Ballina Blog Faqe 927

Tetovë, përurohet hoteli “Merkur” (VIDEO+FOTO)

Në Tetovë është inauguruar hoteli “Merkur”, pjesë e zinxhirit të hoteleve ACORD Grup, i cili ka mbi 4000 hotele në vende të ndryshme të Botës. Hoteli ka një kapacitet prej 101 dhomave, ndërsa përveç restorantit të zakonshëm, hoteli Mercur, për mysafyrët ofron edhe restorantin panoramik 360 shkallësh.

Vlera e investimit arrin në 8 milion euro, ndërsa në të do të punësohen afër 80 persona. Qëllimi jonë si investitor është krijimi i një çerdheje të bukur për turistët dhe njohjen e tyre me pasuritë natyrore që ka vendi ynë, tha mes tjerash pronari Shefki Idrizi

VIDEO/ Badigardët e Metës përplasen me një grua në Gjirokastër

Presidenti Ilir Meta një ditë më parë ka qenë në Gjirokastër.

Por, badigardët e tij janë bërë pjesë e një incidenti me një qytetare.

Ajo ka kërkuar të takohet me Metën, por siç duket nga video e siguruar nga TemA, badigardët e Metës janë përpjekur ta izolojnë atë, çka ka sjellë reagimin e ashpër të qytetares.

Protesta kundër kazinove dhe bastoreve sportive

Shtimi i lokaleve të lojërave të fatit, si bastoreve sportive dhe kazinove, ka nxitur reagimet e aktivistëve dhe të popullatës, në përgjithësi, me kërkesën për mbylljen e tyre, para së gjithash të atyre që janë hapur apo planifikohen të hapen pranë objekteve arsimore.

Protestat javën e kaluar kishin nisur në Tetovë, ku lokale lojërash të fatit janë hapur vetëm disa metra larg Universitetit Shtetëror, por edhe shkollave fillore dhe të mesme, për të vazhduar me protestën e së premtes në Shkup.

“Nëse duan ta zhdukin rininë, le të çelin kazino, por nëse duan ta ngritin rininë, duhet të çelin fabrika dhe vende pune. Neve punë na duhet, jo lojëra të fatit”, tha Avdi Muharremi, banor i Çairit.

“Bastoret prishin para së gjithash familjet dhe prishja e familjes nënkupton edhe prishjen e shoqërisë dhe më shumë. Kazinotë nuk japin shpresë për jetë më të mirë apo të ëndërrojnë se nga to mund të sigurojnë jetë më të mirë”, u shpreh Agim Selmani, një tjetër protestues.

“Të rinjtë duhet të shkojnë në punë dhe jo të humbin kohë nëpër bastore dhe kazino. Punë ka nëse duan të punojnë, nuk mund të themi se nuk ka fare punë, për ata që duan të fitojnë në mënyrë të ndershme, mund të gjendet punë”, tha një tjetër protestuese.

Protestat janë mbështetur edhe nga profesorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Ali Pajaziti, sociolog, tha se lojërat e fatit hapen në vendet dhe shoqëritë e varfra dhe me shkallë të lartë të papunësisë, por pasojat nga devijime të tilla janë katastrofale për familjet dhe shoqërinë, në përgjithësi

“Bastoret dhe kazinotë janë lokalë vrastare, ka raste të divorceve, të zënkave në familje, të dhunës, deri te falimentimet e njerëzve që dikur kanë qenë afaristë, ndërsa sot kërkojnë një cigare nga tjetri. Kjo gjendja që po na ndodh, është shumë tragjike pasi në vend se ne të hapim institucione kulturore, shkolla, çerdhe për fëmijë, neve na hapen lokale vrastare”, vlerësoi sociologu Pajaziti.

Kritika kundër kazinove dhe bastoreve sportive shprehu edhe rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ahmeti, duke kërkuar nga drejtuesit e institucioneve angazhim konkret për luftimin e këtyre dukurive.

“Njerëzit që i udhëheqin institucionet, duhet të jenë seriozë, jo vetëm të rrinë nëpër poste si kukulla, pasi nga hapja e kazinove dhe bastoreve kemi vetëm se devijim të shoqëritë, dëmtohen gjeneratat e reja dhe vetë shteti”, deklaroi rektori Ahmeti.

Ndryshe, Qeveria është duke përgatitur një propozim-ligj për lojërat e fatit, por përmbajtja e tij është kritikuar nga opinioni i gjerë, në veçanti pjesa që lejon hapjen e tyre 100 metra nga institucionet arsimore. Partitë opozitare kanë thënë se do të kërkojmë që ndryshimet të parashohin dislokimin e tyre jashtë zonave të banuara apo në një distancë prej dy-tre kilometrash nga institucionet arsimore.

Sipas të dhënave zyrtare, numri lokaleve të lojërave të fatit në Maqedoni është më i lartë se 500.

