Ballina Shëndeti Dieta më e mirë e stinës është ajo e qershive

Dieta më e mirë e stinës është ajo e qershive

Të varfëra në yndyrna, të pasura në ujë – qershitë përfaqësojnë një ushqim që ndikon në rënien në peshë (ndryshe nga çfarë kishim ditur deri sot).

Jo vetëm kaq, ky frut ndihmon në punën e enëve të gjakut dhe përmirëson nivelet e kolesterolit. Pra, për momentin, meqë jemi në stinën e tyre, shfrytëzoni kohën e qershive për të bërë dietën me to.

Qershitë ndihmojnë përmirësimin e humorit dhe kanë veti anti-inflamatore falë pranisë së antocianit si dhe kanë antioksidantë që kanë fuqi në ngadalësimin e procesit të plakjes.

20 qershi në ditë!

Sasia e këshillueshme e qershive që duhet të hamë brenda një dite është 20-25 kokrra por nëse nuk hani fruta të tjera mund të hani edhe më shumë.

Në këtë rast, numri i tyre duhet të arrijë deri në 70 duke i ndarë në 2-3 racione.

Qershitë përbëhen nga uji në masën 86% dhe kanë fibra që japin ndjesinë e ngopjes. Janë të pasura me potas i cili ka veti diuretike (largimin e ujit të tepërt nga trupi).

Shembulli i menusë

Dieta duhet të mbahet në tre ditë të javës, zgjidhini ju! Mëngjesi duhet të nisë me qershi të shoqëruara me qumësht soje dhe 1-2 feta bukë integrale, shkruan Living.al.

Vakti i ndërmjetëm mund të jetë një smoothie me qershi, kivi dhe banane. Për drekë, hani një sallatë të madhe me finok, sallatë e gjelbër, rukola, domate e selino.

Pasdite hani përsëri qershi dhe për darkë një fileto të pjekur mishi me rukola, djathë parmixhan dhe një fetë bukë integrale.

Do të jetë thuajse e njëjta menu edhe në ditët e tjera, veçse mishin mund ta zëvendësoni me peshk ose fileto pule dhe sallata mund të ketë përbërës të tjerë perime të ndryshme.

Qershitë mund t’i hani në smoothie ose të freskëta. Shtoni në dy ditët e tjera edhe pak bishtajore në sallatë si fasulet, bizelet ose thjerrëzat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews