoftojnë se ndjekin parimin e transparencës, dhe të gjithë këshilltarët e kryeministrit Zoran Zaev janë publikisht të prezantuar në ueb-faqen e Qeverisë.Ndërsa, që të bëj opinioni krahasimin me punën e Qeverisë së kaluar, i prezantojnë shpenzimet e pagave për 91 këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, që kanë kapur shifrat deri në 1,73 milionë në vit./tv21/

Vazhdojnë punët për hapjen e kazinos në Reçicë të Vogël (VIDEO)

Edhe pse përpara 10 ditëve u mbajt protestë në Tetovë kundër hapjes së kazinos në Reçicë të Vogël, pronarët e objektit vazhdojnë me punët përgatitore për hapjen e objektit për lojëra të fatit, njofton Portalb.mk.

Një qytetar i vendit, deri në redaksinë e Portalb.mk, ka dërguar fotografi dhe video ku shihet se si në objektin e kazinos vazhdojnë punimet dhe vendosen pajisje dhe mjete teknike.

Për më shumë shiheni videon:

Ushqimet që djegin kaloritë në mënyrë natyrale

Vitet e fundit në treg ka një sërë produktesh që ndihmojnë në djegien e yndyrave të trupit, duke rrëzuar kështu dhe kilogramët e tepërt. Por shumë prej tyre kanë dhe përbërje kimike, që mund të shkaktojnë efekte sekondare me kalimin e kohës.

Kështu që është mjaft mirë të përdorim produkte natyrale për të djegur yndyrën. Por problemi është që jo çdo organizëm i përthith në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shumë prej tyre kanë rezultate minimale.

Këto quhen ushqime që djegin yndyrat, pasi përshpejtojnë metabolizmin.

Karçofi është i pasur me fibra dietike, antioksidantë, vitamina dhe minerale, dhe është një nga ushqimet kryesore që djeg kalori.

Hirra është një ushqim i pasur me proteina të cilësisë së lartë, ushqyes kryesorë që përshpejtojnë metabolizmin duke lehtësuar formimin e masave të yndyrës në trup.

Çaji jeshil është pa dyshim një nga aleatët më të mirë për dobësim. Ka pak kalori, përmban antioksidantë të fuqishëm dhe është një tretës i mrekullueshëm.

Grejfruti është një agrume e përkryer për ata që duan të humbin peshë, pa mbajtur dieta të rrepta dhe të rrezikshme. E ulët në kalori, veti diuretike, dhe antioksidantë është një djegës i mirë natyral i kalorive.

Speci djegës është një erëz me shije pikante, dhe që ju jep ndjesinë e ngopjes. Sigurisht që nuk duhet ekzagjeruar me të, por është një aleat shumë i mirë për të djegur kalori.

Treni niset 25 sekonda më herët, kompania kërkon falje

Vetëm pak ditë më parë në Tiranë, pasagjerët e një autobusi debatuan me fatorinon pasi ata pretendonin se autobusi ishte vonuar 1 orë dhe vendosën të mos e paguajnë biletën.

Por krejt e kundërta ndodh në Japoni. Një kompani trenash i ka kërkuar falje udhëtarëve të saj pasi treni ishte nisur vetëm 25 sekonda më herët.

Kompania ka kërkuar ndjesë për “shqetësimin e madh” të shkaktuar te pasagjerët pasi një prej trenave të tyre në stacionin Notogawa, në Shiga, gabimisht ishte larguar më herët nga platforma.

Makinisti kishte menduar se duhej të nisej në 07:11 nga stacioni. Ai e kuptoi që po gabonte, por ishte shumë vonë. Disa prej pasagjerëve nuk e kapën dot trenin, ndërsa njëri prej tyre raportoi situatën.

Ndërsa kompania mendoi se duhej t’u kërkonte falje të gjithëve atyre që ishin prekur nga kjo situatë./TCH/

Rasti “Mit-marrja”, sot fjalët përfundimtare

Në Gjykatën Penale sot duhet të thuhen fjalët përfundimtare për rastin “mitmarrja” ku akuzohet kryeministri Zoran Zaev.

Seancën e kaluar në seancën e rastit është parë videoja që ka të bëjë me rastin dhe e cila është publikuar në “Youtube”. Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë tre ndërprerje të video-incizimit.

Në rastin “mit-marrja” kryeministri Zoran Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar mito prej 163.924 euro.

E bija martohet me princin, babai refuzon të shkojë në dasmë

Princi Harry dhe Meghan Markle do të ngjiten në altar këtë të shtunë, në atë që cilësohet edhe si dasma e vitit.

Gjithsesi babai i Meghan, Thomas duket se ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë event madhështor dhe ditë të shënuar për vajzën e tij.