VIDEO/Prova gjenerale e SHKA “Xheladin Zeqiri” para pjesëmarrjes në Festivalin Ndërkombëtar “Shkupi Folk-Fest 2018”

Ka ngritur siparin festivali ndërkombëtar i këngëve dhe i valleve të përpunuara dhe stilizuara “SHKUPI FOLK-FEST 2018”. Festivali mbahet më 11, 12 dhe 13 maj 2018, në sheshin Isa Boletini të Komunës së Sarajit. SHKA “Xheladin Zeqiri” do të prezantohet para publikut më 12 maj.

Ndiqni provën e tyre gjenerale para pjesëmarrjes në këtë festival:

Studenti rrëzon gotën me ujë në Shtëpinë e Bardhë, ja si i kthehet Melania Trump (VIDEO)

Zonja e Parë Melania Trump është takuar me nxënësit e shkollave të mesme të hënën, më 9 prill.

Ajo i kërkoi grupit prej 13 nxënësish të shkruajnë në një tabelë se si ndiheshin në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë, e cila u bë si një klasë.

Në një moment, një student rrëzoi rastësisht një gotë me ujë nga tryeza. Ai mbeti i shtangur, por Zonja e Parë arriti ta qetësonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Nuk ka problem. Mos u shqetëso, është vetëm ujë, OK?”, tha Melania Trump.

Zonja e Parë kishte mbledhur fëmijët në Shtëpinë e Bardhë për të dëgjuar rreth mendimeve dhe sfidave të tyre, si dhe për “të ndihmuar fëmijët kudo që të bëjnë më të mirën”, njoftoi The Associated Press.

Ajo filloi komunikimin me ta duke përshkruar ndjenjat e saj në bord, “E emocionuar.”

Sipas Shtëpisë së Bardhë, fëmijët, dy prej të cilëve mësonin në shtëpi thanë se ndiheshin “të respektuar”, “mirënjohës” dhe “nervozë”

VIDEO: “Kur kali tregon se kush është shefi”

Një kalorëse i ka shpëtuar mrekullisht zemërimit të kalit të saj.

Duket se kafsha është zemëruar në fund të udhëtimit dhe e ka hedhur në një pellg uji.

Video është kapur nga disa miq të kalorëses të cilët janë çuditur nga sjellja e kalit.

Siç duket, kafsha ka treguar se cili është “shefi”. (TemA)

Kështu i humbëm 20 vjet

Ndoshta pa u mbushur njëzetvjetori do të ishte mirë të thuhej, kolektivisht, mjaft më me këtë vjedhje industriale të resursit më të madh e të pakthyeshëm, kohë

Nga Veton Surroi

1.

Kur më pyesnin gazetarët e huaj herët në vitet nëntëdhjetë për parashikimin se çka do të ndodhë, gjeja një shprehje që më nxirrte nga sikleti i fallxhiut: shpresoj të mos ketë luftë, se po pati, pos viktimave të shumta do të humbasim edhe nja 20 vjet derisa të vijmë në vete.

Numri njëzet, ai i viteve që do të humbasim do të ketë dalë prej nënvetëdijes. Ndoshta pse më duken shumë, ndoshta pse janë shumë. Për cilëndo kategori janë shumë: për atë që i ka mbushur 20 janë tërë jeta, për dyzetvjeçarin gjysma, për gjashtëdhjetëvjeçarin një e treta, për tetëdhjetëvjeçarin çereku i jetës.

Mbase kështu, duke përmendur 20 vjetët që do të humbeshin ndjellja paqe, me efekt të njëjtë sikur kalimtarët e Sarajevës që kalonin nëpër “rrugën e snajperistëve” duke u mbuluar me xhaketë e pulovër, si mburojë kundër plumbave.

Çdo herë që shkoj në Sarajevë hyj në tramvaj dhe i vështroj fytyrat e njerëzve. Ato bartin brenda luftë që nuk kalon as pas njëzet vjetësh.

Një mik amerikan që ishte në Sarajevë dhe pastaj erdhi në Prishtinë më tha që fytyrat në Prishtinë janë më të gëzuara, ka më shumë rini. “Por edhe ju i kini punët lëmsh”.

2.

Fytyrat e gëzuara, ato të rinisë që i pa miku im amerikan, janë të njëzetvjeçarëve që nuk kanë pikë tjetër reference. Kanë jetuar tërë jetën në lëmshin e pasluftës dhe çdo vit është më i mirë se tjetri. Por, natyrisht, ky del të jetë rezultat nëse pika krahasuese është jeta jote e deridjeshme.

Dr. Branko Horvat ma tërhoqi vërejtjen për këtë fenomen kur takohesha me të, në fund të viteve tetëdhjetë në Zagreb. Në Kosovë e gjithandej Jugosllavisë u bë i famshëm për librin e tij me të cilin i dekriminalizonte kërkesat shqiptare për avancim kushtetues, por në nivel botëror ishte i famshëm për shkak të kritikës së tij ndaj socializmit jugosllav. Ndonëse vetë ishte partizan dhe anëtar i PKJ-së prej moshës gjashtëmbëdhjetëvjeçare – apo ndoshta mu pse ishte i tillë – ai e kritikoi udhëheqjen e vendit për mungesë reformash ekonomike e administrative në momentin e duhur.

– Më 1965 ishte momenti i duhur, më tha. Kishin kaluar 20 vjet nga lufta, mjaftueshëm për ta konsoliduar vendin…

Se çfarë duhet të ishin reformat, ai ka shkruar libra, por me rëndësi për këtë shkrim është numri 20, ai i viteve që do kaluar për t’u konsoliduar pas luftës.

Vitet pas atij 1965, dr. Horvat i konsideronte si ato të shansit të humbur.

3.

Njëzet vjet pas Luftës së Dytë Botërore u lind Komisioni i komuniteteve evropiane. Sot njihet si Komisioni Evropian.

U themelua më 1965, pasi traktatin për këtë e ratifikuan Franca dhe Gjermania, dy shtetet fqinje që njëzet vjet më parë kishin përfunduar luftën e madhe të përgjakshme, njërën prej luftërave rituale që ndodhnin mes tyre, duke marrë me vete jetët e miliona njerëzve.

Komisioni i komuniteteve evropiane qe vazhdimësi logjike e një koncepti të filluar me bashkëpunim institucional në fushën e çelikut dhe qymyrit. Koncepti i qymyrit dhe i çelikut filloi 8 vjet pas luftës. Njerëz të mençur në Gjermani, Francë dhe posaçërisht në Amerikë, të mbledhur rreth administratës së presidentit Truman e sekretarit të shtetit Marshall, vlerësuan se nuk mund të prisnin 20 vjet që gjërat të rehatoheshin në Evropën e shkatërruar. Dhe se nuk kishin as kohë e as para për të mbajtur me ndihma atë territor të madh, të shkatërruar e të uritur të quajtur Evropë.

Vendosën se pos komunitetit të qymyrit e çelikut kishin nevojë për komunitet tjetër, atë të kohës, një resurs të pakthyeshëm. Ashtu siç nuk mund të linin pa shfrytëzuar qymyrin e çelikun për nevoja të rindërtimit të përbashkët industrial, ashtu nuk mund të linin pa e shfrytëzuar kohën.

4.

Vitin e ardhshëm Kosova do të mbushë 20 vjet nga fundi i luftës. Tri funksionet bazike të shtetit bashkëkohor evropian, të “shtetit social” apo “welfare state”; arsimi, shëndetësia dhe siguria sociale, janë në nivel të njëjtë cilësie sikur menjëherë pas luftës – fazë imediate për ndihmë. Elitat politike të saj deri në njëzetvjetor, datën e “stabilizimit” të shoqërive të pasluftës, do të kenë shpenzuar tre miliardë euro dhe 7.300 ditë për asfalt dhe avancimin e interesave të tyre familjare dhe klanore.

5.

Kur ta kalojnë njëzetvjeçarin e luftës qytetarët e Kosovës mund të pyeten se a ekziston diku ndonjë plan i zhvillimit afatgjatë të vendit?

Pyetja nuk do të jetë me rëndësi. Siç kishte konstatuar kaherë ekonomisti John Maynard Keynes për planet afatgjata, ato edhe ashtu nuk çojnë kandar se “në afat të gjatë edhe ashtu që të gjithë do të jemi të vdekur”.

Ndoshta pa u mbushur njëzetvjetori do të ishte mirë të thuhej, kolektivisht, mjaft më me këtë vjedhje industriale të resursit më të madh e të pakthyeshëm, kohës.

Myslimanët shqiptarë drejt ndarjes në “Gylenistë” dhe “Erdoganistë”

Nga Mentor Kikia

Një dukuri e frikshme është duke ndodhur në mesin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri.

Të paktën në mesin e atyre që drejtojnë komunitetin dhe institucionet fetare, atyre që janë aktivë, të arsimuar e që përbëjnë elitën e këtij komuniteti.

Ata po vetëndahen në “Gylenistë” dhe, për pasojë, në “Erdoganistë”.

Lufta e shtetit turk, osë më saktë, e presidentit Erdogan, ndaj strukturave të teologut Fethullah Gylen, është shtrirë edhe në vendet ku ai ka qenë i pranishëm me investime, apo shoqata kulturore e fetare.

Për pasojë edhe në këtë vende, ku Shqipëria dhe Kosova, janë më të “prekurat”, është hapur lufta mes “Gylenistëve” dhe “Erdoganistëve”.