Nga shtëpia e tij në Meksiko, mësohet se babai i Meghan u ka thënë gazetarëve se është duke menduar seriozisht të mos marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij me Princin Harry.

Pavarësisht se më herët u paraqitën disa foto, ku dukej se Thomas po përgatitej për të marrë pjesë në dasmë, ai vetë është shprehur se nuk dëshiron të shqetësojë vajzën e tij në këtë ditë të shënuar.

Nga ana tjetër, Pallati Kensington ka reaguar nëpërmjet një deklarate të shkurtër, duke thënë se ky është ‘një moment thellësisht personal i Meghan Markle’, ndaj nuk ka preferuar të ndajë detaje të tjera./sn/

Kryeministrja britanike Theresa May më 18 maj për vizitë në Shkup

Më 18 maj pas takimit të kryeministrave Zaev dhe Cipras që do të mbahet në Sofje, për vizitë zyrtare në Shkup do të udhëtojë kryeministrja britanike Theresa May.

Ajo do të realizojë takime me kreun politik e shtetërorë në vend ndërkohë që është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë britanik në Maqedoni pas një kohe bukur të gjatë./zhurnal/

Shkencëtari prodhon veturën me ujë (Video)

Alaeddin Qassemi, pretendon se ka bërë një shpikje të re; një veturë që funksion vetëm me ujë.

Në një video të publikuar në Youtube, shkencëtari thotë se makina është në gjendje të mbajë 60 litra ujë dhe mund të udhëtojë në 900 km për 10 orë

Fuqi vjen pasi H2O është e ndarë midis hidrogjenit dhe oksigjenit, të cilat reagojnë kimikisht për të prodhuar energji.

Sipas shpikësit, motori i veturës prodhon avujt e ujit, duke shkaktuar zero ndotje të ajrit.

Në video, shkencëtari shfaqet duke pirë ujë, për të treguar se bëhet fjalë për një shpikje të vërtetë dhe më pas furnizon automjetin e tij.

Një litër ujë thuhet se mund të gjenerojë 96 megajoules (MD) të energjisë, ndërsa një litër benzinë prodhon vetëm 29 megaxhaul(MD) të energjisë.

Do të ishte fantastike nëse këto makina do të dilnin në treg.

Përveç uljes drastike të shpenzimeve, njerëzit do të përfitojnë edhe një mjedis më të pastër./shn/

Dieta më e mirë e stinës është ajo e qershive

Të varfëra në yndyrna, të pasura në ujë – qershitë përfaqësojnë një ushqim që ndikon në rënien në peshë (ndryshe nga çfarë kishim ditur deri sot).

Jo vetëm kaq, ky frut ndihmon në punën e enëve të gjakut dhe përmirëson nivelet e kolesterolit. Pra, për momentin, meqë jemi në stinën e tyre, shfrytëzoni kohën e qershive për të bërë dietën me to.

Qershitë ndihmojnë përmirësimin e humorit dhe kanë veti anti-inflamatore falë pranisë së antocianit si dhe kanë antioksidantë që kanë fuqi në ngadalësimin e procesit të plakjes.

20 qershi në ditë!

Sasia e këshillueshme e qershive që duhet të hamë brenda një dite është 20-25 kokrra por nëse nuk hani fruta të tjera mund të hani edhe më shumë.

Në këtë rast, numri i tyre duhet të arrijë deri në 70 duke i ndarë në 2-3 racione.

Qershitë përbëhen nga uji në masën 86% dhe kanë fibra që japin ndjesinë e ngopjes. Janë të pasura me potas i cili ka veti diuretike (largimin e ujit të tepërt nga trupi).

Shembulli i menusë

Dieta duhet të mbahet në tre ditë të javës, zgjidhini ju! Mëngjesi duhet të nisë me qershi të shoqëruara me qumësht soje dhe 1-2 feta bukë integrale, shkruan Living.al.

Vakti i ndërmjetëm mund të jetë një smoothie me qershi, kivi dhe banane. Për drekë, hani një sallatë të madhe me finok, sallatë e gjelbër, rukola, domate e selino.

Pasdite hani përsëri qershi dhe për darkë një fileto të pjekur mishi me rukola, djathë parmixhan dhe një fetë bukë integrale.

Do të jetë thuajse e njëjta menu edhe në ditët e tjera, veçse mishin mund ta zëvendësoni me peshk ose fileto pule dhe sallata mund të ketë përbërës të tjerë perime të ndryshme.

Qershitë mund t’i hani në smoothie ose të freskëta. Shtoni në dy ditët e tjera edhe pak bishtajore në sallatë si fasulet, bizelet ose thjerrëzat.

Shenjat fizike që vijnë nga depresioni

Shumica prej nesh njohin si simptoma të depresionit, nervozizmin, lodhjen dhe trishtimin. Çuditërisht, këto mund të jenë shenja paralajmëruese të depresionit dhe nëse nuk jeni të sigurt, ato mund t’ju ndihmojnë që të kuptoni se diçka po ndodh.

Këtu janë disa simptoma më pak të njohura të cilave duhet ti kushtoni kujdes:

Dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit:
Dhimbjet kronike tek muskujt mund të jenë një shenjë e depresionit. Dikush që është i lumtur nuk mund të ndiejë dhimbje derisa dikush apo diçka e bën të ndihet sikur është në depresion.

Humbje peshe ose fitim:
Depresioni ndikon në hormonet që rregullojnë oreksin, që do të thotë që ju mund të shihni numrin e peshores ose të ulet shum ose të ngjitet shumë lart. Çështjet e gjumit të lidhura me depresionin mund të përbëjnë problemin, pasi mungesa e gjumit mund të bjerë me të njëjtat hormone të urisë dhe plotësisë.

Probleme me gjumin:
Njerëzit me depresion shpesh përjetojnë lodhje dhe mungesë energjie. Mund të kenë vështirësi për të pushuar një natë të plotë. Një nga simptomat klasike të depresionit përfshin pagjumësinë. Kjo mund të jetë shumë zhgënjyese për pacientët, pasi gjumi ndonjëherë është streha e vetme nga depresioni.

Probleme me lëkurën:
Depresioni shoqërohet me nivele të larta të kortizolit, hormoni i stresit, e cila mund të shpjegojë pse ndonjëherë e përkeqëson lëkurn si ekzemëm dhe aknet.

Çështjet e stomakut:
Përzierja, urthi, kapsllëku dhe diarreja kanë qenë të gjitha të lidhura me depresionin.

Dëmtimi i dhembëve:
Depresioni mund të ndikojë edhe tek shëndeti juaj oral. Një studim i fundit australian zbuloi se depresioni ishte i lidhur me prishjen e dhëmbëve. Depresioni shpesh privon njerëzit nga aftësia për t’u angazhuar, për shembull duke ngrënë siç duhet dhe duke u kujdesur për higjienën e përditshme.

Migrena:
Dhimbjet e kokës dhe migrena janë të lidhura me depresionin. Natyrisht, dhimbjet e kokës ndonjëherë mund të jenë një shenjë e një gjendje të rëndë mjekësore, prandaj mos e çoni automatikisht deri në depresion, veçanërisht nëse kjo simptomë është e re për ju. Ndryshimet e papritura të shikimit ose mpirjes duhet të kontrollohen menjëherë nga një mjek.
Burimi: Shije.al

Samiti i NATO-s mbahet së shpejti, Maqedonia ende nuk ka zgjidhur pengesën më të madhe

Po afrohet data për mbajtjen e Samitit të NATO-s i cili është paraparë në muajin korrik, ndërkaq Maqedonia ende është në fazën e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, problem ky i cili pengoi vendin që nga 1999 që të merr ftesën për anëtarësimin në Aleancën.

Ish Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin thotë për Portalb.mk, se edhe nëse Maqedonia nuk merr ftesë për anëtarësim gjatë Samitit, nuk duhet të humbet optimizmi.

“Tani jemi në fazën e optimizmit sa i përket eurointegrimeve dhe kjo që nuk duhet humbur edhe nëse nuk marrim ftesë për anëtarësim në Samitin i cili do të mbahet në korrik të këtij viti, sepse ftesa mund të jepet edhe jashtë samitit.

Disa herë në vit Ambasadorët e NATO-s mblidhen dhe diskutojnë për çështje të ndryshme dhe në këto takime mund të diskutohet edhe mundësia për marrjen e ftesës dhe kjo mund të ndodh edhe pasi të kalon Samiti.

Andaj shpresoj që optimizmi mos të humbet dhe të vazhdohet në rrugën e eurointegrimeve dhe zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë”, tha për Portalb, Ruzhin.

Parashikimi i motit

Sot po mban mot i vranët. Pritet të ketë të reshura të shiut. Parashikohet të fryjë erë në drejtimin jugor. Gjatë pasdites dhe në orët e mbrëmjes pritet që të ketë të reshura më të theksuara dhe vetëtima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 8°C e deri më 14°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 19°C e deri më 28 gradë celsius.

Shitësit e luleve në Shkup të zhgënjyer, “notojnë” mbi ujë në lokacionin e ri (Video)

Përmbytja e krijuar nga shiu, dje u shkaktoi probleme shitësve të luleve. Tashmë disa ditë ata edhe përmes protestës shprehën pakënaqësinë për zhvendosjen e tyre nga një vend në tjetrin. Lokacioni i ri ku janë vendosur shitësit ambulantë nga mosfunksionimi i kanalizimit u mbush me ujë.