Qeveritë dhe grupet politike mund të joshen nga pushteti i Erdoganit, dhe ti përulen e binden.

Por pushtetet dhe pushtetarët janë të përkohshëm.

E rëndë dhe me pasoja të rënda shoqërore do të jetë ndarja e vetë besimtarëve në dy klasa, ndarje e cila nuk mund të korigjohet lehtë, pasi ndarjet fetare vetëm thellohen me kohën.

Të paktën kështu dëshmon historia.

Ndaj është detyrë e të gjithë zyrtarëve, teologëve, drejtuesve të komuniteteve dhe dhe institucioneve, që të mos i fryjnë kësaj ndarjeje, pasi pasojat mund të jenë të rënda.

Lufta mes Erdoganit dhe Gylenit eshte lufte per pushtet apo ndikim, qe nuk na perket neve.

Ajo nuk duhet te influencoje askend ketu, pavaresisht simpative.

Zaev: Unë nuk jam Gruevski

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka marrë pjesë në tribunën e parë me qytetarët që u mbajt në Qendrën e Kulturës në Tetovë ne temë: “Bashkë një shoqëri për të gjithë”.

Ai para të pranishmëve tha se partia e tij nuk është sikur VMRO dhe se drejtësi patjetër do të ketë në Maqedoni.

“Nuk ka jetë në Maqedoni nëse nuk ka drejtësi dhe dënime, pasi unë nuk jam Nikolla Gruevski dhe LSDM nuk është VMRO-DPMNE. Nëse nuk ka dënime si do të dijë unë dhe njerëzit që tani janë në pushtetin ekzekutiv të bëjnë të njëjtën që e kanë bërë më parë. Drejtësi patjetër të ketë”, ka thënë Zaev.

Këto ushqime duhet ti hani edhe pas orës 8 të darkës

Ndoshta në këtë listë mund të gjeni disa prej produkteve tuaja të preferuara. Bëhet fjalë për disa ushqime që mund të hani edhe pas orës 8 të darkës.

Kokoshkat

Mund të vazhdoni të hani kokoshkat edhe pas orës 8 të darkës, ndoshta teksa shihni filmin tuaj të preferuar ose në një darkë mes miqsh. Janë shumë herë më të mira sesa patatet e kripura.

Avokado

Disa feta avokado në darkë do të ishin ideale. Mund t’i integroni edhe në receta të tjera të lehta, jo shumë kalorike.

Banane

Ato përmbajnë shumë potasium dhe magnez, çka ju relakson dhe ju ndihmon që të bëni një gjumë shumë të qetë.

Kos

Një filxhan me kos pa yndyrnë është ideali. Mund t’i shtoni edhe disa fruta për ta shijuar më shumë./sn/

VIDEO/ Kap mat burrin me dashnoren, dhe…

Një grua ka kapur mat bashkëshortin e saj duke ikur në një festë romantike me të dashurën e tij, e pavarësisht vendit se ku ndodheshin ajo ka shpërthyer në mënyrën e saj.

Pamjet, të cila duket se janë filmuar nga një pasagjer tjetër, tregojnë se konfrontimi shpërtheu në Aeroportin Ndërkombëtar të Jose Maria Cordova në Kolumbi.

Gruaja e acaruar dallohet teksa hedh ofendime ndaj bashkëshortit të saj, ndërsa ka kapur për flokësh të dashurën e tij dhe nuk e lëshon në asnjë moment, ndërsa kjo e fundit çuditërisht duket tepër e qetë.

Eco Guerilla kërkon burg për udhëheqësit e Jugohromit

Eco Guerilla ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së drejtorit të Jugohromit Vasko Skenderovski, se do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria 12 milionë euro për vendosjen e filtrave. Nga kjo lëvizje kërkojnë që të mos vazhdohet me tendencën për manipulim dhe blerje kohe që bëhet këto 4 vite nga kjo kompani, si dhe kërkuan burg për udhëheqësit e Jugohromit, e jo 12 milion euro nga paratë e taksapaguesve, përcjell Poratlb.mk.

“Deri më sot asgjë nuk u bë për përmbushjen e të gjitha standardeve ekologjike. Në një ekonomi tregu të cilës i synon Maqedonia, nuk ka vend për ndihmë shtetërore të një super-ndotës.

Prandaj, kërkojmë nga organet kompetente, policia dhe prokuroria njësoj si në rastin e “REK Bitola” të ngrihet kallëzim penal për drejtorin dhe pronarin e Jugohromit dhe përgjegjësve të tjerë, për ndotje të ambientit jetësor.

Gjatë punës pa standarde ekologjike, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin e qytetarëve, posaçërisht fëmijëve, ashtu edhe siç u vërtetua me të dhënat e Institutit të shëndetit publik të RM.

Jugohromi dhe udheëheqësia e tij , duhet të paguajë dëmshpërblim milionësh për helmimin që u ka bërë tetovarëve. Numri i fëmijëve të sëmurë ishte dyfish më i lartë në kohën kur punonte se sa kur ishte i mbyllur”, thuhet në reagimin nga Eco Guerilla.

Zaev: Komandant Hoxha tërhiqet nga posti nga dashuria për shtetin

Largimin e Komandant Hoxhës nga posti i këshilltarit për siguri në kabinetin e kryeministrit e komentoi edhe vetë kryeministri Zoran Zaev.
Zaev tha e komentet e ditëve të fundit i pengojnë Xhezair Shaqiri dhe në shenjë respekti dhe dashuri ndaj shtetit ai tërhiqet nga posti të cilin kryeministri ia ofroi.

“Shaqiri më ka thënë se sot do të njoftoj se tërhiqet nga pozita shkaku i reagimeve në opinion. Ai ka thënë se edhe atij i pengojnë reagimet dhe do të tërhiqet pasi e do shtetin”, ka thënë Zaev.

Aksion i MPB-së, kapen persona për organizimin e garave të paligjshme në Shkup (VIDEO)

Policia e trafikut për më pak se tre orë mbrëmë gjatë zbatimit të masave dhe aktiviteteve për parandalimin e organizimit dhe pjesëmarrjes në gara të paligjshme ka regjistruar 21 kundërvajtje dhe ka dhënë 21 urdhëresa pagesore dhe urdhëresa për kundërvajtësit.

Siç kumtoi MPB-ja, kontrollet i kanë zbatuar në rrugët “Xhon Kenedi”, “Lazo Tërpkovski” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase” gjatë natës së kaluar, në periudhën nga ora 22:30 deri në orën 01:00 pas mesnate.

Dy nga pjesëmarrësit nuk kanë pasur dokumente personale dhe dokumente për motoçikletat dhe prandaj janë arrestuar në Stacionin Policor Bit Pazar për procedurë të mëtutjeshme.

Siç informoi MPB-ja gjatë dy aksioneve paraprake janë regjistruar 38 kundërvajtje.

Sektori për punë të brendshme Shkup edhe në ditët në vijim do të vazhdojë me zbatimin e kontrolleve të rregullta për parandalimin e organizimit dhe pjesëmarrjes në garat e paligjshme të motoçiklistëve në Shkup.

Raporti i Avokatit të Popullit përplas shumicën dhe opozitën

Seanca për punën e Avokatit të Popullit, u shndërrua në zënka verbale mes opozitës dhe shumicës.

Palët akuzuan njëra-tjetrën, kush për afërsi me Ixhet Memetin e kush për obstruksione ndaj punës së tij.

Shumica akuzoi Memetin për mos ndërmarrjen e masave në vitin 2012 kur deputetët opozitar u larguan me dhunë nga Kuvendi, datë kjo e cila korrespondon me vazhdimin e mandatit të Memetit si Avokat i Popullit.

Shpalosët standarde të dyfishta dhe sjellje të dyfishta. Thatë që po procedoni ndaj pjesëtarëve të policisë së burgjeve, ndërsa nuk keni nisur asnjë procedurë në lidhje me policët e Kuvendit për ditën e 24 dhjetorit 2012 ku edhe vetë ishit prezent.

Nuk keni reaguar asgjë pasi që keni pritur rizgjedhjen tuaj – deklaroi Sashko Kostov, Deputet i LSDM-së.

Memeti kërkoi nga deputeti Kostov të lexojë raportet vjetore.

Për atë ngjarje Avokati i Popullit vetëm ka reaguar, si gjithkund në botë në këso raste.

Avokati i Popullit nuk mund t’i mbroj deputetët në Kuvend, ato duhet t’i mbroj policia. Nuk mund të procedoj për mbrojtjen e të drejtave të deputetëve pse janë larguar nga Kuvendi – tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, kërkuan që Kuvendi t’i ndihmojë Avokatit të Popullit.

Mendoj se si parti politike duhet të ndalojmë së shikuar Avokatin e Popullit si armik të pushtetit dhe politikë. Nëse këtë arrijmë ta bëjmë sa më shpejtë, do të vërtetojmë se si shtet dhe si shoqëri jemi në përparim e sipër – u shpreh Zoran Ilioski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Në fund, aktet e përgjithshme, Komisioni për sistem politik i miratoi me votim unanim. Aktet që kanë të bëjnë me lehtësimin e punës së Avokatit të Popullit duhet miratuar edhe në seancë plenare./am/

Angjushev paralajmëron fatura më të lira të rrymës

Për jo më shumë se një deri në dy vjet, qytetarët do të paguajnë çmime më të ulëta të energjisë elektrike.

Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev në Ohër, ku njerëzit e parë të kompanive për përçim të energjisë elektrike të Evropës Juglindore bien dakord mbi hapat për të krijuar një treg të vetëm rajonal të energjisë elektrike.