Ky faktor nuk u shkaktoi dëme të rënda materiale siç treguan shitësit, porse ua ka larguar blerësit dhe ua ka vështirësuar punën. Të revoltuar dhe të pashpresë nga gjenda e tyre, shitësit ambulantë nuk deshën të flasin para kamerës.

Ata na treguan që me iniciativë të tyre kanë rregulluar me çimento një pjesë të hapsirës, që sado pak të mbrohen nga grumbullimi i ujit. Atyre u është premtuar nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe kanalazimit që të hënën ky problem të rregullohet.

“Ujë i madh ka qenë këtu. Dy orë tre nuk kemi mundur ta largojmë ujin. Pastaj filloi uji të dal përmbi lule. Na premtuan që dp ta rrgullojnë kanalizimin, ngaqë kanalizmi qenka shumë I zënë, që para 30 vitesh qenka I prishur. Vështirë ka qenë shumë, vështirësi e madhe. Dje nga uji s’kanë mundur të kalojnë as gratë as të tjerët që kanë qenë këtu. Nuk e dinim se si do të kalojnë nga pjesa tjetër. Ka patur edhe fëmijë ata u frikësuan dhe fillonin të qanin”, tha për TV21, shitësi Zulqefli Qaili.

Hidhet poshtë ankesa e Abdylfetah Alimit mbi masën e paraburgimit

Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesën e Abdylfeta Alimit për vazhdimin e paraburgimit si i akuzuar për terrorizëm më 27 prill të vitit kaluar. Alimi i cili më 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela mbetet në paraburgim. Gjykata e shkallës së dytë nuk jep shpjegime, por siç mësohet, konfirmimi i vendimit për vazhdimin e paraburgimit ndaj Alimit është marrë mbi bazën e veprës serioze që i ngarkohet si i akuzuar. Mbrojtja e Alimit, veprimin e Apelit e quan standard të dyfishtë pasi që sipas tyre edhe të akuzuarit e tjerë të cilët tani ndodhen në arrest shtëpiak si ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski akuzohen për vepra serioze por të njëjtëve u është pranuar ankesa.

Ndërkohë në procedurë e sipër është garancia që ka ofruar familja Alimi dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Këshilli Penal pritet të vendos mbi garancinë që ka ofruar. Mbrojtja konfirmon se nga Këshilli Penal pret përgjigje nëse garancia e ofruar do të pranohet ose jo. Meqenëse garancia e familjes Alimi prej rreth 100 mijë euro mund të hidhet poshtë nga Këshilli Penal, shumën e ka shtuar Ziadin Sela i cili në dispozicion ka vënë shtëpinë e tij.

Abdylfeta Alimi dyshohet për veprën terrorizëm. Alimi ishte i punësuar si sigurim i Kuvendit. Më 27 nëntor, gjykatësi i procedurës paraprake kërkoi arrestimin e Alimit, por ai aso kohe gjendej jashtë vendit. Për të mos dyshuar organet e rendit, Alimi u kthye në vend dhe u dorëzua vullnetarisht. Ai dyshohet për mos veprim kur janë hapur portat e Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski, edhe pse Ligji mbi Parlamentin është shumë i qartë dhe potencon se personat e rendit në Kuvend nuk kanë të drejtë të ndërmarrin masa arresti apo pengese ndaj deputetëve në Kuvend.

Adrian Kerimi

Ja sa orë ju duhet për të zënë miq

Kur ishit fëmijë ishte shumë e thjeshtë për të krijuar miqësi. Mjafton të pëlqenit të njëjtat lojëra apo filma vizatimorë dhe menjëherë quhesh ‘shok i ngushtë’. Në vitet e mëvonshme bëhet disi e vështirë të krijosh miqësi kaq shpejt.

Megjithatë nuk është me nevoja ta vrasim mendjen nëse mund ta quajmë dikë shok ose shoqe, apo është akoma herët. Një studim i ri është publikuar në Gazetën e Lidhjeve Shoqërore dhe Personale (Journal od Social and Personal Relationships), dhe zbulon misterin se sa kohë duhet për tu miqësuar me dikë

Sipas studimit, duhen 50 orë kohë e kaluar se bashkë që nga njohja për t’u quajtur shokë të rastësishëm, dhe 90 orë që ju apo ata të ndihen mjaftueshëm komod sa ta quani njëri – tjetrin ‘shokë’.

Studimi gjithashtu zbuloi se kishte efekt të kundërt nëse këto orë kaloheshin në punë apo shkollë, sepse njerëzit nuk kalojnë kohë së bashku me dëshirë./sn/