Si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve politike me Bullgarinë, është rënë dakord për një bashkim të tregut të energjisë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Kjo Maqedonisë dhe qytetarëve do t’ju sjellë barazim të çmimeve, ku çmimet e energjisë elektrike janë më të ulëta sepse Bullgaria është neto eksportues i energjisë elektrike ndërsa Maqedonia është neto importues – deklaroi Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështjet ekonomike.

Me një treg të vetëm rajonal të energjisë elektrike, çmimet do të jenë përafërsisht të njëjta me ato të vendeve evropiane, të cilat megjithëse më të pasura në këtë moment kanë çmime më të ulëta.

Ne si një vend që përpiqet për në BE duhet t’u përmbahemi rekomandimeve të Bashkimit – u shpreh Sasho Vasilevski, drejtor i Mepso.

Qëllimet tona strategjike janë zgjerimi rajonal dhe lidhja dhe unifikimi i tregut të energjisë elektrike – deklaroi Jelena Matiq, sistemi elektro-përçues i Serbisë.

Kryeministri Zaev, i pranishëm në takim, tha se tregu i unifikuar i rrymës në Ballkan do të sjellë çmime konkurruese për konsumatorët në të gjithë rajonin, diçka që tashmë është praktikë në Evropë./am/

ZAEV PRET MBËSHTETJEN E OPOZITËS PËR ZGJIDHJEN E EMRIT ME GREQINË

Kryeministri Zoran Zaev sot në Ohër, një ditë para se të fillojë raundi i ri i bisedimeve për çështjen e emrit në Athinë ka deklaruar se janë bërë hapa të mëdha, ndërsa shpreson që edhe për atë që ka mbetur në fund, që është shumë serioze dhe e rëndësishme, të gjendet zgjidhje e cila do të respekton dinjitetin e të dyja vendeve dhe identitetin e qytetarëve.

Gjithashtu Zaev ka theksuar se Qeveria mbetet në mënyrë maksimale e përkushtuar për këtë proces, si subjekt më përgjegjës, por pret edhe mbështetje nga opozita./tv21/

Kikirikët parandalojnë humbjen e kujtesës

A e dinit se kikirikët përmbajnë më shumë antioksidantë se karotat dhe mollët?

Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave dhe hekur që ndihmon kundër anemisë.

Vetitë shëndetësore të kikirikëve

Kikirikët përmbajnë sasi të madhe proteinash gjë që e bën atë një ushqim te preferuar të atyre që merren me body-building si dhe për ata që janë të dobët dhe nën peshë.

Kikirikët jane një burim i mirë i koenzimes Q10 e cila mbron zemrën gjatë periudhës së mungesës së oksigjenit psh, nëpër lartësira,si dhe ndihmon arteriet e bllokuar.

Kikirikët kanë më shumë antioksidantë se manaferrat dhe luleshtrydhet dhe janë shumë më të pasur me antioksidantë se mollët, karotat apo panxhari.

Kikirikët pa kripë ndihmojnë arteriet e zemres. Një e katërta e filxhanit me kikirikë përmban yndyra te pangopura aq sa një lugë gjelle vaj ulliri të cilat ndihmojnë për uljen e koresterolit në gjak.

Përmbajtja e lartë e kikirikëve me niacinë ndihmon në shërimin e qelizave te dëmtuara te sëmundjes Alzheimer dhe problemeve të moshës.

Kikirikët përmbajnë vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kikirikët përmbajnë hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.

Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave.

Studimet tregojnë se duke shtuar qoftë shumë pak kikirikë në dietën tuaj mund të zvogëloni LDL kolesterolin(e keq) me 14%.

Kikirikët përmbajnë fibra që ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Kikirikët ndihmojnë për të përshpejtuar rritjen e hormoneve mashkullore dhe femërore.

Individët me probleme veshkash ose fshikëzën e tëmthit duhet të shmangin kikirikët, sepse ato përmbajnë sasi të mjaftueshme oxalatesh, të cilat mund të kristalizohen dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Individët me probleme me tiroidet mund të shmangin kikirikët sepse përmbajne goitrogens që ndërhyjnë me funksionimin e gjendrës tiroide.

Një studim i ri ka arritur në rezultatin se duhet bërë e kundërta, pasi shmangia e plotë e alergjentëve të kikirikëve nga dieta e fëmijëve të vegjël e bën organizmin më të dobët dhe rrit shanset e alergjisë në moshë të rritur.

Për vite me radhë prindërit janë përpjekur me të gjitha mënyrat për të shmangur kikirikët nga dieta e fëmijëve, me shpresën se ata nuk do të shfaqnin alergji prej kikirikëve në moshë të rritur.

Kur dy vëllezërit Dogherty zgjedhin diçka për të ngrënë, 10-vjeçari Garrett mendohet mirë. Ai ka alergji nga kikirikët dhe çdo gjë e sheh me atë sy:

“Kjo ka kikirikë, kjo tjetra ka fara luledielli por është pjekur me vaj kik

iriku. Nuk e di a mund ta ha. Kjo tjetra është me bajame”.

Nëna e tij, Dana shpjegon çfarë ndodh kur ai ha diçka me kikirikë: “I zihet fryma nëse ha apo thjesht është në kontakt me diçka që përmban kikirikë. I gjithë organizmi i tij pushon së funksionuari dhe i mbyllen rrugët e frymëmarrjes”.

Është një shqetësim i vazhdueshëm për prindërit e fëmijëve me alergji nga kikirikët, të cilët në çdo moment mund të jenë në rrezik jete.

Tani një studim i ri ka ngritur hipotezën se duke prezantuar kikirikët në dietën e fëmijëve pa mbushur një vjeç, ata zhvillojnë imunitet ndaj përbërësit që shkakton reaksion.

Dr. Rebecca Gruchalla, specialiste për alergjitë në Universitetin e Teksasit në Dallas, shpjegon: “Kur tek fëmijët që janë në rrezik të shfaqin alergji nga kikirikët, pasi që në moshë foshnjore kanë alergji nga veza, apo kanë ekzemë të theksuar, fillojmë një dietë me përmbajtje kikiriku nga mosha 4-11 muaj, shanset e tyre për të shfaqur alergji nga kikiriku në moshë të rritur janë shumë më të ulëta”.

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në Shtetet e Bashkuara i cilësoi si “rezultate të papara” përfundimet e këtij studimi dhe shtoi se ato kanë potencialin të ndryshojnë metodologjinë në parandalimin e alergjive nga ushqimi.

Studiuesit e shoqëruan njoftimin me një paralajmërim të rëndësishëm: të gjitha foshnjat e përfshira në këtë studim u kontrolluan me kujdes për të garantuar që nuk kishin alergji nga kikirikët. Foshnjave iu bë një analizë në lëkurë dhe vetëm kur rezultatet dolën negative, u ekspozuan ndaj dietës me përmbajtje kikirikësh.

Studiuesit paralajmërojnë prindërit, sidomos nëse ata vetë kanë alergji nga kikirikët, t’u bëjnë fëmijëve analiza për të vërtetuar se fëmija nuk do të ketë reaksion nga kikirikët, para se të fillojnë dietën.

Studimi përmbys një bindje që ka ekzistuar prej vitesh tek prindërit, por edhe tek personeli mjekësor, transmeton Koha.net. Deri tani mendohej se fëmijët e vegjël nuk duhet të konsumonin produkte ushqimore me përmbajtje kikiriku në moshë të vogël, me bindjen se ishte më mirë që fëmija të fillonte të hante kikirikë në moshë më të rritur, kur ishte zhvilluar sistemi imuntar.

Nga studimi i ri rezulton se sistemi i imunitetit mund të modifikohet me prezantimin e hershëm të produkteve që shkaktojnë alergji, duke e ndihmuar organizmin t’u përshtatet dhe t’u rezistojë këtyre produkteve.

Dy për qind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga alergji ushqimore, në disa raste në nivele kërcënuese për jetën. Ende nuk ka një metodë për të kapërcyer alergjitë nga kikiriku, i cili shkakton një ndër reaksionet më të rënda tek njeriu. Por së paku studimi i ri ndihmon prindërit të parandalojnë prekjen e fëmijëve nga kjo alergji

12 fakte interesante për gjalpin e kikirikut

1. Për të bërë një kavanoz me gjalp kikiriku nevojiten rreth 700 kikirikë.

2. SHBA-ja është prodhuesja dhe konsumatorja më e madhe e gjalpit të kikirikut në botë. Wisconsin është prodhuesi më i madh u gjalpit të kikirikut në Amerikë.

3. Një amerikan konsumon rreth 3 kg gjalp kikiriku në vit

4. Mbi 90% e familjeve në Amerikë konsumojnë gjalp kikiriku

5. Rreth 800 milionë dollarë shpenzohen për gjalp kikiriku në SHBA çdo vit.

6. Dy prej ish-presidentëve amerikanë, Thomas Jefferson dhe Jimmy Carter, ishin fermerë kikirikësh dhe kanë kontribuar shumë në prodhimin e gjalpit të kikirikut në SHBA.

7. Biznesi i gjalpit të kikirikut zë mbi 4 miliardë dollarë të GDP-së në SHBA.

8. Sasia e gjalpit të kikirikut që hanë çdo vit ameriaknë do të mbushte “Grand Canyon”, madje dhe do të tepronte.

9. Një fëmijë amerikan konsumon rreth 1500 sanduiçë me gjalp kikiriku nga shkolla fillore deri në gjimnaz.

10. Ekziston një fobi që lidhet me gjalpin e kikirikut. Ka njerëz që kanë frikë se gjalpi do t’i mbetet në qiellzë dhe kjo fobi quhet Arachibutyrophobia.

11. Rreth 10 miliardë sanduiçë me gjalp kikiriku me sasinë e gjalpit të kikirikut që konsumojnë amerikanët në vit

12. Gjalpi i kikirikut përmban mbi 30 elementë ushqyes dhe kuron shumë sëmundje./CRI/

E qeshura ndihmon zemrën, trurin dhe mushkëritë

E qeshura ndryshon jetën dhe e përmirëson atë. Shumë shpesh e marrim veten aq seriozisht, kur ne nuk kemi nevojë për të dhe ndoshta në një mekanizëm të vetëm bëhemi të dëshpëruar. Dhe ndërkohë humbasim ato mundësi që jeta na lejon të lehtësojmë edhe gjërat më të rënda, për t’i zbutur ato në dritën e një qeshjeje të shëndetshme. Një qeshje, që ndahet me të dashurit, gjithashtu kthehet në një gjest dashurie.

E qeshura ndryshon jetën dhe e përmirëson atë. Shumë shpesh e marrim veten aq seriozisht, kur ne nuk kemi nevojë për të dhe ndoshta në një mekanizëm të vetëm bëhemi të dëshpëruar. Dhe ndërkohë humbasim ato mundësi që jeta na lejon të lehtësojmë edhe gjërat më të rënda, për t’i zbutur ato në dritën e një qeshjeje të shëndetshme. Një qeshje, që ndahet me të dashurit, gjithashtu kthehet në një gjest dashurie.

Pse e qeshura është e mirë

Qeshja nuk është thjesht një fjalë për një mënyrë jetese më të mirë, por ajo është gjithashtu një çelës për përmirësimin e shëndetit tonë, mendore dhe fizike mirëqenien. Qeshja është jeta. Pa përmendur fuqinë shkatërruese që ka e qeshura. Një buzëqeshje ironike, e cila nuk është përçmuese, mund të lërë një shenjë tek ata që përpiqen të na lëndojnë. Për më tepër, një seri e gjatë studimesh universitare, nga Oxford në Maryland, konfirmojnë shumë dobi të një qeshjeje të zgjatur. Për trurin, zemrën, mushkëritë, kokën. Arsyeja shkencore është e qartë: qeshja stimulon prodhimin e endorfineve, kimikateve të prodhuara nga truri që përmirësojnë disponimin tonë. Prandaj përfitimi i saj i parë, është si një formë antidepresioni.

Përfitimet që sjell e qeshura

E qeshura rrit presionin e gjakut dhe kjo është e mirë për arteriet, duke na mbrojtur nga problemet kardiovaskulare. Zvogëlon ankthin, stresin dhe tensionin. Praktikoni një masazh të muskujve dhe inkurajoni kreativitetin. Pa neglizhuar aspektin relacional: duke qeshur, sidomos në kompani, është një faktor që ushqen aftësinë tonë për t’u lidhur me të tjerët. Kjo na bën të ndihemi mirë së bashku, dhe jo vetëm. Pa marrë parasysh se qeshja është një element themelor për rritjen e efikasitetit në punë. Nëse doni një provë të prekshme për këto efekte, kur të ndiheni të stresuar, provoni duke marrë frymë thellë dhe një buzëqeshje të bukur dhe do të shihni se si do të ju falënderoj gjithë organizmi.

E qeshura bën mirë për shëndetin

A ekzistojnë ushtrime që ndihmojnë për të qeshur? Sigurisht. Ekziston edhe joga e të qeshurit, një teknikë e lindur në fund të viteve nëntëdhjetë nga studimet e Dr. Madan Kataria. Ai ishte i mbërthyer në shtrat me një sëmundje serioze dhe zbuloi të mirat e të qeshurës për veten: duke qeshur për dhjetë minuta, ai mund të flinte pa dhimbje për të paktën dy orë.

Zaev: Unë nuk jam Gruevski, LSDM nuk është VMRO

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka marrë pjesë në tribunën e parë me qytetarët që u mbajt në Qendrën e Kulturës në Tetovë ne temë: “Bashkë një shoqëri për të gjithë”.

Ai para të pranishmëve tha se partia e tij nuk është sikur VMRO dhe se drejtësi patjetër do të ketë në Maqedoni.

“Nuk ka jetë në Maqedoni nëse nuk ka drejtësi dhe dënime, pasi unë nuk jam Nikolla Gruevski dhe LSDM nuk është VMRO-DPMNE. Nëse nuk ka dënime si do të dijë unë dhe njerëzit që tani janë në pushtetin ekzekutiv të bëjnë të njëjtën që e kanë bërë më parë. Drejtësi patjetër të ketë”, ka thënë Zaev./gl/